Date Archives July 2011

Komuniteti malezez pret përfshirjen në Kushtetutën e Kosovës

Parlamenti i Kosoves(Foto DW)
31 korrik 2011, Dojce Vele, Kushtetuta e Republikës së Kosovës në listën e komuniteteve pakicë nuk e ka përfshirë komunitetin malazez. Institucionet e Kosovës premtojnë se përmirësimi i këtij „lëshimi teknik“ është vetëm çështje kohe.


Kushtetua e Republikës së Kosovës është e hartuar sipas standardeve më të larta. Ajo mbron fuqishëm të drejtat e komuniteteve pakicë dhe garanton lirinë e plotë dhe pozitën e barabartë të secilit. Por, komuniteti malazez megjithatë nuk përfshihet në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, vë në pah Sllobodan Vujiciq, kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës. „Ne kemi vendin e duhur në shoqërinë e Kosovës dhe populli është me popullin malazez. Por, për fat të keq ne edhe më tej mbesim jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës“.

Përse nuk është përfshirë komuniteti malazez në Kushtetutën e Kosovës?

Sllobodan Vujiqiq

Sipas Vujiciq, komunitetit malazez në Kosovë është keqpërdorur për shkaqe politike dhe mospërfshirja e tyre në kushtetutë vjen si pasojë e të ashtuquajturit  „Unioni Serbi-Mal i  Zi“. „Malazezët nuk figurojnë si komunitet i Republikës së Kosovës sepse komuniteti serb e ka shfrytëzuar kohën e bashkimit të Serbise me Malin e Zi dhe malazezët i kanë njehsuar si serbë.Unë me shoqatën time për herë të parë kemi nisur zgjidhjen e çështjes së komunitetit malazez në Kosovë për përfshirjen e saj në Kushtetutë“, thotë Vujiciq për Deutsche Welle-n.

Dhe kjo zgjidhje nuk është larg, siguron komunitetin malazez Mehmet Hajrizi, këshilltar i lartë dhe shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit të Kosovës.

„Mospërfshirja e komunitetit malazez në Kushtetutë është më tepër një lëshim i natyrës teknike. Mirëpo, vullneti tek institucionet e Kosovës për korrigjim ka ekzistuar përherë. Tani, me fillimin e procedurave për ndryshimet në kushtetutë është rasti më i mirë për ta përmirësuar këtë lëshim të bërë ndaj komunitetit malazez“.

Mehmet Hajrizi

Hajrizi:”Komuniteti malazez dhe ai kroat së shpejti në Kushtetutën e Kosovës” 

Krahas komuniteti malazez, Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t´i shtohet edhe komuniteti kroat, thotë Hajrizi. „Një komunitet i vogël ky në Kosovë, por do të njihet si komunitet pakicë. Po ashtu do të bëhen ndryshime edhe në ligjin për komunitetin pakicë. Kështu që është vetëm çështje kohe dhe procedurash që të dyja komunitetet t´I bashkangjiten Kushtetutës dhe Ligjit”.

Dhe, komuniteti malezez beson në premtimet që vijnë nga institucionet e Kosovës, thotë Vujicic: „Kemi premtime se deri në fund të vitit malazezët do të përfshihen në Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe si të gjitha pakicat e tjera në Kosovë, do të kemi vendet e rezervuara në parlament. Pas kësaj, ne sigurisht do të pasojmë rrugën e Radovan Zogovicit dhe të gjithë paraardhësve tanë të medhenj, të cilët mbrojtën popullin shqiptar atëherë kur nuk e mbrojti askush dhe dhanë shembullin më të mirë të ndërtimit të shoqërisë së Kosovës“.

Mijëra malazezë edhe më tej jetojnë të zhvendosur

Që nga lufta në vitet ´98-´99 mijëra malazezë vazhdojnë të jetojnë  të zhvendosur brenda Kosovës dhe në shtetet e rajonit. Vetëm në komunën e Deçanit, prej 700 personave të zhvendosur, 80 për qind prej tyre janë malazezë. Por komuniteti gjatë luftës u radhit në krah të forcave serbe dhe kjo mbetet sfidë për kthimin e tyre në vatrat e veta. Qytetarët dëshmojnë edhe për involvimin e tyre në disa krime. Ndër ta është edhe Shkëlzen Shabanhaxhaj nga fshati Lloqan: „Në Lloqan deri në vitin ´98-´99 kanë qënë 11-të familje malezeze, ndërsa kthimi nga fshati iu ëhtë pranuar vetëm dy prej tyre. Unë s´mund të flas për biografinë e secilit, por çdo njëri e di mirë si është pozicionuar dhe çfarë ka bërë ndaj fshatarëve të vet. Këtu janë disa plaka rreth 100 vjeç të cilat kanë hasur gjatë luftës me serbët e fshatit që i kanë njohur”, thotë Shabanhaxhaj.  „Vallahi, keq kanë ba boll. Nuk është mirë me u kthye…Po vallahi! Nuk e kanë ba venin me u kthy!”, mendon kjo e moshuar 80 vjeçare.

Malazezët e Kosovës kritikojnë serbët për ngecjen e procesit të kthimit

Ndertesa e Parlamentit te Kosoves

Ilija Danilovic, malazez nga Deçani, i cili prej vitit 1999 jeton i zhvendosur në Mal të Zi bën thirrje që borxhet e të tjerëve të mos i paguajnë të pafajshmit.“Sa më përket mua, unë s´i kam borxh njeriut dhe do të luftoj me të gjitha mjetet ligjore që t´më lirohet prona e uzurpuar. Do të përpiqem po ashtu, që të përmirësoj marrëdhëniet tona ndëretnike, nëse kjo është e mundur”, thotë Danillovic.


Sllobodan Vujicic, Kryetari Shoqatës së malazezve  të Kosovës thotë se për kthimin e të zhvendosurve është i domosdoshëm angazhimi maksimal i të dyja shteteve, Kosovës dhe Malt të Zi. „Po punojmë shumë në këtë drejtim. Mirëpo, ka persona të caktuar nga komunitetei serb nëpër komuna që në vend të përpjekjeve po e minojnë kthimin. Unë mendoj se duhet të ketë më shumë vullnet tek shumica shqiptare e veçanërsht tek institucionet qendrore. Po ashtu duhet të ekzistojë gatishmeria edhe nga ana e shtetit të Mali të Zi, që të  mos jetë vetëm një vëzhgues pasiv, por së bashku me Kosovën të punojë për kthimin e të  zhvendosurve”.

Harta Malit te Zi me vendet fqinje
(foto DW)

Dita e Pavarësisë së Malit të Zi u kremtua edhe në Kosovë


Sido që të jetë, komuniteti malazez në Kosovë, pozita e të cilit nuk dallon aspak nga ajo e pjesës tjetër të popullatës në Kosovë, sivjet kremtoi Diten e Pavarësisë së Malit të Zi, e cila u karakterizua me aktivitete të shumta dhe me pjesëmarrës të të gjitha profileve nga Kosova dhe Mali I Zi.


Me përfshirjen e komunitetit malazez dhe kroat në Kushtetutë, mozaiku i komuniteteve të Republikës së Kosovës do të rritet në tetë komunitete të ndryshme, të cilave u garantohen në mënyrë të barabartë të drejtat dhe liria.

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezoluten per Ruajtjen e Sovranitetit

 

Godina e Parlamentit te Kosoves
28 korrik 2011, Dojce Vele,  Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë. KFOR-i ka bërë të ditur se po mban nën kontroll dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Pas sulmit të natës së kaluar në piken doganore në Jarinjë, në veri të Kosovës kur nga një grup protestuesish u dogj dhe u rrënua pika kufitare në Jarinje, forcat e KFOR-it jane vendosur në të dy pikat doganore në brezin kufitar Kosovë-Serbi. Kolonel Ralph Adametz nga Zyra per Informim e KFOR-it në Prishtinë thotë për Dojce Vele- se: „Mbrëmjen e kaluar janë marrë nën kontroll dy pika kufitare nga e trupat e KFOR-it. Është fjala për të ashtuquajturën Porta 1, e cila gjendet krejt në veri si dhe pika 31, e cila gjendet në veri perëndim. Porta 1 u sulmua nga një largësi e dukshme me koktel molotovi dhe u dogj. Forcat e KFOR-it morën situatën nën kontroll dhe prej atëherë trupat tanë mbeten të vendosura në të dyja pikat kufitare“.
KFOR-i do të mbrojë dhe garantojë me cdo mjet lirinë e qytetarëve të Kosovës
Megjithese, koloneli Adametz, situaten ne veri e pershkruan si te qete ai paralajmeron rrezikun e mundshem. “Siutata eshte sikur nje shkendije prane fuqise se barutit e cila per momentin nuk ec tutje dhe ne po bejme perpjekje ta ndalojme marshin e saj. Shpresojme se te gjitha partite politike arrine ta ruajne qetesine aq sa te ulen te flasin me njeri tjetrin, ne menyre qe situata te mos eskaloje“, thote per Dojce velen  kolonel Adametz, i cili perserit se Kfori nuk do te torleoje asnje forme dhune ne asnje pjese te Kosoves. 
 
Ndersa, atyre te cilet qendrojne pas vandalizmave te tille ua kujton se:
 
„KFOR-i është këtu për të ofruar ambient të sigurt për popullin si dhe për të garantuar lëvizje të lirë dhe të jëni të sigurt se KFOR-I do të përdor të gjitha  mjetet që I ka në dispozicion që t´i arrijë. Dhe, nëse do të vije deri te ndonjë akt tjetër i dhunshëm, ne do të përkujdesimi që poaq shpejt t´i japim fund atij“.
Kuvendi I Kosovës mbështet qeverinë për vendosjen e rendit dhe të ligjit
Dhuna e tri ditëve të fundit në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, e cila la pas vetes një të vrarë dhe dhjetëra të plagosur ka mbledhur deputetë të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshmel prej së cilës dolën me Rrezolutën për Mbrotjen e Sovranitetit të Kosovës, e cila u miratua me 89 vota pro dhe 9 kundër. Me anë të kësak rezolute Kuvendi i Kosovës fuqizon të drejtën kushtetutese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe mbështet qeverinë në vendosjen e rendit dhe të ligjit në tërë territoirn e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Thaci: “Ndarja e Kosovës nuk do të lejohet me asnjë cmim”
Përderisa kryeministri Thaci pasi ka thënë se ka përkrahjen e të gjithë faktorëve vendor dhe ndërkombtar të cilët punojnë për rendin dhe ligjin në Kosovë dhe pasi ka falenduar KFOR-in për qëndrimin e tij, se nuk do të ketë kompromis me askënd për sigurine e shtetit dhe se skenari I Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të realizohet.
“Nuk do të dialogojmë me askënd për rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës. Ai është I përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me dokumentin e presidentit Ahtisari. Itnegriteti territorial I Kosovës është I paprekshëm dhe I njohur ndërkombtarisht. Ne punojmë për hapjen e kufijve, por në asnjë rrethanë dhe me asnje cmim nuk do t´lejojmë ndryshimin e kufijve, cfarë ishte aspiratë e Milloshevicit dhe është edhe sot aspiratë e hapur e liderëve të rinj të mentalitetit të vjetër të politikës se Beogradit”,ka thënë ndër të tjera Thaci, duke përseritur qëndrimin e qeverisë se në asnjë rrethanë dhe me asnjë cmim nuk do të ketë kthim në “status-quo”-në e para katër ditëve.

Protestuesit serb djegin pikën kufitare në Jarinjë

28 korrik 2011, Dojce Vele, Pas tërheqjes parprake të njësive speciale të Policisë së Kosovës,  te merkuren nga te dy pikat kufitare ne veri, pasdite protestuesit serb i kane vene flaken pikes doganore ne Jarinje. Krymienstiri i Ksooves hashim thaci eshte shprehur i vendosur per venjen e masave te reciprociteti me Serbine i bindur se aktet vandale nuk do te ngadhnjejne mbi vlerat demokratike.
Djegje dhe rrënim me eskavator i pikes kufitare në Jarinjë është bilanci i aksionit të rreth 200 protestuesve serb në muzgun e së mërkurës, cak tjetër i të cilëve ishte edhe baza e KFOR-it. Lajmin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Përderisa, kryeminstri i Kosovës Hashim Thaci në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka akuzuar Beogradin për nxitje direkte të dhunës në veri, me qëllim: ndarjen e Kosovës.

Thaci: “Beogradi pergjegjes per nxitje direkte te dhunes ne veri “
„Këto veprime të dhunshme janë koordinuar dhe udhëhequr nga strukturat më të larta politike të qeverisë së Serbisë. Reciprociteti në mes të shtetit të Ksoovës dhe të Serbisë do të isntalohet. Nuk do të tërhiqemi. Nuk do të ketë kthim prapa në asnjë rrethanë dhe me asnjë cmim. Ky është vendi ynë dhe kjo është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. Skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodh kurrë dhe në asnje rrethanë. Kurrë s´kemi qënë më të vendosur në këto 12-të vjetët e fundit”, ka thënë kryeministri Thaci, I cili shprehu bindjen se vandalizmi nuk do të ngadhnjejë kurrë mbi vlerat e larta demokratike dhe se tash është koha e për isntalimin e rendit dhe ligjit në gjithë teritorin e Kosovës.
Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka paralajmëruar esktremistët se KFOR-I është plotwsisht i përgatitur, ka vullnetin dhe mjetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë në Kosovë. 

Embargoja e Kosovës ndaj Serbisë mban nën tension situatën në veri

Mtrovica, qyteti verior i Kosoves

27 korrik 2011, Dojce Vele, Embargoja e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë e cila vie si masë reciprociteti ndaj të njëjtit akt të nisur nga pala serbe në vitin 2008, vazhdon të mbaj nën tension situatën në veri të Kosovës, dy pikat kufitare të së cilës tash tri vjet ishin vetëm nën kontrollin e pjesëtarëve të policisë së EULEKS-it.

Vendimi i kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të por i perkrahur nga Zyra Civile Ndërkombtare-si mbyikëqyrëse e pavarësisë së Kosovës, por edhe nga të gjitha institucionet e tjera vendore, rezultoi me dhjetëra të lenduar dhe një polic të vrarë nga serbët lokal në veri të Kosovës, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë nga Policia e Kosovës.
Thaci: Nuk ka kompromis per sigurine e vendit

 Aksioni i policisë në veri të Kosovës në asnjë mënyre nuk duhet kuptuar si veprim i nxitur me qellim provokues, por si një hap për rivendosjen e kontrollit në pikat kufitare të territorit të Kosovës, ka deklaruar kryemisntri i Kosovës Hashim Thaci, në një konferencë për media të mbajtur mbrëmjen e së martës, në Prishtinë.

„Ne nuk do të bëjmë në asnjë rrethanë kompromis me askënd për sigurinë e vendit tonë, për të drejtat tona kushtetuese dhe ligjore. Vendimi ynë është legjitim dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombtare. Kosova me legjitimetin e saj të plotë punon per hapje të kufijve, por në asnje mënyrë për ndryshimin e tyre. Vendimi i së hënës ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, ngaqë  ne s´mund të jemi indiferent dhe të tolerojmë perjetësisht që sovraniteti ynë të cenohet dhe një pjesë e shtetit tonë të përdoret për kontrabandë. Partneritetin me miqtë ndërkombtar duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Por, kushtetuta dhe sovraniteti i vendit janë te shenjta dhe shkojnë përtej cdo partneriteti dhe lojaliteti“, ka thënë kryeminsitri Thaci, i cili ka ftuar qytetarët e Kosovës për mirëkuptim, qetësi dhe gjakftohtësi.  Ndersa, Beogradit i ka bërë thirrje që të evropianizojë qasjen në raport edhe me shtetin e Kosovës ngaqë bashkëpunimi është në interes të të dyja shteteve.
Embargoja e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë e cila vie si masë reciprociteti ndaj të njëjtit akt të nisur nga pala serbe në vitin 2008, vazhdon të mbaj nën tension situatën në veri të Kosovës, dy pikat kufitare të së cilës tash tri vjet ishin vetëm nën kontrollin e pjesëtarëve të policisë së EULEKS-it. Vendimi i kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të por i perkrahur nga Zyra Civile Ndërkombtare-si mbyikëqyrëse e pavarësisë së Kosovës, por edhe nga të gjitha institucionet e tjera vendore, rezultoi me dhjetëra të lenduar dhe një polic të vrarë nga serbët lokal në veri të Kosovës, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë kontrollin e dy pikave kufitare me Serbinë nga Policia e Kosovës.
 
Njësitë speciale janë tërhequr-Vazhdon punën policia kufitare dhe ekipet e doganës
 Aktualisht, policia vazhdon të kryejë punën e saj së bashku me njësitet doganore, përderisa serbët lokal kanë paralajmëruar protestë. ,thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, toger Ibrahim Sadriu:
 
„Pasi që tashmë është krijuar mundësia për punë e zyratrëve të policisë kufitare dhe të ekipeve të doganës, Njësitë Speciale të Polciisë së Kosovës janë tërheq nga dy pikat kufitare në veri. Puna është duke vazhduar dhe sipas informatave që i kemi nga terreni, situata është qetë. Në rrugë ka disa bllokada nga popullata serbe lokale e cila ka paralajmëruar edhe një tubim. Mirëpo, situata po shkon drejt normalitetit“, thotë toger Sadriu.

Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaci kritikon EULEX-in për mosmbështetje
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka adresuar kritika ndaj Misionit për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë(EULEX), për mungesën e mbështetjes ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të Kosovës.
 
Sipas kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, bashkësia ndërkombtare për 12-të vjet ka dështuar në marrjen e veprimeve për vënjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Ndersa, mospërprkahja e vendimit të qeverisë për marrjen nën kotrnoll të pikave kufitare në veri nga ana e EULEX-it për Thacin është mungesë e vullnetit për vënjen e rendit dhe të ligjit, për cfarë edhe janë të ftuar si mision.
“Euleks ka hezituar dhe ka refuzuar të jetë mbështetës I vendimitt e instituconeve të Republikës së Kosovës për vënjen e rendit dhe të ligjit. Ky hezitim dhe refuzim ka qënë dhe është në kundërshtim të plotë me ronil e misionit të tyre për cka edhe janë ftuar nga institucionet e Republikës së Kosovës“, ka thënë Thaci, i cili ka konfirmuar se institucionet e Ksoovës janë të vendosur që të shtrinë rendin dhe ligjin në të gjithë terrirorin, ngaqë kotrabanda është në kundërshtim të plotë me lisjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe nuk lejohet në asnjë vend demokratik.
 
Kontrabanda dhe krimi i organizuar sanksionohet në cdo vend demokratik

“Nëse misioni EULEKS mendon se lejimi i kontabandës, krimit të organizuar dhe dhe cenimi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës është dicka normale që duhet torleruar, atëherë le t´na japin një shembull konkret se në cilin shtet të Bashkimit Evropian tolerohet krimi, korrupcioni, kontrabanda dhe strukturat ilegale të armatosura. Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa. Për Ksoovën nuk do të ketë rikthim në „status-quo“. Nuk mund të tolerojmë që vendi ynë të përdoret e të shfrytëzohet si vendkalim për mallëra të kotrnabanduara, sepse kjo është në kundërshtim të plotë me parimet e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeminsitri Thaci, I cilia ka theksuar poashtu se institicuonet e Kosovës janë edhe më tej të gatshme për dialog teknik me Beogradin, por në asnjë mënyrë nu kdo të flitet për territor dhe lëvizje kufijsh.
Presidentja Jahjaga i ndan policit tw vrarë urdherin „Hero i Kosovës“
 
Aksionet e Policisë së Kosovës i ka mbështetur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Zyra Civile Ndërkombëtare. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Enver Zymberi, si pasojë e plagëve të marra në mesditën e së martës në një pritë ne veri të Mitrovicës, mbrëmë ka ndërruar jetë.
 
Krerët e institucioneve të Kosovës kanë ngushëlluar familjen e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Enver Zymberi nga Dubovci i Vushtrisë, i cili vdic nga plagët e marra pasditën e djeshme gjatë marrjes së kontrollit mbi dy kufijte verior të Kosovës. Përderisa, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës sot mri vendim që polici Enver Zmyberi, të dekorohet me urdherin “Hero I Kosovës”,  me motivacionin: “Për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”. 

Tension ne veri te Kosoves per shkak te pikekalimeve kufitare

Pike kontrolli ne veri te Kosoves(FotoDW)

 Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mbrëmë dhe sot kanë vënë nën kontroll dy pika doganore në veri të Kosovës. Në aksion u plagosën dy policë.


Vënja nën kontroll e pikave kufitare G 1 ne Jarinje dhe G 31 ne Bërnjak në kufirin e Kosoves me Serbinë janë aksione legale me tendencën e vetme për të vënë rend dhe ligj në gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa, vendosja e masave të reciprocitetit në fushën e tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën është ruajtje e sistemit unik ekonomik i cili për vite të tëra nuk ka funksionuar si duhet në veri të Kosovës, ka deklaruar per mediat e Kosoves, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuci. Sipas deklratave të Kuqit për mediat kosovare, aksionet e Policisë së Ksoovës për zbatimin e masave të reciprocitetit janë ndërmarrë me urdhër të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci, me qëllim të vendosjes së rendit, të ligjit dhe të sovrantieti në tërë territorin e Kosovës dhe institucionet nuk binë ndesh me askënd.
Janë vënë nën kontroll dy pikat doganore në veri të Kosovës
„Qeveria e Kosovës është e vendosur në këtë vendim. Policia e Kosovës e ka mandatin e plotë që në kuadër të kushtetutës dhe ligjit ta kryej punën e vet, por në cdo rast do të respektohet ligji dhe kushtetuta dhe ky është qëllimi ynë final“, ka thënë Kuci, i cili iu ka bërë thirrje thirrje serbve të Kosovës për qetësi se Policia e Kosovës është në mbrotjej të tyre dhe se e tëra bëhet për shtrirjen e rendit dhe te ligjit si dhe për të ruajtur sistemin unik ekonomik i cili per vite të tëra nuk ka funksionuar si duhet në veriun e Kosovës.
Pikat kufitare G 1 ne Jarinje dhe G 31 në Bërnjak, ishin dy pika doganore jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare, cfarë pamundësonte edhe zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit në fushën e tregtisë me Serbinë. Si rrjedhojë, me vendim të qëverisë viue aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
Dy polic të lënduar nga banorët serb, njëri prej tyre rëndë
„Pikëkalimi kufitar 31 nuk ka pasur shume rezistencë. Ndërsa në pikëkalimin 1, një grup qytetarësh kanë bllokuar rrugën dhe Policia e Kosovës gjatë natës së mbrëmshme nuk ka arritur të vendoset në këtë vendkalim kufitar. Të gjitha veprimet janë të bashkërenduara me KFOR-in. Ndërsa, sa i përket EULEKS-it, policia ka hyrë si e vetme në realizimin e këtij plani policor Gjatë operacioneve janë lënduar dy pjesëtar të Policisë së Kosovës. I pari shtë lënduar lehtë nga disa protestues të cilët kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të policisë. Ndërsa, tjetri në orët e pasditës së sotme, është plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri nga popullatën serbe në veri“, thotë për Dojce Vele-n, toger Ibrahim Sadriu, zyrtar për Informim në Policinë e Kosovës, i cili në këto caste njofton për plagosje të rëndë të një pjesëtari tjetër të njësisë speciale nga sërbët e veriut, gjëndja e të cilit është mjaft kritike.
Aksionet e policisë së Kosovës dhe përpjekja e qindra serbve të grumbulluar në veri për të penguar vendosjen e njësive speciale të policisë në portën 1-në pikën kufitare të Jarinjes, i kane sjell në Kosovë shefin e ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, të cilët sipas mediave serbe gjatë natës në Leposaviq janë takuar me komandantin e KFOR it, Erhard Byhler, nga i cili kanë kërkuar tërheqjen e forcave policore të Kosovës në mënyrë që serbët lokalë të zhbllokojnë rrugët. Ndërsa, ky i fundit me anë të një komunikate për media u ka bërë apel të githë qytetarëve të Kosovës që të mos reagojnë me dhunë ndaj situatës së tashme në veri e as ne vijen kufitare administrative me Serbinë. Pas zhvillimeve të mbrëmshme në veri të Kosovës, në komunikatën e EULEKS-it thuhet se ky mision është në koordinim të ngushtë me KFOR-in për të ruajtur sigurinë.
Xhentilini: „Operacioni nuk është bërë në konsultim më bashkësinë nderkombtare“
Sipas përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën Fernando Xhentilinit, operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm, nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE ja nuk e ka miratuar atë. Sipas tij,”Veprimet unilaterale nga njëra palë apo tjetranuk mund ta zgjidhin problemin”. Ndërsa, kryesia e Kuvendit të Kosovës pas mbledhjes ka dalë më reagimet e para. „Vendimi i qeverisë së Kosovës është i drejtë dhe i ligjshëm dhe qeveria e Kosovës ka bërë punën që duhet ta bëjë“, thuhet ndër të tjera në komunikatë, ndërsa  Kryetari i Kuvendit të Ksoovës Jakup Krasniqi nuk ka dashur ta komentojë deklartaten e Gjentilinit. Nderyshe kane reaguer edhe shefet e grupeve rpalamentare t cilet kane erpshendetur vendimine  qe evrise s emkvoesm,duke thene se me ekte veprim ,qeveria e ka shtrire sovranitetin ne tere teriroin e ksovoes.
Kuvendi i Kosovës dhe opozita përkrahin vendimin e qëverisë
Edhe opozita kssovare ka reaguar lidhur me situatën e krijuar ndërkohë në veri. Lëvizja Vetvendosje në një komunikatë për media vendimin e qeverise se Kosoves per moslejimin e hyrjes së mallërave prej Serbise në Kosovë e quan si „një hap të kuptueshëm, të arssyeshem dhe të drejtë i cili duhet të pasohet me hapa të tjerë të  bashkërenduar, të cilët përbëjnë ecjen. Sepse, shteti i Kosoves assesi nuk ben te zbrapset“. Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës:“Dëmet e deritashme që i janë shkaktuar shtetit dhe popullit të Kosovës kërkojnë adresim shtetëror, prandaj angazhimi i trupave speciale të Policisë së Kosovës ka qenë i pashmangshëm”. AAK me anë të kësaj komunikate i bën thirrje qeverise së Kosovës për koordinim aktivitetesh me KFOR-in, si garantues i sigurisë së përgjithshme në Kosovë. Ndërkohë, ministri i Puneve të Brendshme Bajram Regjepi ka konfirmuar se falë punës profesionale të Policisë së Kosovës të cilët kanë pasur për detyrë shtrirjen e sovranitetit në territorin e vendit pa lenduar asnjë qytetar, situata ndërkohë është e qetë dhe së shpejti pritet të lëshohet rruga për qarkullim. Sipas Regjepit, ndërmarrja e aksioneve të tilla është tejet e rëndësishme për shtrirje të sovranitetit duke paralajmëruar veprime të tjera për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.
Serbët gjatë gjithë natës dhe ndwrkohw, po mbajnë të bllokuar rrugën Mitrovicë-Rashkë, duke kundërshtuar marrjen e pikëkalimit kufitar në Jarinjë nga Policia e Kosovës. 

Nga programet për integrim social në Kosovë përfitojnë qindra fëmijë

  “SOS Kopshti”per keta femije eshte shtepia e dyte 
14 korrik 2011, Dojce Vele, Organizatat kosovare “SOS Fshati Ndërkombtar I Fëmijëve” dhe “Të bashkuar për autizëm”, nga Fondacioni austriak Erste janë shpërblyer me Cmimin për Integrim Social 2011. Natyra e vecante e projekteve te tyre triumfoi ne mesin qindra organizatave garuese nga 12  shtete te Evropes Juglindore.  

Cene Krasniqi, 49 vjec nga Peja me banim në Prishtinë, është baba I binjakëve 6 vjec e gjysmë, njeri prej te cileve me t´iu afruar moshës tri vjecare filloi të shfaqte shenja të pazakonshme.
“Rreth moshës tri vjecare kane fillu me u pa pak dallimet. Filluan kontrollat me anë të të cilave, mjekët gradualisht erdhen deri te vlerësimi se djali im ka elemente autiste. Përjetimi ka qënë gradual, ma shumë me mosnjohje se cka është dhe me hulumtimin cka është kjo dukuri, eventualisht cka e shkakton atë se nëse dihen shkaqet dihet edhe shërimi”, thotë prindi Krasniqi.
Shoqëria në Kosovë di pak për autizmin
Cene Krasniqi  kupton boten e te birit
Mirëpo të pranosh fatin don të thote të ballafaqohesh dhe ta sfidosh atë. Këtë rrugë e ndoqi edhe ky prind I përkushtuar, I cili sa më shumë mësoi për autizmin aq më thellë u fut në botën e të birit të vetëm. Një botë, e cila për të është tejet e vecantë dhe shumë larg keqardhjes. “Nuk është kurrgja për keqardhje. Ai në botën e vet është i lumtur. Ka aktivitete që e kënaqin, por për neve që e quajmë veten „normal“, janë të pakuptueshme. Nuk I  interesojnë punët e huaja dhe nganëjehre është vështirë të provoj ta mësoj me dicka që është e keqe në shoqëri, por së cilës duhet me iu adaptu. Kjo është dilema që e kam si prind”, përgjigjet z.Krasniqi, i cili thotë se fëmijës së tij i duhet vec pak më shumë kujdes të cilin ai ia ofron pakursim.
Ndërkohë, Ylli i vogël por trajtohet dhe shpreh shenja pozitive integrimi në botën që e rrethon, duke vijuar në përcjellje të psikologes mësimin parashkollor. Ndërsa, rezultati i tij mesatar vie si rrjeddhojë e pranimit të problemit nga ana e prindërve dhe ballafaqimit me të. Këtë z. Krasniqi do t´ua sugjeronte të gjithë prinndërve të cilët vërejnë tek fëmijët shenja autizmi, perderisa senzibilizmi I shoqërisë është obligim I institucioneve. Sepse, shoqëria kosovare di pak për autizmin.  
35 fëmijë me autizëm vetëm në komunën e Prishtinës
Jeta, kalon shume kohe me femijet
Ndërkohë, një rol të vecantë në këtë drejtim përpiqet ta luajë shoqata“Të bashkuar për autizem”, e cila në vitin 2006 filloi nga zero, për t´u fuqizuar vit pas viti. Jeta Deva, drejtoreshë thotë se: “Nëpërmjet qëndres sonë në fillim janë identifikuar 35 raste, mirëpo ne kemi një numër më të madh se 50 të cilët nuk kanë diagnosë tipike të autizmit. Prandaj, ne po përpiqemi të ndërtojmë një ekip me të thuktë për elaborim të mëtutjeshem dhe më professional në mënyrë që prindërit të mos obligohen që trajtimin adekuat për fëmijët ta kërkojnë jashtë shtetit. Sepse, terapia me autizem funksionon më së shumti „Një terapeut dhe një fëmijë“. Si rezultat, ne kemi disa fëmijë që kanë arritut të shkojnë në shkollë të rregullt”, thotë drejtoresha Deva.
“Të bashkuar për autizëm” është shpërblyer nga Fondacioni Erste
“Te bashkuar per autizem” aktualisht është qendër e vetme në Kosovë e cila merret me trajtimin e fëmijëve me autizëm. Vështirësitë financiare janë evidente. Mbështetja institucionale mungon, përvec hapjes së një klase të vecantë për fëmijët me autizëm nga Ministria e Arsimit në njërën nga shkollat e Prishtinës.
Ndërsa, ishte kjo nismë prej zeros e shndërruar në një lëvizje arsyeja që motivoi jurinë 18 anëtarëshe të Fondacionit austriak Erste për ta shpërblyer këtë organizatë me një projekt 16 mijë eurosh.“Andaj ky shpërblim është një arritje e përbashkët e të gjithë këtyre njerëzvë që kanë bashkuar fprcat për të kontribuar në ngritjen e vetëdies mbi autizmin dhe të fillojnë trajtimet profesionale dhe adekuate të cilat janë krahasur me standardet e Gjermanisë, Anglsië dhe Amerikës”, mendon drejtoresha Deva
Nga programet e “SOS Fshatit të Fëmijëve” në Kosovë kanë përfituar qindra fëmijë
Drejtoresha Krasniqi:”Femijet nuk
braktisen deri ne pavaresim

“SOS Fshati Ndërkombtar I Fëmijëve” I cili vepron në Kosovë që nga viti 2001, është organizata tjetër nga Kosova e cila në konkursin e Fondacionit Erste sjell një të pazakontë, kur tri projekte të „SOS Fshatit” të Kosovës arritën të futen në rrethin e ngushtë nga të 1,880 projektet e 12 shteteve të Evropës Juglindore të cilat garuan për Cmimin e Fondacionit Erste. Perderisa, krahas “SOS Familjes” dhe “Qendrës për fëmijët e braktisur 0 deri në 3“, „SOS Kopshti“ radhitet në mesin e 31 fituesve të Cmimit për Integrim Social 2011 të mbajtur në Pragë të Republikës Qeke, nga Fondacioni austriak Erste. Remzije Krasniqi drejtoreshë e “SOS Kopshtit”, në Prishtinë thotë se nga programet e kësaj organizate kanë përfituar qindra fëmijë.
“Projekti I parë I filluar me 2001 është “Qendra tranzite për vendosje afatshkurt dhe afatmesme për fëmijët e braktisur nga 0 deri në 3 vjet”, e cila ofron përkujdesje adekuate dhe profesionale për femijet e braktisur.“SOS KOpshti” për përkujdesje ditore dhe edukim parafillor për fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjet është hapur me 2002. Me 2006 ka filluar projekti “SOS familja”, e cila ofron përkujdesje, edukim dhe strehim për fëmijët e braktisur dhe pa përkudjesje prindërore nga mosha 4 deri në 18 vjec. Përderisa, në projektin pasues “Fuqizimi I familjes”, punohet me fuqizimin e familjeve që janë në rrezik të braktisjes së fëmijëve për shkak të pamundësisë së përmbushjes së obligimeve familjare. Pra janë rreth 500 fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur, duke llogaritur edhe fëmijët me prindër që kalojnë përmes Kopshtit, të cilët kanë përfituar nga projektet tona“, shpjegon drejtoresha Krasniqi.
Programet sociale të “SOS Fshatit” të Kosovës vlerësohen dhe shpërblehen  
Femijet ne kopshtin e”SOS Fshatit”kane aktivitete te shumta

Dhe vecantia e projekteve është pikërisht mbështeteja e grupeve të margjinalizuara dhe fakti se “SOS Kopshti” është kopshti I parë me edukim gjithëpërfshirës, si: fëmijë pa përkujdesje prindërore, fëmijë të cilëve ju kërcënohet humbja e përkujdesjes së prindërve, fëmijët të familjeve nën asistencë sociale, fëmijë të cilët jetojnë me njërin prind dhe fëmijë me nevoja të vecanta. „Pra, kjo ndoshta është vecoria përse pikërisht “SOS Kopshti” ka fitu Cmimin e Fondacionit Erste. Në fakt, ky është vlerësim ndërkombtar I cili na motivon shumë që të vazhdojmë punën, mirëpo jo një vlerësim i tillë është dhënë edhe nga vendi ynë. Na përkrahin herë pas here në fushata që ne i organizojmë, mirëpo jo që të caktohet një linjë e vazhdueshme buxhetore për fëmijët, të cilët janë të vendit tonë dhe duhet përkrahur herëdokur”, thotë drejtoresha Krasniqi, e cila duke mos perjashtuar ndihmën e donatorëve thotë se megjithëse shumica e këtyre fëmijëve kanë kaluar të 18-tat, ata nuk do të braktisen nga “SOS Fshati” deri në pavarësimin e tyre. Pikërisht për këtë në shtator të këtij viti do të lansohet projekti “Shtëpia e Rinisë” , në të cilën fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në nëvoje prej moshës 14-të vjecare do të kalojnë në këtë shtëpi me qëllim të zhvillimit të shkathtësive për jetë të pavarur dhe për ndërtimin e një të ardhmeje sa më të mirë.

„Sos Fshati Ndërkomtbar I Fëmijëve” dhe „Të bashkuar për Autizem“, krahas 31 finalistëve nga 12-të shtete të Evropës Juglindore nga Fondacioni austriak Erste në Pragë të Republikës Qeke u shpërblyen me Cmimin për Integrim Social 2011.


Deutsche Welle-Albanisch: http://www.dw-world.de/dw/article/0,,15235079,00.html

Frymë e re brënda Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

Manastiri i Decanit
11 korrik 2011, Dojce VeleMe ndërrimin e strukturave brënda vetes, kjo bashkësi fetare po hap një faqe të re në marrëdhëniet me institucionet e Kosovës dhe shoqërinë në të cilën jeton.

U deshën 12-të vjet që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë të jap sinjalin e parë të hapjes ndaj institucioneve të Kosovës për hir të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Këtë faqe të re e hapi vizita e parë zyrtare e peshkopit të ri të Rashkes dhe të Prizrenit, Teodosije së bashku me igumanin të Manastirit të Decanit, Sava Janjiq në komunën e Decanit.
„Kisha, sic edhe I takon, gjithmonë ka qënë e hapur për shoqërinë në të cilën jeton. Ne kemi pasur kontakte me komunen edhe më parë dhe vazhdimisht tek ne kanë ardhur përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ka kaluar mjaft kohë nga ngjarjet e luftës, është ndërtuar një mirëbesim dhe unë jam I lumtur që vërtet ekziston vullneti i mire dhe gatishmëria nga të dyja palët dhe shpresojmë që këto marrëdhënie të zhvillohen tutje. Ne si manastir respektojmë zakonet, vlerat dhe rregullat dhe jemi gjithmonë të hapur për komunën tonë, për njerëzit që jetojnë këtu, sepse ne i përkasim kësaj komune dhe dëshirojmë që popullata e këtushme Manastirin e Decanit ta shohin si të vetin“, thotë për Dojce Vele-n, igumani i Manastirit të Decanit, Sava Janjiq.
Peshkopi Teodosije dhe Igumeni
Janjiq u priten nga Kryetari Selmanaj
Selmanaj:”Ka ardhe koha per ndryshime”
Kryetari I Komunës së Decanit Rasim Selmanaj, thotë se do të vazhdoj të luaj rolin që I përket si kryetar I komunës në ndërtimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve.
„Manastiri është objekt fetar në komunen e Decanit dhe ne si të tillë e respektojmë dhe e ruajmë. Mirëpo, mendoj se ka ardhë koha për ndryshime që do duhej të ndodhnin para shumë vitesh dhe Manastiri I Decanit të jetë shtytje e zhvillimit ekonomik apo thënë më ndryshe, ndihmesë e hapjes së rrugës së zhvillimit të turizmit në komunën e Decanit, konkretisht për projektin tonë prioritar, rruga Decan-Plavë”.
Një meritë e vecantë në sanimin e marrëdhenieve komunë-manastir ka ambasadori novergjez Swerre Johan Kvale, i cili në permbyllje të misionit të tij në Kosove ishte pjesë e vizitës së parë të përfaqësuesve të kishës ortodokse në institucionet e Kosovës, gjegjsisht në komunën e Decanit.
Ambasadori Kvale(ne mes): “Kam nderin
te jem mik i Komunes dhe Manastirit”
“Dhe kjo nuk ishte aspak e vështirë, sepse ekzistonte vullneti i mirë nga të dyja anët dhe unë jam krenar që jam mik i të dyja palëve. Mua kjo më bën shumë të lumtur sepse e shoh se ajo për të cilën kemi punuar një kohë të gjatë po ndodh para nesh, gjë e cila është shumë e mirë“, mendon z. Kvale, I cili jo fort larg u shpall edhe Qytetar Nderi I Decanit.
Janjiq:”Ardhja e peshkopit Teodosije sjell ndryshime pozitive KOS”
Vizita e para dy javësh në Komunën e Decanit shënon edhe daljen e parë zyrtare të përfaqësuesve të Manastirit të Decanit në komunën e tyre, por edhe daljen e parë zyrtare të përfaqësuesve të Kishës Ortodoksë të Kosovës. Dhe mbyllja në vete për 12-të vjet u bë për shumë arsye, thotë igumeni i  Manastirit të Decanit, Sava Janjiq, i cili megjithëse përmend se sulmet e disa individëve ndaj Manastirit kanë ndikuar në pasigurinë e murgjve të Manastirit ai shreh bindjen poashtu se prapa tyre nuk qëndron popullata e këtushme e cila këtë manastir ruajti me shekuj.
Peshkopi Teodosije dhe Igumani
Janjiq pas vizites se pare ne komune

„Ndërsa ndër pengesat kryesore të mbylljes sonë ka qënë qëndrimi i peshkopit tonë të mëparshëm Artemije, i cili praktikisht ka dalë nga Kisha Ortodkse Serbe dhe ka formuar një sekt në vete. Me ardhjen e Peshkopit të tanishëm Teodosije, njeri i matur dhe konstruktiv bashkëpunimi i dioqezës sonë me Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike është përmirësuar dukshëm sikurse edhe hapja jonë ndaj shoqërisë në të cilën jetojmë. Tashmë kemi hyrë në një periudhë kur pavarësisht statusit, vërtet dëshirojmë të dëshmojmë se Kisha Ortodokse e Kosovës do të jetë një pjesë e mirë dhe konstruktive e kësaj shoqërie, me shpresën se rolin tonë do ta njohin edhe të tjeret, do t´na ndihmojnë dhe do t´na respektojnë„, thotë për Dojce Vele-n igumani i Manastirit, Sava Janjiq.

Qytetarët kujtojnë rrjedhën e ngjarjeve gjatë 12-të viteve
Pavarësisht e kujt është përgjegjësia për 12-të vjetët e ikura, decanasit ende kujtojnë hendikepin e vazhdueshëm si pasoje e politizimit të cdo lëvizjeje përgjatë zonës ku shtrihet manastiri, sidomos pas shpalljes së Zones së Vecantë, me 2005.
Restorani Gryka ne Zonen e Vecante

„Për një terrasë të drunjtë verore në kuadër të restoranit kam pas presion nga Zyra Amerikane, nga Komuna e Decanit, se Manastiri nëpërmjet UNMIK-ut ushtronte ndikimin e vet. “Është problem politik edhe duhet të hiqet”, më thoshin dhe ma rrënuan. Në të njëjtën kohë, mbi 16-të cisterna beton kanë shku në manastir prej akshamit deri n´gjysmë të natës. Ai n´tokë t´vet në Zonën e Vecante-unë n´tokë timen, n´Zonë t`vecante. Por, ai kishte të drejtë e une s´kisha të drejt!“, rrëfen Naim Kuqi, pronar i objektit të vetëm hotelier “Gryka e Decanit”, brënda Zonës së Vecantë, të cilit me 2007 iu rrënua terrasa verore në kuadër të restoranit.

Sipas Zymer Ukajt nga Lumbardhi, nga ky institucon fetar kanë dale vendime të shumta politike në dëm të popullatës shumicë: „Ai edhepse është tempull fetar, për fatin tonë të keq, kishat sllave gjithmonë kanë diktu politikën në dëm të qytetarëve, sidomos n´Decan. Na kanë kriju probleme të shumta edhe pas luftës. Edhepse e kemi fitu lirinë, na është pengu lëvizja e lirë dhe bukuritë natyrore që na i ka fal Zoti për shkak të pengesave që i ka shfaq kisha s´kem mujt me i shiju. Kisha është dashtë të hapet edhe më parë, sidomos Kisha e Decanit se edhepse kemi përjetu shumëcka, as nga ne, as nga parardhësit tanë kurrë s´ka qënë e rrezikuar„.
Qendra e Decanit

Komuna dhe Manastiri i Decanit do të nxisin projekte të përbashkëta në të mirë të Kosovës

Nisur nga raste të tilla, në Kosovë dominon bindja se Manasitiri i Decanit është shndërruar në pengesë për zhvillimin e komunës së Decanit. „Përkundrazi, Manastiri i Decanit përfaqëson njërin ndër burimet më të rëndësishme të kësaj komune-beson igumeni Janjiq-  Dhe ai gjithsesi do të jetë burim i zhvillimit ekonomik të kësaj hapësire, sepse falë këtij monumenti fetar vinë njerëz nga mbarë bota e të tjerë mësojnë ku është Decani. Njëri treguesit më të qartë se Manasitiri nuk është pengesë për zhvillimin ekonomik të komunës është investimi që vie së shpejit në hidrocentrale me instalime nëntokësore në këtë zonë  nga kompania austriake KELKOS. Ky është njeri ndër investimet më kapitale në Kosovën e pasluftës, i cili do të ndikojë në zhvillimin e komunës së Decanit dhe në përmirësimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës, në përgjithësi“.
Selmanaj:”Kemi krijuar klimë bashkepunimi

Sido që të jetë, popullata e këtij rajoni Manastirin e Decanit e konsideron pjesë të veten dhe vizita e përfaqësuesve të tij ishte e natyrshme. Ata duan të besojnë se mosmarrëveshjet kanë ngel në të kaluarën dhe me hapjen e një faqeje të re, Komuna dhe Manastiri bashkarisht do të trasojnë rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Hapa të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë
Peshkopi i ri i Rashkës dhe i Prizrenit, Teodosije, gjatë vizitës se tij të parë zyrtare në institucionet e Kosovës premtoi publikisht mbështetjen e tij. “Ne jetojmë në këto hapësira dhe është e rëndësishme të kemi një respekt të ndërsjellë. Cdo gjë që do të jetë në të mirë të kësaj komune, popullatës dhe nuk e rrezikon direkt Manastirin, identitietin, paqen dhe trashëgiminë e tij shekullore, besoni se do të jemi të hapur ta ofrojmë për mirëqënjen e këtij populli”, premtoi peshkopi Teodosije gjatë vizitës në komunën e Decanit.
Igumeni Janjiq paralajmeron projekte
te perbashketa me komunen

Projekte të përbashkëta tashmë janë paralajmëruar. Turizmi, si arterje kryesore e zhvillimit është synim i të dyja palëve, ndërsa projekti kapital i rrugës Decan-Plavë ende kërkon alternativa të përbashkëta dhe fonde.

„Fillimisht ne kemi kriju një klimë të mirë për projekte të përbashkëta dhe presim donacione nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombtare. Siguria është e plotë, qytetarët janë të vetdishëm realitetit dhe unë besoj së së shpejti  përfaqësuesit e manastirit si qytetarë të këtij vendi, do të dalin, të ecin lirshëm dhe të jetojnë jetën normalisht si gjithë të tjerët„, thotë kryetari i Komunës së Decanit, Rasim Selmanaj.
Sfida e radhës Komunë-Manastir në Gjykatën Supreme të Kosovës

Ndërsa, sipas igumenit të Manastirit të Decanit Sava Janjiq:
„Komuna e Decanit ka vrtet një perspektivë të madhe. Falë territorit domethënës me trashëgimi natyore dhe kulturore, si Manastiri I Decanit, kullat, pyjet e lumënjtë, numri i vizitorëve do të shtohet përditë. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të përgatitemi për atë periudhë në të cilën do të punojmë së bashku në zvillimin e turizmit dhe t´iu dëshmojmë të gjithëve se ne bashkarisht dimë të përkujdesemi dhe t´i ruajmë thesaret tona. Nëpërmjet valëve të DW-së unë përshendes fqinjtë tanë, banorët e Decanit me dëshirat më të mira që kjo komunë të përparojë dhe të gjithë të jetojmë në paqe dhe në shëndet sic duhet dhe sic kemi jetuar gjithmonë”.
Hoteli i ri Iliria(ish Visoki Decan),
prone ne kontest Komune-Manastir
Ky eshte takimi i pare i perfaqesuesve te Komunes se Decanit me ata te Kishes Ortodokse Serbe, ine krye te se ciles deri me tani ishte peshkopi Artemije. Me ndryshimin e krereve te ketij institucioni ndjehet nje fryme e re bashkepunimi ne te dyja palet, ndonese sfidë mbeten mbi 20-të hektarë tokë te dy ndermarrjeve shoqerore mbeten kontest gjyqsor, lënda e të cilave aktualisht gjendet në Dhomën e Vecantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Përgatitje e të rinjve për tregun e punës në Kosovë

7 dhjetor 2011, Dojce Vele, Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj.

Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë” nga  UNDP; “Aftësimi profesional në Kosovë« nga Lux-Development; “Projekti i Punëve Publike “financuar nga Banka Botërore; “Projekti për Punësimin Sezonal të Studentëve të Rregullt në Tregun Gjerman të Punës” nga qeveria gjermane  si dhe projekti “EU-Kosvet  VI” për aftësim dhe punësim, janë projekte të cilat po implementohen në Kosovë me qëllim të aftësimit të të rinjve për tregun e punës. Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit për Punë dhe Mirëqenjes Sociale në Qeverinë e Kosovës për Dojce Vele-n thotë se:
Behxhet Gaxhiqi, keshilltar ne
Ministrine e Punes

Ministria e Punës dhe Mirënqënjes Sociale është në bashkëpunim me partnerë të fuqishëm që veprojnë në Kosovë. Kemi një bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Komisionit Evropian, Me UNDP-në, Bankën Botërore etj., me të cilët implementojmë  projekte të cilat ndërlidhen me këtë sferë të punës dhe punësimit , të cilat vërtet ofrojnë mundësinë që të rinjtë të gjejnë veten më lehtë në tregun e punës, thotë z.Gaxhiqi sipas të cilit vetëm nga projekti i sapopërfunduar “EU Kosvet VI”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menagjuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ishte ndër projektet të  cilat kanë ndihmuar të rinjtë të marrin njohuri për marketingun, menagjimin, shitjen, financat, të përmirësojnë shkathtësitë në përgatitjen e planit të biznesit, në themelimin e një ndërmarrjeje si dhe në mbajtjen afatgjatë të kompanive profitabile.

Nga projektet për aftësimin në punë kanë përfituar mijëra të rinj
 “Në kuadër të projektit “Kosvet VI”, 1,200 prej 1656 personave kanë shkuar ne vendet e punës në kompani të ndryshme të cilët kanë kryer trajnime tremujore dhe jane paguar gjatë kohës së trajnimit”, shpjegon z.Gaxhiqi.
 “Programi për gjenerim të punësimit për të rinjtë”nga Pogrami për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara(UNDP) është ndër projektet që vazhdon. Ndër të rinjtë të cilët kanë përfituar nga ky projekt është edhe Valentina Balaj, 24 vjecare nga Suhareka, e cila praktikën në MPMS e quan fatbardhësi:
Valentina ka perfituar nga projekti
i UNDP-se per punesim

“Praktikisht jam juriste, ndërsa bëj punën e asistentes ekzekutive në Departamentin e Punësimit. Prej korrikut kam filluar praktikën gjashtëmujore dhe deri këtu rezultatet kanë qënë të kënaqshme. Se, megjithëse e diplomuar në Fakultetin Juridik, përvoja universitare nga ajo praktike dallon shumë sepse neve na është dhënë mundësia vetëm në mënyrë teorike. Ndërsa, nga ky projekt kam përfitu shumë gjana, duke filluar prej anës administrative “, thotë Valentina.

Cdo vit në tregun  e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune
Përderisa, sipas këshilltarit Gaxhiqi, në këtë ndërmarrjet janë mjaft bashkëpunuese përderisa interesimi i të rinjve për  pjesëmarrje është mjaft i lartë.  “Projektet janë të hapura për  të  gjitha komunitetet të cilat jetojnë  në shtetin e Kosovës. Kemi trajnime edhe per persona me nevoja të vecanta”.
Sipas të dhënave të Divizionit për Punë dhe Punësim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënjes , cdo vit në tregun e punës në Kosovë hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune.

Kosova të dënojë sistematikisht trafikantët e qenieve njerëzore

Policia e Kosoves gjate nje operacioni kunder trafikim

4 korrik 2011, Dojce Vele, Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në të cilin vlerësohen përpjekjet e qeverive të 180 vendeve për luftimin e kësaj forme të krimit, Kosova është radhitur në kategorinë e dytë.

Martesa të rrejshme, premtim për punësim dhe kushte më të mira për jetë, janë grackat kryesore në të cilat femrat binë viktimat të trafikimit. Ndërsa forma e nënshtrimit të viktimës varet nga trafikantët, thotë për Dojce Vele-n kapiten Arben Paqarrizi, drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës.
„Mashtrimet vinë për shkak të nivelit të ulët të edukimit. Mirëpo, viktimë e trafikimit mund të jetë edhe një person i edukuar dhe i emancipuar për arsye se I premtohet punësim, martesë apo bashkëjetësë e mandej me anë të kërcënimeve, shantazhit e formave të tjera, detyrohen të ofrojnë shërbime seksuale, të bëjë punë të detyruar ose të mbahet në kushte të robërisë dhe skklavërisë. D.m.th, varet nga trafikanti se në cilën formë të trafikimit e nënshtron viktimën“.
Operacione dhe arrestime të shumta për trafikim me qenie njerëzore
Policia e Kosovës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti raporton 25 operacione policore të cilat rezultojnë me 71 persona të arrestuar dhe tërheqje të 19 viktimave të trafikimit.
Kapiten Arben Paqarrizi

“Për veprën trafikim me njerëz janë 48 persona: 4 për mundësim të prostitucionit, 17-të për marrje me prostitucion de 3 persona për vendosje të skllavërisë. Në gjashtëmujorin e vitit 2011, janë gjithsejt 19-të viktima të identifikuara: 16-të viktima janë kosovare, 2 janë serbe dhe 1 shqiptar e Shqipërisë. Fatmirësisht, nuk ka asnjë rast ku viktimat gjatë fazës sistematike të shfrytëzimitt aknë vdekur, edhepse kemi raste kur viktimat kanë nevoje për trajtim shëndetsor”, thotë kapiten Paqarrizi, sipas të cilit viktimat me rrezikshmëri të lartë strehohen në Qendrën Shtetrore për Strehimin e Viktimave të Trafikimit, ndërsa viktimat të cilat nuk pranohen nga familje barten për trajtim të mëtutjeshëm në të 7 qendrat e OJQ-ve me të cilat ka bashkëpunim Policia e Kosovës.

Një rol të vecantë në luftën kundër trafikimit kanë edhe organizzatat nderkombtare. Komisioni Evropian në shkurt të këtij viti ka lancuar një projekt i cili mbështet luftimin e trafikimit dhe viktimat e kësaj forme të krimit. Përderisa Organizata Ndërkombtare për Migrim, që nga viti 2000 është e kyçur në të gjitha aktivitetet e ndërmarra në sferën e luftës kundër trafikimit dhe me anë të programeve të ndershme nëpërmjet OJQ-ve partnere ka arritur të ndihmojë qindra viktima nga Kosova dhe shtetet e Evropës Juglindore. Programi “Fuqizimi dhe mbrojtja e viktimave te trafikimit”është projekti aktual I IOM-it I cili implementohet nga Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve „Liria“, në Gjilan, nëpër dyert e së cilës kanë kaluar dhjetëra viktima.
Mashtrimet, mënyrat më të shpeshta trafikimit të femrës në Kosovë
Drejtoresha Bunjaku gjate punes

„32 raste kanë pasur indikacione të trafikimit, prej të cilave 11-të raste kanë qënë viktima të trafikimit. Mashtrime për punë, martesa të rrejshme, kushte më të mira jetsore janë indikatorët më të shpeshtë. Për momentin i kemi 3 viktima të trafikimit për të cilat ofrojmë strehim, akomodim, edukim, perkujdesje shëndetsore, tretmane psikologjike, trajnime si dhe ndërmjetesim në shkollat joformale apo vazhdimi I tyre, se zakonisht viktimat  trafikimit janë të moshës së re”, thotë Nazife Jonuzi, drejtoreshë e kësaj qendre.

Sipas Policisë së Kosovës, prej vitit 2001 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, në Kosovë janë identifikuar 630 viktima të trafikimit, 181 prej të cilave nga Kosova, 64 prej tyre nga Shqipëria, 208 nga Moldavia, 46 nga Ukraina, 74 nga Rumania, 25 nga Bullgaria, 4 nga Rusia, 14 nga Serbia, 1 nga Maqedonia, 1 nga Polonia dhe 12-të tjera, të cilat janë trajtuar në formën adekuate. Mirëpo, për shkak të mungesës së vetëdijes, shoqëria në Kosovë edhe më tej është e prirur të diskriminojë viktimat e trafikimit dhe familjet ende luftojnë për t´i pranuar personat e trafikuar. Dhe, kjo mund të coje në ritrafikimin e viktimës, thotë drejtoresha Jonuzi.
„Refuzimi i familjeve dhe mungesa e një rrjeti të fortë shoqërore mund të qojnë ato në ritrafikim. Është shumë për rëndësishme të punohët me familjet e personave të trafikuar, për t´u arritur ndërgjegjësimi për përjetimet e viktimave të trafikimit dhe si mund t´mbështesin familjet e tyre dhe komuniteti mund t´i mbështesin ato“.
Kosova ka mekanizma të mjaftueshëm për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore
Shenaj Berisha, menagjere e mbrojtesve te viktimave

Ndërsa, radhitja e Kosovës në kategorinë e dytë krahas disa shteteve demokratike në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan në të cilin vlerësohen përpjekjet për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, është sukses për një shtet të sapoformuar sic ështëe Kosova, mendon Shenaj Berisha, menagjere e mbrojtësve të viktimave në kuadër të Departamentit për Qasje në Drejtësi në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës.

„Një shtet i cili sapo është formuar të radhitet në nivelin e dytë në raportin e SHBA-ve don të thotë se është bërë një punë e mirë në luftimin e dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore“, thote z.Berisha, sipas së cilës Kosova ka mekanizma të mjaftueshem ligjor, institucional dhe operacional për luftimin e kësaj forme të krimit të organizuar.
„Të gjitha dokumentet legjislative në Kosovë janë hartuar në përputhje me dokumentet ndërkombtare dhe në bazë të infrastrukturës ligjore në fuqi, dënimet për kryesit e kësaj vepre parashihen prej 2 deri në 20 vjet burgim. Kosova është i vetmi shtet i rajonit e cila ka Strehimore Shtetrore për Viktimat e Trafikimit, ndërsa mbrojtësit e viktimave në Kosovë, punojnë në sistem amerikan, që don të thotë: ata janë në shërbim të viktimave, 24 orë në 7 ditë të javës“, thotë z.Berisha.
Për dhjetë vjet zvogëlim i dukshëm i viktimave të trafikimit
Tregues i qartë i shtimit të angazhimit të institucioneve të Kosoves dhe avancimit të formave të zbulimit të kësaj forme të krimit, është rënja në 19-të e numrit të viktimave të trafikimit në gjashtëmujorin e vitit 2011 krahasuar me shifren 172 të viktimave të identifikuara në vitin 2001. Ndërsa, raporti i DASH-së nxjerr në pah edhe angazhimin e Policisë së Kosovës si dhe përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e sektorit të policisë kundër trafikimit. Kjo e bën shumë optimiste Policinë e Kosovës, e cila po punon intenzivisht në ngritjen e kapaciteteve, thotë kapiten Arben Paqarrizi:
Per 6 muaj,25 operacione te Policise se Kosoves

 

„Policia e Kosovës ka kapacitet dhe është duke I ngritur kapacitetet. Këtë e dëshmon avancimi i sektorit për hetimin e trafikimit në drejtori dhe përpjekjet për plotësimin e pozitave të lira, sidomos në gjashtë njësitë tona rajonale. Raporti i  State Departamentit në lidhje me këtë qështje vë në pah pikërisht angazhimin e policisë në qështjen e hetimit, të identifikimit te viktimave  dhe aksionet policore në luftimin e kësaj dukurie“.
Më shumë punë në vetdijësimin e qytetarëve nga rreziku i trafikimit
Mirëpo, në raport thuhet poashtu se Kosova është burim, destinacion dhe shpeshherë edhe vend tranzit për gratë që trafikohen për shërbime seksuale dhe fëmijët që trafikohen për t´u bërë lypsarë. Pjesa më e madhe e viktimave të huaja të cilat detyrohen të merren me prostitucion janë vajza të reja nga Evropa lindore, femrat nga Kosova shfrytëzohen për prostitucion brënda dhe jashtë Kosovës, ndërsa trafikimi i brendshëm i serbve të Kosovës ndodh në veriun e vendit. Shqyrtimi i lëndëve të trafikimit ka marrë kohë, numri i dënimeve është zvogëluar dhe megjithëse ka pasur ndjekje penale të zyrtarëve publik për bashkëpunim në trafikim, nuk ka pasur dënime. DASH sugjeron institucionet e Kosovës për ndjekje penale dhe dënime sistematike të personave që bëjnë trafikimin e femrave dhe të fëmijeve, më shumë efikasitet në identifikimin e vikitmave si dhe intensifikim të fushatave për vetdijësimin e qytetarëve mbi rreziqet e trafikimit.