Kosova të dënojë sistematikisht trafikantët e qenieve njerëzore

Policia e Kosoves gjate nje operacioni kunder trafikim

4 korrik 2011, Dojce Vele, Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në të cilin vlerësohen përpjekjet e qeverive të 180 vendeve për luftimin e kësaj forme të krimit, Kosova është radhitur në kategorinë e dytë.

Martesa të rrejshme, premtim për punësim dhe kushte më të mira për jetë, janë grackat kryesore në të cilat femrat binë viktimat të trafikimit. Ndërsa forma e nënshtrimit të viktimës varet nga trafikantët, thotë për Dojce Vele-n kapiten Arben Paqarrizi, drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës.
„Mashtrimet vinë për shkak të nivelit të ulët të edukimit. Mirëpo, viktimë e trafikimit mund të jetë edhe një person i edukuar dhe i emancipuar për arsye se I premtohet punësim, martesë apo bashkëjetësë e mandej me anë të kërcënimeve, shantazhit e formave të tjera, detyrohen të ofrojnë shërbime seksuale, të bëjë punë të detyruar ose të mbahet në kushte të robërisë dhe skklavërisë. D.m.th, varet nga trafikanti se në cilën formë të trafikimit e nënshtron viktimën“.
Operacione dhe arrestime të shumta për trafikim me qenie njerëzore
Policia e Kosovës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti raporton 25 operacione policore të cilat rezultojnë me 71 persona të arrestuar dhe tërheqje të 19 viktimave të trafikimit.
Kapiten Arben Paqarrizi

“Për veprën trafikim me njerëz janë 48 persona: 4 për mundësim të prostitucionit, 17-të për marrje me prostitucion de 3 persona për vendosje të skllavërisë. Në gjashtëmujorin e vitit 2011, janë gjithsejt 19-të viktima të identifikuara: 16-të viktima janë kosovare, 2 janë serbe dhe 1 shqiptar e Shqipërisë. Fatmirësisht, nuk ka asnjë rast ku viktimat gjatë fazës sistematike të shfrytëzimitt aknë vdekur, edhepse kemi raste kur viktimat kanë nevoje për trajtim shëndetsor”, thotë kapiten Paqarrizi, sipas të cilit viktimat me rrezikshmëri të lartë strehohen në Qendrën Shtetrore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, ndërsa viktimat të cilat nuk pranohen nga familje barten për trajtim të mëtutjeshëm në të 7 qendrat e OJQ-ve me të cilat ka bashkëpunim Policia e Kosovës.

Një rol të vecantë në luftën kundër trafikimit kanë edhe organizzatat nderkombtare. Komisioni Evropian në shkurt të këtij viti ka lancuar një projekt i cili mbështet luftimin e trafikimit dhe viktimat e kësaj forme të krimit. Përderisa Organizata Ndërkombtare për Migrim, që nga viti 2000 është e kyçur në të gjitha aktivitetet e ndërmarra në sferën e luftës kundër trafikimit dhe me anë të programeve të ndershme nëpërmjet OJQ-ve partnere ka arritur të ndihmojë qindra viktima nga Kosova dhe shtetet e Evropës Juglindore. Programi “Fuqizimi dhe mbrojtja e viktimave te trafikimit”është projekti aktual I IOM-it I cili implementohet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve „Liria“, në Gjilan, nëpër dyert e së cilës kanë kaluar dhjetëra viktima.
Mashtrimet, mënyrat më të shpeshta trafikimit të femrës në Kosovë
Drejtoresha Bunjaku gjate punes

„32 raste kanë pasur indikacione të trafikimit, prej të cilave 11-të raste kanë qënë viktima të trafikimit. Mashtrime për punë, martesa të rrejshme, kushte më të mira jetsore janë indikatorët më të shpeshtë. Për momentin i kemi 3 viktima të trafikimit për të cilat ofrojmë strehim, akomodim, edukim, perkujdesje shëndetsore, tretmane psikologjike, trajnime si dhe ndërmjetesim në shkollat joformale apo vazhdimi I tyre, se zakonisht viktimat  trafikimit janë të moshës së re”, thotë Nazife Jonuzi, drejtoreshë e kësaj qendre.

Sipas Policisë së Kosovës, prej vitit 2001 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, në Kosovë janë identifikuar 630 viktima të trafikimit, 181 prej të cilave nga Kosova, 64 prej tyre nga Shqipëria, 208 nga Moldavia, 46 nga Ukraina, 74 nga Rumania, 25 nga Bullgaria, 4 nga Rusia, 14 nga Serbia, 1 nga Maqedonia, 1 nga Polonia dhe 12-të tjera, të cilat janë trajtuar në formën adekuate. Mirëpo, për shkak të mungesës së vetëdijes, shoqëria në Kosovë edhe më tej është e prirur të diskriminojë viktimat e trafikimit dhe familjet ende luftojnë për t´i pranuar personat e trafikuar. Dhe, kjo mund të coje në ritrafikimin e viktimës, thotë drejtoresha Jonuzi.
„Refuzimi i familjeve dhe mungesa e një rrjeti të fortë shoqërore mund të qojnë ato në ritrafikim. Është shumë për rëndësishme të punohët me familjet e personave të trafikuar, për t´u arritur ndërgjegjësimi për përjetimet e viktimave të trafikimit dhe si mund t´mbështesin familjet e tyre dhe komuniteti mund t´i mbështesin ato“.
Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Shenaj Berisha, menagjere e mbrojtesve te viktimave

Ndërsa, radhitja e Kosovës në kategorinë e dytë krahas disa shteteve demokratike në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan në të cilin vlerësohen përpjekjet për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, është sukses për një shtet të sapoformuar sic ështëe Kosova, mendon Shenaj Berisha, menagjere e mbrojtësve të viktimave në kuadër të Departamentit për Qasje në Drejtësi në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës.

„Një shtet i cili sapo është formuar të radhitet në nivelin e dytë në raportin e SHBA-ve don të thotë se është bërë një punë e mirë në luftimin e dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore“, thote z.Berisha, sipas së cilës Kosova ka mekanizma të mjaftueshem ligjor, institucional dhe operacional për luftimin e kësaj forme të krimit të organizuar.
„Të gjitha dokumentet legjislative në Kosovë janë hartuar në përputhje me dokumentet ndërkombtare dhe në bazë të infrastrukturës ligjore në fuqi, dënimet për kryesit e kësaj vepre parashihen prej 2 deri në 20 vjet burgim. Kosova është i vetmi shtet i rajonit e cila ka Strehimore Shtetrore për Viktimat e Trafikimit, ndërsa mbrojtësit e viktimave në Kosovë, punojnë në sistem amerikan, që don të thotë: ata janë në shërbim të viktimave, 24 orë në 7 ditë të javës“, thotë z.Berisha.
Për dhjetë vjet zvogëlim i dukshëm i viktimave të trafikimit
Tregues i qartë i shtimit të angazhimit të institucioneve të Kosoves dhe avancimit të formave të zbulimit të kësaj forme të krimit, është rënja në 19-të e numrit të viktimave të trafikimit në gjashtëmujorin e vitit 2011 krahasuar me shifren 172 të viktimave të identifikuara në vitin 2001. Ndërsa, raporti i DASH-së nxjerr në pah edhe angazhimin e Policisë së Kosovës si dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e sektorit të policisë kundër trafikimit. Kjo e bën shumë optimiste Policinë e Kosovës, e cila po punon intenzivisht në ngritjen e kapaciteteve, thotë kapiten Arben Paqarrizi:
Per 6 muaj,25 operacione te Policise se Kosoves

 

„Policia e Kosovës ka kapacitet dhe është duke I ngritur kapacitetet. Këtë e dëshmon avancimi i sektorit për hetimin e trafikimit në drejtori dhe përpjekjet për plotësimin e pozitave të lira, sidomos në gjashtë njësitë tona rajonale. Raporti i  State Departamentit në lidhje me këtë qështje vë në pah pikërisht angazhimin e policisë në qështjen e hetimit, të identifikimit te viktimave  dhe aksionet policore në luftimin e kësaj dukurie“.
Më shumë punë në vetdijësimin e qytetarëve nga rreziku i trafikimit
Mirëpo, në raport thuhet poashtu se Kosova është burim, destinacion dhe shpeshherë edhe vend tranzit për gratë që trafikohen për shërbime seksuale dhe fëmijët që trafikohen për t´u bërë lypsarë. Pjesa më e madhe e viktimave të huaja të cilat detyrohen të merren me prostitucion janë vajza të reja nga Evropa lindore, femrat nga Kosova shfrytëzohen për prostitucion brënda dhe jashtë Kosovës, ndërsa trafikimi i brendshëm i serbve të Kosovës ndodh në veriun e vendit. Shqyrtimi i lëndëve të trafikimit ka marrë kohë, numri i dënimeve është zvogëluar dhe megjithëse ka pasur ndjekje penale të zyrtarëve publik për bashkëpunim në trafikim, nuk ka pasur dënime. DASH sugjeron institucionet e Kosovës për ndjekje penale dhe dënime sistematike të personave që bëjnë trafikimin e femrave dhe të fëmijeve, më shumë efikasitet në identifikimin e vikitmave si dhe intensifikim të fushatave për vetdijësimin e qytetarëve mbi rreziqet e trafikimit.

Leave A Comment

Your email address will not be published.