Ne Kodren e Minatoreve shkohet vetem me autobus

10 tetor 2011, Dojce Vele.Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka vështirësuar edhe më shumë qarkullimin e banorëve të atjeshëm. Ajo më së vështiri iu bie studentëve, të cilët duhet udhëtuar përditë deri te fakultetet në jug të Mitrovicës apo në qytetet e tjera. Nga ana tjetër, komuna e Mitrovicws ka premtuar zgjidhje të shpejt të problemit të transportit, pa pagesë, për studentët e veriut.

Kodra e Minatorëve është lagja me sigurinë me të brishtë në veriun e Mitrovicës, në të cilën as pas 12-të vitesh të përfundimit të luftës nuk ka qarkullim të lirë. Dhe, kjo bie më së tepërmi mbi supet studentëve të cilët nuk ndërpresin betejën për die, pavarësisht cmimit. Njeri ndër ta është edhe B., student i Fakultetit Juridik “FAMA”, në Mitrovicë, i cili po kthehet në shtëpi me autobus: e vetmja mundësi qarkullimi për këta banorë.

Me kte autobus udhetojne

studentet e Kodres se Minatoreve

“Jam nga Kodra e Miantorëve dhe përditë udhëtoj prej pjesës veriore. Liri s´ka hiq, se e dinë krejt bota qysh kena mbet e në cfarë gjëndje jemi na! Katër herë në ditë vie autobusi dhe qysh kemi qejf na të rinjte më dalë. S´guxojmë me rreziku se dihet ku jetojmë. S´guxojmë me rreziku e me dal se menjiherë rrahesh…Si ta dinë se je shqitpar, nuk t´lënë të qetë. E dinë të gjithë si jetojmë na!

Në Kodrën e Minatorëve pas orës 18-të “burg shtëpiak”

Arsye e mjaftueshme kjo që emri i studentit 20 vjecar të mos përmendet e aq më pak  t´i bëhet fotografi, se mënyra e jetës së tij edhe ashtu është mjaft e vështirë…

“Tash jam tuj u marr me përgatitje për fakultet se duhet me mësu ngapak. ´gjashte e kem i per shembull autobusin e fundit. Na mas gjashtve jemi n´burg shtepiak. Unë si i ri p.sh., qe 12-të vjet s´m uj dal qysh dalin të rinjtë e tjere. Edhe kur du me dal, më duhet paraprakisht me gjet një vend me fjet diku n´farefis a shoqëri, se nuk guxoj me u kthy n´shpi natën se është rrezik. E kshtu duhet me u mbyll n´burg tonin dhe si i ri, rinia t´shkon poshtë…”.

Zedhenesi Ahmet Jashari

Ngjarjet e fundit në veri kanë rënduar situatën edhe më shumë. Autobusi i cili qarkullon katër hërë në dite, për shkak të barrikadave në Urën e Ibrit ka ndërruar kahje dhe në vend të stacionit të përhershëm, tash ndalon tek lagja “Tre rrokaqiejt” matanë një ure të improvizuar, rreth 200 metra përmbi. Sipas Ahmet Jasharit, zedhenes i komunës së Mitrovicës, “Kodra e Minatorëve” është lagja më e ndjeshme në veri.

Qarkullim vetëm me autobus

“Kodra e Minatorëve, një lagje në thellësi të Mitrovicës është zona më e ndjeshme aktualisht. Banorët e kësaj lagjeje që nga paslufta jetojne në rrethanat e një getoje dhe udhëtojnë me një autobus që lëviz tri-katër herë në dite. Ata nuk kane lirit e lëvizjes“.

Nga të 100 familjet shqiptare, tash në Kodrën e Minatorëve jetojne vetëm 40-të prej tyre. Dhe shpërngulja vazhdon për arsye tashmë të njohura, thote z.Jashari sipas të cilit, “Nuk ka javë që kalon dhe që nuk ka incidente të ndryshme ndaj shqitparëve. Don të thotë është një presio i vazhdueshëm, ndërsa edhe atje numri i banorëve ka shkuar në rënje”.

Të rinjtë e veriut: “Duam të shijojmë rininë dhe lirinë”

Ne pritje te autobusit per te Kodra e Minatorëve

Ndjenjën e pasigurisë ndërkohë me së thelli e përjetojnë studentët, të cilët vazhdojnë studimet në fakultete të ndryshme, brënda e jashtë Mitrovicës. Përderisa, mesazhi i perbashkët vie përmes zërit të bashkëmoshatarit të tyre: ”Le t´kqyrin pak për neve qysh jena mbet. Le t´i lënë anash karrikat e le t´merren pak me popull,e sidomos me popullin e pjesës veriore se ne qe 12-të vjet jena n´luftë. Me një fjalë, ne ende jemi n´luftë. Qe 12-te vjet ne ende nuk kemi shijuar lirinë…“.

Përkundër mundësive të kufizuara, Komuna e Mitrovicës tashmë ka menduar një zgjidhje për studentët e veriut. Sipas zëdhënësit Jashari, Zyra për Integrime Evropiane dhe Mirëqënje Sociale është në pritje të listave nga përfaqësuesit e lagjeve të veriut me numrin e studentëve, në mënyrë që të sigurohet transporti për në fakultetet përkatese, brenda e jashtë Mitrovicës.

Leave A Comment

Your email address will not be published.