Punedore te gruas decanase

21 maj 2011, Radio Kosova. Ne kete kohe kur ne mungese vendpunimesh  standardi I jetes eshte ne renje, shumica e grave decanase me mbeshtetjen e organizatave te huaja por edhe me vetiniciative, me produkte te ndryshme vendore dhe me artizanate tradiconale po arrine te sigurojne burime ekzistence per familjet e tyre.

Nurie Tolaj, nga Drenoci, eshte prodhuese e produkteve të qumështit. Ajo ne kete menyre siguron ekzistencen e familjes.
“Jam prodhuese e produkteve qumeshtore, prodhoj lloje te ndryshme te djathit: djathin tradicional, djathin kackavall, mozarella, gjysme te yndyrshem dhe te yndyrshem. Keto I kem te porositura per restorane te ndryshme. Me porosi jane te gjitha”, thote kjo nene e tre femijeve, e cila krahas obligimeve familjare, kujdeset edhe per fermen e saj te vogel.
Nurija,ne Panairin e Blegtorise 2011

„I kam pese lope te races Simental. Une jam gru fermere, e kam qumeshtin dhe prandaj keto te gjitha i bej vet, ma n´fund del produkti i gatshem. Jam fermere, kam pese copa lope race Simental edhe keto jane kushtet. I baj edhe punet e shpise edhe rris femijet, ndersa me kete profesion mbijetoj. Kam burrin dhe re femije”.

Krahas familjes kujdeset edhe per fermen e saj  te vogel
Nurije Tolaj, tash dhjete vjet, merret me prodhimin e produkteve të qumështit. Ajo është licencuar edhe nga ministria perkatese per prodhimin e djathit, per shijen e vecante te te cilit, ne panairin e 2009-tes, ka zene vendin e pare. Shtate hektare tokë asaj i mundesojne mbajtjen e fermes, perderisa ajo ka siguruar edhe pajisjet adekuate bujqesore.
“Te gjitha llojet e djatherave i prodhoj,varesisht prej porosise qe vine nga restorane te ketushme, por ne Prishtine ma shume sepse atje kemi pas ekspozita dhe i kane. Duhet, por eshte pune e mundimshme duhet per shembull per nje djathe eshte jo sikur djathi qe eshte ba perpara hajt shkel e shko, por duhet me shku me recept, per shembull per nje kille djathe tradicional jane 7 kilogram e gjysme qumesht. Per kaqkavall mocarelle, 12 litra. Jemi trajnu me nderkombtaret dhe nga vendoret“.

 

Në Dranoc prodhohen disa lloje e djatherash
Sipas fermeres decanase Tolaj,  prodhimi I produkteve te qumeshtit eshte nder zanatet me fitimrpures, nderkohe.
“Qetash per qetash ne kete kohe, nuk ka biznes me te mire se jane vetdijesu popullsia me prodhime vendore e jo me ato qe importohen e me tre kater vjet kane qendru neper friza te ndryshem. Ky eshte nje djath origjinal, I prodhuar brenda tri kater ditesh, natyror, nuk ka ku me shku me I mire. Po edhe ketu eshte kerkesa shume e madhe. Dhe, perfitimi eshte se nje kilogram djathe tradicional kushton 4 euro, ndersa bilanci mujor me del nje rroge deri ne 480 euro”.
Ajshja nuk e kalon kohen kot

Gruaja decanase-e shkathtw dhe e shumanshme

Ajshe Mushkolajt, nga fshati Irzniq, trajnimet e ndryshme ne organizata te huaja, i kane mundesuar pavaresine financiare.
“Me punedore, me blete edhe me lope…Si fillim Medika Kosova na ka financu me tete koshere blete. Tash edhe FAO na ndihmon. Ja kem dhane njera tjetres do blete e une dal e nuk pritoj e i mesoj qysh me i shtu  qysh me i mbajt. Mjaltin…E kane qu ne itali e kane ba testin, mjalti jone kerkohet shume, per momentin u desh me ble sot se nuk pata, eshte shit krejt. Jemi gra fillestare, nuk dime asi dallavaresh. Kemi nje produkt shume te mire edhe Rrafshi i Dukagjinit eshte dale mjalti me i mire, me te gjitha lulet, se eshte bere testi ne Itali“.
Veshja kombtare me e kerkuara 
Jelek i veshjes kombtare

Ajshja, krahas blegtorise dhe perpunimit te mjaltit, punon edhe veshje te ndryshme kombëtare, mundesine per shitjen e te cilave e gjen ne treg dhe ne panaire. Ndersa, kerkesat per veshjen kombëtare, thotë ajo,  jane gjithnje e ne rritje.

„Punoj punedore, veshje kombtare dhe artizanate te te gjitha llojeve. Vallahi ne i shesim edhe neper treg derisa te del panairi“.
Kjo artizane decanase, mundesine e shitjes se punedoreve e gjen ne tregje dhe panaire, perderisa porosite vine edhe ne shtepi, madje me cmim te arsyeshem. Ndersa, interesimi gjithnje e me i madh eshte për veshjet kombëtare.
“Ky eshte jelek i veshjes kombtare. Perpara eshte shit 200 euro, por tash per 100 po shkon se papunesia. Eshte i punum me biser, krejt eshte i punum me gjylpone. Bleresit po lypin sende te vjetra mas shumti, po edhe garnitura, por veshjen kombtare ma s´shumti, se jane tuj e perdor apet. Per cdo dasem kush e hte katundar eshte kah e blen“.
Qendismat te kerkuara edhe sot e kesaj dite
Edhe Ryve Tahirsylaj nga Isniqi, qendis ne pelhure garnitura te ndryshme tavolinash, te cilet jane shume te kerkuara nga grate dhe vajzat qe duan te behen nuse.
Ryva qendis per vasha e nuse

 

„Pune dore punoj, qendisje me dore, edhe m´kalon koha edhe perfitoj. Keto garnitura i punoj me perhure si ma kane pru djali e qika prej Zvicre, e pejrat i ketu I blej edhe punoj djate dimnit ma s´shumti, se kam ma shume kohe t´lire. Keto jane treshe per tavolina te mesme dhe shiten 25, 20 e 10 euro, sipas porosise. Keto ma t´renda jane ma t´shtrejta. Pese euro e punoj nje lule”.
Porosite me te shpeshta vine nga nuset dhe vajzat e reja.
“Keto I porositin ma s´shumti qikat per martese. Ka qikat e reja qe bejne porosi edhe n´shpi. Me t´thane drejt, nje jave, dy bej ne nje garniture, sepse puna shkon kadale e me kujdes”, thote z. Tahirsylaj.
Sepse, jo vetem qendismat e saj por cdo artizanat shqiptar eshte nje mjeshteri e holle dhe art me vete, I trasheguar tek keto gra brez pas brezi.

Leave A Comment

Your email address will not be published.