“Shtepia e Fshatit” ne Lloqan të Decanit

23 tetor 2011, Radio Kosova, Tash dhjete vjet  ne gjirin e fshatit Lloqan eshte nje Shtepi  Fshati ne sherbim  te te gjithe banoreve. Aty organizohen ahengjet, ceremonite mortore por edhe aktivitete te ndryshme rinore. Kete model deri me tani e kane pervetsuar vetem fshatrat Carrabreg dhe Voksh.

Nje objekt i suvatuar ne jeshile, ne zemer te fshatit Lloqan, eshte  shtepia ne te cilen banoret e  ketushem organizojne aktivitete te ndryshme. Ndersa, flamuri ne qati te saj apo porta e hapur, jane shenjat identifikuese te nje gazmendi apo rasti vdekjeje.

Per shtepine perkujdeset familja Shabanhaxhaj

“Shtepia eshe ne mes te fshatit dhe krejt fshati kalon andej. Ne i kemi traditat tona dhe nese  e shohim flamurin jashte, e dime se eshte per gezim dhe me mundesi shkojme e ua bajme per hajr dhe nese eshte i ftuar, edhe merr pjese ne ate gazmend. Por, ne rast se nuk shohim flamur por vetem deren e hapur, athere  e dime se dikush ka vdek dhe marrim pjese ne ngushellime”, shpjegon Asim Cenaj, anetar i Keshillit Shtepiak te fshatit Lloqan, sipas te cilit meqense menjeher pas  luftes, shumica e shtepive kane qene te shkaterruara, ne mungese te tyre u themelua kjo shtepi kulture brenda se ciles edhe sot e kesaj dite zhvillohet nje  game e gjere aktivitetesh.


“Jane zhvillu te gjitha aktivitetet qe kane qene nevoje e banoreve. Takime te ndryshme, mbledhjet e fshatit, aktivitetet rinore, cdo gje eshte mbajt ketu”.


Për mirëmbjajtjen e objektit përkujdeset familja Shabanhaxhaj



Per mirembajtjen e shtepise dhe  aranzhimin e organizimeve ne kete objekt, i cili nga nje magazine mallerash para luftes tashme eshte shnderruar ne nje shtepi fshati ne sherbim te  te gjitheve, perkujdeset familja e Shkelzen Shabanahaxhaj, nga fshati Lloqan.

I gjithe burimi i donacionit prej kesaj organizate eshte terheq nga baba im i ndjere, Bajram Syle Shabahaxhaj me vajzen e tij, Aferdtia Bajram Shabanhaxhaj, ne koordinim me ato dy femra nga Amerika dhe  eshte rindertu prej fillimit. Pastaj ka investu edhe fshati nje pjese te madhe. Kemi mbajt ambienitn si brenda ashtu edhe jashte. Eshte si Shtepi Kulture per tere fsahtin i cili e ka si per dasma si  per vdekje, si per gazmende, kujt cka t´i nevojite. Nuk  eshte prone e nje individ por eshte prone e gjithe fshatit”.


Objekti në mes të fshatit-shtëpi e të gjithëve

Asim Cenaj

Dhe keshtu ,edhe sot e kesaj, Shtepia e Fshatit ne Lloqan mbetet vend per zhvillimin e  cdo aktiviteti. Brenda objektit prej rreth 150 meter katrore, ka nje ode te madhe burrash, nje dhome per pergatitjen e  ushqimit dhe banjen.  Brenda tij nuk mungon asgje, perderisa banoret lloqanasit jane perkujdesur edhe per bukurine dhe pastertine e ambientit perreth tij.


“ Pra, nga A deri ne Zh dhe asgje nuk mungon. Toaleti eshte jashte-banja brenda. Ndersa, ne nje dhome te vogel lihen ato qe duhen per ahengje e vdekje, drute e dimrit per stufe ne ode, flamujt, gjithe cka kemi nevoje per fshat. Ajo eshte ne sherbim te te gjithe banoreve te fshatit Lloqan dhe atë mund të shfrytezoje secili që ka nevoje.  Si adrese kontakti kemi z.Shabanhaxhaj i cili mban celesin dhe bën aranzhimin e organizimeve te ndryshme.  Deri tash ka  funksionu shume mire dhe eshte mirembajt nga banoret e fshatit. Kohe pas kohe kemi intervenu me renvoime, e kemi vesh ne dru, kemi ba rrethojen me c´rast na ka ndihmu edhe komuna, kemi mbjell pisha dhe cdo gje eshte sic kerkohet”, thote z.Cenaj.

Se fale banoreve te Lloqanit brenda kesaj shtepie jane te gjitha paisjet,varesisht nga ceremonite, ploteson edhe z.Shabanhaxhaj.

Nje Shtepi Fshati ka edhe Carrabregu

“Kemi ane bere perapra nje mbuloje per te mbathura, eshte veshur brenda ne dru dhe fshati i ka blere te gjitha shpuzat dhe tepihet perbrenda, orendite. Kush te sheh se ka dicka mangut, e sjellin. Brenda jane te gjitha: gotat, filgjanet, cdo ene e cila kerkohet per gazmende, per rast vdekje e dasme, te gjitha jane brenda dhe nuk ka nevoje te sjellin asgje nga shpia pervec kafene, pijet e ushqimin me te cilat duhet sherbyer mysafiret”.


Kete shembull ndoqen edhe fshatrat Carrabreg dhe Voksh

Aktivizimi i nje Shtepie Fshati, eshte nje mundesi e mire per te kursyer te mijera eurot e konsumuara ne ahengje te ndryshme neper restorane.  Nje shembul te tille e  kane percjellur edhe fshati Voksh dhe fsahti Carrabreg te cilet kane ndertuar shtepi  te tilla ne sherbim te te gjithe  banoreve te vet.  

“Absolutisht! Mendoj se nuk ka shembull me te mire ne komunen e Decanit se ne Lloqan. Nje shtepi e tille me vetfinancim eshte bere edhe nga banoret e fsahtit Carrabreg dhe eshte edhe nje me vetfinancim te banoreve te fshatit Carrabreg, nje lloj kampshtepize e drurit e cila shfrytezohet per te njejtat arsye. Dhe une jam i bindur se na kane marre shembull neve”, thote z.Cenaj, per te cilin investimi ne kete shtepi eshte nje arsye me shume meqense brenda oborrit te saj ka te ngritur lapidarin e babait-deshmor, Dine Cena, trupi i te cilit nuk eshte gjetur ende. 

Shtepia e Fshatit, mundesi e mire per kursimin e mijera eurove

 Perderisa, menyra e organizimit te fshatit Lloqan duhet te sherbej  si shembull per te
Shtepia e(Fshatit) Kultures ne mes te Lloqanit
 gjithe banoret e komunes se Decanit. thote z.Shabanhaxhaj, i cili njeherit eht edhe eprfqeues i fshatit Lloqan.

“Te gjitha i kemi te perbashketa dhe asgje s´kemi te ndame. D.m.th.,si fshat jemi te organizuar shume mire. Edhe infrastruktura pothuaj po kompletohet. Nje rruge dykilometershe presim te asfaltohet shume shpejt per te cilen e kane dhene kontributine edhe lagjet  Shabanhaxhaj, Cenaj dhe Stojkaj”.  

Objekti ne qender te fshatit Lloqan, i cili eshte ne sherbim te lloqanasve tash dhjete vjet eshte i pari i ketij lloji ne komunen e Decanit, shembullin e te cilit e kane percjell fshatrat Carrabreg dhe Voksh. Nderkaq, nje model i tille do duhej te sherbent per te gjitha fshatrat anekend Kosoves, sepse vetem ne kete menyre edhe i  pasuri edhe i varferi kane mundesine e babararte per te kryer ceremonite mortore apo per te kremtuar gazmendet familjare. 
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *