Sa dihet për dhunën ndaj meshkujve në Kosovë

 13 maj 2011, Dojce Vele, Policia e Kosovës raporton për qindra raste të dhunes ndaj meshkujve, në dhjetëra prej të cilave ushtruese të dhunës janë gratë. Por, edhepse shifrat e errëta besohet të jenë shumë më të larta, për shkak të ndikimit të moralit tradicional denoncimet e tilla numërohen në gishtrinj.
 
Nw Kosovw janw 11 Strehimore për Viktimat e Dhunës, por nw asnjwrwn prej tyre s´ka vend për meshkuj mbi moshën 15 vjecare.

Me t´u përmendur nocioni “dhunë”, paraftyrohet femra si viktimë dhe mashkulli si ushtrues I dhunës. Por, jo rrallë mund të jetë e kundërta dhe atë pa medyshje, mendon Fatmir Qollaku, sociolog.
„Dhuna mund të ushtrohet ndaj atyre që janë të pabarabartë, në kuptimin e fuqisë, të statusit social dhe të tretmanit të përgjithshëm. Me një fjalë, edhe meshkujt mund t´jenë viktima të dhunës, qofte nga femra, qoftë nga mashkulli tjetër, qoftë nga relaconi familjar. Por, edhe në rrathët e tjerë social, dhuna psicike, fizike dhe forma të tjera të dhunës janë të shprehura“.
  
Edhe meshkujt i nënshtrohen dhunës permanente
Arber Beka, zyrtar per informim ne PK
Policia e Kosovës raporton për qindra raste të dhunës ndaj meshkujve, në dhjetëra prej të cilave të dyshuarat janë gratë. Rajonet në të cilat është më e shprehur kjo formë dhune janë Prishitna dhe Prizreni. Arber Beka, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, vjen me statistikat e tremujorit të parë të vitit 2011:

„Në tremujorin e parë të vitit 2011, gjithsjt janë raportuar 130 raste të dhunës familjare. Ndërsa, në vitin 2010 janë gjithsejt 944 raste të raportuara, 190 prej të cilëve janë meshkujt.
Gjithsesi, nuk dihet numri I errët I shifrave, pasi që Policia e Kosovës nuk posedon statistika per rastet të cilat nuk janë raportuar fare. Mirëpo, bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, dhuna në familje është në rënje falë fushatave të realizuara me ndihmën e institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombtare. Kjo ka ndihmuar vetdijësimin e popullatës se rastet e dhunës në familje nuk janë qështje interne të cilat duhet trajtuar brenda familjes  por një trajtim institucional është i domosdoshëm”, thotë z.Beka sipas të cilit ndër rastet e raportuara për dhunë ndaj meshkujve nga babai, axha, vëllai apo lidhje të tjera, përfshihen edhe 11 rastet e denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit e dyshuara është gruaja.
Nuk dihen shifrat e errëta të dhunës ndaj meshkujve
Sipas sociologut Qollaku, është një komnglomerat faktorësh të cilët nxisin dhunën ndaj meshkujve, si mosmarrevehsje, mospajtime, dallime në perceptime dhe në pranimin e vlerave, gjelozia e ndersjellë, etj. Por, për dhunën ndaj meshkujve në Kosove pak dihet, më pak flitet, ndërsa denoncimet numërohen në gishtrinj. Dhe kjo ndodh për shkak të ndikimit të moralit tradicional dhe të mentalitetit, pohon edhe prof.Fatmir Qollakaj:
 
Prof Fatmir Qollakaj, sociolog
„Hulumtimet e bëra janë tregues të dhunës ndaj meshkujve, por kjo dhunw shumë rrallë denoncohet. Pra, mashkulli në cilësinë e viktimës në njëfarë mënyre heziton ta denoncojë dhunën, përvec në nëse kjo ndodh në mënyrë të rastsishme”.
Por, kur dhuna nuk denoncohet, e keqja shumwfishohet. Ahmet Fejzullahu, drejtor I njërës ndër të tri Qendrat për Punë Sociale në Prishtinë, sjell një shembull të tillë nga pervoja si punëtor social. „E ka sulmu gruaja bashkëshortin sëpatë dhe ajo është ngulur në derë. Por, gruaja e ka paraqit rastin si dhunë ndaj saj, ndërsa para policisë burri e ka prani se e ka marrë veprën përsipër dhe tre muaj ka qëndru n´burg. Pas një kohe të shkurtër nga lirimi, ka vazhduar tortura dhe rruga e pakthim e gruas e cila ka uhstru dhunë permanente ndaj tij, deri në ndarje. Ai sot është rimartuar dhe ka një jetë tejet të qetë dhe të lumtur me martesën e dytë“, thotë drejtori Fejzullahu, sipas të cilit 25 per qind e meshkujve i nënshtrohen dhunes nga grate.
Meshkujt hamenden të denoncojnë dhunën ndaj tyre
„Dhe këtë e thëm me bindje të plotë. Por, ata hamenden gjatë ta denoncojnë dhunën, deri në një moment kur pësojnë një thyrje personaliteti dhe kur kupa mbushet ata rrëfehen pa kufizim fare“, thotë drejtori Fejzullahu, sipas të cilit në asnjërën prej të 11 strehimoreve për viktimat e dhunës në Kosovë, nuk ka vend për meshkuj mbi moshën 15 vjecare.
„Dhe, kur paraqitet rasti, ne i kemi duart e lidhura. Dhe; njerëzit qe ju nodhin këto gjëra ata i ledahtojnë problemet në vend se të ballafaqohen me to. Shkojnë me shoresën se bëhet mirë, por rrallë ndodh kjo dhe gjendja vazhdon deri në shkëputje. Nuk ka martesë as bashkëjetesë me cdo kusht. Më e mirë një ndarje e dinjitetshme dhe njerezorë sesa një bashkim i deformuar dhe i dhunshëm”, thotë drejtori Fejzullahu. Përderisa, prof. Fatmir Qollakaj, sociolog, kërkon nagazhim më të shtuar në parandalimin e kësaj forme e dhunës.
Drejtori Ahmet Fejzullahu
Më e mirë një ndarje e dinjitetshme se një martesë e dhunshme
„Nevojitet një senzibilizim, një vetdijësim dhe një shkarkim nga paragjykimet në kuptimin e komunikimit të drejtpërdrejt. Mediat kanë një rol të rëndësishëm në shembjen e atyre paragjykimeve, të asaj qasjeje stereotipe, se pavarësisht nga kush vjen dhuna, që ajo të mbahet nën kotroll duhet të denoncohet”.
Sipas Policise se Kosoves, prej të 954 rasteve të raportuara për dhunen në familje gjate vitit 2010, 190 prej tyre janë meshkuj. Ndërsa, në 11 raste ushtrueset e dhunës ndaj tyre janë femrat.   
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *