Projekte rajonale per zhvillimin e turizmit

Shtepiza per vizitoret ne Rugove

28 qershor 2011, Dojce Vele, Kosova, me diversitetin e saj kulturor dhe natyror ka potencial te mjaftueshem per zhvillimin e turizmit. Ndersa, zona e trekendeshit kufitar Kosove-Mal i Zi Shqiperi po behet gjithnje e me atraktive per projekte te perbashketa nga te tria qeverite por edhe nga donatore te huaj.

Projekti “Majat e Ballkanit” eshte njeri prej ketyre projeketve i cili financohet nga GIZ gjermane(Organizata per Bashkepunim Nderkombtar(GIZ).


Vendin e njohur si„Maja e Husës“ në fshatin Shkrel të Rugovës vetëm gjysmë kilometri e ndan nga kufiri me Malin e Zi. Ndërsa kjo shtëpizë e drunjtë e ngrehur në 1,750 metra lartësi mbidetare i përket familjes Husaj, e cila pret e përcjell vizitorë nga vende të ndryshme gjatë gjithë sezonit të verës.
“Kryesisht shtëpiza shfrytëzohet për pushime javore apo dhjetëditëshe. Në këtë shtunë unë I kam përcjell mysafirët nga Prishtina, dhjetë mysafirë të cilët e kanë shfrytëzu një dhjetëditësh. Cmimet nëpër vila private janë të kapshme, p.sh, për dhjetë ditë paguhen 100 euro. Ushqimin vizitorët e përgatisin vet mirëpo, prodhimet bujqsore i marrin tek blegtorët, fqinjtë tanë“, thotë Aver Husaj, pronar i cili megjithëse banon në Pejë, ai I kthehet dhe I rikthehet fshatit të të parëve me të gjetur mundësi.
 Z.Bajrami me shtegtaret te Krojet e Ali Pashe Gucise
„Shtëpiza është e punuar me dru me ambient të mjaftueshëm. E shfrytëzoj për vizitë të familjes, por edhe për vizitorë që i duan pushimet në gjirin e natyrës dhe duan të shijojnë boronicat, luleshtrydhet, cajërat por edhe prodhimet e blegtorisë, si: djathin, qumështin, ajkën etj. Lartësia e saj mbidetare është 1,750 metra lartësi dhe sipas ekspertëve është banjë natyrore në të cilën shërohen disa sëmundje“.
Trashëgimia natyrore dhe kulturore, bazë për zhvillimin e turizmit në Kosovë
Kosova, I ka dy shtyllat bazë për zhvillimin e turizmit: trashegiminë kulturore dhe natyrore. Dhe, pikërisht ky diversitet kulturor solli deri tek realizimi I projektit „Majat e Ballkanit“ në të tri shtetet ndërkufitare: Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, i cili financohet nga Organizata Qeveritare Gjermane GIZ(Organizata për Bashkëpunim Ndërkombtar), thotë Halil Bajrami, udhëheqës I Divizionit të Politikave Turistike dhe promocionit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë.
“Ky projekt është diskutuar gjatë me donatorin GIZ, të cilin e falenderoj, sikurse qeverinë gjermane dhe popullin gjerman për mjetet që kanë ndarë jo vetëm për këtë projekt. „Majat e Ballkanit“ mbështetet edhe nga tri qeveritë e shteteve përkatëse, kemi një grup udhëheqës të përbërë nga përfaqësues nga tri shtete i cili bashkarisht me donatorin GIZ të tri shteteve por edhe GIZ-in në Sarajevë, po përkujdesimi për hapat e mëtutjeshëm për zhvillimin e këtij projekti”.
Objekte akomodimi ne Theth te Shqiperise(foto.H.Bajrami)
Gjatë muajit qershor, me shtigjet e ecjes së bjeshkëtarëve nga të tria vendet të cilët filluan nga Guri I Kuq në Rugovë të Kosovës, kaluan në Plavë të Malit te Zi dhe vazhduan për në Theth të Shqipërisë, u mbajt ceremonia e hapjes se projektit “Majat e Ballkanit”. Ndërsa, projekti do të vazhdojë me sinjalizimin e shtigjeve të ecjes, përgatitjen e portalit të ëeb-it, por edhe aktivititete të tjera në bashkëpunim me donatorin, me pushtetin local dhe atë qëndror, thotë z.Bajrami.
Shfrytëzim i potencialeve turistike dhe hapje e vendpunimeve
“Qëllimi I projektit është shfrytëzimi I potencialeve turistike, gjegjsisht bukurive natyrore apo për zhvillimin e turizmit malor dhe mbështetjen e bjeshkëtarëve jo vetëm të këtyre tri vendeve por edhe të vendeve të tjera, t´iu krijojme kushte që të shijojnë bukuritë e këtyre tri vendeve”, thotë Bajrami.
Dhe, për banorët e zonave ndërkufitare, megjithëse cdo projekt është I mirëseardhur më tepër do te preferonin një projekt unik në mënyrë që zhvillimi I turizmit të ketë një vijë të qartë.

Regjisori Fatos Lajci gjate ngjitjes ne trekendeshin kufitar
“Për zhvillimin e turizmit rural në Rugovë dhe në viset e tjera të Rugovës, secili projekt e ka rëndësinë e vet. Mirëpo, projektet e vecuara janë afatshkurtëra dhe jetëgjatësi do të premtonte një project I përgjithshëm për zhvillimin e turizmit dhe joshjen e të interesuarve për shfrytëzimin e bukurive të kësaj zone ndërkufitare”, thotë z.Husaj.
Regjisorin Fatos Lajci, ambientalist i apasionuar i cili pjesen me te madhe te jetes e kalon neper bjeshket e trekendeshit kufitar Kosove Mal i Zi-Shqiperi, sot e arrime ne telefon teksa I ngjitet Majes se Hajles me 2400 metra lartesi mbidetare. Mirepo, tek ky adhurues i natyres i cili njeh mire cdo pellemebe te ketyre trevave dhe shtigjet e ecjes se tij kane tejkalaur kahere kufijte, nuk gjejme entuziamzin e pritur per projektin “Majat e Ballkanit”.
“Majat e Ballkanit” apo “Parku Ballkanik I Paqes”?
“Projekti „Majat e Ballkanit“ në essencë është projekti „Parku Ballkanik i Paqes“ I cili fillon në vitin 2000 dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë edhe për vet financuesin GIZ dhe të involvuarit e tjerë në projekt. Projekti “Majat e Ballkanit”, përjashton rrjetin e shoqërisë civile, organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare që e kanë filluar këtë project që në vitin 2000, komunitetin, por edhe të gjitha pushtetet locale të komunave të zonës ndërkufitare të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët në Konferencën Ndërkombëtarenë për Parkun e Paeqes në Ballkan me 2006 në Prishtinë e kanë nënshkruar një Letër të Qëllimit të Mirë me emrin “Ballkans peace Park” që të lobojnë dhe kontribojnë që ky project të realizohet prej të tria shteteve. Me një fjalë „Majat e Ballkanit” është një copy paste I projektit tonë në të cilin kemi punuar me vite tëra te cilit i është ndryshuar vetëm emri.
Alpinistet pushtojne majen e Jezercit ne 2,693 m lartesi 
Lëvizja për “Parkun Ballkanik të Paqes” filloi në vitin 2000 me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe stimulimit të punësimit local me focus në krijimin e tri parqeve të ndara nacionale që shtrihen në: Bjeshkët e Nemuna – Kosovë; Theth -Valbonë- Shqipëri dhe Prokletije – Mali i Zi. Përgjatë viteve u organizuan shtigje ecjeje me emrin “Long Ëalk for Peace”(Rrugëtimi I Gjatë për Paqe) ku zë fill edhe ideja për realizimin e dokumentarit me po të njëjtin titull nga regjisori Fatos Lajci. Mirëpo, qoftë nëpërmjet projectit dhjetëvjecar “Parku Ballkanik i Paqes”, qoftë nëpërmjet projektit actual “Majat e Ballkanit” apo nëpërmjet një projekti tjetër “Alpet e Ballkanit”, tashmë trekëndëshi kufitar Kosovë Mal I Zi-Shqipëri është evdientuar si zona më potencialin më të fuqishëm turistik dhe me anë të zhvillimit të turizmit rural në këtë zonë pritet të gjenerohen mijëra vendpunime.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *