Huliganizmi ne shkolla

7 maj 2011, Radio Kosova, Duke qene se huliganizmi ne shkolla eshte dukuri shqetesuese, ne komunen e Decanit, bashkepunimi i ngushte I shkollave me drejtorine per arsim dhe me policine, po ndihmojne ne parandalimin e tij. Perderisa, Rregullorja për të Drejtat, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Nxënësve të Shkollave të Mesme po ndikon ne shtimin e disiplines dhe ngritjen e cilesise mesimore ne komunen e Decanit.

Komuna e Decanit numeron 17 shkolla fillore dhe tri shkolla te mesme me gjithsej 8,507 nxenes. Nje pergjegjesi kjo jo e vogel per Drejtorine per Arsim te komunes se Decanit, thote drejtori Qazim Maloku: 
“Ne kemi pas 15 shkolla, dy jane pavaresuar kete vit; shkolla fillore „Kuvendi i Verrave te Llukes“ ne Lluke te Eperme dhe shkolla fillore „Deshmoret e Baballoqit“ e pavaresuar poashtu. Komuna e Decanit ka gjithsjet 6,132 nxenes te shkollave fillore, 2,375 ne shkollat e mesme me gjithsejt 583 punetore te arsimit”. 

Ne janar te ketij viti, legjislativi komunal njëzëri pat miratuar Rregulloren për të Drejtat, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Nxënësve të shkollave të mesme të komunes, e cila, përmes 70 neneve të saj, ka për qëllim krijimin e një rendi shtëpiak dhe disipline në procesin mësimor si dhe flakjen e problemeve te shumta që aktualisht reflektohen nëpër institucione shkollore. Fatmir Lulaj, kräyetar i Keshillit Rinor te Gjimnazit “Vellezerit Frasheri”, ne Decan, thote se rezultatet e kesaj rregulloreje jane te dukshme:

Fatmir Lulaj

„Do te deshiroja te pergezoj Kuvendin Komunal, gjegjsisht Drejtorine per Arsim, se derisa nuk eshte aprovu ajo regullore kemi psa ikjen e nxenesve prej oreve, papergjegjesi te profesoreve per ikjen e tyre nxenesve. Pastaj, rrahje te ndryshmet brenda dhe jashte objekitt shkollorsi dhe konflikte te tjera“. 

Natyra impulsive e adolshenteve eshte faktori kryesor i nxitjes se formave te ndryshme te huliganizmit neper shkolla. Dhe, edhe pse jo ne mase te madhe, nje dukuri e tille eshte e shprehur edhe ne Decan. Fatmiri sjell shkaqet me te shpeshta te kesaj dukurie:  
„Jane femnat, eshte poblemi i asaj: “Pse m´kqyre?”, “Pse m´preke?”…, gjana te cilat ne duhet evituar dhe duhet vetdijesuar te rinjte se keto nuk jane asgje dhe nese duam te kemi nje kulture evropiane na duhet me i heq ato gjana negative. Per kete do te apeloja tek te rintje por edhe tek organet kompetente qe te bejne disa fushata vetidejesuese qe t´i ikim prej atyre dukurive te cilat nuk jane te mira per rinine tone“. 
Krahas kesaj rregulloreje, roli I Policise se Kosoves ne parandalimin e ketyre dukurive neper shkolla eshte i dukshem dhe njesitet policore vazhdojne te jene prezente ne pikat me kyqe. Madje, edhe me shume, pohon toger Rasim Syla:  
“Policia e Kosoves ne Decan, para se te filloje viti i ri shkollor e ka perpilu projektin e ri per siguri ne shkolla dhe me detyra konkrete. Policia e Kosoves gjithmone jane neper vende ku jane identifiku si vende qe duhet te vendoset Policia e Kosoves, ne menyre qe te zhduket huliganizmi dhe ne menyre qe femijet te kene nje siguri te mire per te shku ne shkolle”.  
Objekti i gjimnazit ne Decan

Ne shtator vitit 2009, Kuvendi i Kosoves kishte miratuar ligjin per Fuqizim dhe Pjesemarrje te Rinise. Kjo u pasua me miratimin e  Strategjise Kosovare dhe Planit te Veprimit per Rini 2010-2012 nga qeveria e Kosoves e cila perfshin; pjesemarrjen rinore, edukimin joformal, punesimin, sherbimet e kujdesit shendetwsor per rini, si dhe kulturen, sportin dhe rekreacionin. Themelimi i 16-tw Qendrave Rinore neper qytete te Kosoves vie si rrjedhoje e kesaj strategjie, njera nder te cilat eshte edhe ne Decan. Ardian Binakaj eshte menagjer I qendres rinore ne Decan: 

“Ka ndiku shume pozitivisht. Koheve te fundit shume qeshtje rinore qe i akne preokupu jane paraqit para kvuendit komunal e decan. Koheve te fundit jemi ne dieni qe keshilli bashke e aktivistet e tij i hartoi nje plan te veprimit ne mbeshtetje te Organizates Gjermane per Bashkepunim Nderkombatar Giz, tek i cili hasem ne mirekuptim. Diten kur u be aprovimi i atij plani, rezultuant disa komente te atyre te pranishmeve qe me t´vertet i japen pozitivitet i dhane motiv edhe rinise ne menyre qe me vazhdu ne te ardhmen. Ja vlen te theksohet se me ngritjen e Qendres Rinore ne Decan eshte kriju nje pike grumbulluese ku rinia po shkon, po shpreh talentin e vet, po bart aktivitete rinore dhe ne njfare menyre po e then ate monotnine e vet qe e ka pas ndoshta me heret“. 
Rinia decanase ka vullnet per bashkepunim me te gjitha institucionet. Atyre iu nevojitet vetem perkrahja.  
“Bashkepunimi i rinise varet krejtsisht nga te tjeret. Cka ofrojne te tjeret per ta, ata do te oforjne dyfish sepse ekzisotn nje vullnet i mire dhe kane motiv per te ndryshu per te mire gjithmone. Jane teper bashkepunues edhe insistojne gjithmone ne bashkepunim”, thote Ardiani, sipas te cilit nxitja e bashkepunimit te rinise me komunen dhe policine do tw mund te sillte rezultate edhe me te medha.
“Kish me ndiku pozitivisht ne menyre qe me i zbut apo me i eliminu te gjitha ato probleme qe kane te bejne me huliganizmin ne shkolla, me qeshtjen e sigurise, me edukimin e te rinjve ne komunikacion. Dhe padyshim, nese do te uleshim ne nje tryzee nje perfaqesues nga komuna, nje nga policia, nje nga rinia dhe nje nga shoqeria civile, vet fakti se ata po ulen ne nje tryeze kishin me dhane rezultate te mira”. 
Pamje nga Decani

Ne baze te nenit 32 te rregullores per arsim, ne rast te konsumit apo shpërndarjes sw narkotikëve dhe mbajtjes se armëve të ftohta dhe të zjarrta, përcaktohet masa ndeshkimore e largimit nga shkolla deri në 3 ditë, edhe pse asambleistet decanas paten propozuar  aplikimin e nenit 35, i cili përcakton masen e ndeshkimit me përjashtim nga shkolla. Mirepo, sipas togerit Rasim Syla, pervec dy-tri rasteve te izoluara te huliganizmit, nuk eshte shprehur ndonje forme ekstreme qw do te impononte masa te tilla ndeshkimi. 

“Fatmiresisht, deri me tani mund te them lirisht se ne komunen e Decanit nuk kemi pas ndonje dukuri shqetsuese me permasa qe do mund te prishte qofte imazhin e Policise se Ksooves, qofte imazhin e sigurise apo te shkollave ne komunen e Decanit“.  
Regullorja per te Drejtat, Detyrat dhe Pergjegjesite e nxenesve, bazuar në Ligjin përkatës per arsim, është e domosdoshme përballë problemeve të ndryshme që vazhdojnë të reflektohen nëpër shkolla më shumë se një decenie, me qellim te venjes se nje rregulli dhe te krijimit te një ambienti të mirëfilltë arsimor.
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *