Ambasada Gjermane ne Kosove organizon Turneun IV Nderkombtar ne Futboll

18 qershor 2011, Dojce Vele, Ne Stadiumin e Prishtinës per trofeun e Turneut te i IV-të Ndërkombëtar te Futbollit po ndeshen 16 ekipe të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombtare dhe ambasadave që veprojnë në Kosovë.


Një pllakatë e madhe me legjendën e futbollit gjerman, Franz Bekenbauer në stadiumin e Prishtinës është imazhi para të cilit ambasadori gjerman Hans Dieter Steinbach, bëri hapjen e Turneut të IV Ndërkombtar të fubollit, organizuar nga amabasada gjermane në Kosovë.
Steinbah(majtas)me ekipet pjesemarrese

„Organizimi i një turneu të tillë tashmë është bërë traditë dhe unë shpresoj se kjo traditë do të vazhdojë, në mënyrë që institucionet kombtare, ndërkombtare si dhe ambasadat në Kosovë të kenë shancin të shoqërohen. Unë jam i lumtur të shoh kaq shumë ekipe këtu në Prishtinë dhe sigurisht, më i miri prej tyre duhet të fitojë“,tha ambasadori Steinbach.

16 ekipe kombtare dhe ndërkombtare në garë
Ambasada Amerikane, Agjencia Kosovare e Privatizimit, EULEX-i, GIZ
(Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman), ICO(Zyra Civile Ndërkomtbare në Kosovë), Ministria e Administratës Pubike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Europian, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, OSBE, Policia e Kosovës, Seniorët e KF-së Prishtina, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ambasada Gjermane, janë të 16-të ekipet që do të garojnë për titullin.
Kristof Daisenberger,atashe kulture ne Ambasaden Gjermane
Christof Deisenberger, atashe i kulturës në Ambasadën Gjermane thotë se: „Jemi vetem 16 ekipe se jo të gjithë kanë kohë, ndërsa të tjerë janë lajmëruar me vonesë. Por, është bukur kur sheh se të gjithë duan të luajnë. Kemi ambasada, institucione të Kosovës dhe ndërkombtare. Unë luaj në mbrojtje, në ekipin e Ambasadës Gjermane. Shpresojmë fitoren. Mirëpo, mbi të gjitha është e rëndësishme që të argëtohemi dhe cdo gjë të kalojë pa ndonjë lëndim“, thotë z.Deisenberger.

Të 16-të ekipet po luajnë në katër grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet do të mbahen gjat ditës, ndërsa nderimi zyrtar i tri ekipeve më të mira do të bëhet sonte(18 qershor) me një koktej rasti në Stadiumin e Prishtinës.

Fitues i Trofeut ne Turneun e III-te Nderkombtar ishte ekipi i OSBE-se.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *