Kur dora e meshires zgjatet kah nuk e pret

Ajne Tahirukaj,fale kusherinjve mergimtar behet me shpi te re

23 shtator 2011, Radio Kosova, Mergata e Kosoves, kontributi i se ciles eshte i ditur, edhe sot gjen forma per t´i qendruar prane popullit te vet. Nje deshmi te kesaj gjejme ne Lluke te Eperme te komunes se Decanit, ne te cilin fshat te shtunen(24.09.11)nje te varfere te vetmuar i dorezohen celesat e shtepise se ndertuar nga bashkefshataret e saj me banim ne Zvicer. 

Ne nje shtepi njekateshe ne mes te fsahtit Lluke e Eperm rreth nje kilometer ne lindje te Decanit, tashme punimet jane ne perfundim e siper. Ndersa, kesaj me se tepermi i gwzohet Ajne Tahirukaj, 70 vjecare, e cila megjithese s´ka djale as vajze, ne moshen e saj te shtyre po behet me shtepi te re.

Lokja se shpejti ne shtepine e re
“Prej familjes a? S´kam vec nje djale te motres ne gjini, e ktu s´kam korrkon”, thote 70-te vjecarja, vuajtjen e se ciles tregon thellesia e rrudhave ne balle.

Shtepi e re per gruan e vetme dhe te varfer

Nje hapesire nente metra me pese, brenda te ciles ka nje dhome dite, nje dhome fjetjeje, nje korridor, kuzhine dhe banje, eshte shtepia e cila u ndetuar per kete grua te vetme, ne vlere prej 22 mije frangash zvicerane; nje komoditet tejet larg 70 vjecares, Ajne Tahirukaj, e cila kaloi jeten ne nje kulle te varfer.

“Shpine e kam pas t´keqe boll, t´kahershme, kulle, qashtu qysh asht maru dikur pa ndryshu kurrgja. Vallahi ftohte boll se s´ka pas vec nje tavan, do trene t´kqija, qereminet e kurgja tjeter. Vec Elhamdulilah prej Zotit, i piku rahmeti babes edhe djemve e ma marun qet shpi, se vallahi boll kqyra n´komun e n´shtet e anej e knej, e s´dul kurrkush. Vec Zot´yne e qeta, e ishalla Zoti ua kthen me t´mira e cka i lypshin iu dhashte, babes e djemve, me nane, nafake, evlad e cka kane brenda dere”, uron plaka se ciles nen vetullat e rrezuara i shkelqen gezimi ne sy.

Donatori Mikail Sutaj(majtas) dhe Sali Tahirukaj(djathtas)
Aty ku nuk eshte paraja eshte vullneti i mire

Dhe e tera filloi keshtu. “Proceduren e kane fillu familja Sutaj, te cilet kane propozuar idene dhe pastaj kane ardhe ktu te une. Ktu o kone kulla e rrozbitne me ka krejt! Na thane: “Si ne hekshi kete kulle, ne e mbarojme shpine!” Une ju thashe:”Vec banja shpine se une menihere e heki!” Edhe e morem nje bager, e pastruam dhe menjehere e filluan shpine. Nje shpi shume e bukur qe e gezon nje plake, e qe na ka gzu edhe neve vllaznine, se une s´kam pas mundesi vet por ja bane kta kojshite, e faliminers shume prej tyre!”, rrefen Sali Tahirukaj, djali i kunatit te Ajnes, per te cilen ndertimi i shtepise ishte nje sihariq i papritur se pas vdekjes se bashkeshortit s´i mbeti tjeterkush pervec nje nipi nga e  motra.

“Une s´jom kone ktu hic,vec djemt e kane ba dert me babe t´vet. Ai u ka thane si kush ma miftaq s´asht as kund si qet ma mire se qitu. E atehere asht qu e easht ardhe e ka fol me Salihin, si e kam ma t´ngatin kosjhi e kane ba dert ner veti. Kur erdha e po m´thote si po don me ma maru kete shpi, i thashe: “Uuuh Elhamdulilah si po  m’ hiqka prej atij vendi!“, rrefen lokja.


Njeriu i vertet ndan per skamnorin edhe kafshaten e gojes
Rreze mureve te vjetra-shtepi e re




Dhe, vendime te tilla nuk jane aspak te veshtira per njerez human, sic eshte Mikail Sutaj, 39 vjecar i cili jeton dhe punon ne Zvicer qw 23 vjet. Se ai, megjithese i merguar me vetem 16 vjet, pasuria vetem sa ia rriti dashurine per njerezit, duke ia hapur zemren qe te ndante buken e femijeve me nevojtaret.



“Mu pasuria vec m´ka dhone dhe ma shume respekt per njerez. Dhe, meqense une me vellain kemi nje biznes te mire ne Zvicer, n´kete vere kur erdhem n´pushime verore si t´gjithe bashkeatdhetaret tane qe mblidhen ne Kosove edhe biseduam me baben, me vllaun, me nonen edhe grate tona e pame te arsyeshme si kjo plake asht n´skamje shume te madhe edhe vendosem me ia mbaru kete shpi. Dha Zoti na nimoi edhe neve e ja marum qe sa t´rrnoj, me rrnu si njeri. Ishalla kjo e gezon!”, thote Mikaili.


Mesazhi i mergimtarit Sutaj:“Jep nga ajo qe t´ka dhene Zoti”



Vendimi i dy djemve per te punuar nje shtepi per kete skamnore te fshatit ishte i mireserardhur edhe per prindin e tyre, Ismajl Sutaj:



“Une mburrem shume per dy djemte e mi qe iu ka pushtu zemra me i nimu dikuj. Une e pava qe n´katund tonin ma s´miftaqi ke qekjo plake, se as s´ka djale, as s´ka qi

Qe neser mikrpitje ne shtepine e re

ke, as s´ka burre, as s´ka gjini, as korrkon. Edhe m´thane:”Valla babe qysh t´thuash ti!”M´nigun, faliminers prej tyre edhe mu po m´vjen mire shume vallahi!”


Perderisa mesazhi i Mikailit per mergimtaret e Kosoves eshte qe te marrin hapa te njejte per njerezit nevojtare anekend Kosoves.



“Une punoj qe nje kohw te gjate ne Zvicer, por nuk jam i vetmi qe i kam punet mire se ka edhe te jtere qe jane edhe ma mire se une. Prandaj, kisha apelu te cdonjeri qe t´iu ndihmojne ketyre familjeve varfera. Neve Zoti na i ka dhane, bile t´ia japim edhe na dikujt!”

Lokja 70 vjecare Ajne Tahirukaj, e cila kaloi jeten ne kullen e saj te ftohte e te varfer, qe neser do te erret e do te qelet ne shtepine e saj te re.  
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *