Lumbardhi i Pejes

4 maj 2011, Dojce Vele. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor në Kosovë është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve. Mirepo, sektori po mbështetet nga shtetet donatore dhe Komisioni Evropian, i cili ka kërkuar nga qeveria e Kosovës zhvillimin e politikave afatgjate për të përballuar sfidat mjedisore.

Në Kosovë, shumica e qytetarëve mjedisin ku jetojnë ende nuk e konsiderojnë si pjesë të veten dhe përtej shtëpisë dhe oborreve, cdo gjë është e huaj. Me qëllim të vetdijësimit të brezave të rinj se mjedisi i pastër është baza e shëndetit, në kuadër të Programit Arsimor është futur Pakoja e Gjelbër. Përpjekja për zgjidhjen e problemit edhe në nivelin lokal shihet në iniciativat e komunave, përderisa debatet e organizuara nga shoqëria civile shumë herë përqëndrohen në problemin e mjedisit.

Familjet ne Kosove pastertine e kane tradite-Ambienti matane shtepise le per te deshiruar

Haki Mehmetaj, i cili po debaton në njërin nga debatet për mjedisin të mundësuar nga Fondacioni Gjerman “Fridrich Ebert” sjell ne pah nje dukuri: „Familjet kosovare shume mirë e dinë se cka është mjedisi i pastër dhe rrethin ku jetojnë e veprojnë e kanë shumë të pastër. Por, në momentin kur kalon pragun e shpisë s´vet, ai i hedh mbeturinat pa menduar dy herë“.

Ajri i ndotur, deponitë e egra, degradimi i lumenjve dhe i fushave të gjelbëruara, janë faktorët që

Prof.dr.Zeqir Veselaj,drejtor i QRM

jetën në Kosovë e bëjnë të pashëndetshme, thote prof.dr.Zeqir Veselaj, drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit në Kosovë:

„Ajo që nuk mund të vëhet në diskutim dhe me të cilin mburremi, është natyra tejet e bukur e Kosovës. Por, parametrat mjedisore janë larg standardeve të cilat do ta mundësonin një jetë të shëndetshme në Kosovë, edhepse në këtë aspekt nuk qëndrojmë shume larg shteteve të rajonit“.

Sipas Veselajt, mungesa e qasjes në ujin e pijes dhe në kanalizimin e ujërave të zeza është përditshmëria me të cilën jetojnë një pjesë e qytetarëve të Kosovës. Madje edhe më keq!

“Një fakt i rëndë për t´u theksuar është se edhe ky kanalizim nga kthehet në ujërat tona sipërfaqësore dhe nëntokësore i patrajtuar, sepse Kosova ende nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza“.

Uji është shëndeti

Ujëvara e Drinit te Bardhë, Radac

Qytetarët Adem Lushaj dhe Beqir Kadrijaj, bëjnë thirrje për ndryshim të një raliteti me të cilin jetojnë përditë.

“Ne me ujë të pijes furnizohemi prej puseve. E dihen standardet tona me të cilat në mund të ndërtojmë një pus…Prandaj e them me plot përgjegjësi se fshati jonë dhe rajoni në të cilin gravitoj unë, përdorim ujin e ndotur,sepse rrallëkush bën klorizimin e tyre“, thotë Lushaj.

Përderisa, Kadrijaj është i vetdishem se uji nuk shërben vec sa për të shuar etjen.

„Uji i pijshëm është shëndeti dhe assesi vetëm të shuajë etje. Ministria ankohet për buxhet. Komuna ankohet për mungesë mbështetjeje. Mirëpo, qeveria duhet gjetur zgjidhjen se prioritet kryesor është ushqimi dhe uji. Një rrugë mundet mos me u shtru se rruga s´hahet. Cdo gjë mund të bëhet pas tyre”-thote Kadrijaj.

Sa është e shëndetshme të jetohet sot në Kosovë?

Edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve, përmirësimit të situatës po i kontribuon Komisioni Evropian dhe shtetet të cilat investojne individualisht. Prof.dr. Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje të Mjedisit, flet për përmirësime ne këtë fushë:

Prof.Dr.Ilir Morina, kryesheg i AMK-se

“Perqindja e popullatës e cila nuk ka qasje në ujë të pijes është ngrit prej 48 per qind në vitin 2000, në 75 per qind. Qasja në kanalizimin e ujërave të zeza është ngrit prej 28 per qind në 45. Është investuar shumë në organizimin e deponive, në diga dhe lumenj, por edhe në monitorimin e uëjrave të zeza. Donacoione këto, sigurisht”, thote z. Morina, sipas të cilit projektet e përfunduara tashmë si “Rehabilitimi I deponive të vjetra komunale” në vlere prej 24 milionë eurosh dhe “Krijimi i rrjetit per monitorimin e cilësisë së ajrit”, në vlere prej 2 milione e 35 mijë eurosh, jan vetëm disa nga donacionet e Komisionit Evropian. Përderisa, mbështetje në fushën e mjedisit kanë dhënë edhe donacionet individuale të qeverisë së Zvicrës, Holandës dhe Gjermanisë, e cila ka investuar në fushen e ujit të pijes mbi 100 milionë euro.

Por, krahas përpjekjeve, pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës jetojnë në një mjedis të ngulfatur nga ajri i ndotur dhe mbeturinat. Dr. Ilir Morina, ish-student i Universitetit të Humboltit i cili më së shumti ka mësuar nga përvoja gjermane, thotë se qeverisë së Kosovës vazhdimisht i adresohen projekte: „Ne gjithmonë jemi ambicioz. Nga qeveria e Kosovës kemi kërkuar mbi 56 milionë euro për këtë vit, por kemi marre mbi 5 milionë euro. Pra, një milionë më pak se vitin e kaluar, gjë e cila na ka dëshpëruar shumë si ekolog. Mirëpo, falë donacioneve dhe koordinimit të mirë të punëve me Komisionin Evropian dhe me qeveritë e ndryshme të cilat na mbështesin indiviualisht, ka përparime. Dhe unë besoj se jemi në një nivel me rajonin”, thotë z.Morina.

Eksporti më i madh nga Kosova, metalet-mbeturinë

Femije rom germojne per metale

Menagjimi i mbeturinave ndër sfidat më të mëdha mjedidore, në Kosovë. Ndërsa, duplifikimi i institucioneve që merren me menagjimin e mbeturinave, mundëson krijimin e zbrazëtirave dhe keqmenagjimin, mendon drejtori Veselaj.

 

“Dhe të gjitha këto institucione të duplifikuara përbëjnë një konglomerat, i cili pa një ndryshim të Ligjit për Mbeturina nuk do të arrijë të bëhet një sistem funksional. Mjafton të shikosh rrugët tona dhe brigjet e lumejve…Dhe, përvecse është një problem mjedisor kjo ngarkesë e ambientit me mbeturina na ka kriju një imazh jo të mirë si shoqëri. Se, me përjashtim të hapave të mirë që janë ba në riciklimin e aluminit dhe deri diku të metaleve tjera, në letër, qelq e plastikë janë ba hapa shumë të vegjël në vendosjen e sistemti të riciklimit. Ju e dini se Kosova sot eksportin më të madh nga vendi e ka nga metalet mbeturinë”, thotë prof.dr. Zeqir Veselaj.

Në Kosovë menagjohen vetëm 50 per qind e mbeturinave

Nga ana tjetër, gjëndja e rëndë ekonomike dhe pamundësia e pagesës së shërbimeve nga ana e qytetarëvë, vështirëson funksionimin e kompanive.

Deponi e eger mbeturinash

“Aktualisht, në territorin e Kosovës grumbullohen vetëm 50 per qind e mbeturinave, vetëm 15 prej të cilave nëpër fshatra. Kompanitë publike nuk kanë fuqi të zgjerojnë sipërfaqet me kontejner për grumbullimin e tyre, për arsye se, shërbimin prej 4.8 eurosh e paguajnë vetëm 40 deri në 60 per qind të familjeve kosovare. Me një llogari të thjeshtë del se në një komunë nuk grumbullohen as 150 mijë euro, përderisa mbeturinat e grumbulluara dorëzohen në deponi përkundër një kostoje rreth 6.8 euro për ton. Si rrjedhojë, të gjitha kompanitë kanë borxhe mbi 1 milione euro tek deponitë .  D.m.th, edhe atë donacion të falur nga Komisoni Evropian, jemi duke e keqmenagjuar“, thotë Morina.

Edhepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor është ministria me nivelin më të ulët të shpenzimeve, Komisioni Evropian dhe shtetet donatore po vazhdojnë mbështetjen e tyre, duke kërkuar nga qeveria e Kosovës zhvillimin e politikave afatgjate për të përballuar sfidat e mëdha mjedisore në Kosovë.

Leave A Comment

Your email address will not be published.