Date Archives June 2011

Projekte rajonale per zhvillimin e turizmit

Shtepiza per vizitoret ne Rugove

28 qershor 2011, Dojce Vele, Kosova, me diversitetin e saj kulturor dhe natyror ka potencial te mjaftueshem per zhvillimin e turizmit. Ndersa, zona e trekendeshit kufitar Kosove-Mal i Zi Shqiperi po behet gjithnje e me atraktive per projekte te perbashketa nga te tria qeverite por edhe nga donatore te huaj.

Projekti “Majat e Ballkanit” eshte njeri prej ketyre projeketve i cili financohet nga GIZ gjermane(Organizata per Bashkepunim Nderkombtar(GIZ).


Vendin e njohur si„Maja e Husës“ në fshatin Shkrel të Rugovës vetëm gjysmë kilometri e ndan nga kufiri me Malin e Zi. Ndërsa kjo shtëpizë e drunjtë e ngrehur në 1,750 metra lartësi mbidetare i përket familjes Husaj, e cila pret e përcjell vizitorë nga vende të ndryshme gjatë gjithë sezonit të verës.
“Kryesisht shtëpiza shfrytëzohet për pushime javore apo dhjetëditëshe. Në këtë shtunë unë I kam përcjell mysafirët nga Prishtina, dhjetë mysafirë të cilët e kanë shfrytëzu një dhjetëditësh. Cmimet nëpër vila private janë të kapshme, p.sh, për dhjetë ditë paguhen 100 euro. Ushqimin vizitorët e përgatisin vet mirëpo, prodhimet bujqsore i marrin tek blegtorët, fqinjtë tanë“, thotë Aver Husaj, pronar i cili megjithëse banon në Pejë, ai I kthehet dhe I rikthehet fshatit të të parëve me të gjetur mundësi.
 Z.Bajrami me shtegtaret te Krojet e Ali Pashe Gucise
„Shtëpiza është e punuar me dru me ambient të mjaftueshëm. E shfrytëzoj për vizitë të familjes, por edhe për vizitorë që i duan pushimet në gjirin e natyrës dhe duan të shijojnë boronicat, luleshtrydhet, cajërat por edhe prodhimet e blegtorisë, si: djathin, qumështin, ajkën etj. Lartësia e saj mbidetare është 1,750 metra lartësi dhe sipas ekspertëve është banjë natyrore në të cilën shërohen disa sëmundje“.
Trashëgimia natyrore dhe kulturore, bazë për zhvillimin e turizmit në Kosovë
Kosova, I ka dy shtyllat bazë për zhvillimin e turizmit: trashegiminë kulturore dhe natyrore. Dhe, pikërisht ky diversitet kulturor solli deri tek realizimi I projektit „Majat e Ballkanit“ në të tri shtetet ndërkufitare: Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, i cili financohet nga Organizata Qeveritare Gjermane GIZ(Organizata për Bashkëpunim Ndërkombtar), thotë Halil Bajrami, udhëheqës I Divizionit të Politikave Turistike dhe promocionit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë.
“Ky projekt është diskutuar gjatë me donatorin GIZ, të cilin e falenderoj, sikurse qeverinë gjermane dhe popullin gjerman për mjetet që kanë ndarë jo vetëm për këtë projekt. „Majat e Ballkanit“ mbështetet edhe nga tri qeveritë e shteteve përkatëse, kemi një grup udhëheqës të përbërë nga përfaqësues nga tri shtete i cili bashkarisht me donatorin GIZ të tri shteteve por edhe GIZ-in në Sarajevë, po përkujdesimi për hapat e mëtutjeshëm për zhvillimin e këtij projekti”.
Objekte akomodimi ne Theth te Shqiperise(foto.H.Bajrami)
Gjatë muajit qershor, me shtigjet e ecjes së bjeshkëtarëve nga të tria vendet të cilët filluan nga Guri I Kuq në Rugovë të Kosovës, kaluan në Plavë të Malit te Zi dhe vazhduan për në Theth të Shqipërisë, u mbajt ceremonia e hapjes se projektit “Majat e Ballkanit”. Ndërsa, projekti do të vazhdojë me sinjalizimin e shtigjeve të ecjes, përgatitjen e portalit të ëeb-it, por edhe aktivititete të tjera në bashkëpunim me donatorin, me pushtetin local dhe atë qëndror, thotë z.Bajrami.
Shfrytëzim i potencialeve turistike dhe hapje e vendpunimeve
“Qëllimi I projektit është shfrytëzimi I potencialeve turistike, gjegjsisht bukurive natyrore apo për zhvillimin e turizmit malor dhe mbështetjen e bjeshkëtarëve jo vetëm të këtyre tri vendeve por edhe të vendeve të tjera, t´iu krijojme kushte që të shijojnë bukuritë e këtyre tri vendeve”, thotë Bajrami.
Dhe, për banorët e zonave ndërkufitare, megjithëse cdo projekt është I mirëseardhur më tepër do te preferonin një projekt unik në mënyrë që zhvillimi I turizmit të ketë një vijë të qartë.

Regjisori Fatos Lajci gjate ngjitjes ne trekendeshin kufitar
“Për zhvillimin e turizmit rural në Rugovë dhe në viset e tjera të Rugovës, secili projekt e ka rëndësinë e vet. Mirëpo, projektet e vecuara janë afatshkurtëra dhe jetëgjatësi do të premtonte një project I përgjithshëm për zhvillimin e turizmit dhe joshjen e të interesuarve për shfrytëzimin e bukurive të kësaj zone ndërkufitare”, thotë z.Husaj.
Regjisorin Fatos Lajci, ambientalist i apasionuar i cili pjesen me te madhe te jetes e kalon neper bjeshket e trekendeshit kufitar Kosove Mal i Zi-Shqiperi, sot e arrime ne telefon teksa I ngjitet Majes se Hajles me 2400 metra lartesi mbidetare. Mirepo, tek ky adhurues i natyres i cili njeh mire cdo pellemebe te ketyre trevave dhe shtigjet e ecjes se tij kane tejkalaur kahere kufijte, nuk gjejme entuziamzin e pritur per projektin “Majat e Ballkanit”.
“Majat e Ballkanit” apo “Parku Ballkanik I Paqes”?
“Projekti „Majat e Ballkanit“ në essencë është projekti „Parku Ballkanik i Paqes“ I cili fillon në vitin 2000 dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë edhe për vet financuesin GIZ dhe të involvuarit e tjerë në projekt. Projekti “Majat e Ballkanit”, përjashton rrjetin e shoqërisë civile, organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare që e kanë filluar këtë project që në vitin 2000, komunitetin, por edhe të gjitha pushtetet locale të komunave të zonës ndërkufitare të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët në Konferencën Ndërkombëtarenë për Parkun e Paeqes në Ballkan me 2006 në Prishtinë e kanë nënshkruar një Letër të Qëllimit të Mirë me emrin “Ballkans peace Park” që të lobojnë dhe kontribojnë që ky project të realizohet prej të tria shteteve. Me një fjalë „Majat e Ballkanit” është një copy paste I projektit tonë në të cilin kemi punuar me vite tëra te cilit i është ndryshuar vetëm emri.
Alpinistet pushtojne majen e Jezercit ne 2,693 m lartesi 
Lëvizja për “Parkun Ballkanik të Paqes” filloi në vitin 2000 me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe stimulimit të punësimit local me focus në krijimin e tri parqeve të ndara nacionale që shtrihen në: Bjeshkët e Nemuna – Kosovë; Theth -Valbonë- Shqipëri dhe Prokletije – Mali i Zi. Përgjatë viteve u organizuan shtigje ecjeje me emrin “Long Ëalk for Peace”(Rrugëtimi I Gjatë për Paqe) ku zë fill edhe ideja për realizimin e dokumentarit me po të njëjtin titull nga regjisori Fatos Lajci. Mirëpo, qoftë nëpërmjet projectit dhjetëvjecar “Parku Ballkanik i Paqes”, qoftë nëpërmjet projektit actual “Majat e Ballkanit” apo nëpërmjet një projekti tjetër “Alpet e Ballkanit”, tashmë trekëndëshi kufitar Kosovë Mal I Zi-Shqipëri është evdientuar si zona më potencialin më të fuqishëm turistik dhe me anë të zhvillimit të turizmit rural në këtë zonë pritet të gjenerohen mijëra vendpunime.

Operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale në Kosovë

Operacion anti-droge i Policise se Kosoves
26 qershor 2011, Dojce Vele, Policia e Kosovës dhe EULEKS-i raportojnë për qindra arrestime për posedim, kultivim dhe shpërndarje të substancave narkotike.  Mirwpo, në raporte të ndryshme ndërkombtare Kosova edhe më tej figuron si stacion dhe vend tranzit i substancave narkotike.

Si cdokund në botë, edhe në Kosovë krimi i drogës i kalon kufijtë e shtetit. Mirëpo, marrëveshjet e mirëkuptimit dhe të bashkepunimit me shtetet e rajonit dhe të Evropës si dhe shkëmbimi i vazhdueshem i informacioneve, ndihmon dukshëm në luftimin e krimit në nivel ndërkombtar.

“Si rezultat I bashkëpunimit ndërkombtar, ne I kemi arrestuar mbi 20 persona. Para një muaji e kishim operacionin “Harku” në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë dhe në disa qytete të Kosovës I konfiskuam 47 kg droge të llojit marihuana dhe u bënë 16 arrestime. Pastaj, operacionet e fundit ku konfiskuam 10.5 kilogram droge: Operacioni “Gardhi” në vendkalimin Merdare ku u arrestuan 2 shtetas kosovar me shtetësinë e dytë-slloven, ku kemi pas bashkëpunim me autoritetet e Sllovenisë si dhe operacioni “Trekëndëshi” në Rajonin e Pejës, ku u arrestuan 6 persona 4 shtetas të Shqipërise dhe 2 të Republikës së Kosovës”, thotë kapiten Bahri Shala, drejtor i Drejtëorisë Kudnër Drogave i

Droge e konfiskuar nga P. e Kosoves

 cili suksesin e Policisë së Kosovës ua dedikon sa bashkëpunim të qytetarëve poashut edhe bashkëpunimit më policine e EUlEKS-it.

„Suksesi i punës sonë është rritur si rezultat i bashkëpunimit me qytetatët. Ndërsa, kolegët e EULEKS-it na furnizojnë e informata nga vendet të cilat nuk e kanë njohur shtetin tonë apo me të cilat nuk kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe në përgjithësi kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, thotë kapiten Shala.
Grupet kriminale hetohen për kohë të gjate
Ndërkohë, vie një telefonatë. Kapiten Shala lidhet me policinë në terren.
 „Ata po e fshehin drogën diku jashtë shtëpisë. Nuk po e mbajnë në shpi, apo?“
„Jo, ata sasi droge mbajnë n´shpi vec n´momentin kur ta kthejnë në pluhur. Atë ditë ata mbyllen brënda me familje dhe derisa ta perzinë e ta paketojnë, nuk pranojnë vizita as telefonata për 24 orë. Pastaj, e largojnë nga shpia menjëherë. Për tash dërgoma një kamerë që ta kemi për herë tjetër“.
Kapiten Bahri Shala

Dhe, kjo bisedë telefonike është vetëm një sekuencë e aksioneve të Policisë së Kosovës, të cilët nga terreni njoftojnë bazën për hetimin e grupeve kriminale që merren me kultivimin, paketimin dhe shpërndarjen e narkotikëve. Si rezultat, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Policia e Kosovës raporton për 64 aksione të cilat rezultojnë me qindra arrestime.

