Mërgata gjithmone i qëndroi pranë Kosovës

Decani pret mergimtaret e vet

7 shtator 2011, Dojce Vele, Megjithëse kontributi i mërgatës së Kosovës është  i njohur, ajo për 12-të vjet u përfaqësua vetëm nga një Departament për Diasporën, i cili sivjet u ngrit në ministri. Cfarë ka ndryshuar në jetën e mërgimtarëve themelimi i kësaj ministrie dhe cilat janë problemet me të cilat vazhdojnë të përballen qytetaret e Kosoves me banim jashte saj?

Mërgimtarët  e Kosovës, pjesa dërmuese e të cilëve vepruan vullnetarisht për një Kosovë të lirë, të pavarur, të zhvilluar dhe demokratike, nuk e ndjejnë veten të anashkaluar nga mospërfshirja në proceset politike, ekonomike dhe sociale sa e ndjejnë veten të fyer me mënyrën e qeverisjes, thote Hafiz Gagica, ish-kryetar i LDK-së për mërgatën shqiptare në Gjermani, Evrope por edhe SHBA dhe Australi.
 
 “Ne kemi pas deri më tani një Departament për Diasporën, që ishtë fyes për mërgatën dhe kontributin e saj. Tash u avancua në Ministri të Diasporës. Uroj qe ajo ministri të konsolidohet, të mos jetë e politizuar por të merret vërtet me problemet e mërgatës, me gjuhën, me kulturën, me brezin e  ri i cili është në prag të asimilimit. Për të gjitha këto duhen ekspertë!Sepse, nuk mund të  flas një veprimtar politik ose një gazetar i Gjilanit për problemin e Decanit, nese nuk jeton në Decan. Ndërsa në Kosovë, në të shumtën e rasteve njerëzit  jokompetent të flasin për mërgatën, edhepse ndoshta kurre s´ka dal jashtë Prishtinës”.
 
Mërgata e Kosovës ka kuadro të kualifikuara në nivel ndërkombtar

Mentor Thaci, poet dhe gazetar i cili punon dhe vepron në Landin e Bavarisë, problem  shqetësues sheh mënyrën e organizimit  të diasporës mbi baza partiake.

Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-se
ne mergate

“Ne, edhe sot e kësaj dite jemi të organizuar në baza  partiake që vinë  e na vjelin e na kullosin në format më të egra. Pastaj, përfaqësimi ynë në institucionet e Republikës së Kosovës është qesharak. Quhet  Ministri e Diasporës, ndërsa  diapsora nuk udhëheq  fare me të edhepse  ne kemi kuadro t´shumta të shkolluara e të dëshmuara  mbi cdo nivel  kombtar e ndërkombtar. Por,  ata njerëz injorohen, nëncmohen, nuk flitet me ta”. 

Kontributi i diasporës është i njohur për të gjithë
E, kontributi i  i diaporës është i njohur për  qytetaret  e Kosovës dhe më gjërë. Sidomos në 30 vjetët e fundit,  ishte mërgata ajo e cila pas dëbimit nga puna  nuk e la popullatën të gjunjëzohej ekonomikisht, ajo  e cila  pas mbyllejs së shkollave mbajti gjalle arsimin shqip, ishte pjesë përbërëse e luftës për clirimin e Kosovës, pas përfundimit të luftës kontribuoi në ndërtimin e saj, ishte pjesë e pandashme  deri në pavarësimin, ndërsa sot ajo përfaqëson Kosovën në fusha dhe vende të ndryshme në mënyrën më dinjitoze. Mirëpo,  fakti se ajo për 12-të vjet u prezantua nga një departament i vetëm ishte nëncmim dhe hedhje në harresë e kontributit të mërgimtarëve nga institucionet e shtetit të vet,  mendon Lan Avdiu veprimtar i mërgatës me banim në Zvicër i cili ka shpresë se themelimi i Ministrisë së Diasporës do të sjell ndryshime ne jeten e mergimtarëve të Kosovës.
Mentor Thaci, poet me banim ne
Shvarcvald te Bavarise

“Diaspora gjer me tani ka qene totalisht e zhgenjyer me isnticuonet e Kosoves. Ata s´kane ba asgje per diasporen. Mirepo, tani shpresojme me themelimin e  Ministrise se Diaspores gjerat dot e ndryshojne, se ajo e kupton rolin edhe pergjegjesine te cilen e ka mare per 800 mije shqitpar qe jetojne jashte vendit”, thote Avdiu.

 
30 per qind e trupit të Kosovës jeton jashtë saj
 
Themelimi i Ministrisë së Diaporës në maj të këtij viti e cila për themeluesit e saj u pa si një adresë e vërtet për nevojat e mërgimtarëve dhe forcim i lidhjes së tyre me vendlindjen e për të tjerë, një “pazarë ndërmjet partive politike në koalicion”, sipas ministrit te diasporës Ibrahim Makollin:“Themelimi i Minsitrisë së Diasporës dëshmon edhe një herë përkushtimin që ka qeveria e Kosovës në raport me një pjesë të madhe të popullit tonë. Pas regjistrimit të fundit llogaritet që diku në mes të 25 dhe 30 per qind të trupit të Kosovës për shkaqe të ndryshme dhe në periudha të ndryshme kohore edhe më tej gjendet jashtë vendit”.
 
Themelimi i Ministrisë së Diasporës-obligim ndaj mërgatës së Kosovës
 
Ministria e Diasporës ka obligim të hartojë dhe të zbatoje politika shtetrore në raport me mërgatën si dhe të forcojë lidhjet në mes të mergatës dhe vendit amë.  “Sepse, cdo fjalë është shumë e varfër në raport me angazhimet dhe kontributin e mërgatës dekada me radhë. Prandaj, mendoj se është koha kur institucionet e Kosovës duhet që të kujdesen për mërgatën e vet ashtu sikurse këta pjesëtarë janë kujdesur për vendin. Mërgata nuk duhet të shikohet vetëm si një potencial ekonomik, por mbi të gjtiha si një potencial intelektual, poltik, akademik i Kosovës dhe si i tillë, t´i krijohen mundësi për të qënë pjesë përbërëse e proceseve zhvillimore në vend”, thotë ministri Makolli siaps të cilit ndërkohë po hartohet një strategji afatmesme dhe aftagjate për diasporën, implementimi i së ciles do të mundësojë krijimin e instrumenteve dhe mekanizmave të efektshëm për të ndërlidhur Kosovën dhe mergatën e vet.
Ministria e Diasporen u themelua
ne maj 2011

Thaçi:”Lidhja me mergaten eshte prere me Ligjin per Regjistrim te Popullsise”

Një lidhje , e cila është prerë keq me ligjin për regjistrimin e popullisisë, mendon Mentor Thaci, gazetar dhe poet i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
“Ligji për Regjistrimin e Popullsisë dhe kjo vënje e balancit të egër që është edhe tentativë për zbutjen e perqindjes së madhe të popullsisë shqiptare me elemente të tjera, si p.sh. hic 500 mije shqiptare e shto 200 mijë të tjerë, është disikriminues. Përse nuk respektohet reciprociteti? T´futet feja, t´futet elementi nacional, kur shtetet tjera përreth nuk e kanë edhepse edhe ne aty e kemi pjesën tonë të popullsisë. Për hatër të dikujt tjetër, një formë vazaliteti”, thotë Thai.
 
Mërgimtarët: “Me regjistrimin e fundit nuk është treguar realiteti i Kosovës”
 
Përderisa, Hafiz Gagica, veprimtar i shquar në mërgatë dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova i cili tash 30 vjet jeton në Gjermani, mendon se me procesin e regjisitrimit të mërgatës nuk është treguar realiteti i Kosovës.“Sepse, shikoni me cfarë shifrash qesharake doli popullsia e Kosovës. 30 vjet pas me një numër më të ulët sesa që ishim në kohën e ish-Jugosllavisë. Dhe këtu, jo vetëm u la mërgata anash por nuk u tregua realiteti i Kosovës”, thotë z.Gagica.

Përderisa, sipas ministrit Makolli, Kosova si shtet, për të hartuar politikat e veta zhvillimore duhet ta dijë numrin e saktë të banorëve të përhershëm brënda territorit të saj. Ndërsa, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë një dokument të Kosovës, ata janë pjesë e regjistri civil në Kosovë dhe në asnjë mënyrë nuk do t´mbeten jashtë proceseve.
 
Ministri për Diasporën: “Vitin e ardhshëm, regjistrimi i mërgatës së Kosovës”
 
Ibrahim Makolli, minister per
diasporen

“Procesi i regjistrimit si duket për nevojat e politikës ditore është keqinterpretuar dhe është keqinformuar qytetari i Ksoovës, gjë e cila ndikon edhe tek bashkëatdhetarët tanë. Cdokund në botë bëhet regjistrimi i banorëve të përhershëm të vendit, sepse mbi këto shifra hartohen edhe politikat e shtetit. Ne po kështu kemi edhe një numër të psejëtarëve të pakicave, të cilët për arsye të ndryshme ende jetojnë si të zhvendosur jashtë Kosovës dhe nuk e kanë fituar të drejtën për t´qënë banorë rezident, pavarësisht rrethanave në të cilat kanë leviz jashtë vendit. Ne kemi përfunduar fazën e parë, pra, regjsitrimin e banorëve rezident të Kosovës, ndërsa në fazën e dyte që do t´jetë viti 2012-të, ne do të fillojmë me regjistrimin e mërgatës sonë. Sepse, për të hartuar politika dhe strategji të efektshme nevojitetn edhe statistikat, se ku janë të koncentruar, cila është përbërja e tyre, vështirësitë, mundësitë, etj.”

 Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit të popullsisë, janë 800 mijë banorë të Kosovës të cilët jetojnë nëpër shtetë të ndryshme anekënd globit.
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *