Date Archives August 2011

Strellcjanet kremtojne Fiter Bajramin

Gjamia shekullore ne Strellc te Eperm

30 gusht 2011, Radio Kosova, Pas agjerimit 30 ditësh, besimtaret muslimane ne mbare boten po kremtojne festën e Fitër Bajramit. Kjo festë e cila njihet edhe si Festa e Meshires dhe kujton shpalljen e Kuranit Fisnik, eshte më e madhja në islam pas Kurban-Bajramit.



Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme vetem plakun plisbardhe Sherif Fazli Fetajn, te cilit sikur nuk i behet vone te filloje kremten qe nuk iu perngjet askund atyre qe ishin dikur…


Festa e Bajramit nuk eshte askund si dikur

Sherif Fetaj sapo ka falur Fiter Bajramin

“Aaa, o kone krejt tjetergjo! Tjeter lezet o kone athere…Jem kone plot qejf e vullnet. E tash boll osht heja e mire, e pjekun e e paster, por pa krype. Atehere o kone nera, respekti e njerezia. Po tash kane mbaru ato… “, thote plaku, perkushtimi i te cilit ndaj besimit te tij megjithate ka ngel i njejti.


Po kom agjeru, per shpiritn tim e per Allahun xh.h. Jo nuk eshte vshtire! Kush s´ka idikat, qetash e merr uria. Kur t´kish idikat s´osht vshiter hiq!”, thote plaku 80-te vjecar, i cili pranon urimin per Bajram pa u merzitur ne do te pres tjetrin pas tij.

“Me fat e me hajr t´kofte, e pritshi shume ju t´rite se per mu pune e madhe mos pritsha. 80 vjet ma, cka po du ma shume?!”

Imami i Strellcit Ajni Ramadani

Njeri nder kushtet baze te islamit eshte agjerimi i Ramazanit


Imam Ajni Ramadani, nga fshati Zaplluzhe i komunes se Dragashit, menjehere pas perfundimit te studimeve ne Fakultetitn e Azharit ne Kajro u emerua imam ne Strellc te Eperm, ne te cilin nuk e ndjeu veten asnjehere te huaj.

“N´fillim kam ardhe perkohsisht. Por, por deshira e popullit ka qene qe une te qendroj ketu. Gjetem nje gjuhe te perbashket edhe keta m´kane fut ne gjirin e vet dhe une asnjehere nuk e kam ndjere veten si jabanxhi”, thote imam Ramadani, i cili qe 26 vjet pret e percjell festat e Bajrameve me strellcjanet.

Ketu falin strellcjanet Bajramit

“Mas mbarimit e cdo pune eshte mire me u festu edhe na muslimanet ne pergjithesi anembane botes e festojme diten e Bajramit sepse po kryhet, eshte permbushur  nje prej kushteve te islamit, qe eshte agjerimi i Ramazanit. Prandaj, perfundimin e tij e festojme me festen e Bajramit qe zgjat tri dite”, thote imam Ramadani.


Ne Festen e Meshires lemosha per te varferit eshte obligim

Sipas imamit Ramadani, sivjet, interesimin e besimtareve per te agjeruar e kane 
zbehur gjatesia e dites se veres dhe temperaturat e larta. Mirepo, lemoshen per te varferin dhe skamnorin ne kete Feste te Meshires, eshte i obliguar ta ndaje secili.

Nga gjamia ne gjirin e familjes per urime

“Mirepo edhe ata qe nuk kane agjeru jane te ogliguar te paguajne Sadaka Fitrin; nje lemoshe zakonore e cila jepet ne fund te ketij muaji, ndihmohen skamnoret, varfanjaket, nevojtaret, ne menyre qe edhe ata te kene mundesi te festojne Bajramin si gjithe te tjeret. Ata e dine mire ku kane miq, dashamire, shoke vllazni, e din cili eshte i vorfun edhe gjithkush eshte i lire me dhane aty ku ia merr mendja se eshte me e drejte dhe me se miri. Shuma ka qene dy euro, ndersa une nga xhemati im kam mbeldh rreth 600 euro, se popullata i ka dhane te te afermit e tyre, ku e ka pa ma te nevojshme. Ndersa, meqense ne jemi ne kuader te Bahskesise Islame, mjetet do te shkojne per Medresene dhe Fakultetin”.


Bajrami i pare pas 20 vjetesh ne Kosove

Keta djem dalin te paret per Bajram

Tashmë, besimtarët janë tërhequr nga gjamia mbi dyqind vjecare dhe brenda mureve te lashta ka ngel vetëm jehona e lutjeve. Fëmijët e strukur rrëzë gjamisë, kanë ikur me duar plot monedha të falura nga besimtarët. Dhe, perderisa perbenda shtepive degjohen urime te perzemerta, femijet kane kapluar rruget e degezuara dhe sipas tradites trokasin dere me dere per sheqerka. Karakteristike eshte veshja e shumices ne veshje kombtare, nder te cilet edhe dy djem e nje vajze prej 6 deri ne nente vjec. Shqiptimi i veshtire i fjaleve ne gjuhen shqipe tregon pafjale se ata jane femijet e njerit prej mergitmareve tane, mirepo veshja kombtare dhe shkelqimi ne fytyrat e tyre reflekton dashuri per festat dhe traditen e te pareve te vet.


“Po dalim per Bajram neper katund”, thone ata njezeri, duke ngarendur te shijojne festen e cila ka fillaur me mbeldhjen e sheqerkave.

Keta femijet qe kremtojne Bajramin
e pare ne Kosove

Jane keta femijet e Zeqir Hasanramajt, i cili tash 20 vjet jeton dhe punon ne Shetet e Bashkuara te Amerikes. Fiter Bajrami i sivjeme per te eshte feste e dyfishte i cili i sjell nostalgji te papermbajtur.


“Ky eshte Bajrami i pare pas 20 vitesh. Eshte kenaqesi shume e madhe…”, thote Zeqiri, te cilit i mbetet fjala ne gryke nga nostalgjia.

 Kjo nostalgji bartet edhe tek motra e tij, Mona, e cila ka lene familjen e saj ne Lubeniqi per t´iu bashkangjitur te vellai ne kremtimin e festes.

Mone Hasanramaj-Alimehaj

“Jemi dy vllazen e pese motra. Te gjithe jane n´Amerike e ne Zvicer. Edhe baben e kam me ta e nana na ka vdek. E vetmja une jam n´Kosove…Tetane kisha pas qejf me i pas e me ardhe, por nuk munden se larg. Une e kam familjen n´Lubeniq, por jam ardhe me ia ba per hajr Bajramin si e pret n´Strellc pas 20 viteve. Jam e knaqne dhe  gezueme shume…”, thote Mona, duke fshire lotet ne syte.


Mesazhi i Bajramit: Dashuri, paqe dhe pajtim ndernjerezor

Femijet fillojne festen me mbledhjen e
sheqerkave 

Perdersia, mesazhin e perhershem te Bajramit per dashuri dhe unitet sjell imami i Strellcit te Eperm, Ajni Ramadani:


„Qe mos me pas zili, mos me pas urejtje, por me pas dashni, harmoni, me e vizitu njeri tjetrin, neqoftese s´ka fol me te ose ka mbajt inat me u pajtu dhe me ia zgjat doren,sepse kjo na nevoijtet ne”.

Me festen e Fiter Bajramit kremtohet shpallja e Kur´anit Fisnik me anë të të cilit vërtetohet edhe një herë ekzistenca dhe Madhështia e pamohueshme e Zotit Fuqiplote.

Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise

Debati “Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise”,organizuar nga Sh.I.P. Decan

23 gusht 2011, Radio Kosova & Blue Sky, Cfare gazetarie i duhet Kosoves tri vjet pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur koha e zhvillimit te nje gazetarie te mirefillte ne sherbim te shtetit dhe popullit te Kosoves? Keto jane disa nga pyetjet e shtruara ne debatin me temen “Roli  i medias ne zhvillimin e shoqerise”, te mbajtur sot ne Decan, i cili vie ne vazhden e debatave te financuara nga Fondacioni gjerman “Fridrich Ebert”, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur(SHIP) ne bashkepunim me Klubin e Debatit, ne Decan.

Ngritja e nje sistemi informativ kombtar i cili do t´ishte promotor i zhvillmeve sistemore ne konsolidimin dhe funskionalizimin e shtetit eshte ajo qe i duhet Kosoves. Keshtu  mendon Qani Mehmeti, i cili si gazetar shumevjecar ishte vrojtues i kujdesshem i zhvillimeve ne Kosove dhe deshmitar direkt i i kthesave te medha historike ne dy dekadat e fundit.
Qani Mehmeti, redaktor ne Radio Kosova

“A  mund te merret me mend abrogimi i kushtetutes se tankseve te Millosheviqit dhe shpallja e deklarates se pavaresise apo e Kushtetues se Kaqanikut pa presionet e jashtezakonshem te gazetareve te Kosoves te cilet krijuan opinione per akte te tilla histroike por edhe ne njefare forme, ata delegate qe nuk ishin te bindur i vune perpara aktit te kryer qe ta shpallin deklartatene pavaresise, pavaresisht cmimit qe duhej paguar” ,tha z.Mehmeti duke nxjerr ne pah rolin e medias edhe gjate luftes clirimtare te Kosoves dhe perpjekjet titanike  per ngritjen e nje ushtrie e cila e perkrahur nga populli u konsolidua si nje shembull i panjohur deri atehere ne historine e lufterave te popujve per clirim.

Kontributi i medias dje dhe sot   
 
“Perdersia,  kontribui i  i masmedias sot ne konsolidimin dhe funksionalizimin e shtetit te Kosoves nuk eshte as ne nivelin as ne pergjegjesine e duhur, vlereson redaktori aktual ne Radio Kosove, Qani Mehmeti. Pse eshte keshtu ka disa arsye, por perse vazhdon te jete keshtu nuk ka asnje arsye. Me ardhjen e Unmikut ne Kosove, duke dashur qe te mbulohet gjithcka qe ky popull te harroje cka ka ndodh, u grumbulluan ne masmediat e informimit nje numer djemsh dhe vajzas te reja te cilet nuk dinin as germat elementare te alfabetit te gazetarise. Kjo, ngaqe keshtu i duhej Unmikut, vetem te fotografojne gjendjen, pa e hapur asnjehere problemin dhe pa e pasqyruar ate si  duhet”.
 
Sipas z.Mehmeti, Kosoves i duhet nje gazetari kritike sa ndaj qeverise dhe institucioneve qeveritare, ndaj opozites dhe shoqerise civile, poashtu edhe ndaj mekanzimave nderkomtbar te cilet megjithese jane ketu per t´na ndihmuar, s´mund te jene te pagabueshem, sic prezantohet ne te shumten ne mediat vendore. Eshte koha e nje gazetarie kombtare e cila per 12-te vjet fare pak iu vu ne mbrojtje vlerave te luftes.
 
Gazetaria 12-te vjecare fare pak iu vu ne mbrojtje vlerave te luftes
 
Qani Mehmeti dhe Hafiz Gagica

“Se nje gje e di: asnje medium ne Kosove nuk i ka mbrojt seriozisht vlerat e luftes  mbi te cilat ne dhe femijet tane po e gezojme lirine dhe shtetsine e Klosoves. Kjo eshte nje prej atyre temave te dhimbshme per te cilat nuk diskutohet. Dhe une e di perse! Sepse, elemente te caktuar, dikur te UNMIK-ut e sot te Euleksit jane te interesuar te mbjellin bindjen se ne Kosove nuk ka ndodh asnje lufte por nje konflikt i vogel. Prandaj duhet barazuar krimin shtetror serb per shfarosjen e popullit te Kosoves me ndonje eksces te ketille ose te atille qe ka mund me ndodh. Kosoves i duhet nje gazetari e cila do te merrej me sfidat e Kosoves dhe te shtendertimit dhe jo nje gazetari e cila per nje grusht parashe qe i merr kendej e andej do te peshtynte, do te sajonte jo vetem te sotmen por edhe traditat dhe kulturen e ketij populli dhe personaliteteve qe e udhehoqen clirimin e Kosoves. Une jam dakord qe te kritikohet puna e qeveritareve, por nuk pajtohem assesi qe t´u  vehet kazma apo lopata institucioneve ende te brishta te shtetit e Kosoves…”.

Mediat ne Kosove nuk jane te vetdishme rolit te vet ne demokraci?
 
Sipas analistit, prof.dr.Nexhmedin Spahiut, nje pjese e madhe e mediave nuk i eshte e vetdishme rolit te vet ne demokraci. Se ato krahas kreativitetit, duhet te jene pjese e politikave te shoqerise dhe te dine si duhet vepruar ne momentte te caktuara. Nderkohe qe kjo nuk eshte bere qe nje dekade e me shume ne problemin me te thelle te shtetit dhe te shoqerise sone: ne veriun e Kosoves.
“Ketu e kam parasysh menjehere pasluften kur jane bere deshtimet me te medha ne kete drejtim. Ne ngjarjet e vitit 2004, kur mediat e Prishtines kane luajtur nje rol negativ duke i shkaktuar nje dem te madh Kosoves, jo vetem materjal ne miliona qe eshte dashur t´i paguaje takspaguesi i Kosoves, por dem ne jete te nejrezve dhe ne perspektiven politike te Kosoves”, tha  z.Spahiu ,sipas te cilit as raportimet per ngjarjet e fundit ne veri nuk ishin ne nivelin e duhur.
Analisti Nexhmedin Spahiu

Sa preku gazetaria e Kosoves qeshtjen e veriut?

 “Ndersa, deshtimi i fundit eshte ky i aksionit ne veri, te ashtuquajtur Aksion i Njesise Speciale te Kosoves ne veri i cili u propagandua nga qeveria si nje veprimtari heroike ne interes te Kosoves, por qe ne fakt eshte e kunderta. Dhe ketu, shume media dhe shume gazetare rane ne kete gracke duke e prezantuar deshtimin si sukses”, tha z.Spahiu sipas te cilit, Kosoves ne fushen e informimit  ne Kosove ka mungese te gazetarise hulumtuese sikurse edhe debati, i cili megjithese nuk eshte i kushtueshem si i pari, si pasoje e mungeses se gazetareve por edhe te vet editoreve per  t´u ballafaquar me temat qe jane cytese dhe sfiduese per shoqerine e Kosoves.
 
Zekw Sinanaj, gazetar shumevjecar i cili raportoi edhe nga zonat e luftes, i njeh mire sfidat e gazetarit ne secilen periudhe kohore. Ndersa sot, mungesa e trasnparences dhe e bashkepunimit eshte hendikepi me i madh per gazetarin per te ardhe me shpejtesine e duhur deri te deri te informacioni i sakte nga burimet kryesore, mendon ai.
 
“Sepse, as ne nivelin qendror institucional as ne nivelin lokal, nuk ka transparence te mjaftueshme. Edhepse eshte miratuar ligji per qasje ne dokumente, qofte ne qeveri apo neper komuna qe te japim informacionet e sakta. Dhe ketu shpeshhere jipet edhe mundesia per manipulime te ndryshme te cilat fusin huti ne opinion. Pra, ne Kosove ne pergjithesi akoma nuk ekziston transaprence e mjaftueshme ne mes te pushtetit dhe mediave ne menyre qe te kemi informacione te  sakta”, tha z.Sinanaj.
 
Gazetari duhet te zoteroje zanatin dhe te jete i guximshem
 
Gagica: Guximi ne gazetari i domosdoshem

Hafiz Gagica, ish kryetar i LDK-se pe diaspore, shembull i veprimtarit ne mergate dhe njeri nder bashkepunetoret me te ngushte te presidentit te ndjere, Ibrahim Rugova, citoi mikun e tij, gazetarin, shkrimtarin, intelektualin e mirefillte, Jusuf Gervallen i cili kishte thene se: “Te jesh gazetar duhet te zoterosh zanatin dhe te jesh i guximshem. Te afirmosh njerezit dhe punet e mira dhe te jesh i rrepte ndaj dukurive negative dhe njerezve te cilet demtojne vendin e shoqerine”.

 “Prandaj une mendoj se pas 12-te vjetesh eshte koha e lirise dhe afirmimit e vlerave te gazetareve te medhenj dhe atyre te cilet dine t´i japin kahje me serioze involvimit dhe afirmimit te frymes kombtare duke ruajtur etiken profesionale, poashtu”, tha z.Gagica, per te shtuar se: “Jemi deshmitarw ne keto 12-te vjet se ne shkrimet e ndryshme gazetarie shume pak ndjehet fryma kombtare e cila afrimon kulturen te tille cfare e kemi, afirmon figurat e kombit e ne te shumten e rasteve, jane shume te njeanshme dhe nese jane te njeanshme, gati del qe ka mungese te gazetareve profesionistel.  Jo qe s´ka Kosova gazetar dhe intelektual, por ne te shumten e rasteve ata i lene anash. Nuk eshte keq te riperseritet qe, Kosova ne te gjitha fushat e ne vecanti ne fushen e informimit ka nevoje per gazetare te zot, te dishem dhe te guximshem…Nese ne Evrope arrin te sjellesh nje informate te besueshme, ti vec e ke kalu pragun dhe apriori ne kur po e hapim nje gazete, perhere vie pytja: “Athua kush e ka pogu?” Del nje emision, nje debat dhe them:”Kush fshieht pas saj?” Pse?  Dmth eshte investu aq shume ne jovlera!”
 
Ne gazetarine  sotme ndjehet shume pak fryma kombtare
 Sinanaj(i dyti majtas),Me shume bashkepunim nga institucionet

“Cfare gazetarie i duhet Kosoves tre vjet e gjysme pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur fundi i “gazetarise se UNMIK-ut dhe te EULEX-it” dhe ngritjes se gazetarise se Kosoves?”,  pyet z.Mehmeti, sipas te cilit ajo qe eshte keshtu deri me tani nu kka arsye te jete keshtu edhe ne te ardhmen. Prandaj therret institucionet e Kosoves per kthese ne kete drejtim: 

“Institucionet e Kosoves duhet te ndalen edhe te shohin seriozisht se cfare gazetarie kane? Kosova ka me pas gazetarine sa ka investuar ne te edhe sa ka investuar ne njerezit te cilet do ta ngrisin kete gazetari. E kam thane dhe e perseris: ka ardhur koha qe t´u thuhet stop ketyre matrapazeve ne masmediat e Kosoves dhe qe te hapet diskutimi se cfare gazetarie i duhet Kosoves dhe cfare eshte pergjegjesia per fjalen e lire ne Kosove?!”

 
Ne debatin e mbajtur ne Decan ne te cilin moren pjese edhe kryetari i komunes Rasim Selamanj, zyrtar komunal, perfaqesues te prokurorise, gjykatave, policise dhe te OSBE-se u kerkua me shume seriozitet, angazhim dhe guxim nga gazetaret dhe editoret  per te hulumtuar dhe debatuar dukurite shqetesuese ne shoqeri. Poashtu, u kerkua me shume transparence e bashkepunim te institucioneve te Kosoves per te mundesuar informimin sa me te drejt te opinionit publik por edhe zhvillimin e nje gazetarie te mirefillte, e cila eshte me se domosdosheme per te pasqyruar realitetin e sotem ne Kosove.
 
“Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise” vie ne vazhden e debatave te mundesuara nga Fondacioni Gjerman Dridrich Ebert, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur (SHIP) dhe Klubi i Debatit, ne Decan.

Izolimi i tri fshatrave kosovare ne veri

Bistrica e Shales, njera nder tri fshatrat e izoluara

19 gusht 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, vështirësitë sociale, pasiguria dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë pjesë e përditshmërisë së banorëve të tri fshatrave shqiptare në kuadër të komunës së Leposaviqit, e cila administrohet nga strukturat paralele serbe. Ndërsa, barrikadat e vëna në Rudarë nga serbët e veriut i kanë futur në geto për kohë të pacaktuar. 


Fshatrat Bistricë e Shalës, Cerajë dhe Koshtovë shtrihen përgjatë magjistralës Mitrovicë-Leposavic, në veri të Kosovës. Në kushte normale, në të tri fshatrat e banuara me shqiptarë të cilat kufizohen me fshatra serbe, shkohet për një orë e gjysmë me një minibus të ofruar nga ministria përkatëse. Mirëpo, me vënjen e barrikadës në Rudarë dhe hapjes së një rruge alternative nga komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me qeverinë e Koëovës, rruga është zgjatur në tri orë. Kjo gjëndje vazhdon prej 25 korrikut, kur filluan përpjekjet e para të qeverisë së Kosovës për të vënë nën kontroll dy pikat kufitare Bërnjak dhë Jarinjë, në veri të Kosovës, shpjegon për Dojce Vele-n Lulzim Hetemi, përfaqësues i këtre tri fshatrave.

Lulzim Hetemi,perfaqesues i fshatrave

“Pas vënjes së barrikadës në Rudare, po udhëtojmë në drejtim të fshatrave të Shalës së Bajgorës. Prej Cerajës, Koshtovës dhe Bistricës ka një largësi deri në 35 kilometra, e cila u ndërtua duke ju falenderu kryetarit të komunës së Mitrovicës dhe qeverisë së Kosovës. Tash, prej këtu deri te Miniera e Stari Tërgut ecim në këmbë nga 5-6 orë nëpërmjet shtatë fshatrave serbe. Vështërisitë dihen…”.

Barrikadat në veri kanë bllokaur cdo pore të jetës

Bllokadat e vëna nga serbët në veri të Kosovës për më shumë se tri javë, kanë bllokuar cdo pore të jetës së banorëve të fshatrave të cilët qarkullonin nëpërmjet magjistrales Mitrovicë-Rashkë. Ndër to është edhe mungesa e qasjes në shërbime shëndetsore, thotë Mursel Mruseli nga fshati Koshtovë, i cili punon si tektnik medicional në ambulancën e cila i ka nën përkujdesje këto tri fshatra.

Serbet kane bllokuar rrugen ne Rudare
“Rruga alternative mund të jetë e kalueshme deri në rënjen e shiut të parë dhe që nga ai moment jemi të bllokuar për automjete. Kjo për një ambulancë është e pakapërcyeshme, se nëse pacienti është në gjëndje të rëndë, deri në arritjen në qëndrën emergjente në Mitrovicë, mund të vdes se si të ketë riga shiu, automabulanca nuk kalon në këtë rrugë. Mjeku s´osht tuj na ardhë prej datës 25 korrik dhe për momentin jemi në kushte shumë të vësthira”.

Banorët e tri fshatrave veriore nën përkujdesje të askujt

Meqënse fshatrat Cerajë, Koshtovë dhe Bistricë e Shalës janë në kuadër të komunës së Leposaviqit e cila udhëhiqet nga strukturat paralele serbe, banorët e tyre që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, nuk kanë ku t´i adresojnë shqetësimet e veta. Këtu mungon mbështetja e institucioneve të Kosovës, përderisa  nga komuna e Leposaviqit ata ndjehen të përjashtuar. 

Femije tek lozin ne fshatin Bistrice  
“Komuna e Leposaviqit nuk do me na pa me sy, vec pse jemi shqiptar! Atyre nuk po iu intereson për qeveri as për shtet të Kosovës e lëre për kto tri fshatra si njëqind herë e në forma të ndryshme kanë provu me i zbarz. Shqiptari i thirrur për t´u perkujdesur për ne në Zyrën për Komunitete dhe Kthim asnjëherë nuk ka shikuar interesin e përgjithshëm dhe nuk do t´ia dijë për hallet e qytetarëve. Vetëm më ndërrimin e tij ne shohim zgjidhje, përndryshe me njerëz të tillë që shohin vetëm interest përsonale s´mund ecim perpara”, thotë Driton Hetemi, arsimtar në shkollën e tri fshatrave në Bistricë, sipas të cilit për shkak të vendosjes së Zyrës së Regjistrimit Civil, Zyrës për Komunitete dhe Kthim, ambulancës dhe policisë përbrënda një objekti të vetëm, ka pengesa të vazhdueshme në procesin mësimor.

Si funksionon Zyra për Komunitete dhe Kthim e komunës së Leposaviqit?

Sipas Haki Imerit, shef i Zyrës për Komuntiete dhe Kthim në komunën e Leposaviqit, me seli në Bistricë, arsye e mungesës së iniciativave nga kjo zyrë për ngritjen e mirëqënjes së qytetarëve të këtushëm është mënyra e funksionimit të kësaj zyre, e cila praktikisht nuk është e lidhur direkt as me pushtetin lokal as nën pushtetin qendror.

Haki Imeri, Shef i ZKK-se ne Bistrice
“Me gjithë përpjekjet,  për shkak të  rrethanave, as unë nuk jam i kënaqur me punën time, sepse ne si zyrë nuk kemi kompetenca për shkak se kemi mbet jashtë sistemit logjor të Kosovës, kudnër të cilit nuk jemi të itneresuar të punojmë. Mirëpo,  këtu vlen të theksohet vendimi i 2008-tës i kryeminsitrit të Kosovës i cili nuk i njeh institucionet e dalura nga zgjedhjet serbe të dala në maj të vitit 2008. Këtu është këputur zingjiri dhe ne nuk kemi kontakte me komunën, përvec me disa drejtori, si atë të financave, të prokurimit etj. Pra, ne kemi  fonde por nuk kemi mundësi ekzekutimi dhe shfrytëzimi të ligjshëm, për shkak se komuna vë pengesa”.

Deri në shpërthimin e luftës në Kosovë me ´98-´99, në tri fshatrat në veri të Kosovës jetonin rreth 1,300 banorë. Aktualisht, jetojne vetëm 350 prej tyre. Sipas z. Imeri, pak është bërë edhe në kthimin e këtyre banorëve, pjesa dërmuese e të cilëve edhe më tej jetojnë si refugjatë përbrënda Mitrovicës apo rajonit të saj.

Pasiguria dhe mungesë përpjekjeve për kthim nxiti shpnërgulje masive

Driton Hetemi, arsmtar ne Bistrice
Përderisa, shqetësim i vazhdueshëm është është pasiguria dhe pengimi i lëvizjes së lirë. “Siguria nuk është në nivel për shkak se në tri fshatrat nuk ka polici të vazhdueshme as trupa KFOR-i, prandaj është kriju një lloj paniku, për faktin se këtu janë në mes të fshatrave serbe. Vetëm në ndërrimin e parë është një nënstacion i policisë i cili funksionon vec në ndërrimin e parë, pesë ditë prej orës 8 deri në ora 16-të. Përderisa, pasdite dhe natën banorët janë në mëshirën e askujt dhe janë organizuar vet për t´u mbrojtur nga ndonjë e papritur”, thotë z.Imeri, sipas të cilit janë drejtuar kërkesa të vazhdueshme në institucionet gjegjëse t´i kenë nën mbikëqyrje këto fshatra për të parandaluar eskalimin e situatës.

Pasiguria është arsyeja kryesore e shpërnguljes së banorëve të këtushëm, thotë Lulzim Hetemi, përfaqësues i këtyre fshatrave: “Thonë se ka siguri dhe nuk është e vërtet! E vërteta është se ne gjithmonë jemi maltretu dhe dikujt i ka konvenu që ta mbaj problemin të izoluar. Për cdo vit ka pas shpërngulje e cila vazhdon. Pardje është shpërngul një familje nga fshati Bistricë e cila me siguri nuk do që t´i vuaj fëmija siv vuan vet e i kanë vuajtur prindërit. Dhe, nëse nuk shtrihet dora e pushtetit edhe në këtë pjesë, fsahtrat do të zbrazen tërësisht”.

A ëshë ndërprerë vërtet kontrabanda nga Serbia në veri të Kosovës?

Mursel Murseli, teknik medicional
Mungesa e shtrirjes së pushtetit të Prishtinës në veri të Kosovës, për 12 vjet mundësoi lulëzimin e kontrabandës dhe të krimit. Pas vendimit të qeverisë për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, qeveria e Kosovës pohon se masat e reciporocitetit në fushën e tregtisë me Serbinë po zbatohen me perpikmëri dhe me këtë është ndaluar kontrabanda. Mirepo, deklarata të tilla vënë në dyshim banorët e këtushëm të cilët janë vrojtues të drejtpërdrejt të asaj që po ndodh në veri.
“Ndoshta qeveria e Kosovës ia ka dal të ndalojë kontrabandën në pikat kryesore të kufirit, të cilat tashmë janë zona ushtarake dhe deri me 25 shtator janë nën mbikëyrje të KFOR-it. Mirëpo, rrugët anësore prej qyteteve të Republikës së Serbisë janë tërësisht jashtë kontrollit. Vetëm në komunën e Leposaviqit janë dy-tri rrugë që nuk janë të kontrolluara as nga Policia e Kosovës as nga KFOR-i. Ndërsa, një rrugë më kryesore përmes fsahtrave Rudine dhe Rragozne në drejtim prej Novi Pazarit deri në Banjskë të komunës se Zveqanit, cdo natë ka lëvizje të pandërprera të kamionëve, kerreve e autmojeteve të ndryshme transportuese. Pra, vazhdon kontrabanda nga Serbia”, dëshmon Mursel Murseli nga fshati Koshtove.

Shpresë për ditë më të mira…

Ahmet Musa nga Koshtova shpreson
nje jete normale per pasardhesit e tij    
Përkundër të gjithave, shpresa se një dite institucionet e Kosovën do të fusin nën ombrellën e vet edhe këto fsahtra, qëndron. Ndërsa, thirrjet e banorëve vazhdojnë.

“Përfaqësuesit e Republikës së Kosovës duhet të vinë ta njohin këtë vend, ta shohin ku jemi tuj rrnu se jam i bindur se nuk e dinë ku jemi e qysh rrnojmë,se nuk kanqë qënë asnjëherë-thote Dritoni, i cili shton:  Dhe, mesazhi për ta është që t´i kthejnë sytë prej këtyre fshatrave se edhe ne nëse shpërngulemi, atje nuk po mbetet asnjë shqiptar…”.

Si jetojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës?

Lumi Iber-Ketu ndahet shteti i Kosoves
14 gusht 2011, Dojce Vele,  Tensionet e shkaktuara nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, nuk janë asgjë e re për banorët shqiptar të Lagjes së Boshnjakëve. Presionet 12-të vjecare, më se 80 për qind prej këtyre banorëve ua imponuan shitjen e pronave dhe shpërnguljen.
http://www.dw- world.de/dw/article/0,,15315406,00.html

Mërmëritje ndër dhëmbë dhe përgjegje në të ikur janë ato që mora pas cdo përpjekjeje të hedh dritë mbi përditshmërinë e banorëve të Lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Pa emra, pa fotografi e as pa prononcime, duhej kapur realitetin e kësaj pjese të Kosovës, i cili është edhe më i veshtirë se në dukje.
“Me 2001 kur serbët na hodhen granatën, kush mor masa? Shpiat po shiten…Shqiptarët po shpërngulen…S´kem cka bisedojme oj motër! Se me ia nis me t´shpjegu unë ty, ditë e natë duhet me bisedu. E cka ka prej asaj pune?„, përgjigjet pronari i një qebatoreje në këtë lagje, pa dashur t´ia dijë se heshtja jo gjithmonë është flori.
Heshtja s´është gjithmonë flori
Lagja e Boshnjakeve ne veri te Mitrovices
Lagja e Boshnjakëve në veri të Mitrovices rreth 100 metra në të djathtë të lumit Ibër, ura e të cilit lidh qyetin e Mitrovices por ndan shtëtin e Kosovës, deri në shpërthimin e luftës ishte e banuar me 10,000 shqiptarë. 12 vjet pas, struktura e kësaj lagjeje ka ndryshuar dhe të rreth 2,000 shqiptarët e mbetur, tashmë janë pakicë mes popullatës serbe të vendosur gjatë dekadës së fundit. Ky ishte edhe qëllimi i politikës së vazhdueshme të qeverisë së Serbisë, e cila nëpërmjet instrumenteve të ndryshëm të krijuar në këtë pjesë të Kosovës ia ka dal të bëj spastrimin etnik, mendon Ahmet Jashari, zëdhënës i komunës së Mitrovicës. „Presione fizike, presione psiqike, meqënse nuk ka javë që nuk ndodhin incidente në atë pjesë. Zakonisht, sulmohen shqiptarët, sulmohen të rinjtë. Andej në vazhdimësi ka hedhje granatash dore ose shkrepje me armë të tjera, në shtëpitë e banorëve shqiptar. Me këtë është kriju një gjëndje jostabile dhe një presion I vazhdueshme I cili ka detyruar banorët ose të zhvendosen nga shtëpitë ose t´i shesin ato“, thotë z.Jashari.
Dhe këtu, përdithshmëria është e rëndë. Megjithëse të ndarë me vetëm një urë nga pjesa tjetër e Kosovës, ata jetojnë si në një botë tjetër, me lëvizje të kufizuar, pa siguri dhe në gjëndje të vështirë ekonomike. “Banorët e këtushëm kryesiht jetojnë me pune krahu dhe nga ndihma sociale, e cila në masë të madhe edhe po iu ndërprehet”, thotë Florent Azemi, përfaqesues i kësaj lagjeje.
Për shqiptarët e veriut liria matane Urës se Ibrit
Por, asnjë fjalë për mungesën e sigurisë. Realiteti në të cilin jetojnë nuk guxuan  ta deklarojnë asnjeri prej tyre. Dhe kjo është logjike për dikë që jeton nën presion 12-të vjecar, pa parë as hapin më të vogël për ndryshime nga përfaqësuesit e shtetit të tyre. Përderisa liria për ta edhe më tej mbetet larg, e paprekshme edhepse aq afër, vetëm matanë Lumit Ibër…
Ne veri vozitet me targa te Serbise apo pa targa
„Jaaa, unë nuk flas se kur të dalim kah ura na bajnë…Këtu jetojmë me serb të armatosur, me njerëz të MUP-it(Ministria e Puneve të Brendshme e Serbisë), thotë njeri, duke lëshuar trupin si i rrahur.
“Jo, more s´po flas se kur po hajna dajak s´po vjen kurrkush me na pa”, ia prêt tjetri.
 “Serbët folin se I mbron Serbia, a neve s´na mbron kurrkush“, thonë të gjithë njëzëri.
Ndërsa, për nivelin e bashkëjetesës në kushtet aktuale, Florenti përgjigjet:“Ne me banorët vendës, fqinjtë serb, nuk kemi pasur raporte t´kqija. Problem gjithmonë kanë qënë ardhacakët, të cilët kanë ardhur s´di prej kah dhe janë vendosur në objektet e ndërtuara. Ne nuk i njohim ata dhe kjo për ne është shqetësuese“.
Presionet shkaktuan shpernguljen massive të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës
Sidoqoftë, presione të tilla shkaktuan shpërnguljen e mbi 80 per qind të banorëve të Lagjes së Boshnjakëve. Ndërsa, qëndrimi larg i institucioneve shtetrore një arsye më shumë, thotë Florenti.
„Shteti ynë nuk ka pas dorë ktu, prandaj popullata është demoralizuar dhe ka filluar me shitjen e pronave. Por, pavarësisht kësaj, ne kemi një të drejt fetare, morale, trashëgimore dhe si të rritur nën doktrinën e Kanunit, konsiderojmë se shitjet e pronave kanë qënë të dëmshme për neve”, shpjegon Florenti, duke pohuar se pronat iu jane shitur serbve të ardhur apo qeverisë së Serbisë, megjithese jo me shuma marramendëse sic besohet.
“Ajo dihet haptas se kujt ja kanë shit. Qeverisë së Serbisë! Është spekulu se kanë marrë shuma të mëdha, por unë mendoj se ato shuma nuk kanë qënë aq marramendëse. Te gjitha ato familje të cilat i kanë shit pronat, nuk kanë mund me e gjet veten ne pjesë të tjera”, thotë Florenti.
Serbet,blerje pronash dhe rrokaqijej-Shqiptarët, shitje pronash dhe shpërngulje
Cka (s)po ben qeveria e Kosoves per kete pjese te Kosoves?
Sipas z.Jashari, shitjes së pronave të shqiptarëve të veriut i ka paraprirë edhe politika e njëanshme ndërkombtare. „Në pjesën e veriut, pjesa më e madhe e ekzekutivit përbëhej nga UNMIK-u të cilët kanë bërë një politikë shumë të njëanshme dhe diskriminuese për shqiptarët. Këtu, si dëhsmi mund të përmend faktin se serbve ju lejohej ndërtim i objekteve shumëkatëshe në proant e shqitparëve, përderisa shqiptarëve nuk ju lejohej ndërtimi i shtëpive të djegura dhe të rrënuara nga lufta“.
Në dy vitet e fundit, komuna e Mitrovicës e përkahur nga pushteti qëndror ka ndërtuar mbi 100 shtëpi, përfshirë këtu edhe Lagjen e Boshnjakëve, Lagjen e Doktoreve dhe Kroin e Vitakut, në veri të Mitrovicës. Këtu ka familje të cilat pas dhjetë vjetësh janë kthyer në vatrat e veta. Investime janë bërë edhe në infrastrukturë rrugore, për të lehtësuar jetën e disa fshatrave tashmë në kuadër të komunës së Zvecanit si: Boletini, Zhazha dhe Kelmendi si dhe në fshatin Vidishiq, në veri të Mitrovicës.
Shqiptarët e veriut duan ndërtimin e një shoqërie demokratike
Por, zhvillimet e fundit në veri kanë rënduar edhe më shumë jetën e shqiptarëve të veriut. E përkunder të gjithave, serish vullnet për bashkëjetesë.
„Tensionet janë të vazhdueshme. Mirëpo, në asnjë mënyrë ne nuk thërrasim në urrejtje ndërnacionale dhe dhunë ndëretnike, sepse ne jemi për qetësi dhe paqe dhe do t´gjejmë mënyra për t´bashkejetu dhe për t´qënë një shoqëri demokratike dhe bashkëkohore sic është në gjithë Evropen. Ne jemi për bashkëjetesë dhe ne kem besim të KFOR-i, Policia e Kosovës dhe instituconet tona“.
Veriu i Mitrovices-Kush i kontrollon keto rruge?
Përderisa, zëdhënësi Jasahri thotë se komuna e Mitrovicës do të qëndrojë pranë banorëve të vet. „Ne vazhdimisht e vecanërisht gjatë kësaj kohe, kemi qënë dhe mbetemi me ta. Përkundër rrethnave e shoëerore ne do t´vazhdojmë t´i mbështesim në cdo moment dhe në cdo situatë, dhe ata në asnjë moment nuk duhet të ndjehen të braktisur.
Sipas statistikave, Mitrovica dikur i kishte rreth 100 mijë banorë, përfshirë edhe Zveqanin i cili tash vepron si komune më vete. Duke pasur parasysh se pjesa dërmuese e shqiptarëve të veriut janë tërhequr në jug, qoftë me blerje pronash qoftë me qira, sipas regjistrimit të fundit vetëm në këtë pjesë të qytetit numri i banorëve sillet rreth 80 mijë.

http://www.dw-world.de/dw/0,,609,00.html?id=609

E ardhmja e Evropës bëhet edhe në Kosovë – Harta e rajonit është ravijezuar

Vestervele: “Qeshtjet territoriale dhe statutore ne Ballkan jane te mbyllura per Gjermanine
11 gusht 2011, Dojce Vele, Shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle deklaroi në Prishtinë se për Gjermaninë, problemet territoriale dhe statutore në Ballkan janë mbyllur përfundimisht. Vestervele propozoi bashkëpunim në vend të konfrontimit dhe koordinim të plotë të veprimeve me vendet e BE-së.

Koha e përplasjeve të dhunshme dhe konfliktet në baza etnike në Evrope duhet të përfundojnë. Përplasje të tilla të dhunshme në Evropën e shekullit 21 nuk do të gjejnë vend dhe kur flasim për paqen në Evropë, ajo paqe do të mbrohet edhe në Kosovë. Ky është mesazhi të cilin shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervele ia solli Prishtinës, I cili ka thënë se integriteti territorial I Kosovës është I padiskutueshëm dhe kufijtë e saj nuk mund të vëhen në pikëpyetje.
Vestervelle: “Integriteti territorial I Kosovës I paprekshëm”
“Një është e qartë se integriteti territorial I Kosovës për Gjermaninë nuk është temë që diksutohet, sepse ne jemi të bindur se harta e këtij rajoni është e përfunduar dhe nuk mund të ketë kthim prapa në rrethanat e para, ku vëhen në pyetje kufijtë. Harta e Evropës Juglindore është e përfunduar dhe qështjet territoriale dhe statusore në Ballkan, nga këndvështrimi gjerman janë sqaruar përfundimisht. Këtë duhet ta pranojnë të gjitha palët dhe prandaj për ne ështëshumë e rëndësishme gjetja ë një zgjidhje të përbashkët” deklaroi diplomati gjerman, për të shtuar se është e rëndësishme që të gjitha grindjet të zgjidhen në rrugë poltike dhe diplomatike të cilat premtojnë të ardhme, delaroi diplomati gjerman.
Thaci: “Jetë normale dhe stabile edhe për 40 mijë qytetarët në veri”
Përderisa, kryminsitri I Kosovës, Hashim Thaci falenderoi Gjermanine për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë dhënë shtetit të Ksovoës në të gjitha fushat. Ndërsa, lishur me zhvillimet e fundit në veri, Thaci tha se:
„Qeveria e Republikës se Kosovës ka marrë vendime te cilat kanë munguar me heret për të krijuar një jetë të re, me normale dhe me stabile edhe për të 40 mijë qytetarët serb në veri, që vazhdonin të jenë peng të strukturave kriminale. Ne, si qeveri e Kosovës do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in, duke respektuar në plotni marrëveshjen e arritur në mes të qeverisë së Ksooves dhe KFOR-it, edhe ne procesin implementues, pra për heqjen e barrikadave, lëvizjen e lirë, krijimin e ambientit të sigurt dhe ndaljen e plotë të kontrabandës. Gjithashtu, edhe bashkëpunimi me EULEKS-in do të dëshmohet nga angazhimet e mëtutjeshme konrete”.
Bashkëpunim në vend të konfrontimit-Dhuna nuk ka vend në Evropën e  shekullit XXI
Hashim Thaci, kryminister i
Diplomati gjerman Vestervele, I cili në kuadër të turneut të tij ballkanik ndaloi edhe në Kosovë, është  politikani i parë i lartë i BE-së i cili sheh nga afër situatën pas eskalimit të konfliktit kufitar Kosovë-Serbi. Ai solli shqetesimin e Gjermanisë për zhvillimet e fundit në veri, duke propozuar bashkëpunimin në vend të konfrontimit, si bazë themelore e Evropës së sotme.
„Evropa është e ndërtuar mbi principin e bashkëpunimit dhe jo të konfrontimit. Këto janë themelet evropiane. Ky është një leksion, të cilin gjermanet e kanë nxjerr nga historia e vet dhe mbi të cilin është ndërtuar Evropa“, tha ministri Vestervelle, i cili ka inkurajuar palët që  të realizojnë marrëveshjen e arritur duke thënë se është shumë i rëndësishëm edhe procesi i dialogut të inicuar nga BE, i cili duhet të rifillojë sa më parë.
Jahjaga: Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani i rëndësisë së vecantë
Shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle paraprakisht u prit edhe nga presidentja e Kosovës Atifete Jahajaga, së cilës ia konfirmoi se Gjermania mbështet integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe proceset e saj integruese. Perderisa, presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e vecantë të bashkëpunimit me Gjermaninë, e cila mund të ndihmojë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit të Kosovës. Ndërkohë, kryediplomati gjerman Vestervele është takuar edhe me shefin e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhak, Përfaqësuesin Special të BE-së Fernando Gentilinin si dhe me ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, Khaldoun Sinno.
 
Vestervele vizitoi edhe piken kufitare ne Jarinje
 “Diskutuam rreth punës së EULEX-it pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Unë e informova ministrin për punën e përditshme me institucionet e Kosovës për një sistem të gjyqsisë i cili ndan drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë shefi i EULEX-it de Marnhac, i cili shprehu mirënjohje ndaj ministrit të jashtëm gjerman Vestervelle, për përkrahjen e dhënë EULEX-it rreth punës për forcimin e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën.  
Vestervele vizitoi edhe njeren nder te dy pikat kufitare ne veri te Kosoves

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle, nën përcjelljen e komandantit të KFOR-it, Erhard Buehler, sot ka vizituar edhe pikën kufitare në Jarinjë.

Vestervele në njërën nga dy pikat kufitare të djegur ditë më parë nga protestuesit serb, ka arritur me helikopter i cili ka ateruar në bazën e KFOR-it ‘Nothing Hill’. Për shkak të masave paraprake të sigurisë nga ana e KFOR-it, përvec gazetarëve të ardhur me ministrin gjerman Vestervelle, të tjerëvë nuk iu është lejuar futja deri në pikën kufitare dhe vizitën e kanë përcjellur nga distanca.
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15310886,00.html

Gjermania për Kosovën aleate e pazëvendësueshme

Kancelarja Merkel me trupat gjermane te KFOR-it(Foto DW)
11 gusht 2011, Dojce Vele, Roli i Republikës Federale të Gjermanisë në rimëkëmbjen e Kosovës, në formimin e shtetit dhe në njohjen ndërkombtare ka qënë thelbsor. Gjermania, e cila ka merita të vecanta edhe në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Dy ditë pas miratimit të Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me 12-të qershor 1999, me të cilën u krijua baza për një operacion ndërmjetësues të udhëhequr nga NATO-ja, 50,000 trupa paqeruajtës, kryesisht ushtarë evropian të cileve pritej t’iu bashkangjiteshin edhe 7,000 trupa amerikane, marshuan drejt Kosovës. Gjermania merrte pjesë me perqindjen më të madhe prej 2,600 ushtarësh, te cilët në kuadër të trupave të Kforit duhej të siguronin kthimin e sigurt refugjatëve nga Kosova, numri I të cilëve sillej mbi 780,000. Sipas Zyrës për Migrim dhe Refugjatë, në Nyrnbeg, 200 mijë prej tyre ishin vendosur në Republikën Federale të Gjermanisë.
Gjermania përkrah Kosovën 
Gjermania u angazhua në vazhdimësi për një zgjidhje të duhur dhe stabile edhe të statusit të Kosovës. Ndërsa, kur pas bisedimeve të gjata dhe të pasuksesshme shqitparo-serbe, Kosova në koordinim me bashkësinë ndërkomtbtare me 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, vetem 3 dite pas Kabineti Federal e pranoi shtetsine e saj, duke filluar lidhjet diplomatike me shndërrimin e Zyrës Ndërlidhëse në Ambasadë Gjermane në Prishtinë.
Themelimi i institucioneve demoraktike, strukturave shoqërore dhe shtetrore, janë fusha të tjera në të cilat dihet roli i Gjermanisë është i dukshëm. Ndërsa, duke qënë donatori më i madh pas SHBA-ve në Kosovë, Gjermania kontribuoi edhe në rindërtimin e infrastruktures dhe në zhvillimin ekonomik në Kosovë. Shuma e përgjithshme e investimeve deri me tani në Kosovë llogaritet të jetë mbi 340 milionë euro. Këtë e pat konfirmuar edhe Ministri Gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Nibel, në Prishtinë, me rastin e fillimit të punimeve në projektin e linjës interkonektive të tensionit të lartë 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, me c´rast qeveria gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim(KfË-së)ka participuar me 75.5 milion euro.
Sundimi i ligjit dhe transparenca trasojnë rrugen drejt BE-se
“Synimi i Kosovës është Bashkimi Evropian. Por, për t’u arritur kjo duhen plotësuar disa kushte sic eshte sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe transparenca. Veprimet e qeverisë në këto fusha terheqin investitorët në Kosovë. Në këtë linjë, Gjermania është e interesuar që të jetë e pranishme me investime në Kosovë, sidomos ne ndërmarrjet e mesme me anë të të cilave mund të zbutet papunësia”, pat thënë me këtë rast ministri Nieble, i cili premtoi gatishmërinë e plotë të qeverisë gjermane për të mbështetur proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kryeministri i Kosoves  Hashim Thaçi i pat thënë ministrit Nieble se: “Vizioni kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vizioni i Kosovës Evropiane dhe i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, duke shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të qeverisë dhe popullit gjerman për Kosovën si dhe për qëndrimin pranë në proceset e zhvillimit dhe të integrimit.
Berlini-Adresa e pare politike per Kosoves dhe popullin e saj

Në qershor, Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, gjatë vizitës në Berlin homologu i tij Guido Ëesterëelle ia konfirmua serish përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit është e përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni kanë një të ardhme evropiane. Ne do të përkrahim fuqishëm procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimin e Kosovës në BE. Evropa në këtë formë po a mban fjalën, se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane”, pat thënë ministri i jashtëm gjerman Ëesterëelle.

Perderisa, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pat deklaruar se adresa e parë politike në Evropë për Kosovën dhe qytetarët e saj është Berlini.

Gjermania dhe populli i saj në cdo rrethanë pranë Kosovës

“Kosova është e përkushtuar që të forcojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, pasi që Gjermania dhe populli i saj në çdo kohë, në çdo rrethanë e kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin popullin dhe shtetin e Kosovës”, pat thënë ministri Hoxhaj. Përderisa Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një takim me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Ole Shrëder, në maj, kërkoi përkrahjen e palës gjermane në procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimit evropian, prej te cilit mori premtimin se Gjermania edhe më tutje do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Edhe zhvillimet e fundit në veri përbëjnë shqetësim për qeverinë gjermane, e cila nëpërmjet një kumtese pat thënë se: “Nëpërmjet dhunës në rrugë nuk ka zgjidhje të qëndrueshme. Zgjidhja mund të gjendet vetëm brenda dialogut. Normalizimi i gjendjes në veri, në veçanti zgjidhja e çështjes së qarkullimit të mallrave, duhet të jetë temë e procesit të dialogut aktual të udhëhequr nga Bashkësia Evropiane”. Me shpërthimin e dhunës në veri dhe thirrjes së Nato-s për trupa shtesë, Gjermania iu përgjigj kesaj thirrjeje edhe me 550 trupa të tjerë, për të monituruar paqen në Kosovë. Roli i Gjermanisë u pa nga afër edhe në lidhjen e marrëveshjes për menagjimin e dy pikave kufitare në veri në mes të komandantit të KFOR-it, gjeneralit gjerman Erhard Byhler me të dyja qeveritë, ku rrebelimet e protestuesve serb sollën vdekjen e një polici të Ksoovës dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.  Përderisa, zhvillimt e fundit në veri kanë bërë që stacion i ministri të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Dr. Guido Ëesterëelle, në kuadër të turneut të tij ballknaik të jetë edhe Kosova. Ai sot do të takohet me përfaqesues vendorë dhe ndërkombtar që veprojnë në Kosovë, të cilëve sic njoftojnë qarqet diplomatike në Berlin, do t´ua përcjell mbështetjen e Gjermanisë për zgjidhjen e përkohshme në veri dhe do t’i inkurajojë palët e konfliktit për të rifilluar dialogun.

“Nese je shqiptare mos shko ne Rudare!”

Me barrikaden ne Rudare te Zvecanit bllokohet magjistralja Mitrovice-Rashke

 7 gusht 2011, Dojce Vele, Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat nisën pas vendimit të qeverisë s Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga, as pas arritjes së marrëveshjes së te dyja qverive. Përse ndodh kjo dhe çfarë duan në të vertet serbet e veriut te Kosoves?         


Lumi Iber
Ketu ndaet Kosova ne jug dhe veri 
Mesdita e fundjavës është koha e nisjes nga Prishtina për në veriun e Kosovës. Dita është me diell, i cili fshihet pas reve të dendura sa më thellë që futemi në veri. Me hyrjen në Mitrovicë fillon një shi I imtë. Lumi Ibër serish aty, si urë lidhëse e ndarëse njëkohësisht, sepse këtu është pika në të cilën Kosova tash 12-të vjet ndahet në jug dhe në veri. Djaloshi që pyes për rrugën, pas një përgjegje të shkurtër për shkaqe sigurie më humbet parasysh me bicikletën e tij. Qarkullimi I automjeteve pa targa apo me targa të Serbisë më jep të kuptoj se hyrja në Mitrovicën e veriut me targat e Kosovës, nuk ishte mencuri, ndaj kthimi prapa dhe marrja një taksie deri në Zvecan, ishte zgjidhja më e mirë. Zvecani është njëra nder tri komunat veriore të Kosovës të banuara nga komuniteti serb, ku jeton I shkëputur nga Kosova dhe funksionon me ligjet e Republikës së Serbisë. Ndërsa në Rudar, në njërin ndër 35 fshatrat e kësaj komune tasqe 14 ditë është ngrehur barrikada më e madhe e serbve të veriut, të cilët kundërshtojnë shtrirjen e e pushtetit dhe ligjeve të Kosovës edhe në veri. Taksia ndalet në radhën e makinave të protestueve e në objektin përballë panoja me mbishkrimin „Kosova është Serbi“.

Matane ketij objekti fillojne barrikadat
 
Taksisti serb: „Në barrikada janë infiltruar grupe të ndryshmë“
 
„Nëse jeni shqiptare, ju këshilloj sinqerisht të mos shkoni në Rudare. Ndonëse unë nuk kam qenë asnjëhërë te barrikadat, e di se tek protestuasit janë infiltruar grupe të ndryshme njerëzish. Ju vendosni vet! “, paralajmëron me përkujdesje taksisti serb.
 
Dobrivoje Milicevic,protestues
Barrikadat vetëm 50 metra matanë. Për të dyja anët e rrugës shkojnë e vinë burra, gra, pleq e fëmijë, për t´u grumbulluar nën tenda, nën çadra dielli apo nën hije pemësh. Parulla me përmbajtje nacionaliste dhe refuzuese ndaj institucioneve të Kosovës, janë të dukshme gjithandej. 500 metra të kësaj pjese të magjistrales Mitrovicë-Rashkë janë bllokuar me buldozer, grumbuj rëre, goma makinash e krejt në krye të barrikadës, në mes të rrugës është ngulitur një kryq metali prej 7 metrash. Në hyrje të barrikadës Dobrivoje Milicevic, një sipërmarrës privat shpjegon: „Atje të gjithë janë nga Zvecani dhe Mitrovica dhe janë të vendosur të mos lëshojnë pe. Kemi vënë lart kryqin si simbol të këmbënguljes. Thjesht, duam kthimin në gjëndjen e 25 korrikut, sepse ata s´mund të jenë zot në shtëpinë tonë. Ne respektojmë rezolutatn 12/44 të OKB-së, së cilës sigurisht fuqitë e mëdha po provojnë t´i bëjnë lak”.
 
Pjesëmarrja në protestë kusht për ruajtjen e vendpunimeve?
 
Fadil Begolli, nga Mitrovica
Protesta e serbëve të veriut që nisi më 27 korrik u përshkallëzua dhe si pasojë e dhunës gjeti vdekjen një polic i Njësisë Speciale të Kosovës, në kohën që ajo donte të merrte kontrollin ndaj dy pikave kufitare: Bërnjak dhe Jarinje, kjo e dyta tashmë e djegur nga protestuesit. Fadil Begolli, shqiptar nga Mitrovica, thotë se midis protestuasve janë përfshirë shumë elementë.
 
„Grupet kriminale kanë brënda tyre: ushtarakë, oficerë të shërbimit serkret të Serbisë të cilët rrinë me ta dhe i udhezojnë. Me një sirenë, me një alarm, të gjithë me gra e me fëmije janë të detyruar të grumbullohen. Nëse nuk marrin pjesë në protestë, kanë me u largu prej punes. D.m.th. ua kane kriju atë gjendje dhe t‘u i mashtrue, I kanë shti n´rrugë pa krye.„.
  
Rrebelim i serbve të veriut deri në akte vandale dhe vrasje. Përse?
 
Qasllav Sofronijeviq, kryetar i Rudarit
Por, me ketë nuk pajtohet kryetari I fshatit Rudarë, Qasllav Sofronjieviq, i cili radhit për Deutsche Welle-n, arsyet e rrebelimit:
„Askush këtu, as serbët as shqiptarët nuk dëshirojnë luftë. Neve na vjen keq për policin shqiptar të vrarë në anën tjetër të Kollashinit dhe sigurisht kjo nuk do duhej të ndodhte. Ne me qëndrimin në rruge duam t´I tregojme atij shtetit ilegal të Kosovës, bashkësisë ndërkombare dhe KFOR-it se komuntieti serb në veri të Kosovës nuk dëshiron të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës. Ne kemi një shtet të vetëm dhe ai është Serbia. Pra, nuk ekziston asgjë që mund të mund t´na ndryshojë mendjen, se nuk mund ta ndash fëmijën nga e ëma  për t´i thënë se më e mirë është njerka. Besoj, me këtë i thashë të gjitha!“
 
Serbia aplikon masat për qarkullimin e mallrave që nga 2008
Serbet e veriut ne barrikada
Serbia i aplikon masat për qarkullimin mallrave qysh nga viti 2008 duke mos pranuar në vend importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Ajo vazhdon të refuzojë njohjen e vulave të doganave të Kosovës duke shkaktuar një luftë tregtare, sepse njohja e tyre do të ishte një hap drejt njohjes juridike të ish-provincës së saj jugore. Kosova me  25 korrik filloi zbatimin e  masave te reciprocieteti dhe me një aksion policor vuri nën kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës, Bernjak dhe Jarinjë, të cilat për 12 vjet ishin jashtë kontrollit të Prishtinës. Kjo i nxori serbët në rrugë, shumica prej të cilëve nuk janë as të informuar sa duhet.
Flamuri serb dhe foto e Jelzinit ne barrikada
„Kemi dalë t´i ruajme foletë tona, vendpunimet, popullin tonë se nuk kemi ku të shkojmë. Paj, I ruajmë prej këtyre që duan t´na grabisin çdo gjë. Jo, nuk na kanë sulmuar por, ne nuk duam të jetojme sipas rregullave të tyre, sepse ne jemi shtetas të Serbisë dhe llogarisim se jemi ende në Serbi. Do të qendrojmë këtu derisa është nevoja, sepse ne nuk kërkojmë asgjë përtej asaj që na takon. Masa reciprociteti? Jo, unë s´di për atë“, thotë Milica Savic serbe nga Mitrovica, për të cilën s´bëhet fjale blerja e artikujve në dyqane shqiptare.
 
A ka vërtet krizë humanitare në veri të Kosovës? 
Ndihmat nga Serbia s´iu kane arritur ende


Tashme vapa e ditës ka filluar ta pllakos edhe këtë fshat rreze malit, teksa helikopteret e KFOR-it fluturojnë përmbi Kodrën e Zvecanit. Turmat nëpër tenda e qadra dielli të kujtojnë refugjatët në zonat e luftërave. Por, nga tryezat e improvizuara me bukë, fruta e pije, këtu nuk mund të flitet për ndonjë krize humanitare, megjithëse Serbia pohon se ka një të tillë. Këto nuk janë ndihmat prej 75 tonë mallëra ushqimore nga rezervat shtetrore të Serbise të hyra në Kosovë para 3 ditësh, se protestuesit thonë se ende nuk kanë ardhë, përderisa blerja e mallërave nga kompanitë e Kosovës as që vi në shprehje. Ata tash dy javë nuk po largohen nga barrikadat e vëna në rrugë, duke mos iu përgjigjur as thirrjes së përfaqeusesve të vet, Borsillav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, që të respektojnë marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e Kfor-it në mes të dyja qeverive, për menagjimin e dy pikave kufitare në veri.
 
Polici i rene ne venje te kufirit Kosove-Serbi eshte shpall “Hero i Kosoves”
 
Enver Zymberi, i vrare ne venje
 te kufirit eshte shpall Hero i Kosoves
Qasllav Sofronievic, kryetar i fshatit Rudarë shprehet i vendosur për vazhdimin e protestës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre: „Nuk do të lejojmë shtrirjen e institucioneve në veri te Kosovës. Nuk do të lejojmë doganierë në vijat admisntriatrive, sepse me rezolutën 12/44 ky nuk është kufi. Ne nuk flasim për ndonjë ndarje, por nuk do të futemi në kuadër të institucioneve shqiptare. Për ne Kosova është pjesë e Serbisë. Me thuani, çfarë është e mira që ofrojnë institucionet e Kosovës? Le ta bindë dikush këtë popull se ka diçka të mirë në të ashtuquajturin shtet dhe nese po, cila eshte ajo e mirë, në ç´fushë?“  
 
Sipas Xhavit Hajzerit nga Mitrovica: “Pikat kfuitare duhej të vëheshin nën kontroll të institucioneve të Kosovës dhe akte vandale e aq më pak vrasje, nuk duhej të ndodhnin. Në kufi duhet të jetë Policia e Kosovës, doganierët tanë sepse kjo është Kosovë. Serbia është matanë kufirit”.
 
Veriu I Kosovës I ngjashëm me Mostarin
 
Përderisa, Fadil Begolli mendon se: “Çështja e veriut nuk është problem midis serbve dhe shqiptarëve, por është problem ndërkombëtar. Shkurt të them, kjo gjëndje është si në Mostar e cila si e tillë ka dominuar për nëntë vjet. Po të duan ndërkombëtarët dhe këtu si atje e rregullojnë për dy ore“.
  
Veriu i Mitrovices
Kosova në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare shpalli pavarësine nga Republika e Serbisë me 17 shkurt 2008, të cilën e kanë njohur 76 shtete të botës. Veriu i Kosovës për 12 vjet ishte jashtë kontrollit të Prishtinës, gjëndje e cila krijoi terren për lulëzimin e kontrabandës dhe të krimit. Bazuar në një marrëveshje të qeverive të Ksoovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga KFOR-I, menaxhimi i përkohshëm i dy pikave kufitare në veri do të bëhet nga policia e Kosovës dhe KFOR-i. Kjo marrëveshje nuk pranohet nga serbët e veriut dhe as nga dy partitë më të mëdha opozitare të Kosovës, AAK dhe Vetvendosje, të cilat e konsiderojnë këtë hap si zbrapsje të qeverisë nga vendimet dhe premtimet e veta. E, nëse banorët e Rudares do të heqin dorë prej barrikadës së tyre, kjo pritet të mësohet pas takimit të shpallur për të martën ( 09.08.2011) mes kryetarëve të komunave, që veprojnë si struktura paralele në veri te Kosovës.


Artikulli gjendet poashtu ne linqet e bashkangjitur:
Deutsche Welle-Albanisch:http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15301537,00.html
Deutsche Welle-English: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15303071,00.html

Serbet e veriut e refuzojne marreveshjen per kapercimin e krizes ne veri te Kosoves

 

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci

6 gusht 2011, Dojce Vele, Nje vazhde takimesh ndërmjet KFOR-it, përfaqësuesve të qeverisë së Serbisë dhe krerëve të Qeverisë së Kosovës i paraprinë arritjes së marrëveshjes për menagjimin e dy pikave doganore në kufirin verior të Kosovës e cila përputhet me marrëveshjen e se mërkurës e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe kryenegociatorit serb Borisllav Stefanoviq. Por,serbet e Kosoves e kundershtojne ate.


Një marrëveshje e tillë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler me c´rast ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së, Fernando Gjentilini dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, ka qënë e domosdoshme, mendon komandanti i Kfori-t, Erhard Byhler, i cili vlereson se në veri të Kosovës nuk ka krizë humanitare.

Detajet e marrëveshjes nuk dua t´

i diskutoj. Dhe, nuk besoj se ka krizë humanitare në veri. Aktualisht, ne veri portat janë të mbyllura për shkaqe sigurie. Unë respektoj cfarëdo vendimi të qeverisë dhe nuk i takon KFOR-it t´i vërë ndonjë embargo, e cila ndërkohë nuk është e nevojshme meqënse portat janë të mbyllura„

Marrëveshja në përputhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës

Sipas marrëveshjes me KFOR-in, për zhbllokimin e situatës në pikat kufitare 1 dhe 31 sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të shtatorit; kalimi i veturave, kamionëve me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionëve me ndihma humanitar

e pas identifikimit të kontrollit për armë; largimi i bllokadave rrugore si dhe rivendosja e lirisë së qarkullimit. Marreveshja për veriun me mundesi vazhdimi edhe pas mesit te shtatorit, përfshin brënda vetes edhe të dhjetë pikat e qeverisë së Kosoves, sic janë; hapja e bllokadave të rrugëve; mirëmbajtja e gjëndjes së tanishme në porta; portat në përgjegjësinë e KFOR-it të cilat për shkaqe sigurie do te mbeten të mbyllura dhe zona të kufizuara ushtarake; pas një vlerësimi nga një organ i pavarur ndërkombëtar se ekziston nevoja për ndihma humanitare, në pika të caktuara kufitare lejohet hyrja e ndihmave humanitare deri në 3.5 tonë; lejimi i mallërave për Kishën Ortodokse Serbe; kontrollimi i cdo personi dhe makine për armatim; identifikimi i cdo personi; kontrolli i trenit Beograd-Mitrovicë nga EULEX dhe Policia e Kosovës i ndihmuar nga KFOR-i si dhe KFOR-i do të kryej operacionet e kontrollit në vendkalimet e paautorizuara kufitare për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Secila palë pjesën e vet të përgjegjësisë

 Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës kanë thënë se pikat e diskutuara dhe të pranuara nga palët ndërkombëtare janë në përputhje të plotë me vendimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat përfshinë masën e reciprocitetit me Serbinë

Qasllav Sofronjievic, kryetar i fshatit Rudarw

 dhe vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës. Ndërsam sipas zëvnedëskryeministries së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, palët do të mbikëqyrin zbatimin e këtij plani dhe secila palë e ka pjesën e vet të përgjegjësisë.

“Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë funksionalitetin e plotë të pikave doganore. Qështja e stabilitetit dhe paqes nënkuptohet së është mandat i KFOR-it. Përderisa, për rendin e ligjin janë bashkë Plicia e Kosovës, EULEKS-i dhe qeveria e Kosovës me pjesën e vet”, ka thënë Kusari-Lila.
Takimi i nisur pasditën e së premtes ndërmjet përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq dhe kryetarëve të komunave paralele në veri të Kosovës, ka përfunduar mbrëmë vonë(05.08). Pa deklarata për media,
 Borisllav Stefanoviq, shef i ekipit negociator serb dhe Goran Bogdanovic, ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë kërkuar nga serbët në Rudarë të Zveçanit, në Zubin Potok dhe Leoposavic largimin nga barrikadat dhe respektimin e marrëveshjes se arritur. Por, përfundimin e krizës në veriun e Kosovës e vë në pikëpyetje mëdyshja e serbve në Rudare te Zveqanit per te zhbllokuar rrugen, te pakten deri te shtunen(06.08) kur strukturat paralele serbe pritet qe të deklarohen nëse do të pranojnë apo do te kdunershtojne marrëveshjen e arritur.
A ka përfunduar vërtët kriza në veri të Kosovës?
Casllav Sofronieviq, kryetar i fshatit Rudare të Zvecanit, në të cilin tash 13 ditë është ngrehur barrikada më e madhe, tha për Dojce Vele-n se:

„Populli është i vendosur të qëndrojë në barrikada derisa të mos përmbushet kërkesa jonë, që cdo gjë të kthehet në gjendjen e para 25 korikut. Me dhunë mund t´na largojnë dhe le të urdherojnë, nëse këtë duan ta bëjnë mbi popullin duarthtate. Mua më vjen keq për policin e vrarë i cili sigurisht ka pasur edhe fëmijë dhe kjo nuk do duhej të ndodhte. Por, këtu sic po e shihni edhe vet, kemi nje bllokadë me burra, gra, pleq dhe fëmijë, janë populli i këtushëm të cilët në mënyrë paqsore dëshirojnë dhe kërkojnë që të jetojnë në shtetin e Serbisë”.
Të ejten, baza amerikane e Kforit Bondstill me anë të një komunikate njoftoi se komandantit të Grupit Shumëkombësh -Lindje, kolonelit Majkëll Shvarc i ishte bërë me die nga protestuesi se brënda këtyre grupeve kishte njerëz që rrinin përkundër vullnetit të tyre. Nga një turme e tillë u shprepën edhe plumbat që morën jetën e një policë dhe lënduan dhjetëra të tjerë.  Ndërsa, pikëpyetjen nëse Serbia vertet i do serbët e Kosovës apo i shfrytëzon ata për qëllimet e veta, këtë anë të medaljes serbët e këtushëm nuk duan ta shohin as s´mund ta pranojnë. Dhe, prandaj z.Sofronievic thotë i bindur plotsisht se: “Nëna nuk braktis foshnjën e vet”.
Hapi tjetër-rikthimi në tryezën e bisedimeve?
Ndërkohë, Presidenca e Kosovës përshëndet marrëveshjen e arritur lidhur me kufijtë verior të Kosovës.
Kryq i ngulitur ne mes te magjistrales nga serbet

“Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, e ndërmjetësuar dhe e miratuar nga KFOR-i, është një lajm i mirë për qytetarët e të dyja vendeve dhe një veprim i arsyeshëm i cili zhbllokon gjëndjen e krijuar në tri komunat veriore të Kosovës dhe në pikat kufitare 1 dhe 31. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave të reciprocitetit në këmbimin e mallrave me Serbinë dhe në urdhrin e Kryeministrit të Kosovës për të dërguar një Njësi të Policisë Speciale të Kosovës për t’u mundësuar doganave të Kosovës zbatimin e masës së doganimit dhe të kontrollit të mallrave që hyjnë në territorin e Kosoves  ishte një veprim i drejtë e i koordinuar dhe si i tillë legal dhe legjitim për shtetin sovran të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për media lëshuar nga Zyra e Presidencës së Kosovës, e cila mbështet hapin tjetër për kthimin e të dyja palëve në tavolinën e bisedimeve që me ndërmjetësimin e BE-së të gjejnë një zgjidhje themelore të konfliktit. Sepse, sic thuhet në komunikatë agjenda në Bruksel, që palët dialogojnë me ndërmjetësimin e BE –së, është alternativa e vetme deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane me një të ardhme te përbashkët në integrimet euroatlantike; një rrugë të cilën mund ta kalojnë me sukses vetëm duke bashkëpunuar, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke i zgjidhur të gjitha çështjet dhe problemet praktike në modelin e standardeve evropiane.

Marrwveshje për heqje bllokadash në veri-Qeveria e Kosovës kundër

Në foto Stefanoviqi dhe Bühleri

4 gusht 2011, Dojce Vele, Është arritur marrëveshja në mes të komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Buehhler dhe dy zyrtarëve të qeverisë serbe Borisllav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, për zhbllokimin e rrugëve në veri të Kosoves. Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar draftmarrëveshjen si të papranueshme.

Tensionet në veri të Kosovës vazhduan nëntë ditë me radhë, përderisa mëngjesin e së mërkurës magjistralja Mitrovice-Rashkë, pikërisht në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, u gdhi me një kryq shtatë metërsh. Kryqi i vu nga serbët lokal, sipas të cilëve atë do ta shenjtëronte peshkopi i Rashkës dhe i Prizrenit, Teodosije; një lajm ky të cilin e demantoi Kisha Ortodokse serbe në Kosovë. Përderisa, igumani i Manasitirt të Decanit Sava Janjiq, tha për Dojce Vele-n se „Kryqi është vënë pa bekimin e kishës dhe peshkopi Teodosije nuk ka asnjë lidhje me vënjen e kryqit e aq më pak të shenjtërimit të tij“.

Draftmarreveshje e KFOR-it me perfaqësuesit serb


Largimi i protestuesve serb nga barrikada në Rudarë ishte parakusht për takimin e të mërkurës mbrëma në mes të komandantit të KFOR-it Erhard Byhler me shefin e ekipit negociator për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviq, i cili ka kërkuar nga protestuesit që të mundësojnë kalimin e lirë të ushtarëve të KFOR-it.  


„Gjatë ketij takimi të mbajtur në orët e vona të së mërkurës, gjenerali Erhard Buehler dhe të dy zyrtarët e lartë serb, Stefanoviq dhe Bogdanoviq, kanë arritur një marrëveshje në të cilën parashihet që në pikat kufitare 1 në Jarinjë dhe 31 në Bernjak, sistemi i tanishëm i kontrollit të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të shtatorit; që veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, të kalojnë pas identifikimit dhe kontrollit për armë, si dhe te behet largimi i bllokadave rrugore dhe rivendosja e lirisë së qarkullimit“, bëhet e ditur në komunikatën e KFOR-it, sipas së cilës për bisedimet, komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira dhe Stefanoviq dhe Bogdanoviq do ta koordinojnë marrëveshjen me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe autoritetet tjera të involvuara nga pala serbe.


Draftmarrëveshja e papranueshme për qeverinë e Kosovës

Pak kohë pas publikimit, draftmarrëveshjes e arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borko Stefanoviq, e përmbledhur në tri pika, qeveria e Kosovës e ka vlerësuar si të papranueshme.



”Qeveria e Republikës së Kosovës duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur e autonom në vendimmarrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por, për Kosovën nuk do të ketë kthim në gjëndjen e para 25 korrikut dhe Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë”, thuhet në komunikatën e qeverisë e cila vie si kundërpërgjegje ndaj marrëveshjes së KFOR-it me përfaqëuësit serb.
KFOR:Serbet mbahen ne barrikada perkunder vullnetit te tyre
Dje pasdite, nga baza amerikane e KFOR-it në Bondstill, është lëshuar një komunikatë tjetër me përmbajtje të pazakontë.   
“Serbët lokalë në barrikadat e vendosura në veri po mbahen përkunder vullnetit të tyre nga paramilitarë dhe udhëheqës lokalë të krimit. Disa prej protestuesve bëjnë me dije se ata merrnin pjesë në këtë bllokadë përkundër vullnetit, të detyruar nga struktura të caktuara paralele radikale dhe udhëheqës lokalë të krimit të organizuar. Burra, gra, fëmijë dhe një prift ortodoks serb ishin pozicionuar para bllokadës së rrugës”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë, me anë të së cilës opinioni publik njoftohej se komandantit të Grupit Shumëkombësh -Lindje, kolonelit Majkell Shvarc i është bërë me die ky fakt gjatë bisedës me protestues në vendin e ngjarjes.
Thaci ben përgjegjës Stefanovicin dhe Bogdanovicin për gjëndjen në veri

Qeveria e Kosovës i mban si përgjegjes direkt të tensioneve në veri të dy përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë dhe sipas tij „Borisllav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic janë të vetmit zyrtarë në Evropë të cilët në mënyrë klandestine rrinë në Kosove për të motivuar serbët për aktivitete të jashtëligjshme“.


Prekja e kufijve të Kosovës don të thotë ndryshim I kufijve të rajonit

Thaci:Secili vend ne rajon ka nje problem te quajtur Mitrovice
3 gusht 2011, Dojce Vele, Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi I ka thanë ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedime me Serbinë Robert Kuper se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës është detyrim kushtetues, ligjor dhe kërkesë e popullit të Kosovës.

Kryeminstri I Kosovës Hashim Thaci në mbledhjen urgjente të qeverisë muzgun e së martës ka thene se ne takimin me z.Robert Kuper, përsëri është prezantuar qartë qëndrimi i Prishtinës për dialogun me Serbinë.

 “Për Prishtinën janë shumë të qarta viat e kuqe për dialog, respektimi I plotë I kushtetutës dhe rezolutave të Kuvendit të Kosovës, respektimi I plotë I sovranitetit dhe integritetit territorial dhe rregullimit të brendshëm nuk mund të jetë në asnjë rrethanë pjesë e ndonjë dialogu. Rregullimi I brendshëm i Kosovës është I përcaktuar qartë me kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe Dokumentin e Presidentit Ahtisari“, ka thënë kryeministri Thaci, sipas të cilit prekja e kufijve në Ballkan don të thotë ndryshim I përgjithshëm I hartës së rajonit.
Cdo shtet në rajon e ka nga një problem të quajtur Mitrovicë
“Prekja e kufijve të Kosovës edhe për shtetin e Kosovës definitivisht nënkupton prekjen e kufijve në gjithë rajonin. E rajoni yne dhe cdo shtet brënda tij e ka nga një problem që quhet Mitrovicë“.
Ndërkohë, Zyra e Kfor-it për Komunikim me Publikun ka bërë të ditur se mbrëmë, afër kampit të KFOR-it në fshatin Sllatinë të Leposaviqit, komandanti I KFOR-it gjenerali Erhard Byhler ka pasur një takim të shkurtër përfaqësuesit e qeverisë serbe, Borislav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq.
Edhe 550 trupa të Bundesverit në Kosovë   
Gjenerali Erhard Bühler duke biseduar me Borislav Stefanoviqin “Shkëmbimi i shurtër dhe joformal i pikëpamjeve të komandantit Byhler me të dërguarin e posaçëm Borislav Stefanovic dhe Ministrin Goran Bogdanovic afër kampit të KFOR-it u kushtezua me largimin e protestuesve nga rruga, të cilët me kërkesën e zyrtarëve serb liruan rrugën”, thuhet në këtë komunikatë, në të cilën bëhet e ditur se pas këtij „shkembimi joformal“mund të ketë edhe një takim tjetër.
Pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës si dhe eskalimit të situatës, Republika Federale e Gjermanise, si përgjigje të kërkesës së NATO-s do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monitoruar paqen në Kosovë.