Qindra arrestime në nivel kombtar dhe ndërkombtar
Kapiten Bahri Shala është në krye të Drejtorisë kundër Drogave në Policine e Kosovës:  “Deri në qershor, gjithsejt janë 196 persona të arrestuar, prej tyre 187 shqiptar, 4 serb dhe 5 të kombsive tjera. Brenda këtij gjashtëmujori, janë konfiskuar 33 kilogram drogë të llojit heroinë, 87 kilogram marihuana, dy kilogram e gjysmë kokaine, 139 bimë Kanabis, 691 tableta Extasy si dhe 3 kilogram droga te tjera”-thote kapiten Shala.
 
Mirepo, krahas aksioneve të suksesshme, qytetarët mendojnë se format e parandalimit lënë për të dëshëruar.
Slogani i fushates kunder droges

„Une e di se tradicionalisht në Kosovë kurrë nuk është përdor droga as kurrë në hapësirat e saj nuk është kultivuar as nuk është trafikuar. Mirëpo, kjo po ndodh tani! Prandaj, kërkohet një angazhim I shtuar I institucioneve të Kosovës, i prindërve dhe I vet qytetarëve, në vecanti I të rinjve, që me fushata të ndryshme të informohen për pasojat e droges„, thotë Curri.

Fushata sensibilizuese e EULEKS-it „Mos i mbyll sytë“ 
Këtë qe gati dy muaj po e bën Misioni Evropian për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë(EULEX), i cili para dy muajve ka lansuar një fushatë kundër drogës. Fushata me slloganin “Mos i mbyll sytë” ka për qëllim thyerjen e tabusë për drogën në shoqërinë kosovare dhe është thirrje për t´u raportuar krimet që ndërlidhen me drogën, thotë Anne Blancsma, është zëdhënës i misionit „Euleks“, në Kosovë: 
Blanksma, zedhenes i EULEX-it

„Krahas prezencës në media, në udhëtojmë me autobus nëpër qendra të Kosovës dhe policia e Kosovës me atë të EULEKS-it flasin me njerëzit lidhur me problemet e drogës. Dhe reagimet e deritanishme ishin mjaft pozitive”, thotë z.Blanksma, sipas të cilit fushata anti-drogë është më e fokusuar në veriun e Kosovës dhe ngaqë Policia e Kosovës nuk është e pranuar në këtë pjesë ky është një rast I mirë për t´u prezantuar. Ky është një rast i mirë edhe për EULEKS-in: „Sepse sic e dini EULEKS si mision i policisë dhe gjyqësisë shpeshherë për njerëzit mbetet shumë abstrakt. Mirëpo, rendi dhe ligji poashtu ua heqin kriminelët nga rruga dhe përkujdesen që fëmijët tuaj të mos përdorin drogë. Në këtë nuk ka asgjë politike. Dhe, meqënse në veri aksionet e EULEKS-it shpeshherë shikohen si aksione politike, nëpërmjet kësaj fushate ne duam t´ua bejme me die qytetarëve se në të vërtet ne po bëjmë dicka cfarë ua bën jetën më të bukur“, thotë Blanksma, i cili si rezultat të kësaj fushate përmend katër operacionet e fundit të Policisë së Kosovës.

Në kuadër të Drejtorisë Kundër Drogave veprojnë edhe policë të EULEKS-it
Policia shkaterron bimet narkotike

„Ndërsa, kur është fjala te trajtimi i rasteve të tilla, Policia e Kosovës është mjaft profesionale. Euleks poashtu ka njerëz që punojnë brenda Policisë së Kosovës, duke udhëzuar, këshilluar dhe monitoruar punën e tyre për të sjell sundimin e ligjit në shoqërine e Kosovës. Dhe, të 4 operacionet e suksesshme policore dhe të përgatitura mirë u bënë nga Drejtoria Kundër Drogave e Policisë së Kosovës, brenda së cilës kemi edhe policët e EULEX-it“, thote z.Blanksma.

Sipas Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë te vitit 2011, jane 196 persona të arrestuar dhe qindra kilogramë droga të konfiskuara. Përdorimi është më evident nëpër qendra të mëdha. Nëpër fshatra të braktisura dhe zona të izoluara kultivohet lloji i drogës Kanabis, e cila krahasuar me rreth 30 mijë fije në vitet e kaluara, sivjet numri i fijeve në fushat tashmë të evidentuara nuk kalon shifren 5 mijë. Mirëpo, edhepse Kosova e ka Strategjinë Kombëtare Kundër Drogave dhe që nga miratimi i saj me 2009, rezultatet në luftimin e kësaj dukurie janë të dukshme në raporte të ndryshme ndërkombtare Kosova edhe më tej figuron si stacion dhe vend tranzit i substancave narkotike.

Vallja popullore shqipe trashegimi e cmuar kombtare

25 qershor 2011, Radio Kosova, Vallja tradicionale shqipe, dita dites po rikthehet ne skene. Ajo ze vend ne shtepi, ne shkolla,  ne ahengje e koncertet brenda dhe jashte vendit. Deshira per te kultivuar keto vlera te mrekullueshme trashegimore, po i shtyn prinderit por edhe vet femijet drejt alternativavae te ndryshme, nder te cilat jane edhe percjellja e kurseve te vallezimit.

Ilir Ferizaj 26 vjec, nga Strellci i Decanit eshte economist I diplomuar. Mirepo, dashuria per vallen popullore e largoi ate nga rruga per te cilen ishte percaktuar ne fillim te sutdimeve dhe pasioni I tij u be edhe profesioni I tij I dyte.
„Fillimi ne vallezimin popullor ka qene sqysh ne shkollene mesme. Ka qene nje deshire e madhe gjithmone, por aktivitetin amator e kam filluar ne studime ne Prishtine. Atje shkova ne audicionin e Ansamblit Akademik te Universitetit te Prishtine, te profesor Dilaver Kryeziu, ku ishte nje konkurence goxha e madhe. Mirepo, perkunder faktis se ishin shume pak vende te lira, megjithate per nje kohe te shkurter tre djem nga Decani arritem  te futemi per nje kohe te  shkurter ne grupin e pare te vallezimit“.

Ilir Ferizaj:Vallja, dashuri dhe profesion te dyte


Iliri(majtas)ushtron valltaret e vegjel

Ishin keta, Ilir Ferizaj, Remzi Dautaj dhe Dukagjin Selmanaj. Por, edhepse qe atehere jane mbushur tete vjet dhe shumica prej grupit e tij per shkak te rrethanave te ndryshme nuk arriten te vazhdonin tutje me pasionin e tyre, Iliri nuk iu shkeput as per nje cast vallezimit popullor per te vazhduar pastaj edhe me koreografine. Dhe keshtu, ne vitin 2010, se bashku me kolegun e tij te valles, Remzi Dautajn, Iliri themelon ne Peje ansamblin e valleve, i cili njihet si Shoqeria Kulturoro-Artistike „Haxhi Zeka“. Per nje vit te themelimit, pervec pjemarrjes ne programe te ndryshme kulturoro artistike brenda dhe jashte vendit, ketu mbahet nje kurs per vallen popullore: nje enderr kjo e kahmotshme, e cila vetem tani u be realitet, thote Iliri.

“Ideja ka qene e kahmotshme, por neglizhenca ka qene ndoshta pak ma e madhe. Fillimisht kemi punuar me grupe te valltareve pak me te medhenj por duke e ditur qe mundesite e tyre kane qene pak me te vogla, atehere filluam  te merremi me shume me femij. Jane mbi 40 femije, por nuk mund ta specifikoj me nje numer per shkak qe dita dites shtohet numri I tyre”.
Nje rast i mire per te mesuar shume 

Dhe femijet e interesuar per vallen popullore shqipe, ketu kane rastin te mesojne shume. Mirepo, pergjate nje viti sa edhe funskionon ky ansambel, ata kane mesuar pese koreografi vallesh, thote Iliri:
Valltar te ansamblit te valleve Haxhi Zeka

„Eshte koreografia e Laver Bariut, e emertuar ne baze te nje autori te fyellit nga Shqiperia e mesme, nga Permeti, Laver Bariu. Vallja e dyte eshte lirike e punes, perndryshe e quajme „Vjelja e Molleve“; nje koreografi shume e bukur e cila me ane te vallezimit popullor e pershkruan kohen e vjeshtes kur vilen mollet dhe vajzat bejne lojen e tyre me shporta. „Vallja e Kavajes“ qe vjen nga treva e Kavajes si dhe nje valle tjeter nga rajoni i Sharrit, qe quhet „Vallja e Vajzave te Sharrit“. Shota dhe Vallja e Rugoves jane qe te dyja valle gjithekombtare. Ne kemi mesuar koreografi te trevave por Shota dhe Vallja e Rugoves gjithsesi mbesin koreografi kombtare te cilat i luajme dhe i vallezojme gjithmone!“


Ansambli “Haxhi Zeka” mundesi e shumefishte per ata qe e duan vallen popullore
Se themelimi i nje ansambli dhe mbajtja e kurseve te vallezimit nuk do te jete e lehte, Iliri e dinte qe nga fillimi. Prandaj, i duhej dikush qe do ta perkrahte ne punen e tij. Dhe ne kete rast, kush do te ishte me i pershtatsheme se bashkeudhetari i Ilirit ne vallezimin popullor, Remzi Dautaj, I cili tashme eshte edhe asistent I tij.

“Ne fillim e kemi dit qe kete pune me e mbajt vec nje person eshte pothuajse e pamundur dhe ekshtu ikemi nda punet. Pjesen koregrafike e kam mare une persiper, ndersa Remi e ka pjesen me te veshtire, ate administrative. Se, sic them shpesh: “Ketu I kemi  20 femije e 40 nena dhe te gjitha atyre duhet me iu dhane pergjegje: Si shkon femija im? Apo di? Sa po di? Pra, ketij I perket qeshtja adminsitative“.
Dhe keshtu, e tera funksionon per mrekulli. Dhe, edhepse bartja e ketyre vlerave trashegimore ne mosha te reja eshte nje sfide e vertet, aty ku eshte angazhimi eshte edhe rezultati, pohon Remi.
 „Meqense mosha eshte e re edhe filimi eshte pak me I veshtire. Por, me punen qe ben Iliri dhe me nje angazhim te forte, kemi arrit me i msu me shpejt”.
Me valltaret e vegjel pas intervistes

Interesimi i prinderve dhe i femijeve per vallen popullore eshte ne rritje


Nga ana tjeter, krahas mundesive te shumta qe ofrojne zonat urbane sot per angazhimin e femijeve, interesimi I prinderve per te mesuar femijet e tyre me vallet popullore eshte tejet I madh.
“Interesimi eshte shume I madh. Ne Peje ka vallezime moderne, ndersa ketu femijet mesojne nje vallezim me tradicional. Ngaqe kultura eshte me e madhe, kjo ka qene arsyeja pse prinderit I sjellin me vallzu ketu”, thote Remzi Dautaj, nga Ansambli I Valleve Haxhi  Zeka.
Sfida e vertet, prezantimi para publikut

Dhe sfida nuk perfundon brenda salles se ushtrimeve. Sepse, ky ansambel me koreografi te ndryshme vallesh do te prezantohen para publikut ne kremta te ndryshme, brenda dhe jashte qytetit. Perderisa, atraksioni me i madh kulturor do te jete pjesemarrja ne Festivalin e Femijeve ne kuader te Dites se Clirimit te qytetit turk Bursa, prej nga ky ansambel u kthy me Cmimin e Pare te festivalit.
„Ne kemi marre pjese ne disa koncerte ose program kombtare ne Kosove. Por, kulminacioni ka qene ne qytetin Bursa te Turqise, me 20-25 maj te ketij viti. Atje kemi perfaqsu jo vetem Pejen, por kemi perfaqesu Kosoven dhe si kurorezim per gjithe kete angazhim, ne kemi marre Cmimin e Pare te Valezimit nder shtate shtete konkuruese, nder te cilat pervec Turiqse si nikoqire, ishin Azerbajgjani, Qiproja, Greqia dhe shtete te tjera. Pra, ne kuader te Dites se Clirimit te Burses, ishte edhe nje festival femijesh me valle dhe lojera, ne te cilin kemi mbetur te habitur me organizimin qe kishin bere. Dhe, prej ketij festivali ne Bursa ku u paraqitem me tri koreografi, ne ia sollem Pejes dhe Kosoves vendin e pare me vallezimin popullor“, thote Iliri, valltar nga Strellci i Decanit, tashme udheheqes i Ansamblit te Valleve Haxhi zeka ne Peje.
Ardi vallezon ne skenen e Bursa-s

Ansambli i Valleve “Haxhi Zeka”ne Bursa te Turqise fiton Cmimin e Pare te Festivalit


Ard Hasku, 9 vjec, nga Irzniqi i Decanit, me banim ne Peje cili vijon mesimet ne shkollen fillore Asdreni, ne Peje, thote se me te degjuar per kursin e vallezimit ka ngarendur drejt tij.
„Mua me erdh papritur ideja dhe pasi mora vesh se eshte hapur ky kurs, une shkova dhe u regjistrova. „Kam filluar qe nje vjet. Kam mesuar valle te ndryshme, qe mua me kane pelqyer shume. Ndersa, me se tepermi me pelqen Kavaja te cilen e luaj me shoqen time,Melisen“, rrefen Ardi, te cilin angazhimi me vallezimin nuk e pengon te jete nxenes I shkelqyeshem dhe t´i beje krenar prinderit e tij.
 “Jo,aspak s´me pengon. Ne fillojme nga ora 11-te, mesojme vallet nga fillimi deri ne fund. Kursi mbaron ne  oren 12-te e gjysme dhe angazhimi me valle ne mesim nuk me pengon fare. Prinderit kur dal ne skene me thone: “Ke vallzu shume bukur dhe me japin urime per shfaqjen tjeter”.
Femijet i duan vallet popullore shqipe

Vjola Sallabegolli, eshte 12 vjec dhe vijon mesimet ne shkollen fillore „Lidhja e Prizrenit“, ne klasen e gjashte. Por ajo qekur ishte e vogel kishte nje deshire:
„Qekur kam qene e vogel kam pas deshire te behem valltare. Edhe mami im ka pasur deshire qe te jem valltare e mire. Dhe tash kur degjova qe eshte hapur kursi, atehere i thashe mamit dhe ajo normal qe e miratoi“,rrefen Vjola, e cila tash nje vit vijon kursine  vallezimit ne shqoerine kutoro artistike Haxhi Zeka:

Pas pak Viola(e dyta majtas)me shoqet do te vallezojw shqip

„Mesojme valle te ndryshme si:“Vajzat e Sharrit“, „Laveri e Bariu“, „Vallja e Melodise“, „Kavaja“, etj. Me se shumti m´pelqen vallja „Vjelja e Mollave“ sepse aty eshte koreografia pak me e vecante ku ne vajzat mbledhim molla me shporta. Une kendoj poashtu, edhepse deri me tani nuk kam pasur rast te prezantohem para publikut. Kam qene  ne nje kurs te kendimit, kam marre pejse ne nje kor ne teatrin „Jusuf Gervalla“. Ndersa, per te ardhmen vazhdimisht mendoj te behem valltare e mire“. Thote Viola.

Mirepo,  pervoja me e bukur per te ishte pjesmarrja ne Festivalin e Femijeve ne Bursa te Tiurqise dhe kthimi prej atje me cmimin e pare:
„Po, jemi gezuar jashtezakonsiht shume sepse nuk eshte lehte ta maresh nje vend te pare. Ne Bursa kemi prezantuar Pejen dhe krejt Kosoven dhe edhepse ka pasur edhe shume femije nga qytet e tjera, te gjithe jane mahnitur me koregroafine tone“.

Ata do te rriten me vallen shqipe 

Perderisa, Melisa Miftari 12 vjec ne klaesn e shtate e cila vijon mesimet ne shkollen fillore. „Lidhja e Prizrenit“ thote se kursin e vallezimit e ka regjistruar me synimin te behet valltare e mire.
“Me t´u hapur kursi une une kam ardhur do te behem nje valltare e mire. Prinderit e mi me kane perkrahur shume dhe une mendoj te vazhdoj me vallen gjithe jeten. Te gjitha vallet me pelqejne sepse te gjitha me koreografine e vet rrefejnw dicka te veten. Ndersa, per Cmimin e Pare ne Festivalin e femijeve ne Bursa kam qene shume e lumtur dhe e emocionuar. Deshiroj dhe shpresoj se do te vazhdojme keshtu edhe ne koncertet  e tjera“.
Melisa i prin valles

Valltari Ilri Ferizaj, I cili krahas prezantimeve te ndryshme para publikut me ansamblin e valleve Haxhi Zeka I trajnon femijet ne vallezimin tradicional thote se edhe prinderit jane tejet te kenaqur:
 “Prinderit shprehen jashtezakonisht  te kenaqur per shkak se femijet e tyre ketu mesojne jo vetem vallen por bejne nje mesim gjitheperfshires, te cilin nuk kane rast ta bejne ne shkolle as ne vende te tjera. Ketu mesoher rendi e diciplina dhe ndoshta kjo eshte arsyeja kryesore perse prinderit kane zgjedhur t´i sjellin femijet per te mesuar vallezimin popullor“.
Mesazhi i fundit: “Vallezoni shqip!”

Ndersa, porosia per femijet dhe te rinjte te cilet ende nuk e kane mesuar vallen tradicionale shqipe, sugjeron qe vallen shqipe ta vene ne rend te pare:
„Ata te mesojne cila valle te duan, por kjo valle na takon neve,eshte jona. Dhe kudo qe te prezantohemi, qofte ne nivel kombtar dhe nderkombtar, te dije te vallezoje  vallet qe ia jep kultura e vet“.
Sepse, Breakdance apo Fleshdance mund te jene vallezime te bukura, por vetem me tingujt e  Shotes, Rugoves apo valleve te tjera shqipe, do te identifikohemi nder popuj se jemi shqiptar.

”Një refugjat pa shpresë është tepër”

Ura e Ibrit nuk con shqiptaret e veriut tek pronat e veta

Dojce Vele,  Sipas Komesariati të Lartë të OKB-së për Refugjatë, prej vitit 2000 në Kosovë janë kthyer rreth 22,500 persona, ndërsa mijëra të tjerë ende jetojnë si të zhvnedosur brenda dhe jashtë vendit. Refugjatë në Kosovë ka edhe nga vendet e rajonit.

Esat Gashi, nga pjesa veriore e Mitrovicës tash 12 vjet jeton si i zhvendosur në jug të qytetit.
“Kom jetu n´pjesën veriore, në pronën time, pesë ari dhe shtëpinë dykatëshe. Që nga paslufta jetoj n´pjesën jugore, me vëllaun. Shtëpia m´u ka djeg gjatë luftës. Ka ba kërkesë një kojshi për mua e për vete me na i ndërtu shtëpitë, mirëpo nuk ka ndërtime në atë rrugë për shkak të sigurisë. Paj bandat serbe sulmojnë! Qe 11-të vjet vetëm një herë jom konë,se s´kam guxu me shku prej tyre”, rrëfen z.Gashi, i cili sa herë ec brigjeve të lumit Ibër i cili ndan qytetin me kufi, nga larg kundron shtëpinë e tij.
Esat Gashi, i zhvendosur nga veriu
“Ja, atje…Matanë Ibrit eshte shtepia ime! Aty me dal shihet. Por, s´guxoj me shku se s´ka siguri…”.
“Ja,atje…Matane Ibrit eshte shtepia ime!” 
Për shkak të dëbimit të dhunshëm gjatë luftës dhe uzurpimit të pronave nga serbët pas përfundimit të saj, rreth 10 mijë shqiptarë të Mitrovicës së veriut edhe 11-të vjet pas luftës jetojnë larg vatrave të veta. Ndërsa të tjerë, për shkak të gjëndjes së rënduar politike dhe ekonomike, ua kanë shitur pronat serbve në veri për shuma të majme parashë. Familja e Artan Qitakut është njëra ndër familjet shqiptare që kanë shitur pronën në veriun e Mitrovicës:
“Une vi prej veriut të Mitrovicës. Sa i përket sigurisë, nuk kemi qënë aq të rrezikuar meqënse kemi banu në lagjen “Tre Rrokaqiejt” e ka pas shumë familje shqiptare. Por për shkak të kushteve ekonomike, kemi ardhe deri te shitja e banesës. Tash jetojme me qira!”
Rreth 10 mijë shqiptarë të veriut jetojnë të zhvendosur përbrënda vendit
Tomic, minister per komunitete 
Gjatë kremtimit te Ditës botërore të refugjatëve të organizuar nga Zyra e UNHCR-së në Kosovë, ministri i ri për komunitete dhe kthim në qeverine e Kosovës, Radoica Tomiq, në fjalën e tij ndër të tjera tha se: “Nuk është kthim të ndërtosh shtëpi e të blesh orendi. Kthim është kur njeriu është i integruar në rrethin ku jeton, fëmija i të cilit shoqërohet me moshatarët dhe ai shoqerohet me fqinjtë e vet, pa  menduar për sigurine e pasurise së vet”.
Por, shqiptarëve të veriut të Kosovës nuk iu është ofruar madje as kaq. Pjesëtarë të komuniteteve RAE vazhdojnë të jetojnë nëpër tenda si të zhvendosur, në një kohe kur qindra shtëpi të reja serbësh anekënd Kosovës rrinë të boshatisura. Lidhur me këtë dhe shqetësime të tjera, ministri Tomiq dhe stafi i tij nuk e panë të arsyeshme të japin intervistë për Dojce Vele-n, megjithëse kërkesa iu ishte bërë me kohë. Si rrjedhoje nga Ministria për Komunitete dhe Kthim e qeverisë së Kosovës nuk arritëm të sigurojmë deklaratë zyrtare se sa është kthimi i qëndrueshëm 12 vjet pas luftës, s´kemi ndonje shifër për numrin e të zhvendosurve brënda dhe jashtë saj e as kemi të dhëna për projekte të reja kthimi të të zhvendosurve në vatrat e veta.
Hagenauer, shef i UNHCR-se,Kosove
UNHCR thërret: “Zhvendosjet e tejzgjatura duhet të përfundojnë”
Mirëpo, Komesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara-Zyra në Prishtinë, njofton se që nga viti 2000 deri në fund të muajit Maj 2011, në Kosovë janë kthyer rreth 22,500 persona. Vetem gjatë vitit 2010 janë kthyer 2,275 persona. Ndërsa, janë afro 18,000 persona të të gjitha komuniteteve të zhvendosur brenda në Kosovë. Jo Hagenauer, shef i misionit të UNHCR-së në Kosovë, nw Ditwn Ndwrkombtare tw Refugjatwve tha se:
Jashtë Kosovës ende janë mijëra njerëz të cilët dëshirojnë të kthehen në Kosovë. Brenda në Kosovë janë rreth 18,000 njerëz, të cilët nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. Shumica prej tyre u larguan në vitin 1999. Këta njerëz janë të zhvendosur për 12 vjet rresht dhe kjo situatë e zgjatur duhet të përfundojë. Ne duhet shumw shpejt duhet te gjejmw një zgjidhje jetëgjatë, tw qëndrueshme dhe dinjitoze. Bashkëpunimi është element kyç i suksesit. Ne jemi të bashkuar në krijimin e kushteve të qëndrueshme për zgjidhje afatgjata. Të bashkuar, autoritetet në Kosovë dhe ato në rajon do të arrinë këtë qëllim” ”, theksoi z.Jo Hagenauer, shef i UNHCR-së, e cila është prezente në Kosovë që nga viti 1992 dhe krahas mandatit të saj global dhe tradicional i cili buron nga Konventa e vitit 1951 lidhur me Statusin e Refugjatëve, UNHCR në Kosovë, përmes Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara RKSKB 1244 (1999) ka mandat specifik në mbikqyrjen e kthimit të lirë dhe të sigurt të refugjatëve dhe personave të kthyer.
Vullnetare te UNHCR-se mbeshtesin
refugjatet
Refugjatë nga Kosova në rajon dhe nga rajoni në Kosovë
Sipas kësaj organizate, në Kosovë janë 139 refugjatë nga Kroacia, 27 nga Bosnja dhe Hercegovina, 34 nga IRJ e Maqedonisë dhe 26 refugjatë sipas mandatit të UNHCR. Ndërsa, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve te komunitevete të ndryshme nga Kosova ende qëndrojnë të zhvendosur në Serbi, Mali të Zi dhe në IRJ Maqedoni. E, porosia e UNHCR-së do të tingëllonte:
 “Një familje e shtyrë për të ikur, është shumë… Një fëmijë i rritur në kamp, është shumë…Një refugjat pa shpresë, është tepër..”.

