Serbet e veriut e refuzojne marreveshjen per kapercimin e krizes ne veri te Kosoves

 

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci

6 gusht 2011, Dojce Vele, Nje vazhde takimesh ndërmjet KFOR-it, përfaqësuesve të qeverisë së Serbisë dhe krerëve të Qeverisë së Kosovës i paraprinë arritjes së marrëveshjes për menagjimin e dy pikave doganore në kufirin verior të Kosovës e cila përputhet me marrëveshjen e se mërkurës e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb Borisllav Stefanoviq. Por,serbet e Kosoves e kundershtojne ate.


Një marrëveshje e tillë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler me c´rast ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së, Fernando Gjentilini dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, ka qënë e domosdoshme, mendon komandanti i Kfori-t, Erhard Byhler, i cili vlereson se në veri të Kosovës nuk ka krizë humanitare.

Detajet e marrëveshjes nuk dua t´

i diskutoj. Dhe, nuk besoj se ka krizë humanitare në veri. Aktualisht, ne veri portat janë të mbyllura për shkaqe sigurie. Unë respektoj cfarëdo vendimi të qeverisë dhe nuk i takon KFOR-it t´i vërë ndonjë embargo, e cila ndërkohë nuk është e nevojshme meqënse portat janë të mbyllura„

Marrëveshja në përputhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës

Sipas marrëveshjes me KFOR-in, për zhbllokimin e situatës në pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të shtatorit; kalimi i veturave, kamionëve me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionëve me ndihma humanitar

e pas identifikimit të kontrollit për armë; largimi i bllokadave rrugore si dhe rivendosja e lirisë së qarkullimit. Marreveshja për veriun me mundesi vazhdimi edhe pas mesit te shtatorit, përfshin brënda vetes edhe të dhjetë pikat e qeverisë së Kosoves, sic janë; hapja e bllokadave të rrugëve; mirëmbajtja e gjëndjes së tanishme në porta; portat në përgjegjësinë e KFOR-it të cilat për shkaqe sigurie do te mbeten të mbyllura dhe zona të kufizuara ushtarake; pas një vlerësimi nga një organ i pavarur ndërkombëtar se ekziston nevoja për ndihma humanitare, në pika të caktuara kufitare lejohet hyrja e ndihmave humanitare deri në 3.5 tonë; lejimi i mallërave për Kishën Ortodokse Serbe; kontrollimi i cdo personi dhe makine për armatim; identifikimi i cdo personi; kontrolli i trenit Beograd-Mitrovicë nga EULEX dhe Policia e Kosovës i ndihmuar nga KFOR-i si dhe KFOR-i do të kryej operacionet e kontrollit në vendkalimet e paautorizuara kufitare për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Secila palë pjesën e vet të përgjegjësisë

 Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës kanë thënë se pikat e diskutuara dhe të pranuara nga palët ndërkombëtare janë në përputhje të plotë me vendimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat përfshinë masën e reciprocitetit me Serbinë

Qasllav Sofronjievic, kryetar i fshatit Rudarw

 dhe vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës. Ndërsam sipas zëvnedëskryeministries së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, palët do të mbikëqyrin zbatimin e këtij plani dhe secila palë e ka pjesën e vet të përgjegjësisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë funksionalitetin e plotë të pikave doganore. Qështja e stabilitetit dhe paqes nënkuptohet së është mandat i KFOR-it. Përderisa, për rendin e ligjin janë bashkë Plicia e Kosovës, EULEKS-i dhe qeveria e Kosovës me pjesën e vet”, ka thënë Kusari-Lila.
Takimi i nisur pasditën e së premtes ndërmjet përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq dhe kryetarëve të komunave paralele në veri të Kosovës, ka përfunduar mbrëmë vonë(05.08). Pa deklarata për media,
 Borisllav Stefanoviq, shef i ekipit negociator serb dhe Goran Bogdanovic, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë kërkuar nga serbët në Rudarë të Zveçanit, në Zubin Potok dhe Leoposavic largimin nga barrikadat dhe respektimin e marrëveshjes se arritur. Por, përfundimin e krizës në veriun e Kosovës e vë në pikëpyetje mëdyshja e serbve në Rudare te Zveqanit per te zhbllokuar rrugen, te pakten deri te shtunen(06.08) kur strukturat paralele serbe pritet qe të deklarohen nëse do të pranojnë apo do te kdunershtojne marrëveshjen e arritur.
A ka përfunduar vërtët kriza në veri të Kosovës?
Casllav Sofronieviq, kryetar i fshatit Rudare të Zvecanit, në të cilin tash 13 ditë është ngrehur barrikada më e madhe, tha për Dojce Vele-n se:

„Populli është i vendosur të qëndrojë në barrikada derisa të mos përmbushet kërkesa jonë, që cdo gjë të kthehet në gjendjen e para 25 korikut. Me dhunë mund t´na largojnë dhe le të urdherojnë, nëse këtë duan ta bëjnë mbi popullin duarthtate. Mua më vjen keq për policin e vrarë i cili sigurisht ka pasur edhe fëmijë dhe kjo nuk do duhej të ndodhte. Por, këtu sic po e shihni edhe vet, kemi nje bllokadë me burra, gra, pleq dhe fëmijë, janë populli i këtushëm të cilët në mënyrë paqsore dëshirojnë dhe kërkojnë që të jetojnë në shtetin e Serbisë”.
Të ejten, baza amerikane e Kforit Bondstill me anë të një komunikate njoftoi se komandantit të Grupit Shumëkombësh -Lindje, kolonelit Majkëll Shvarc i ishte bërë me die nga protestuesi se brënda këtyre grupeve kishte njerëz që rrinin përkundër vullnetit të tyre. Nga një turme e tillë u shprepën edhe plumbat që morën jetën e një policë dhe lënduan dhjetëra të tjerë.  Ndërsa, pikëpyetjen nëse Serbia vertet i do serbët e Kosovës apo i shfrytëzon ata për qëllimet e veta, këtë anë të medaljes serbët e këtushëm nuk duan ta shohin as s´mund ta pranojnë. Dhe, prandaj z.Sofronievic thotë i bindur plotsisht se: “Nëna nuk braktis foshnjën e vet”.
Hapi tjetër-rikthimi në tryezën e bisedimeve?
Ndërkohë, Presidenca e Kosovës përshëndet marrëveshjen e arritur lidhur me kufijtë verior të Kosovës.
Kryq i ngulitur ne mes te magjistrales nga serbet

“Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, e ndërmjetësuar dhe e miratuar nga KFOR-i, është një lajm i mirë për qytetarët e të dyja vendeve dhe një veprim i arsyeshëm i cili zhbllokon gjëndjen e krijuar në tri komunat veriore të Kosovës dhe në pikat kufitare 1 dhe 31. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave të reciprocitetit në këmbimin e mallrave me Serbinë dhe në urdhrin e Kryeministrit të Kosovës për të dërguar një Njësi të Policisë Speciale të Kosovës për t’u mundësuar doganave të Kosovës zbatimin e masës së doganimit dhe të kontrollit të mallrave që hyjnë në territorin e Kosoves  ishte një veprim i drejtë e i koordinuar dhe si i tillë legal dhe legjitim për shtetin sovran të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për media lëshuar nga Zyra e Presidencës së Kosovës, e cila mbështet hapin tjetër për kthimin e të dyja palëve në tavolinën e bisedimeve që me ndërmjetësimin e BE-së të gjejnë një zgjidhje themelore të konfliktit. Sepse, sic thuhet në komunikatë agjenda në Bruksel, që palët dialogojnë me ndërmjetësimin e BE –së, është alternativa e vetme deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane me një të ardhme te përbashkët në integrimet euroatlantike; një rrugë të cilën mund ta kalojnë me sukses vetëm duke bashkëpunuar, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke i zgjidhur të gjitha çështjet dhe problemet praktike në modelin e standardeve evropiane.

Leave A Comment

Your email address will not be published.