24 shtator 2011, Radio Kosova, Banoret e fshatit Lumbardh tashme mund t´i gezohen furnizimit te rregullt me uje te pijes, sepse Ndermarrja Sherbyese Publike „Ujesjellesi-Higjiena“ dhe komuna e Decanit me participimin e qytetareve, kane realizuar projektin e ujesjellesit ne vlere prej 145 mije eurosh. Perderisa, fshatra te tjera te komunes se Decanit vazhdojne te perballen me reduktime te gjata apo me probleme ne furnizimin me uje te pijes.

Fshati Lumbardh, rreth pese kilometra ne lindje te Decanit, eshte nje vendbanim i tipit te grumbulluar, i banuar prej 140 familjeve shumices prej te cilave pozita kodrinore e fshatit ua ka veshtiresuar qasjen ne ujin e pijes, perderisa familjet me banim ne lugina jane perballur me uje te ndotur nga shirat dhe vershimet. Vitin e kaluar, me leshimin e ujesjellesit te nje pjese te fshatit, u be zgjidhja e problemit te ujit e pijes vetem per 35 familje. Perderisa muajin e kaluar, Ndermarrja Sherbyese Publike “Ujesjellesi-Higjiena” do te bej zgjidhjen edhe per 100 familje te tjera te ketij fshati.
 
Lumabrdhi behet me ujesjelles
Zymer Ukaj, aktivist i fshatit Lumbardh

Adem Gjikokaj, drejtor operativ ne kete ndermarrje thote se: „Para dy vjeteve kemi lshu ujesjellesin ne Pozhar dhe Kodrali. Vitin e kaluar nje pjese te Lumabrdhit e cila njihet si Lagja e Mulukeve, eshte leshaur me 7 korrik 2010 me c´rast kane perfituar 35 familje. Kurse, me 23 qershor te vitit 2011 eshte leshuar edhe ne pjesen e eperme te fshatit te Lumbardhit, ku jane perfshi 100 familje. Ne te njejten kohe ne e kemi edhe nje pjese atje, ne lagjet periferike te Pozharit qe jane Lagja e Musarifeve e Asallanaj dhe nje pjese tjeter, “Kotradiqe”, ku kemi vendos rrjetin primar. Mirepo, aty ka ngec pak aktivizimi i qytetareve, sepse qytetaret kontribuojne si komunitet, Kuvendi Komunal i siguron gypat, ndersa na pjeset fazonike dhe implementimin e projekteve„.

 
Dhe, jeta pa ujesjelles ishte tejet e veshtire per banoret e Lumbardhit, thote Zymer Ukaj, activist shumevjecar I ketij fshati.
 
„Me thane te drejten kemi jetuar nje jete mizerje per arsye se jemi sherbyer me puse dhe prej atje, me nxjerr me litar. Keshtu qe gjinia femerore ka vujt ma s´shumti ne kete drejtim. Disa vende jane kodrinore dhe aty  eshte dashur germim ne thellesi deri ne 25 metra. Ana luginore, vershimet. Pompimi eshte nje investim i kushtueshem qe jo secili mund ´tia ofroje vetes por edhe per shkak te rrymes, asnjehere nuk ke qene stabil per shkak te mundeses se rrymes“.
 
Projekti i mundesuar nga komuna e Decanit, Ndermarrja Sherbyese publike “Ujesellesi-Higjiena” ne te cilin participuan edhe qytetaret, eshte ne vlere prej 145 mije eurosh. Ndersa, realizimi i tij  ka ndryshuar shume jeten e banoreve te Lumbardhit, pohon z.Ukaj:
 
“P.sh, ka permiresu higjienen, qe eshte numer nje per jete, ka lehtesu punen ne familje, ka kriju siguri si ne nuk pime me uje te ndotur. Ka ndryshuar cdo gje!”.
Objekti u ndertua nga qeveria norvegjeze

NCA  ndihmoi shtrirjen e ujesjellesit ne Deçan

 Mbeshtetja e NCA-se norvegjeze menjehere pas luftes ndihmoi rimekembejn e ndermarrjes dhe ngritjen e rrjetit te ujesjellesit fshat pas fshati, me c´rast donatori siguronte pjeset fazonike, komuniteti bente gropimin dhe mblumin, perderisa ndermarrja bente kryerjen e puneve ne ndertimin e rrjetit apo rehabilitimin e tij, shpjegon drejtori I Ndermarrjes Sherbyese Publike “Ujesjellesi- Higjiena”, Adem Gjikokaj.
 
“Me shkuarjen e NCA-se norvegjeze kete rol ka fillu ta marr kuvendi komunal dhe ky rol eshte fuqizuar prej vitit 2008, kur fillon nje bashkepunim shume me i afert i kompanise Ujesjelelsi me kuvendin komunal i cili ka vazhdu me te nejten tradite dhe kem ishku me sistemin fshat pas fshati”.
 
Komuna e Decanit i ka 39 fshatra, ndersa ne rrjetin e ujesjellesit jane te kyqur rreth 5,000 konsumatore. Por, edhepse disa fshatra jane te kyqura ne ujesjelles vite me heret, ato vazhdojne te perballen me reduktime te gjata. Njeri nder ta eshte Strellci i Poshtem, ndersa Arif Zeqiri eshte vetem njeri nga strllcjanet, te cilet perballen ne vazhdimesi  me problemin e ujit te pijes.
Ne Strellc te Poshtem vazhdimisht rezervohet uji

“Paj vallahi, une po t´them kurrkund nuk eshte me dobet se ne Strellc te Ulet. Edhe n´Strellc te Eperm ka problem, por ne Strellc te Ulet eshte shume dobet. Uje nga ujesjellesi i kemi dy ore ne dite e  22 ore nuk kemi. Une jam ai si duhet me e rezervu ujin 24 ore neper bure e kusia, e me pi qasi uji”.”, thote Arif Zeqiri i cili edhe sot si perdite ka rezervuar ujin per nevojat e familjes.

Strellci i Poshtem,dy ore me uje-22 pa te
 
Adem Gjikokaj, drejtor operativ i Ndermarrjes Sherbyese Publike „Ujesjellesi-Higjiena“ thote se perkudner temperaturave te larta, gjendja e furnizmit me uje te pijes ne komune e Decanit ka qene e kenaqshme dhe te gjitha fshatrat e kyqura ne ujesjelles ishin te furnizuara me uje 24 ore. Por, te dyja strellcet perbejne nje perjashtim.
 
“Problem ne vete ishte Strellci, ku  kemi pas reduktime te shpeshta edhe shpesh edhe mungese edhe gjate reduktimeve, per shkak te mungeses se madhe te ujit, por edhe per shkak se gati secila shpi ne Strellc posedon rezervoar se paku prej 1 meter kub, ku jane pa valvula dhe bajne humbjen e ujit. Njeherit, rreth 70 per qind te atyre qytetareve nuk posedojne ujemates por e shfrytezojne ujin ne forme paushalle”, thote drejtori Gjikokaj, sipas te cilit, normale per kete pjese do te ishin 18 litra per sekond perderisa sipas matjeve dalin 20 litra ne sekond.
Kroi i Currajve ne Strellc te Eperm

“Ne jemi ne bisede per me e zgjedh kete qeshtje me USAID-in amerikan  me IRD-ne, me e nderru rrjetin primar, meqense rrjeti sekondar pothuajse ne te gjitha lagjet e Strellcit te Eperm dhe te Poshtem eshte nderru. Keshtu qe duhet prej renovimit te rezervoareve e deri te Gurrat e Bardha me e ba nderrimin e gypave prej PVC ne gypa PHD, meqense ju ka tejkalu koha per furnizim”. 

“Ujesjellesi” premton zgjidhje per Strellcin
 
Drejtori Gjikokaj pohon se jane gjetur edhe burime te tjera per rritjen e sasise se ujit per fshatin Strellc, konkretisht ne vendin e quajtur Mrizet, me c´rast ndermarrja “Ujesjellesi- Higjiena” tashme ka nenshkruar nje marreveshje me perfaqesuesit e fshatit per nje lloj drenazhimi  per rritjen e sasise se ujit. Mirepo, nder veshtiresite me te cilat perballet kjo ndermarrje jane kyqjet ilegale dhe mungesa e infrastruktures juridike per padi mandatore.
Vajza po bart ujin nga kroi i fshatit

“Nje semundje qe e kemi ne, jo vetem ne Decan por ne nivel te Republikes se Kosoves eshte mospermbushja e obligimeve. Qytetaret zakonisht pergjigjen nese leshohet nje ujesjelles i ri. Vitin e pare dhe te dytin jane pagues shume te rregullt dhe njerez qe nuk bejne kyqje ilegale. Mirepo si te kalojne dy tri vjet, vazhdojne me parregulsi. Paramendoni, i kemi 100 familje ne Strellc, vetem nga nje euro ato bejne 1000 euro, ndersa ne atje bejme inkasim vetem 600 euro. Dmth, inkasanti rrogen e vet bruto nuk e merr. Keshtu ndodh edhe ne meset tjera ku eshte ujesjellesi kahere, si ne Decan, ku i pergjigjen pageses shume pak”, thote drejtori Gjikokaj, sipas te cilit perderisa nuk rregullohet nje infrastrukture juridike ne nivel qendror dhe me ane te nje vendimi apo ligji te sanksionohen keqperdroimet, familje te tera edhe me tej do te vazhdojne te mos i kryejne obligimet qytetare, ndersa te tjera do te mbesin pa uje.

 5,000 konsumatore ne rrjetin e ujesjellesit-pakica ju pergjigjen obligimeve
 
Aktualisht, me inciativen e shoqates se ujesjellesve te kanalizimeve te Kosoves, USAIDI-t; gjegjsisht IRD-se, ka filluar Plani Investiv per infrastruturen e ujesjellesit dhe te kanalizimit. Si rrjedhoje, te gjitha fshatrat do te futen ne rrjetin e ujesjellesit, thote drejtori Gjikokaj. Ndersa, edhe sfida me e madhe e shperndarjes se rrjetit primar dhe sekondar ne dhjete fsahtra te komunes, nga Prilepi ne Gramacel, ne te cilat ne vitin 2007 u be nje investim i gabuar i donacioneve te ofruara nga KE, tashme po tejkalohet. Sepse, me mjetet e siguruara nga qeveria e Kosoves kane filluar punimet per furnizim me uje nga burimi i njohur si “Gurrat e Hasan Ages”, afer Gjeravices.
Gjikokaj,drejtor operativ ne”Ujesjellesi-Higjiena”

„Keshtu qe prej te 39 fsahtrave pas ketij po na mbesin edhe tri fshatra. Na monetalisht jemi tuj e punu projektin e gypit primar per Dashinoc, kemi arrit deri ne fshat. Pas tij po na mbetet edhe fshati Vranoc i Vogel me gjithsejt 15 shpi si dhe Mazniku, si pika me e ulet. Mirepo, meqense kemi shku deri ne Dashinoc, jemi tuj e  prit rrjetin primar, por po presim edhe asfaltimin e rruges. Pastaj mbesin edhe Ratishi i Eperm dhe Ratishi i Poshtem, te cilat kane me u ndertu paralelsiht me projetkin e dhjete fshatrave qe e ceka me heret“, thote drejtori Gjikokaj.

Ka filluar projekti i ujesjellesit per dhjete fshatra-Dy Ratishet jashte
 
Tashme, punimet per ndertimin e  ujësjellësit ne 10 fshatra te komunes se Decanit kane filluar. Kostoja e projektit eshte 800 mijë euro, 750 mije prej te cilave jane siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe 50 mije te tjera nga komuna e Decanit.  Mirepo, dy fshatrat Ratish i Eperm dhe Ratish i Poshtem te cilat parashiheshin te perfshihen ne kete projekt, ne momentin e fundit  kane ngel jashte tij. Pikerisht per kete arsye,  Xhemajl Haradinajn, 63 vjec nga fshati Ratish e gjejme ne korridorin e zyres e kryetarit te komunes, nga e cila pret nje sqarim per vete dhe bashkefshataret e tij.
 
“Une jam dale per pune te ujesjellesit per dy Ratishet se kam degju se nuk jemi ne ate projekt. Dhe kam dale me e dit a po a jo  edhe pse? Atehere mundem edhe me tjere me ardhe, ose po vime me rob e me thmi qetu,  ose edhe do te shlyhem  prej komune krejt . Me nje fjale, gjeja me elementare per jet eshte uji. E, neqeoftese hine te gjitha fshatrat ne ujesjelles, pse jo ne?”
 
Furnizimi i ketyre fshatrvae me uje te pijes edhe me tej eshte i veshtire, ndersa ne ditet e vapes banoret  perballen edhe me mungese te tij , thote z.Haradinaj.
“Me bunare, me puse, ashtu qe mundemi edhe fare semundjesh me marr. Besa as uje te majftueshem nuk kemi se edhe bunaret nuk furnizojne qysh kemi nevoje, ose nuk jane te pastra, si e gjitha rajonet. Keshtu qe ne kemi mbet me kete uje shume keq”.
 
Uje ne Ratish i kontaminuar
Rasim Selmanaj, kryetar i komunes se Decanit

Se uji ne kete pjese eshte i kontaminuar deshmon edhe Adem Gjikokaj, drejtor operativ ne ndermarrjen Ujesjellesi-Higjiena, ne Decan:“Bunaret, jo vec n´Decan por mund te them ne gjithe Republiken e Kosoves jane te kontaminuara gjithkund, por thote “ne kufijte e lejimit deri ne 30 mije bakterje”, pas cdo analize qe e kemi  ba. Eshte e vertet qe keto ndoten prej gropave te ndryshme septike dhe ujet nentokesor zakonisht eshte i kontaminuar. Mund te them se 120 metra e kemi punu bunarin per shkollen e Ratishit, edhe uji ne analize na ka dal i dobet se bunaret jane te kontaminuara“.

Projekti per zgjidhjen e problemit te ujit te pijes per dhjete fshatra te komunes se Decanit, tashme ka filluar. Rrjeti i ujesjellesit shtrihet ne fshatrat: Prilep, Prokolluk, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Dubrave, Baballoq, Gramacel, rastovice dhe Jasiq-fshat prane Gramacelit, me 50-60 shtepi. Mirepo, se brenda tij nuk jane  fshatrar Ratish i Eperm dhe Ratish i Poshtem, sic besohej deri me tani e konfirmon per radion tone edhe kryetari i komunes, Rasim Selmanaj:
 
“Jo, ne kete projekt nuk jane dy Ratishet. Por,  do te shikojme qe te gjejme nje zgjidhje edhe per keto dy fshatra, per faktin se gypat qe jane hy ma heret nepermes Komisionit Evropian jane deri ne ate pjese. Keshtu qe do te shikojme me ekspertet se si do te gjejme nje mundesi qe keta gypa te shtrihen  deri ne te dy Ratishet”, thote kryetari Selmanaj, i cili premton se komuna nuk do te ndal  perpjekjet per zgjidhjen e problemit te ujit te pijes edhe per banoret e ketyre fshatrave.
 
Komuna premton zgjidhje-Ndermarrja Higjiena-Ujesjellesi”,garanton
 
 “Po, ne gjate implementimitt e projekitit per dhjete fshatra do te shikojme me eksperte te kesaj lemie ta gjejme nje zgjidhje qe edhe keto dy fsahtra ta kene ujin e pijes dhe te perfshihen pikerisht ne kete projekt qe po implementohet.  Sa iu perket shpenzimeve qe do t´kishin pas me u kriju, une mund te premtoj mbulimin e tyre. Por nuk kam njohuri ne aspektin rofesional a ka mudnesi qe gypat nga ky pozicion ku ndalet ky projekt te vazhdojne tutje. Sikur kjo e jete e mundur, atehere sa i perket vullnetit te komunes, une jam i gatshem me nda mjete dhe me implementu edhe kete pjese “.
Prej ketu premtohet rrjeti i ujesjellesit per komunen

Mirepo , se nje gje e tille funksionon eshte i sigurt drejtori operativ Adem Gjikokaj, nga ndermarrja Higjiena-Ujesjellesi, sipas te cilit ne planin investiv tashme jane perfshire Ratishi i Eperm dhe Ratishi i Poshtem: “Sa i perket kesaj, mund t´them lirisht se sipas Planit Investiv, ne bashkepunim me kuvendin komuna  i kem perfshire edhe dy Ratishet per arsye se i perfshin graviteti dhe nese nuk i perfshime tani, tjeter mundesi nuk ka.Dhe kshtu, me Maznikun dhe Vranocin po rrumbullaksohet e gjithe komuna me 39 fshatra”.

Rrjeti i ujesjellesit prej 16-te kiloemtrash i cil i do te zgjidh problemin e ujit te pijes per dhjete fshatra te komunes se Decanit eshte vazhdim i projektit të mëparshëm te realizuar nga AER-i dhe Komuna, i cili pat dështuar për shkak te instalimit të sistemit të pompimit. Projekti i ujesjellesit me ane te te cilit do te sigurohet uji me renje te lire nga vendi i quajtur “Gurrat e Hasan Agës”, kap koston 800 mije euro, 750 prej te cilave i ka siguruar Minsitria e Mjedisit dhe Planifkimit Hapsinor dhe 50 te tjera, komuna e Decanit. Nderkohe, pritet te shihet se kur do te behet zgjidhja edhe per banoret e dy fshatrave Ratish i Eperme dhe Ratish i Poshtem ,te cilet pervec veshtiresive te furnzimit e me uje te pishem ata ju ekspozohen rreziqeve t e ndryshme nga uji i kontaminuar nga puset. Sepse, perballja e qytetareve me mungese te ujit te pijes eshte e papranueshme per nje komune neper te cilen kalojne  lumenjte. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.