Ambasada Gjermane ne Kosove organizon Turneun IV Nderkombtar ne Futboll

18 qershor 2011, Dojce Vele, Ne Stadiumin e Prishtinës per trofeun e Turneut te i IV-të Ndërkombëtar te Futbollit po ndeshen 16 ekipe të institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombtare dhe ambasadave që veprojnë në Kosovë.


Një pllakatë e madhe me legjendën e futbollit gjerman, Franz Bekenbauer në stadiumin e Prishtinës është imazhi para të cilit ambasadori gjerman Hans Dieter Steinbach, bëri hapjen e Turneut të IV Ndërkombtar të fubollit, organizuar nga amabasada gjermane në Kosovë.
Steinbah(majtas)me ekipet pjesemarrese

„Organizimi i një turneu të tillë tashmë është bërë traditë dhe unë shpresoj se kjo traditë do të vazhdojë, në mënyrë që institucionet kombtare, ndërkombtare si dhe ambasadat në Kosovë të kenë shancin të shoqërohen. Unë jam i lumtur të shoh kaq shumë ekipe këtu në Prishtinë dhe sigurisht, më i miri prej tyre duhet të fitojë“,tha ambasadori Steinbach.

16 ekipe kombtare dhe ndërkombtare në garë
Ambasada Amerikane, Agjencia Kosovare e Privatizimit, EULEX-i, GIZ
(Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman), ICO(Zyra Civile Ndërkomtbare në Kosovë), Ministria e Administratës Pubike, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Europian, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, OSBE, Policia e Kosovës, Seniorët e KF-së Prishtina, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ambasada Gjermane, janë të 16-të ekipet që do të garojnë për titullin.
Kristof Daisenberger,atashe kulture ne Ambasaden Gjermane
Christof Deisenberger, atashe i kulturës në Ambasadën Gjermane thotë se: „Jemi vetem 16 ekipe se jo të gjithë kanë kohë, ndërsa të tjerë janë lajmëruar me vonesë. Por, është bukur kur sheh se të gjithë duan të luajnë. Kemi ambasada, institucione të Kosovës dhe ndërkombtare. Unë luaj në mbrojtje, në ekipin e Ambasadës Gjermane. Shpresojmë fitoren. Mirëpo, mbi të gjitha është e rëndësishme që të argëtohemi dhe cdo gjë të kalojë pa ndonjë lëndim“, thotë z.Deisenberger.

Të 16-të ekipet po luajnë në katër grupe me nga katër ekipe. Ndeshjet do të mbahen gjat ditës, ndërsa nderimi zyrtar i tri ekipeve më të mira do të bëhet sonte(18 qershor) me një koktej rasti në Stadiumin e Prishtinës.

Fitues i Trofeut ne Turneun e III-te Nderkombtar ishte ekipi i OSBE-se.

Taksapaguesit evropian kanë kontribuar në rimëkëmbjen e Kosovës

16 qershor 2011, Dojce Vele, Anëtarë të Komisionit për Kontroll Buxhetor të Parlamentit Evropian gjatë vizitës dyditore në Kosovë u shprehen të kënaqur me ndryshimet që janë bërë në këtë shtet me paratë e taksapaguesve evropianë. Ata u informuan nga dy komisione te parlamentit te Kosoves.

 Delegacioni paraprakisht pati takime të ndara me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të atyre ndërkombtare që veprojnë në Kosovë. Ndërsa, në një takim të përbashket u pritën nga Komisioni për buxhet dhe financa dhe Komisoni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Kosovës, kryetarët e të cilëve prezantuan para komisionit punën e tyre, sukseset dhe sfidat. Safete Hadergjonaj, kryetare e Komisionit për Bugjet dhe Financa në Parlamentin e Kosovës për Dojce Vele-n thote:
Hadergjonaj, kryetare e Komisionit te KK

„Komisioni, qështjet që i ka pas në fokus të interesimit mendoj se i ka marrë nga të dyja komisionet e Parlamentit të Kosovës, me c´rast janë paraqitur edhe të arriturat edhe sfidat tona. Kemi biseduar poashtu edhe per efektin e këtyre investimeve, i cili krahas rezultateve në shumë raste lë për të dëshëruar. Ndërsa, Komisioni i Parlamentit Evropian mund të jap mendimin e vet“.

Kontributi i BE-së në rimëkëmbjen e Kosovës është i dukshëm
Kontributi i Bashkimit Evropian që nga përfundimi i luftës në Kosovë është i madh, si në rinëdërtim poashtu në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë  „komisoni do të sigurohet se paratë e taksapaguesve evropianë po shpenzohen në mënyrë të drejtë“, tha Bart Steas, kryetar i delegacionit dhe njëherit nënkryetar i Komitiet për Qështje Buxhetore në Parlamentin Evropian. Ndërsa, kampet e kontaminuara me plumb „Qesmin Lug“ dhe „Osterode“ në veri të Mitrovicës, prej ku qindra familje të komuntiteve RAE u tërhoqën dhe u rehabilituan në shtëpi të reja me fondet e BE-së, ishin rezultatet direkte të parave të takspaguesve evropian, të cilat i preku nga afër Komisoni për Kontroll Buxhetor i Parlamentit Evropian, gjatë vizitës dyditore në Kosovë.
Kamp ne veri te Mitrovices
Ketu jetonin familjet RAE
“Në jemi tejet të kënaqur me vizitat dhe të gjitha takimet, për të cilat ende duhet shqyrtuar konkluzionet. Mirëpo, ajo cfarë mund të them është se invesitmet e BE-se kanë bërë një ndryshim të vërtet këtu në Kosovë”, tha kryetari i delegacionit, Bart Staes.
 
Mirënjohje dhe përkushtim që paratë e taksapaguesve evropianë të shpenzohen drejt 
Të dyja Komisionet e Parlamentit të Kosovës por edhe deputetë të tjerë, kanë shprehur mirënjohjen për Bashkimin Evropian, duke premtuar përkushtimin e tyre qe mjetet e taksapaguesve evropianë në Kosovë të shpenzohen në mënyrë sa më të mirë përkundër mungesës së qasjes, ngaqë shumica e donacioneve menaxhohen nga vet donatorët.

 

 

Mahalla e Romeve u ndertua me fondet e BE
Ne keto shtepi jetojne familjet RAE sot

„Ne jemi mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian por edhe të gjithë donatorëve të cilët me investimet e tyre kanë ndihmuar Kosovën për ngritjen e kapaciteteve njerëzore.  Nje respekt të vecantë për të gjithë taksapaguesit e Bashkësisë Evropiane por edhe të vendeve të tjera, të cilët kanë paguar fonde që ndihmojnë Kosovën të ec përpara“, thotë per Dojce vele-n, Safete Hadergjonaj, kryetare e Komsionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, sipas së cilës krahas ndryshimeve të dukshme për Kosovën, nga investimet e BE-së jo gjithmonë dalin rezultatet e pritura, sic është rasti me Korporatën Energjetike te Kosovës.

Ndër projektet e suksesshme të Bashkimit Evropian, padyshim mbetet mbyllja e dy kampeve të kontaminuaa me plumb në veri të Mitrovicës, prej ku pas një dekade e më shumë, me fondet e BE-së u tërhoqen të qindra familjet e komuniteteve RAE dhe u zhvendosen në shtëpitë e reja, në „Mahallën e Romëve“, në jug të saj.Ndërkohë, projekte të tjera me fondet e BE-së vazhdojnë të implementohen anekënd Kosovës.

Kosova ofron produkte ne tregun evropian

Djem nga Gjakova ngarkojne shalqinj per tregun zviceran

13 qershor 2011, Dojce Vele, Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë, po sjell prodhimet e Kosovës më afër konsumatorit evropian. Falë këtij programi, transporti i prodhimeve bujqsore të Kosovës në shtetet e BE-së është mbi 4 milionë kilogram.

Programi për Ndërmarrjet Private në Kosovë(KPEP), pas një analize të ekonomisë së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të aftësisë konkurruese bëri përzgjedhjen e sektorëve me potencialin më të madh të rritjes. Programi 17 milionë dollarësh për katër vjet u orjentua në: bujqësi, ndërtimtari, turizëm, riciklim, pylltari dhe përpunim të drurit, teknologji të informatikës dhe komunikimit, lehtësim të ambientit afarist, zhvillim te fuqise punëtore si dhe në shërbimet për mbështetjen e bizneseve. Rajonet përfituese janë varësisht nga specifikat e industrisë, thotë Virtyt Gacaferi, zyrtar për informim në projektin KPEP.
 Kosova eksporton edhe bime sheruese
(Kepurdha helmuese”Amanita Verna”)

“Investimet më të mëdha në fushën e turizmit janë bërë në Rrafshin e Dukagjinit, gjegjsisht në Pejë dhe në Rahovec. Në sektorin e mbjelljes së patates, rajoni me i përkrahur ka qënë Vushtria. Në pylltari, rajoni i Kaqanikut, komunat e Rrafshit te Dukagjinit dhe një pjesë e veriut të Kosoves. Pra, projekti është shtrirë në sektorë të ndryshëm, varësisht nga shtrirja gjeografike, ndërsa eksport ka në të gjithë sektorët e përzgjedhur”, thotë z.Gacaferi.

Kosova konkuron me prodhime në tregun e huaj
Rezultatetet më të dukshme janë në sektorin e bujqësisë, ku është bërë identifkimi i problemeve të fermerëve, që nga identifikimi i varieteve të reja, gjetja e tregjeve si dhe eliminimi i vështirësive në paketim dhe në marketing. Musli Berisha është specialistë i agrokulturës brënda programit:
Dervish Shala mburret me produktet e tij

„Ideja e projektit është që fermeri në Kosovë të orjentohet në atë cka kërkon blerësi i fundit e jo cka ai di dhe mund të bëjë. Dhe, në këtë kemi rezultatet e para, sepse janë identifiku varietetë e specit te cilat në vend të 25 tonelatave për një hektar të varieteve tradicionale, ato japin mbi 80 tonelata për hektar. Në Kosovë, për herë të parë është sjell lloji i specit hungarez(CECEJ), janë organizu fushat testuese dhe pasi kultivimi i tij ka rezultuar me sukses, është gjetur tregu”.

Diaspora është konsumuesi më i madh i produkteve nga Kosova

Prezantimi i kualitetit të pemëve dhe perimeve nëpër panaire të ndryshme, ka tërhequr vëmendjen e konsumatorit për produktet nga Kosova. Ndërsa, Panairi i Berlinit “Fruit & Logistik”, ka qënë një rast i mirë për kontaktet e para të ndërmarrjeve kosovare me tregun gjerman, ku zënë fill disa marrëveshje bashkëpunimi me shtetet e Evropës, thotë z.Berisha.

Shefqet Kelmendi nga Kelmendi GMBH

 “Falë këtij panairi, kompania “Kelmendi GMBH” e cila me heret ka filluar me një sasi të eksportit të specit, vetëm vitin e kaluar ka eksportuar ne Gjermani mbi 2 mijë tonelata spec. Ndërsa, lehtësimi që i është bërë nga projekti ynë kalon 4 milionë kilogramë të eksportit në Gjermani, në rajon dhe në shtetet e Evropës. Kjo kompani me kapacitete eksportuese, me përjashtim të Portugalisë, ka rrjetin shpërndarës në të gjitha shtetet e Evropës. Në këtë rast, blerës i prodhimeve të Kosovës paraqitet diaspora dhe vetëm brënda vitit 2010, kjo kompani ka eskportu nga Kosova mbi 2000 tonelata spec, apo dy milione kilogram të cilat i ka destinu në tregun, prej Suedisë e deri në Spanjë”.

Ne konservimin e perimeve bashkepunimi shtrihet edhe ne shtetet e rajonit 

Qendra Grumbulluese “Celina”, me seli në Xërxë e cila bën klasifikimin, grumbullimin dhe paketimin e pemëve dhe përimeve për tregun e brendshëm dhe të jashtëm, në bashkëpunim me kompaninë Kelmëndi GMBH me seli ne Gjermani, eksporton ptohauj të gjitha llojet e pemve dhe perimeve nga Kosova. Feim Rexhepi, agronom, është përfaqësues i saj:

Spec i konservuar per tregun evropian

„Qendra jonë grumbullon pemë dhe perime prej 30 fshatrave të rajonit të Anadrinit. Me anë të Qendrës së Komunikimit, cdo ditë koordinohemi me fermerët lidhur me sasinë që na nevojitet të cilën pasi fermerët ta sjellin, klasifikojmë e paketojme dhe nëpërmjet kompanisë “Kelmendi GMBH” e transportojmë në Gjermani, prej nga bëhet shpërndarja në të gjitha shtetet e BE-së”, thotë z.Rexhepi, i cili flet edhe për eksportin e prodhimeve te konservuara nga Kosova për në tregun evropian.

„Vitin e kaluar në bashkepunim me firmën “Kelmendi GMBH” kemi eksportu rreth 2000 tonë prodhime të freskëta. Një sasi prej tyre kanë qënë të konservuara nga firma “Etlinger”, si: fafaroni spiral, speci domate, trangulli “Kornishon” si dhe  specin “Kortovska kapia”. Ndërsa svijet planifikojmë ta rrisim eksportin për 50 per qind. Se, fillimi ka qënë shumë i mirë dhe edhepse me sëmundjen e E-col-it ky trend është shturr paksa, besoj se shumë shpejt do të tejkalohet, sepse ne bëjmë analiza të frutave në vazhdimësi dhe per fat të mirë, analizat e pemëve dhe perimeve tona o plotësojnë standardet e tregut evropian”.
Synohet shndërrimi i Kosovës në bazë për prodhimin e perimeve
Programi për sektorin e bujqësisë është e orjentuar në prodhimet e freskëta, klasifikimin dhe paketimin e tyre për tregun e jashtëm si dhe ne shndërrimin e Kosovës në bazë për prodhimin apo procesimin e perimeve. Kosova është konkurrente me produktet e veta në tregun e huaj, ndërsa marrëveshjet janë të qëndrueshme aq sa prodhuesit kosovar garantojnë kualitet, mendon specialisti i sektorit të agrokultues, z. Musli Berisha.
Z.Berisha konsultohet me fermeret

„Kosova është konkurente vetëm falë kualitetit të cilin ja ka dhanë natyra. Por, kërkohet një punë shumë dhe një diciplinë shumë e madhe nga fermerët dhe programet e ndryshme për ta ngrit shkallën e cilësisë së paketimit dhe klasifikimit të atyre pordukteve. Marrëveshjet do t´jenë të qëndrueshme, aq sa prodhuesi kosovar i plotëson standardet e kualitetit, është konsistent në atë prodhium dhe mbetet konkurent. Sepse, secila kompani e cila ka fillu me një sasi të vogël të importit, ajo e ka ngrit vëllimin e importit nga Kosova“.

Jo cdo marrëveshje bashkëpunimi rezulton me sukses
Por, jo cdo marrëveshje bashkepunimi e lehtësuar nga programi USAID-KPEP rezulton me sukses. Sepse, nga burimet tona mësojmë se megjithëse falë nje bashkëpunimi të një kompanie shqiptare me kompaninë gjermane “CSG Ëerkzeug Maschinen Service GmbH”, Kosova në maj të këtij viti ka bërë dërgimin e 15 tonëve të parë të shisheve plastike të ricikluara jashtë Kosoves, për shkak të mosplotësimit të standardeve nga ana e kompanisë nga Kosova, bashkëpunimi rezultoi pa sukses. Sido që të jetë, programi vazhdon punën me kompani dhe përpunues ekzistues të fushave të identifkuara tashmë, duke mbështetur në mënyrë të vecantë iniciativat e grave, të komuniteteve pakicë dhe të ndërmarrjeve të vogla.  Ndërsa, rezultatet direkte të projektit janë: 26.4 milionë euro vlerë e mallit të eksportuar nga kompanitë e involvuara në projekt, rritje e shitjes për 15 milionë euro si dhe hapje e 2,300 vendpunimeve të reja.

PS:Fotografite per ilustrim u siguruan nga  Musli Berisha

Panairi Rajonal i Blegtorise 2011

Ne Kosove kultivohen raca kualitative

15 maj 2011, Radio Kosova & Blue Sky, Nen patronatin e komuens se Decanit, ne bashkepunim me Ministrise per Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe me mebshtetjen e Organizates Boterore per Ushqim dhe Bujqesi(FAO), sot ne Raushiq te Pejes u mbajt Panairi i Dyte Rajonal i Blegtorise, ne te cilin u shpallen fermeret fitues te racave me cilesore te lopeve, meshqerave, demave dhe dhenve.
Ahmet Zukaj nga Belegu i Decanit ta zgjedhur njeren nder meshqerrat me te bukura te fermes se tij, per ta nxjerrur ne Panairin Rajonal te Blegtorise. Dhe, ai shpreson per shume me teper:

“Kam dale me konkuru me meshqerre per vend te pare sepse e meriton se si eshte imja, por vertet asht e bukur. I kam fermen me 32-3 lope qumeshtore. Ne dite marr rreth 450 litra qumesht. Qumeshtin e dergoj ne Vita,se kam kontrate me ta qe gjashte vjet”, thote blegtori Zukaj.

Synohet orjentimi i blegtoreve kah racat fisnike
Lope te races Simental ne panair


Qellimi i nje panairi te tille eshte orjentimi i blegtoreve kah raca me cilesore, thote dretjori per bujqesi, pylltari dhe zhvillim rural ne komunen e Decanit, Nasim Haradinaj:

“Si qellim e ka orjentimin e popullise kah racat me fisnike sic jane racat e lopve: Bushe, Simental, Holstein. Ndersa, perparesia eshte se ketu jane eksperte te jashtem dhe nuk kane ndonje ndikim ne perzjgedhjen e tyre. Dhe une mendoj se eshte gabim edhe komtbar nese njerezve tane ua trasojme rrugen gabimisht. Ne nuk guxojme te orjentojme komplet popullin gabimisht  dhe t´i demtojme ata per hir te nje cmim”, thot drejtori Haradinaj.

Panairi eshte mundesuar nga “FAO”

Panairi Rajonal i Blegtorise eshte mundesuar nga Organizata Boterore per Ushqim dhe Bujqsi(FAO), e cila pas Dragashit, kete projekt per mbeshtetjen e blegtoreve e ka orjentuar kah Rajoni i Pejes. Panairi, sivjet per here te dyte organizohet nen patronaitn e komunes se Decanit.


Blegoret ekspozojne lopet para jurise

“Ne me vullnetin e kryetarit dhe vullnetin e drejtorise se bujqesise kemi dashte te marrim barren me kryesore edhe te financimit pas FAO-s, sespe ministria ka rol monitorues. Jemi te kenaqur me mabrevajtjen e tij. Sivjet eshte edhe me mrie se vjet. Uroj qe panairin tjeter ta organizojme ne Tregun Rajonal i cili eshte vendos te ndertohet ne mes te fshatit Lebushe dhe Strellc. Pra,eshte lejuar nga asambleja dhe ne i kemi plotesuar gjithe ato qe na jane kerkuar nga FAO, thote drejtori Haradinaj.


Permiresimi i racave konkururese vit pas viti deshmon se panairi po permbush qellimin e vet per orjentimin e popullates kah racat me cilesore te bagetise. Ndersa, ministria do te vazhdoje te stimuloje zhvillimin e blegtorise”, tha per Radio Kosoven Bajram Ymeri, drejtor i Departamentit te Prodhimit Blegtoral ne Ministrine e Bujqesise.


Ne Kosove permiresim i vazhdueshem racash te bagetise 

Ne gare edhe raca Holstein

“Sot ketu kane garu lopet qumeshtore te kater racave,demat dhe meshqerrat si dhe delet. Per cdo kategori kane qene nga tri vende”.


Dhe juria e profesionale nga eksperte vendore e nderkomtbare, nga pjesemarrja e madhe dhe cilsore nuk e kishte te lehte te perzgjedhte fituesin, thote drejtori Imeri.


“Per cdo vit une shoh se ka dallime per te mire, ka permiresim racor, raca me e mira dhe me produktive, cfare na intereson neve si politike e bujqesise. Ndersa, ne kte rast kjo si komision na ka hapur problem sidomos  raca Simental; nje race e cila eshe pershtatur mjaft mire ne kushtet e Kosoves, dhe ne nje pjesemarrje te madhe dhe kualitative nuk eshte e lehte te zgjedhesh me te miren”.


Pjesemarrja numerike dhe kualitative problem per jurine



Interesimi per panairin e sivjeme ishte i madh dhe numri i vizitoreve sa vinte e shtohej, ne fushen me ekspozita te larmishme. Ali Berisha nga Duboviku ishte njeri nga ta:

Arben Jaka ekspozon produkte vendore

“Sot kam dale n´panair qe e ka oganizu komuna e Decanit se bashku me ate te Junikut dhe jam shume i kenaqur qe ky popull eshte kthy serish kah bujqesia dhe blegtoria. Mbetet, qe ne te ardhmen shteti te kujdeset me shume per blegtoret me donacione dhe me impulse te ndryshme qofte ne bujqesi, qofte ne blegtori dhe ne te gjitha aspektet e zhvillimit tone ekonomik”.


Panairi Rajonal i Blegtorise kishte karakter shites poashtu, ne te cilin u prezantuan prodhime te mishit, qumeshtit, mjaltit si dhe produkte te ndryshme artizanale. Arben Jaka nga Gjakova i cili punon ne Fabriken per Perpunimin e Mishit „Vellezerit Neziraj“ ne Lluke te Decanit, sot po ekspozon prodhimet prej mishit ne tezgen e tij:

Nurije Tolaj

“Jemi dale te ekspozojme produktet e “Vellezerve Neziraj”. I kemi te gjitha produktet e mishit te cilat i prodhojme nga mishi i gjedheve tona: proshute, virshlle, suxhuk t´shpise, tri lloje te sallamave: te pules, vicit dhe ekstra sallame. Por, se shpejti priten edhe produkte te reja, Kemi fillaur qe gjashte muaj dhe interesimi eshte shume i madh e gjithnje e me ne rritje”.


Ne Decan ka edhe fermere te perkushtuara

Nurije Tolaj, nga Dranoci i Decanit, qe nje dekade merret me prodhimin e  produkteve te qumeshtit.

“Qe dhjete vjet merrem me kete profesion dhe marr pjese ne cdo panair. Ne Panairin Nderkomtbar te vitit 2009 ne Prishtine, me produktet tona kemi zene vendin e pare dhe jemi shperblyer per prodhimin e djathit. Prodhoj disa lloje te djathit dhe jam e licencuar nga Ministria e Bujqesise. Interesimi eshte mjaft i madh dhe kam porosi edhe nga Prishtina”, thote fermreja decanase e cila ka nje ferme te vogel me pese lope te races Simental.

Bletari Vishaj

Ibrahim Vishaj nga Blegu i Decanit, ekonomist ne pension, sot po ekspozon produktet e Ndermarrjes Bletare “Blekos”.


Ne ekpoziten e larmishme te panairit edhe mjalti i Decanit

“Kemi diku rreth 70 koshere. Merrem prej moshes 20 vjecare, qe 45 vjet. Po kushtet sidomos keto vitet e fundit ne krejt Kosove jane shume te dobeta. I prodhojme tri lloje te mjaltit: mjaltin e geshtenjes, te bagremit dhe te livadheve. Cmimi nderkohe eshte dhjete euro dhe nuk eshte cmim i larte, por njerezit nuk kane dhe per t´iu afru bleresit ne e mbajme nje cmim mesatar”, thote bletari Vishaj.

Ne ekspoziten jogaruese te ketij panairi u prezantuan edhe kuajte e punes, dhite dhe qente. Ndersa, panairi per shume blegtore ishte meudnesi e mire per shitjen e bagetise. Dine Mujaj nga Strellci i Eperm sot ka shitur njeren nder te nente lopet e tij.

Blegtori Mujaj

“Nje lope e kem qit per panair. Eshte dy vjec e gjysme, race Bushe e mocme. Une edhe e shita lopen edhe m´u pagua mire, 1200 euro. Mua edhe baba edhe babgjyshi m´jane marr me blegtori. E kush punon me to, nje rroge prej 450 eurove e nxjerr cdo mua. Se produktet e qumeshtit i kemi nga to, ndersa vjetat i rrisim per mish”, thote blegtori z.Mujaj.


Blegtoret e dalluar shperblehen

Ne Panairin Rajonal te Blegtorise ne garen e lopeve qumeshtore, demave, meshqerrave dhe deleve, fitues te vendeve te para u shpallen: Sokol Mulaj, nga komuna e Pejes me meshqerrren e races “Simental”; Agim Kukalaj nga komuna e Decanit, me lopen qumeshtore te races “Brown Swiss”; Sadush Kabashi nga komuna e Istogut, me demin e races “Holstein”; Nebi Peli, nga komuna e Pejes, ne meshqerrren e races “Bushe”; Feke Delijaj, me lopen qumeshtore te races “Holstein” si dhe Halil Nitaj nga komuna e Decanit, 

Kuajt ne ekspoziten jogaruese

me demin dhe lopen qumeshtore te races “Bushe”. Ndersa, ne garen e racave te deleve, fitues jane: Cane Rugova nga komuna e Istogut me delen e races “Bardhoka e Dukagjinit”; Uke Kurtaj, me delen e races “Syka”; Cene Rugova me delen e races “Balusha”. Ndersa, Dukagjin Dedaj ka zene vendin e pare me lopen quemshtore te races Simental, me te cilin njeherit u shpall edhe kampion i Panairit Rajonal te Blegtorise.

Shperblimet per blegtoret i mundesuan Reifeisen Bank, Procredit Bank dhe Komuna e Junikut.

Gryka e Decanit-Nga qendra turistike ne zone te vdekur

24 maj 2011, Radio Kosova, Kompleksi  hotelier turistik „Iliria“, me aplikimin e masave te dhunshme ne Kosove me 1991, pushoi funskionimin e tij normal. Pas luftes, me politizimin e problemit dhe shpalljen e Zones se Vecante te Manastirit te Decanit, zhvillimi ekonomik ne kete zone u hendikepua per kohe te pacaktuar. Kjo ndodhi edhe me Kompleksin Turisitik “Iliria”, i cili se bashku me 25 vilat ne kuader te vet kishte afro 200 shtreter kapacitete pranimi priste e percillte mbi 10 mije vizitore brenda vitit.

Gryka e Decanit eshte gjelberuar nga behari serish dhe dielli pranveror nepermjet degeve te pishave; shndrit ne shkelqimin e tij te pashembellim. Rruga permes pyjesh pershkon gjirin e Bjeshkeve te Nemura, atje ku do duhej te hapej korridori i tete i cili do te lidhte Kosoven me dy shtetet fqinje: Shqiperine dhe Mal i Zi. Por, brenda Manastirit te Decanit te ruajtur nga shqiptaret nder shekuj, politika ka zevendesuar misionin e besimit dhe pesha e vendimeve qe zune fill aty, po rendon me se tepermi mbi supet e decanasve dhe te komunes se tyre. Se, projektet kapitale qe lidhen me Decanin, si: rrruga Decan-Plave-Vermosh, por edhe rimekembja e ndermarrjeve te shumta brenda saj te cilat perbejne zemren e ekonomise se Decanit, si: ndermarrja Bletare „Apiko“, Pushimorja e Femijeve „Pishat e Decanit“ dhe Hoteli „Iliria“ i njohur si Visoki Decani, tash dy dekada kane ngel peng te politikes. Selim Ramosaj, ishte drejtor i ndermarrjes hoteliere turistike Iliria, njeres nder ndermarrjet me profitabile te Kosoves:



Kwtu ka pushuar jeta qe 12 vjet 

Ka funksionu shume mire. Kemi qene deri ne 45 punetore e ne menyre sezonale, deri ne 70 punetore. Numri i vizitoreve ka shku mbi 10 mije brenda viti, prejt e gjitha viseve te ish Jugosllavise, por kemi pas edhe mysafire te jashtem, mjaftueshem. Ne e kemi pas komplet edhe inventarin prej A-se deri ne Zh, per nje hotel te kategorise super B. Tash ai ka ngel ashtu. Projekti ,nje pjese eshte ne komune e pjesen tejter e kane marr“.

Z.Ramosaj, drejtor i ndermarrjes hoteliere turistike „Iliria“ nga viti ´88 deri ne aplikimin e masave te dhunshme me 1991, tregon edhe per planet e zgjerimit te kesaj ndermarrjeje me c´rast kishte filluar edhe ndertimi i hotelit te ri me kapacitete shume me te gjera pranimi.

„Kemi fillu ndertimin e objektit te ri prej 240 shteter, 6-7 apartmane me sauna me bazen gjysmeolimpik, ka pas me fillu edhe me staza te skijimit 1 kilometershe te parapara per turizmin dimeror edhe veror, ku bartja e vizitoreve do behej me teleferik deri ne Bjeshken e Belegut. Ndersa, stazat e ketushme 1 kilometershe ishin parapare per rekreacion te mysafireve, derisa te fillojne projektet me te medha. Projekti ka qene i punuar ne Zagreb dhe ne Shkup“.
Ne kuader te hotelit te vjeter me kapacitet pranimi prej 40 shtreterish ishin funksionale edhe 25 vila te shperndara ne gjirin e pishave me 105 shtreter. Por, edhe ato si te gjitha objektet e tjera ne kete zone u rrenuan dhe ngelen germadhe…


Mbishkrimi ne hyrje”Zone ushtarake” 

„Ato ekzistojne hala , por tash jane te demoluara ne teresi. Tash eshte demolu krejt edhe objekti i ri i cili ka qene ne fazen diku 60 per qind dhe inventari komplet i kemi pas n´boejkt, prej jugopreme i kem pas pranu qysh o kone i porositun,se s´ka pas atehere objekte tjera. Hoteli i vjeter ne kuader te ndermjares hpoteliere turistike Visoki Decan, i kishte 40 shtreter e hoteli I ri I ka pas 240 shtreter. Hoteli i vjeter i ka pas 25 shtreter dhe diku 25 vila funksionale neper pisha“, thote ish-drejtori Ramosaj.

Kjo hapesire e cila dikur vlonte nga njerezit qe vinin nga ane e anes per te shijuar bukurite e Decanit, sot eshte nje zone e pashkelur ne te cilen frekuentojne vec zogjte dhe era e malit. Curr Mazrekaj, gazetar shumevjecar ka percjellur neper vite zhvillimet ne komunen e Decanit:
„Une e kujtoj si ndermarrje mjaft rentabile me rreth 100 punetore, se ciles ja kane pas lakmi krejt Kosova. Mysafire te shumte prej gjithe Kosoves kane ardhe te pushojne e te kendellen ne ambientet e tij te rralla. E tash, e vjen pse kjo qender turistike eshte shnderuar ne nje Qernobil rus, per faktin se atje nuk ka fare qasje. Objektet aty po shkaterrohen, e natyrisht po shkaterrojhet edhe hotlei i ri te cilin ende pa ju hap dera e kane mbuluar ferrat. Kjo ndermarrje me persepktive e cila si cdo ndermarrje tjeter shoqerore ka qene prone komunale, ka qene nje pike markante per Kosoven. Ketu jane mbajt takimet e shkrimtareve, te piktoreve dhe seminare te ndryshme. Dikur aty ka pas gjithcka-tash aty s´ka me asgje“.
Ne kete zone me vite te tera, qytetareve nuk ju eshte lejuar qasja me pretekstin se territori nuk eshte I deminuar. Se kjo zone ishte e mbyllur edhe per gazetaret, kete e deshmon gazetari Mazrekaj I cili u afrua fshehtas vetem ne vitin 2006.


Te hoteli ushqehen bagetia e manastirit 

„Nje here kam shku fshehurazi pas luftes dhe e kam pa tmerrin me sy saqe me nuk kam vullnet te shkoj atje”.

Ne kete maj te 2011-tes, kur nga perfundimi I luftes kane kaluar 12-te vjet, gjendja nuk ka ndryshuar shume…
“Para lufte masat e dhunshme dihet sic kane qene ne gjithe Kosoven. Ndersa aty kane qene te jashtezakonshme per shkak te Manastirit se ka qene shume afer. Pas lufte Kfori italian jane deklaruar se eshte zone e minuar, dhe asnjehere nuk eshte lejuar qasja, edhepse deri ne ate pjesen ku jane hotelet eshte rruga e asfaltuar dhe cdo eshte e urbanizuar“, thote z. Mazrekaj.
Rruga nga qendra e Decanit deri ne hyrje te rruges „Skenderbeu“ e cila con tek manastiri eshte regulluar, shetitorja e peruruar jo fort larg si dhe ndriqimi i qytetit. Por, cdo gje perfundon ketu. Drejt Grykes se Decanit ne te cilen shtrihet Zona e Vecante te Manastirit ne kuader te ciles jane edhe ndermarrjet me fitimprurese te Decanit, rruga eshte ende ne gjendjen e  pasluftes si pasoje e kundershtimeve te manastirit. Pika e pare e kontrollit te Kfor-it eshte ne hyrje te rruges qe con kah pushimorja e femijeve „Pishat e Decanit“, e cila qe nga perfundimi i luftes eshte shnderruar ne bazen e KFOR-it te quajtur Kampi „Sparta“. Matane, perballe manastirit, nje tufe del e dhi kullosin ne hijen e pishave: imazh i cili te kujton ne lirine e dikurshme te levizjes perrreth ketij manastirit, te cilin decanasit e njohin si te vetin…Por, tufa e bagetise i perket manastirit, ndersa bari i kesaj tufe eshte Bozhidar Llukic, serb nhga Rahoveci, i cili prej vitit 2003 punon dhe jeton ne manastir.
„Une rri ketu, i ruaj bagetine e Manastirit, pak punoj ne toke e keshtu me radhe. Ne shpi kam gruan, tri vajza dhe nje djale. Po flen ktu,po han buke ktu, krejt ktu, n´shpi po shkon ka nji muj“, flet z.Lukic sa ne gjuhen e tij sa ne nje shqipe te veshtire, duke pohuar se pervec punes ne fushe, ruan rreth e qark edhe kete tufe te bagetishe. Po i ruaj bagetine, pak ketu e pak te hoteli lart. Jo, jo. Atje lart te hoteli nuk ka mbetur asgje dhe cdo gje eshte rrenuar. Ti mund t´shkosh deri lart dhe te rrethi mund te kthesh edhe makinen. Por,  atje s´ka mbet gje per t´u pare“.


Hoteli i vjeter “Iliria”(Visoki Decan)

Pavaresisht te gjithave, pika e kotrnllit e kforit., mbishkrimi zone ushtarake e as barrikadat e ngrehura ne hyrje te rruges nuk jane me pengese. Madje, as deklaratat e shumeperfolura se kjo eshte zone e minuar, nuk jane me te besueshme, kur trupat e Kfor-it kane deminaur zona edhe me te ndjeshme, dhe kjo zone eshte me e frekuentuara nga vet ata. E megjithate, deklarata te tila kane penguar qasjen e qytetarve ne kete zone per shume vjet.

„Ata kane dale me kete arsyetim, gjoja se eshte zone e minuar dhe e pasigurt. Mirepo ne prapaskene qendron krejt dicka tjeter sepse kjo zone eshte e uzurpuar nga manastiri te cilit kto prona ja ka fal pushteti serb manastirit dhe jane ne kontest gjyqsor. E brenda Zones se Vecante te Manastirit shtrihet begatia me madhe e Decanit“.
 
Nyja e problemit te Ndermarrjes Hoteliere Turisitke „Iliria“(ish Visoki Decan), te Ndermarrjes Bletare „Apiko“ dhe te Pushimores se Femijeve „Pishat e Decanit“ fillon ne vitin 1997, kur qeveria e Serbise me nje kontrate mbi falje e cila nuk u vertetua asnjehere ne gjykate per t´u legalizuar, ja ofron manastirit te Decanit 23 hektare prone shoqerore te komunes e Decanit. Qe atehere, prona ne fjale eshte ne kontest ne mes te komunes dhe manastirit edhepse stafi i ndermarrjes hoteliere turisitke „Iliria“ pasi qe nuk ju lejua qasja ne pronen e vet, ne gjykaten komunale ne Decan ngriti padi per kthimin e prones. Por lenda me vite te tera po perplaset neper gjykata, nga komuanja deri ne gjykaten supreme. Perderisa, ndermarrjet pas rrenimeve te luftes i bren dhembi i kohes dite per dite.


Pronat ne kontest shtrihen deri ne qender

„Tash ndermarrja mjerisht ka ngel nen hijen e stuhise. Manastiri thote osht i joni. Ne ligjerisht posedojme te gjitha dokumentet. Mirepo, bashkesia nderkombtare perkrahin manastirin. Ne kemi bere tonen ne gjykaten komunale per kundervajtje kemi ngritur padi kunder Repblikes se Serbise, komunes se Decanit dhe Manastirit te Secanit. Ne seanncen e mbajtur ne mungese te tyre, gjykatesi ka sjell vendim se ajo eshte prone e jona“, thote Selim Ramosaj, ish drejtor i Ndermarrjes Hoteliere Turistike „Iliria“.

Dukagjin Povataj, avokat I cili perfaqeson komunen e Decanit, si njera nder te paditurat, sjell kete sqarim per Radio Kosoven:
“Gjykata duke vendosur sipas padise se perfaqesuesve te ndermarrjes, e ka aprovu padine dhe i ka shpall hotelin dhe Apikon pronare te patundshmerise ne fjale prej 23 hektaresh. Perfaqesuesit e manastirit dhe perfaqesuesit e Republikes se Serbise si pale e paditur, jane anku lidhur me vendimin ne gjykaten e qarkut ne Peje. Gjykata e Qarkut e ka anulu vendimin e shkalles se pare dhe e ka kthy qeshtjen ne rigjykim. Kur Gjykata  e ka caktu seancen per me mbajt rigjykimin, dy dite pa ardhe ajo date, me kerkese te AKM-se, lenda eshte terheq ne Oden e Vecante te Gjykates Supreme te Kosoves, ne Prishtine“.
Pas pranimit te patundshmerise se ndermarrjes se „Ilrise“ nga komuna dhe rreshtimit te saj ne nje ane me ndermarrjen, edhe gjate vitit 2009-2010 vazhdojne gjykimet per kontestin Komune-Manasitirt. Nderkohe AKM trashegohet nga AKP. Por ne seancat ne vazhdim shfaqet nje  problem i ri, thote avokati Povataj.
„Gjykata si perfaqesues ligjor te AKM-se nuk e konsideron AKP-ne por e konsideron zyrtarin ligjor te UNMIK-ut, cka eshte jashte cdo norme.  Dhe kjo shkon ne interes te Manastirit, sepse lenda eshte terhequr me kerkese te AKM-se“.


Ne kuader te hotelit ishin 25 vila

Nga ana tjeter ka zera se komuna atehere ja ka shitur Manastirit te Decanit keto prona me nje shume prej dhjete milionesh. Njeri nder keta qytetare eshte edhe Halil Kuqi i cili thote se: „Gjate sistemit serbian, ja kane shit hotelin tone me dhjete hektare e 40 ari. Kam argument kur te doni ua deshmoj edhe me fakte. E dhjete milione ketu ben nje ari“.

Dyshime te tilla i shtrojme para komunes.
„Jo, kjo nuk qendron. Eshte kontrata qe qeveria e Serbise ja ka fal ato prona. S´ka shitje aty. Komuna posedon me Kontraten mbi Falje e cila nuk eshte e vertetuar fare ne gjykate, vec eshte e vulosur me vule te qeverise se Serbise. E ne nenin 5 te saj shkruhet qe kjo duhet te legalizohet ne gjykate. Qendrimi i komunes eshte qe kjo prone t´iu kthehet ndermarrjeve“, pergjigjet avokati Povataj, sipas te cilit me insistimin e komunes perfaqesuesit e AKP jane paraqitur ne gjykim si trashegimtar te AKM-se. 
Mirepo serish nje problem i cili si i tille shfaqet vetem ne kete rast, thote z.Povataj. 

“Ne te gjitha rastet e tjera qe ka qene procedura per prona shoqerore, ne vend te AKM-se eshte paraqit AKP. Ndersa, vetem ne kete rast paraqitet Zyra Ligjore e UNMIK-ut, e cila e konsideron kontraten mbi falje legale dhe thone se duhet te zbatohet. Bile, ne nje séance kane dashte me ba aktbarazim dhe aty per aty me u marr vesh me Manastirin dhe neve me na anashkalu menjehere. Kemi reagu ne, e kane shty seancen dhe ma s´na kane thirr…“.
Ne vitin 2009 Manasitiri i Decanit me ane te nje shkrese jashte procedures gjyqsore kerkoi nga drejtoria per gjeodezi dhe kadaster e komunes se Decanit, qe te zbatohet kontrata mbi falje. Drejtoria ia pezulloi proceduren deri ne kompletmin e lendes me kontraten e vertetuar ne gjyq dhe me dokumente percjellese. Por kjo nuk u be dhe me kete, manastirit i refuzohet edhe kerkesa per regjistrim te patundshmerise ne kete drejtori.
Hoteli i ri u shkretua pa filluar pune

Pas refuzimit te komunes, Vendimi Ekzekutiv 2009/21 i ish kryeadministratorit te Kosoves Joachim Ryker eshte nje perpjekje e re per bartjen e pronave te Decanit mbi Manastirin e Decanit,megjithese pa sukses. Avokati Povataj e verteton kete edhe zyrtarisht:
„Ne kohen kur Manastiri ka ba kerkese per zbatimin e kontrates dhe e ka marr pergjegjen perkatese nga komuna, pas pak kohe, Perfaqesuesi Special i Skeretarit te Pergjithshem te OKB-se Joachim Ryker ka sjell vendim ekzekutiv qe pronat kontestuese tani t´i bartin mbi manastirin. Komuna e Decanit nuk e ka bart me arsyetimin se procedura eshte ne gjyq. Kane ba presion te vazhdueshem pse e qysh, por ne nuk jemi ndikuar perderisa eshte ne pyetje interesi i komunes dhe i qytetarit“, thote z.Povataj.
Vendimi Ekzekutiv 2008/21 i ish-kryeadministratorit te Kosoves Joachim Ryker me ane te te cilit kerkohej qe brenda dhjete ditesh UNMIK-ut t´i sigurohej nje kopje e vertetuar nga komuna me shenimet e ndryshuara relevante per pronat e tri ndermarrjeve shoqerore ne Decan rezulton i pasuksesshem. Ne nje tubim elektoral te zgjedhjeve te vitit 2009, ish kryetari i komunes e Decanit Msua Berisha u deklarua haptas per trysnite qe i jane bere vazhdimisht nga bashkesia nderkomtbare per bartjen e 23 hektareve toke te ketyre ndermarrjeve mbi Manastirin e Decanit. Ndersa, per Radio Kosoven paraprakisht pat shpjeguar se:„ Kryeadministratori Joachim Ryker kerkon qe pronat e qytetareve te Decani te cilat me ligjet diskriminuese te vitit ´93 dhe ´97, parlamenti i Serbise ja ka dhuruar ne menyre te paligjshme manastirit, kerkon qe ne nje afat prej dhjete ditesh te barten ne regjistrin kadastral te komunes se Decanit mbi Manastirin“.
Nje gje e cila nuk u be atehere. Ndersa, tashme avokati Povataj pohon se komuna e Decanit me ane te nje shkrese ka informuar Ministrine e Drejtesise, te cilet kane reaguar menjehere me kerkesen per t´u kyqur ne proces; mundesi te cilen ua ofron Ligji mbi Financat Publike. Dhe perpjekjet do te vazhdojne, thote avokati Povataj, sipas te cilit:


Manastiri i Decanit ne dimer
“Nese nje kontrate mbi falje e cila nuk u vertetua asnjehere ne gjykate ia mundeson manastirit te jete trashegimtar i ligjshem i pronave te komunes, komuna do te shfrytezoje te gjitha mjetet ligjore per te rikthyer pronen e qytetareve. Perpjekjet do te vazhdojne dhe ne do ta ankohemi ne instancat me te larta, ne Gjykaten Kushtetutese dhe ne gjakatat nderkombtare dhe cdo rruge ligjore e juridike do te perdorim per t´I kthy pronat tona”.
Nderkohe, kjo zone turistike ne te cilen vlonin vizitoret nga vende te ndryshme, tashme eshte shnderruar ne nje zone te vdekur. Rruga zig-zage qe con ne kompleksin hotelier ne gji te pishave, po ngushtohet nga barishtat, si pasoje e mbajtjes se qytetarvee larg ketij peisazhi pitoresk. Ndersa,  vendimi I ish kryeadmnistratotorit te Kosoves Soren Jesen Peteresn, me ane te te cilit u shpall Zona e Vecante e Manastirit te Decanit ka hendikepuar zhvillimin e kesaj komune ne teresi. Madje edhe me keq, mendon gazetari Mazrekaj:

„Vendimi i Petersenit ja ka lidh duart Decanit, zhvillimit te turizmit dhe ekonomise,sepse tash dikton politika e Manasitirt. Se, edhepse ky objekt fetar eshte nen mbrotjen e UNESKO-s, ai nderton e te tjeret nuk lejohen. Dhe une nuk e kuptoj se si Minsitria e Planifikimit Hapsinor, tash kaq vjet ende nuk ka planifikuar ndonje ndertim brenda kesaj zone, pervev ndalimeve madje edhe qesharake, kur une kam informata se nje qytetar i Decanti ka bere kerkese per ndertim te nje objekti hotelier ne pronen e tij dhe nuk e kane leju“, thote z. Mazrekaj, sipas te cilit me bllokimin e artrjes kryesore, Decanit i eshte prere edhe ekzistenca.



Mesdite maji ne Decan

„Pa nje hapje te kesaj zone dhe pa nje planifkim te duhur te zhvillimit te turizmit, Decani nuk ka eprspektive, eshte i bllokuar dhe pas Mitrovices, do ta quaja si vendi i dyte ne Kosove me probleme politike, jetesore, ekonomike dhe njerezore“.

Dhe ne kete mesdite kur qendra e Decanit vlon nga njerezit dhe rruga e Grykes se Decanit rrahet papushim nga makina e kembesorw, qetesine e pyllit trazojne vec farfurima e eres dhe cicerima e zogjve te cilat perkundin shpresen se nje dite do te behet me mire…

“Kosova e Bukur”synon zvogëlimin e papunësisë

Decani,komune perendimore e Kosoves
4 qershor 2011, Dojce Vele, Rreth 45 për qind e popullsisë në Kosovë është e papunë, ndërsa 13 per qind prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Projekti pesë milionësh “Beatifull Kosovo” lansuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE) synon zvogëlimin e papunësise dhe zbutjen e varfërisë në Kosovë.  

Programi “Beatifull Kosovo”, synon përmirësimin e gjithëmbarshëm të gjëndjes ekonomike dhe sociale në Kosovë me hapjen e mundësive për punësim nëpermjet kompanive publike, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimet profesionale për të papunët me fokus të vecantë në grupet e margjinalizuara dhe pakicat, si dhe zbukurimin e mjedisit me qëllim të krijimit të kushteve për punësim afatgjate. Kjartan Bjornson, shef operativ pranë Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë si shembuj suksesi të projekteve të tilla përmend Bullgarinë dhe Shqipërinë.
Shqipëria dhe Bullgaria shembuj suksesi në Ballkanin Perëndimor
Kjartan Bjornson
“Implementimin e projekteve të tilla në rajonin e Ballkanit Perëndimor kemi parë në Bullgari dhe në Shqipëri. Këta dy shembuj dëshmojnë se ana zbukuruese ishte shumë e sukseshme dhe shumica prej jush besoj keni parë Tiranën si një shembull që duhet ndjekur. Sidoqoftë, ne mendojmë se gjenerimi I punësimit nuk ishte aq i suksesshëm sa shpresojmë të jetë në Kosovë. Si rrjedhojë, ne kemi ndërruar qasjen duke iu referuar drejtpërsëdrejti komunave, ngaqë mendojmë se askush më mirë se komunat dhe kryetarët e tyre nuk e njohin strukturën e tregut të punës dhe problemet e papunësisë si dhe askush nuk e di më mirë se si ne bashkarisht këto probleme mund t´i bëjmë më të lehta”, thoë z.Bjornson.
Programi pesë milionësh“Beatifull Kosovo”i financuar nga Bashkimi Evropian i cili menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE) dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM) në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC), do të zgjasë 30 muaj. Komunat e Kosovës tashmë janë thirrur për të konkuruar në këtë program brënda të cilit përfshihen edhe projektet publike, sic janë: renovimi i fasadave, krijimi i zonave të gjelbëra e projekte të tjera që do të përmirësojnë infrastrukturën urbane dhe sociale. Dhe Jorge Baca, shef I Organizates Ndërkomtbsare për Migrim(IOM)-zyra në Kosovë, sugjeron komunat që gjate hartimit të propozimeve të kenë parasysh edhe anën estetike.
Krahas zvogëlimit të papunësisë edhe zbukurimi i mjedisit
     
Jorge Baca, shef i IOM ne Kosove
“Unë në vendin tuj do të mendoja: “Si mund ta zbukuroj komunën time?” Dhe,  IOM-ido t´jetë aty jo për t´iu thënë se projektet janë gabim, por për t´iu siguruar se ato janë të respektuara dhe se ndikimi i projektit në drejtim të zbukurimit dhe të punësimit është në rrugën e duhur. Ne do të punojmë ngushtë me komunat dhe puna kualitavie është ajo në cfarë ne jemi të sigurt”.
Aktivitetet e programit “Beatifull Kosovo” do të implementohen në bashkërendim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale (MPMS)të Kosovës. Ministri Nenad Rasiq flet për një bashkëpunim të ngushtë me komunat:  “Deri më tani nga Zyrat Komunale të cilat funksionojnë në cdo komunë kemi pas paraqitje të punëkërkuesve në nivel të barabartë dhe cdo person i punësuar prej vitit të kaluar ka ardhur nëpërmjet këtyre zyrave. D.m.th, së pari regjistrimi i të papunëve dhe pastaj punesimi”.
Punësimi afatgjatë i vështirë, por jo i pamundur
Në pyetjen e DW-së se sa mund të garantojë një program i tillë punësim afatgjatë dhe në c´forma do duhej të arrihej kjo, z.Bjornson ka këtë përgjegje: “Është e qartë se pyetja juaj përqëndrohet në sfiden kryesore të kësaj skeme dhe është e qartë poashtu, se evidenca nga shembujt e tjerë nuk ka qënë aq pozitive në këtë drejtim. Është e vështirë të krijojmë punësim afatgjatë por shpresojmë të kemi një skemë, e cila do të krijojë mundësi të punësimive afatshkrutra që ndërlidhen me trajnime pune në mënyrë që njerëzit e involvuar të jenë më atraktiv për bizneset e tjerë. Pra, ne po provojmë të japim stimulim maksimal që të mbesin në punë sa më shumë prej të punësuarve të cilët janë trajnuar dhe janë aftësuar me punësimet afatshkurtëra dhe afatmesme. Pra, do të jetë një sfidë, por ju garantoj se së bashku do të japim më të miren që të kemi përparim në qështjen e punësimit në Kosovë”.
Ministri Nenad Rashiq
Nga ana tjetër, ndërmarrjet private në Kosovë funskionojnë kryesisht brenda rretheve të ngushta miqsh e farefisi, duke mbetur të mbyllura për fuqinë punëtore nga jashtë. Mirëpo, këtu ka një marrëveshje dypalëshe, thotë për Dojce Vele-n ministri për punë dhe mirëqënje sociale, Nenad Rasic: “Ndërmarrjet private që i përmendni ju janë të detyruar që 50 per qind të punëtorëve t´i tërheqin nga Zyrat për Punësim. Ne kuptojmë që ndërmarrjet familajre kanë ndoshta farefisin përbrënda biznesit familjar apo mjeshtër të vjetër në një kompani. Por, 50 per qind e punëtorëve ata duhet t´i marrin prej zyrave të punësimit”.
50 per qind e stafit të ndërmarrjeve private vinë nga Zyrat e Punësimit
    
Bajrush Xhemajli, kryetar i AKK
Z.Bjornson sugjeron Komunat e Kosovës që gjatë hartimit te projekteve duhet të kenë parasysh numrin e punësimeve afatshkurtera përbrënda projekteve dhe përmirësimin e mjedisit të komunës, duke pasur për qëllim rritjen e kapacitetit për zhvillimin të turizimit i cili do të hapte vendpunime afatgjata. Ndërsa, Bajrush Xhemajli kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, thotë se të gjitha komunat kanë projekte për forma të tilla bashkëpunimi. “Dhe, edhepse nuk është një punësim që do ta zbus në masë të madhe papunësinë,  është një mundësi që sa të zgjat projekti shumë njerëz të inkuadrohen në punë. Njëkohësisht, ka mundësi për hapje të vendpunimeve të përhershme, por që shiku me tërësinë e papunësinë, numri i të punësuarve do të jetë simbolikë, natyrisht. Në ndërmarrjet private nepotizmi është problem. Mirëpo, edhepse quota për punësime nga jashtë është një limit që nuk ju pëlqen shumë, megjithatë ato atë duhet ta plotësojnë”.
Të 33 komunat e Kosovës për pjesëmarrje në programin “Beautiful Kosovo” mund të konkurojnë me së paku tri projekte publike nga territori i vet. Mirëpo, përpjekjet e deritanishme nga brënda dhe jashtë mbesin një fyt i ngushtë për të absorbuar numrin e madh të të papunëve në Kosovë, së cilës cdo vit i shtohen nga 40 mijë krahë të rinj pune.