Veshtiresi integrimi per te riatdhesuarit ne Decan

7 tetor 2011, Radio Kosova.  Në komunën e Decanit, nga shtete të ndryshme deri më tani janë riatdhesuar 18-të persona, ndërsa riatdhesimi më i vështirë është i fëmijëve të lindur jashtë Kosovës. Kosova deri më tani ka nënshkruar 12 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse, ndersa komunat kanë rol të rëndësishëm ne sistemimin dhe riintegrimin e personave të riatdhesuar. 

Elbasan Jollaj 18 vjec nga Baballoqi i Decanit, eshte lindur ne Bremerhaven te Gjermanise dhe  ne asnje menyre nuk mund te riintegrohet ne vendin e origjines.

„Une jam le n´Gjermani. Vendlindja jeme eshte Gjermania…Jeta jeme eshte atje dhe une nuk muj me jetu n´Kosove. S´di me jetu n´Kosove! Shume veshtire eshte…„-flet Elbasani i perhumbur.

Sipas Nezir Balaj, zyrtar për kthim dhe integrim ne komunën e Decanit, deri me tani ne komunë jane jane riatdhesuar 18 persona, kryesisht nga Gjermania, Austria, Norvegjia, Irlanda edhe Belgjika. „Shumica prej tyre jane te vendosur neper familjet dhe te afermit e tyre. Ministria e puneve te brendshme ka nje ndertese me qira dhe fillimisht i vendosim atje. Mirepo, ne si komune po pergatisim projektin per ndertimin e nje ndertese sociale që t´u dalim ne nddihme te gjithe personave te riatdhesuar“-thote Balaj.

Elabasani:“Unë s’di të jetoj në Kosovë…“

Mirepo,sa eshte e mundur per keta persona te kapin fillin e jetes ne Kosove, pas vitesh te tera jashte saj e per te tjere qe s’kane qene kurre, sic eshte Elbasani, i lindur dhe i rritur ne Gjermani?

„Gjithe diten rri n’shpi-thote Elbasani.Po lyp pune por s’po m’jep kurrkush. Punoj qeshtu neper oborr t’shpise. Kur na thirrin ndonjehere katundi qeshtu per pune fizike, veres ma shume n’kallamoq, shkoj. Me pas punu ndoshta kisha mujt me jetu diqysh n’Koosve, ama kshtu vshtire…Kurrkush nuk po t´merr me punu, edhe sot e 1500 vjet kurrkush s´ka me t´marr. N’Kosove jo! Perdite osht kah bahet zi e ma zi“.

MPB me fond të vecantë – Të riatdhesuarit të afrohen me projekte 

Se riatdhesimi eshte nje proces i veshtire, barra e te cilit me se tepermi peshon mbi supet e te riatdehsaurve  pohon edhe zyrtari Balaj, sipas te cilit shumica prej tyre s´mund te pajtohen ne asnje menyre me realitetin.

„Shume me veshtiresi, sepse kur vine ketu mendojne qe Kosova eshte shtet i pavarur dhe do t´i pres me lule. Mirepo kur vine ketu, per fat te keq shumica zhgenjehen…“-thote Balaj, sipas te cilit Ministria e Puneve te Brendshme ka nje fond te vecante per te ndihmuar te riatdhesuarit qe te kapin fillin e jetes.

„Ministria e Punëve të Brenshme ka një fond prej 3 milione e gjysme dhe ky fond eshte i dedikaur kryesisht per te riatdhesuarit-thote Balaj. Per fat te keq ketu kemi ngecej, sepse personat e riatdhesuar nuk afrohen me projekte bidnese dhe atje eshte paneli, komision i formuar i cili i shqyrton keto raste dhe ne mungese dokumentacioni ata nuk gjejne arsye per arpovimin e tyre. Keshtu qe mbesin anash, edhepse secili nga ata ka te drejte qe te konkuroje me nje proejkt per rigjenerimin e te ardhurave“.

Në komune e Decanti deri më tani janë riatdhesuar 18 persona. Te riuatdhesuarit nga shtetet e tjera në Kosovë, pas nje qendrimi treditor ne hotelin Aviano, sistemohen neper familjet e tyre apo ne nje objekt me qira ne Peje, siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa, sipas zyrtarëve komunal, me mbështetjen e Minsitrisë së Punëve të Brendshme, në këtë komunë së shpejti do të ndërtohet një objekt për pranimin e personave te riatdhesuar.