Strellcjanet kremtojne Fiter Bajramin

Gjamia shekullore ne Strellc te Eperm

30 gusht 2011, Radio Kosova, Pas agjerimit 30 ditësh, besimtaret muslimane ne mbare boten po kremtojne festën e Fitër Bajramit. Kjo festë e cila njihet edhe si Festa e Meshires dhe kujton shpalljen e Kuranit Fisnik, eshte më e madhja në islam pas Kurban-Bajramit.



Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme vetem plakun plisbardhe Sherif Fazli Fetajn, te cilit sikur nuk i behet vone te filloje kremten qe nuk iu perngjet askund atyre qe ishin dikur…


Festa e Bajramit nuk eshte askund si dikur

Sherif Fetaj sapo ka falur Fiter Bajramin

“Aaa, o kone krejt tjetergjo! Tjeter lezet o kone athere…Jem kone plot qejf e vullnet. E tash boll osht heja e mire, e pjekun e e paster, por pa krype. Atehere o kone nera, respekti e njerezia. Po tash kane mbaru ato… “, thote plaku, perkushtimi i te cilit ndaj besimit te tij megjithate ka ngel i njejti.


Po kom agjeru, per shpiritn tim e per Allahun xh.h. Jo nuk eshte vshtire! Kush s´ka idikat, qetash e merr uria. Kur t´kish idikat s´osht vshiter hiq!”, thote plaku 80-te vjecar, i cili pranon urimin per Bajram pa u merzitur ne do te pres tjetrin pas tij.

“Me fat e me hajr t´kofte, e pritshi shume ju t´rite se per mu pune e madhe mos pritsha. 80 vjet ma, cka po du ma shume?!”

Imami i Strellcit Ajni Ramadani

Njeri nder kushtet baze te islamit eshte agjerimi i Ramazanit


Imam Ajni Ramadani, nga fshati Zaplluzhe i komunes se Dragashit, menjehere pas perfundimit te studimeve ne Fakultetitn e Azharit ne Kajro u emerua imam ne Strellc te Eperm, ne te cilin nuk e ndjeu veten asnjehere te huaj.

“N´fillim kam ardhe perkohsisht. Por, por deshira e popullit ka qene qe une te qendroj ketu. Gjetem nje gjuhe te perbashket edhe keta m´kane fut ne gjirin e vet dhe une asnjehere nuk e kam ndjere veten si jabanxhi”, thote imam Ramadani, i cili qe 26 vjet pret e percjell festat e Bajrameve me strellcjanet.

Ketu falin strellcjanet Bajramit

“Mas mbarimit e cdo pune eshte mire me u festu edhe na muslimanet ne pergjithesi anembane botes e festojme diten e Bajramit sepse po kryhet, eshte permbushur  nje prej kushteve te islamit, qe eshte agjerimi i Ramazanit. Prandaj, perfundimin e tij e festojme me festen e Bajramit qe zgjat tri dite”, thote imam Ramadani.


Ne Festen e Meshires lemosha per te varferit eshte obligim

Sipas imamit Ramadani, sivjet, interesimin e besimtareve per te agjeruar e kane 
zbehur gjatesia e dites se veres dhe temperaturat e larta. Mirepo, lemoshen per te varferin dhe skamnorin ne kete Feste te Meshires, eshte i obliguar ta ndaje secili.

Nga gjamia ne gjirin e familjes per urime

“Mirepo edhe ata qe nuk kane agjeru jane te ogliguar te paguajne Sadaka Fitrin; nje lemoshe zakonore e cila jepet ne fund te ketij muaji, ndihmohen skamnoret, varfanjaket, nevojtaret, ne menyre qe edhe ata te kene mundesi te festojne Bajramin si gjithe te tjeret. Ata e dine mire ku kane miq, dashamire, shoke vllazni, e din cili eshte i vorfun edhe gjithkush eshte i lire me dhane aty ku ia merr mendja se eshte me e drejte dhe me se miri. Shuma ka qene dy euro, ndersa une nga xhemati im kam mbeldh rreth 600 euro, se popullata i ka dhane te te afermit e tyre, ku e ka pa ma te nevojshme. Ndersa, meqense ne jemi ne kuader te Bahskesise Islame, mjetet do te shkojne per Medresene dhe Fakultetin”.


Bajrami i pare pas 20 vjetesh ne Kosove

Keta djem dalin te paret per Bajram

Tashmë, besimtarët janë tërhequr nga gjamia mbi dyqind vjecare dhe brenda mureve te lashta ka ngel vetëm jehona e lutjeve. Fëmijët e strukur rrëzë gjamisë, kanë ikur me duar plot monedha të falura nga besimtarët. Dhe, perderisa perbenda shtepive degjohen urime te perzemerta, femijet kane kapluar rruget e degezuara dhe sipas tradites trokasin dere me dere per sheqerka. Karakteristike eshte veshja e shumices ne veshje kombtare, nder te cilet edhe dy djem e nje vajze prej 6 deri ne nente vjec. Shqiptimi i veshtire i fjaleve ne gjuhen shqipe tregon pafjale se ata jane femijet e njerit prej mergitmareve tane, mirepo veshja kombtare dhe shkelqimi ne fytyrat e tyre reflekton dashuri per festat dhe traditen e te pareve te vet.


“Po dalim per Bajram neper katund”, thone ata njezeri, duke ngarendur te shijojne festen e cila ka fillaur me mbeldhjen e sheqerkave.

Keta femijet qe kremtojne Bajramin
e pare ne Kosove

Jane keta femijet e Zeqir Hasanramajt, i cili tash 20 vjet jeton dhe punon ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. Fiter Bajrami i sivjeme per te eshte feste e dyfishte i cili i sjell nostalgji te papermbajtur.


“Ky eshte Bajrami i pare pas 20 vitesh. Eshte kenaqesi shume e madhe…”, thote Zeqiri, te cilit i mbetet fjala ne gryke nga nostalgjia.

 Kjo nostalgji bartet edhe tek motra e tij, Mona, e cila ka lene familjen e saj ne Lubeniqi per t´iu bashkangjitur te vellai ne kremtimin e festes.

Mone Hasanramaj-Alimehaj

“Jemi dy vllazen e pese motra. Te gjithe jane n´Amerike e ne Zvicer. Edhe baben e kam me ta e nana na ka vdek. E vetmja une jam n´Kosove…Tetane kisha pas qejf me i pas e me ardhe, por nuk munden se larg. Une e kam familjen n´Lubeniq, por jam ardhe me ia ba per hajr Bajramin si e pret n´Strellc pas 20 viteve. Jam e knaqne dhe  gezueme shume…”, thote Mona, duke fshire lotet ne syte.


Mesazhi i Bajramit: Dashuri, paqe dhe pajtim ndernjerezor

Femijet fillojne festen me mbledhjen e
sheqerkave 

Perdersia, mesazhin e perhershem te Bajramit per dashuri dhe unitet sjell imami i Strellcit te Eperm, Ajni Ramadani:


„Qe mos me pas zili, mos me pas urejtje, por me pas dashni, harmoni, me e vizitu njeri tjetrin, neqoftese s´ka fol me te ose ka mbajt inat me u pajtu dhe me ia zgjat doren,sepse kjo na nevoijtet ne”.

Me festen e Fiter Bajramit kremtohet shpallja e Kur´anit Fisnik me anë të të cilit vërtetohet edhe një herë ekzistenca dhe Madhështia e pamohueshme e Zotit Fuqiplote.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *