Gjermania për Kosovën aleate e pazëvendësueshme

Kancelarja Merkel me trupat gjermane te KFOR-it(Foto DW)
11 gusht 2011, Dojce Vele, Roli i Republikës Federale të Gjermanisë në rimëkëmbjen e Kosovës, në formimin e shtetit dhe në njohjen ndërkombtare ka qënë thelbsor. Gjermania, e cila ka merita të vecanta edhe në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Dy ditë pas miratimit të Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 12-të qershor 1999, me të cilën u krijua baza për një operacion ndërmjetësues të udhëhequr nga NATO-ja, 50,000 trupa paqeruajtës, kryesisht ushtarë evropian të cileve pritej t’iu bashkangjiteshin edhe 7,000 trupa amerikane, marshuan drejt Kosovës. Gjermania merrte pjesë me perqindjen më të madhe prej 2,600 ushtarësh, te cilët në kuadër të trupave të Kforit duhej të siguronin kthimin e sigurt refugjatëve nga Kosova, numri I të cilëve sillej mbi 780,000. Sipas Zyrës për Migrim dhe Refugjatë, në Nyrnbeg, 200 mijë prej tyre ishin vendosur në Republikën Federale të Gjermanisë.
Gjermania përkrah Kosovën 
Gjermania u angazhua në vazhdimësi për një zgjidhje të duhur dhe stabile edhe të statusit të Kosovës. Ndërsa, kur pas bisedimeve të gjata dhe të pasuksesshme shqitparo-serbe, Kosova në koordinim me bashkësinë ndërkomtbtare me 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, vetem 3 dite pas Kabineti Federal e pranoi shtetsine e saj, duke filluar lidhjet diplomatike me shndërrimin e Zyrës Ndërlidhëse në Ambasadë Gjermane në Prishtinë.
Themelimi i institucioneve demoraktike, strukturave shoqërore dhe shtetrore, janë fusha të tjera në të cilat dihet roli i Gjermanisë është i dukshëm. Ndërsa, duke qënë donatori më i madh pas SHBA-ve në Kosovë, Gjermania kontribuoi edhe në rindërtimin e infrastruktures dhe në zhvillimin ekonomik në Kosovë. Shuma e përgjithshme e investimeve deri me tani në Kosovë llogaritet të jetë mbi 340 milionë euro. Këtë e pat konfirmuar edhe Ministri Gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Nibel, në Prishtinë, me rastin e fillimit të punimeve në projektin e linjës interkonektive të tensionit të lartë 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me c´rast qeveria gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim(KfË-së)ka participuar me 75.5 milion euro.
Sundimi i ligjit dhe transparenca trasojnë rrugen drejt BE-se
“Synimi i Kosovës është Bashkimi Evropian. Por, për t’u arritur kjo duhen plotësuar disa kushte sic eshte sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe transparenca. Veprimet e qeverisë në këto fusha terheqin investitorët në Kosovë. Në këtë linjë, Gjermania është e interesuar që të jetë e pranishme me investime në Kosovë, sidomos ne ndërmarrjet e mesme me anë të të cilave mund të zbutet papunësia”, pat thënë me këtë rast ministri Nieble, i cili premtoi gatishmërinë e plotë të qeverisë gjermane për të mbështetur proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kryeministri i Kosoves  Hashim Thaçi i pat thënë ministrit Nieble se: “Vizioni kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vizioni i Kosovës Evropiane dhe i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, duke shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të qeverisë dhe popullit gjerman për Kosovën si dhe për qëndrimin pranë në proceset e zhvillimit dhe të integrimit.
Berlini-Adresa e pare politike per Kosoves dhe popullin e saj

Në qershor, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, gjatë vizitës në Berlin homologu i tij Guido Ëesterëelle ia konfirmua serish përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit është e përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni kanë një të ardhme evropiane. Ne do të përkrahim fuqishëm procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimin e Kosovës në BE. Evropa në këtë formë po a mban fjalën, se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane”, pat thënë ministri i jashtëm gjerman Ëesterëelle.

Perderisa, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pat deklaruar se adresa e parë politike në Evropë për Kosovën dhe qytetarët e saj është Berlini.

Gjermania dhe populli i saj në cdo rrethanë pranë Kosovës

“Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, pasi që Gjermania dhe populli i saj në çdo kohë, në çdo rrethanë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin popullin dhe shtetin e Kosovës”, pat thënë ministri Hoxhaj. Përderisa Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Ole Shrëder, në maj, kërkoi përkrahjen e palës gjermane në procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimit evropian, prej te cilit mori premtimin se Gjermania edhe më tutje do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Edhe zhvillimet e fundit në veri përbëjnë shqetësim për qeverinë gjermane, e cila nëpërmjet një kumtese pat thënë se: “Nëpërmjet dhunës në rrugë nuk ka zgjidhje të qëndrueshme. Zgjidhja mund të gjendet vetëm brenda dialogut. Normalizimi i gjendjes në veri, në veçanti zgjidhja e çështjes së qarkullimit të mallrave, duhet të jetë temë e procesit të dialogut aktual të udhëhequr nga Bashkësia Evropiane”. Me shpërthimin e dhunës në veri dhe thirrjes së Nato-s për trupa shtesë, Gjermania iu përgjigj kesaj thirrjeje edhe me 550 trupa të tjerë, për të monituruar paqen në Kosovë. Roli i Gjermanisë u pa nga afër edhe në lidhjen e marrëveshjes për menagjimin e dy pikave kufitare në veri në mes të komandantit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Erhard Byhler me të dyja qeveritë, ku rrebelimet e protestuesve serb sollën vdekjen e një polici të Ksoovës dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.  Përderisa, zhvillimt e fundit në veri kanë bërë që stacion i ministri të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Dr. Guido Ëesterëelle, në kuadër të turneut të tij ballknaik të jetë edhe Kosova. Ai sot do të takohet me përfaqesues vendorë dhe ndërkombtar që veprojnë në Kosovë, të cilëve sic njoftojnë qarqet diplomatike në Berlin, do t´ua përcjell mbështetjen e Gjermanisë për zgjidhjen e përkohshme në veri dhe do t’i inkurajojë palët e konfliktit për të rifilluar dialogun.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *