1 tetor 2011, Radio Kosova. Banoret e gjashte fshatrave te Rajonit e Vokshit jane te shqetesuar nga paralajemrimi se per rrjetin e ujesjellesit per dhjete fshatra te komunes se Decanit, do te perdoret burimi i njohur si “Gurrat e Hasan Ages” me te cilin ujiten tokat e ketij rajoni. Ata shprehin shqetesime edhe per shterrimin e mundshem te Lumbardhit te Lloqanit ne te cilin derdhet ky burim, duke propozuar marrjen e ujit nga nje burim tjeter tri kiloemtra permbi. Nga ana tjeter, Komuna e Decanit thote se eshte punuar shume deri ne realizimin e porejktit te ujejsellesit dhe se do te gjenden alternativa tjera per ujitjen e tokave te ketyre fshatrave.  

 

Burimi “Gurrat e Hasan Ages” rreze Gjeravices, parashihet si zgjidhje e problemit e ujit te pijes per dhjete fshatra te komunes se Decanit, te cilat me vite te tera u perballen me mungese te tij. Mirepo, projekti kapital prej 800 mije eurosh, financuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor me participim te komunes se Decanit, nuk eshte lajm i mire edhe per banoret Rajonit te Vokshit te cilet ujisin tokat nga ky burim sipas te cileve, “komuna ua merr buken per t´ua dhene te tjereve ujin”.

Banorët:“Komuna na merr buken por t’ua dhene te tjereve ujin”

Shkelzen Shabanhaxhaj nga fshati Lloqan thote se te gjithe banoret e Rajonit te Vokshit jane kunder ketij projekti.

“Marrjen e Gurrave te Hasan Ages e kemi kundershtu komplet i gjithe rajoni dhe prape do ta kudnershtojme. Me potencialin qe ka qeveria dhe ministria, mund te bejne cmos por  gjithemone do te kene pengesa nga banoret e ketushem. Ne nuk jemi per t’i lene ate rajon pa uje te pijes, por mund te gjejne zgjidhje tjeter”-thote Shabanhaxhaj.

Njesoj mendon edhe Asim Cenaj, i cili mbron qendrimin e tij me argumentin se i  vetmi burim i Lumbardhit te Lloqanit jane Gurrat e Hasan Ages. “Dhe, nese ketu futen gypa atehere kuvendi komunal lirisht ta shlyje nga harta Lumbardhin e Decanit dhe mos te ekzistoje me, sepse do te shnderrohet ne nje deponi, do te shfaqet ndonje epidemi dhe banoret do te mbesin pa buke, sepse ka familje qe mbijetojne vetem nga fryti i asaj toke. Por, ne do te kundershtojme sepse nuk jemi kudner zgjidhjes se problemit te ujit te pijes per banoret e fshatrave tjere, por nuk eshte zgjidhje e drejte, te ba merret buka neve qe t’ua dergojne ujin atyre. Nuk eshte zgjidhje e drejte!”-thote Cenaj.

Selmanaj:”Projekti po hartohet nga ekspertët-Sfide sigurimi i fondeve”

Sipas kryetarit te komunes se Decanit Rasim Selmanaj, projekti eshte hartuar nga eksperte te lemise dhe zgjidhja do te jete e pranueshme per te dyja palet. Perderisa sfide per te eshte sigurimi i fondeve.

“Buka nuk ju eshte marre banoreve te Rajonit te Vokshit, por e verteta eshte se dhjete fshatra nuk kane uje te pijes. Por, se shpejti do ta kene me hartimin e ketij projekti nga njerez profesioniste i cil ieshte i kompletuar ne te gjitha aspektet”- thote kryetari Selmanaj, sipas te cilit sfida ne gjithe kete ishte sigurimi i fondeve per projektin e ujejselljesit nga qeveria e Republikes e Kosoves .

“Per me qene shume i sinqerte dhe kete e dine edhe banoret e Rajonit te Vokshit, uji ne Gurrat e Hasan Ages per shkak te gjendjes aktuale ne shtratin e lumit, realisht ka humb apo ka ardhe ne sasi shume te vogel i cili nuk ka mjaftuar per  ujitjen e tokave. Mirepo, une po bej perpjekje qe edhe te zgjidhet problemi i ujit e pijes per dhjete fshatra por edhe ne Lumbardhin e Lloqanit te kete uje per ujitjen e tokave”, thote kreytari Selmanaj.

Zgjidhjen e vertet mbetet ta thote e ardhmja. Por, Shabanhaxhaj me kete rast thote se: ”Deri ne gjysme te pyllit Lumbardhi i Lloqanit ka uje te mjaftueshem. Por, pak pa ra n’rrafsh gjysma e ujit del ne burim ne Decan, e askush nuk e di prej kah? Ndersa, po te ndalet ai burim, ky lume mbetet komplet pa uje dhe me kete edhe rajoni i Vokshti pa uje per ujitjen e tokave, nga te cilat ne faktikisht edhe jetojmet e ujitjes, qe na faktiksith ejtojme prej tokes…”.

Banoret rezistojne projektin e ujesjellesit nga komuna e Decanit

Projekti i ujesjellesit vazhdon te has ne rezistencen e banoreve te Rajonit te Vokshit, te cilet kundershtojne derdhjen e gurrave te Hasan Ages ne rrjetin e ujesjellesit dhe insistojne gjetjen e nje alternative tjeter.

“Ne si rajon bashke me kuvendin komuna kemi mbajtur disa takime, ne te cilat kemi ofruar alternative tjeter. Sepse, ekziston nje burim tjeter rreth 3 kilometrar larg Gurrave te Hasan Ages, dhe prej aty kemi propozuar te merret meqe edhe aty ka uje boll dhe po te shtohen edhe pak mjete per projektin, do te behet zgjidhja per te dyja komunitetet, per uje te pijes dhe per ujitje”-shton Cenaj, sipas te cilit zeri i banoreve nuk eshe degjuar sa duhet. E kemi pare se deri me tani s’eshte degjuar zeri yne, mirepo ne jemi te vendosur ne qendrimet tona dhe nuk do te pranojme ne asnje menyre shfrytezimin e atyre gurrave. Qendrojme pas kerkesave tone, gurrat nuk do te shfrytezohen dhe ky eshte qendrimi i te gjithe banoreve te Rajonit te Vokshit.

Kundershtimet nga Rajoni i Vokshit pasojne ato te banoreve junikas

Kryetari Selmanaj thote se kundershtimet e banoreve te Vokshit nuk jane te vetmet me te cilat eshte perballur komuna gjate implementimit te projektit te ujesjellesit per dhjete fshatrat e komunes se Decanit.

“Fillimisht kemi pas pengesa nga komuna e junikut-thote Selmanaj-Mirepo edhe kete problem e kemi zgjidh per faktin se ujerat menagjohen nga shteti, ne kete rast, nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor dhe jo nga komunat perkatese ose nga qytetaret. Ky problem atje eshte zgjidhur dhe punimet po vazhdojne. tash kemi kundershtime nga banoret e Rajonit te Vokshit, te cilet jane kane ngrit shqetesimet se ky projekt zvogelon ujin ne Lumbardhin e LLoqanit, prandaj kemi rene dakord per nje zgjidhje alternative. Do te shohim ku ka burime te tjera per ujitje te tokave. Ujesjellesi per ujin e pijes do te realizohet nga Gurrat e Hasan Ages, ndersa problemin e ujitijes se tokave do ta zgjidhim me nje zgjidhje alternative nepermjet Lumbardhit te Lloqanit”.

Kryetari Selmanaj premton zgjidhje per ujin e pijes dhe per ujitjen e tokave

Duke pasur parassh se bujqeisa eshte nder burimet kryesore te ketij rajoni, kryetari Selmanaj premton zgjidhje per ujitjen e tokave si dhe shqyrtimin e mundesive per zgjatjen e projektit te ujesjellesit edhe per tri  kilometra.

“Cdo zgjidhje e cila shkon ne favor te ujitjes se tokave te qytetareve te Rajonit te Vokshit une do ta pranoj dhe do te shikohme se si mund te implementohet ky projekt. Mirepo ,ceshtja e furnizimit me uje per banoret e dhjete fshatrave s’do duhej te vehej ne pikepyetje. Une mendoj se kjo qeshtje duhet te kryhet keshtu qysh eshte ba projekti, ndersa per shqetesime ka zgjidhje dhe zgjidhjet do t´i gjejme bashke. ..Do ta rishikoj kete ceshtje dhe cdo propozim mund te disktuojme dhe do te shohim me ekspertet se si do ta vleresojme zgjidhjen e mundshme”.

Sipas projektit, ujejsellesi nga burimi Gurrat e Hasan Ages rreze Gjeravices parashihet te siguroje uje te pijes per banoret e fshatrave: Prejpel, Prokolluk, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Dubrave, Baballoq, Gramacel, Rastovice dhe Jasiq me mudnesi shtrirjeje dhe ne Ratish te eperm dhe Ratish te Poshtem. Perderisa, kerkese e banoreve te fshatrave te Rajonit te Vokshit mbetet shtrirja e ketij projektie deri te burimi Lumi i Pashterrshem, ne menyre qe te mos rrezikohet shterrimi i Lumbardhit te Lloqanit e me kete edhe ujitja e tokave bujqsore te ketij rajoni.

Me poshte nje video casti te Gurrat e Hasan Ages. (Foto & Video Asim Cenaj)