Date Archives April 2011

Fati i disa te pagjeturve te Kosoves nuk do t´zbardhet kurre

Fotografite e te pagjeturve para Kuvendit te Kosoves

27 prill 2011, Dojce Vele, Në Kosovë janë mbi 1,800 persona të pagjetur, për fatin e të cilwve nuk dihet asgjë. Qindra mbetje mortore vazhdojnë të mbesin në Morgun e Prishtinës, për të varrosurit pa analiza të ADN-së dyshohet për identifikime të gabuara, përderisa dyshimi i përdorimit të furrnaltave për djegjen e trupave jep të kuptojë se fati i disa prej tyre nuk do t´zbardhet kurrë.

Sabit Vishajt nga fshati Beleg, nga forcat serbe iu vranë nëntë anëtarë të familjes, gjashtë prej të cilëve rezultojnë të pagjetur.

„Axhallarët dhe djemt e axhës, prej moshës 3 deri në 60-70 vjecare m´janë vra në Masakrën e Belegut. Tre prej tyre janë gjetur, kurse gjashtë të tjerë ende figurojnë të zhdukur. I kemi dhëne të gjitha informatat që na janë kërkuar. Edhe mostrat e ADN-së i kemi dhënë. Kemi bashkëpunu me institucionet vendore, me EULEKS-in vetëm të zbardhet fati I tyre. Por, pa rezultat…“.

Identifikime të gabuara dhe djegje te trupave ne furrnalta?!

Viktimat e Masakres se Belegut

Mirëpo, ky bashkëpunim jo i lehtë për familjet e të pagjeturve, nuk haset përherë. Djegja e mbetjeve mortore, vështirëson procesin e identifikimit. Ndërsa, dr.Arsim Gergjaliu, ekspert për Mjekësi Ligjore në Prishtinë, për të varrosurit menjëherë pas luftës pa analiza të ADN-së, ngreh dyshimin për identifikime të gabuara. “Është punu me metoda klasike dhe zakonsiht Tribunali I Hagës ka marrë një activist të fshatit dhe vetëm ai ka pas qasje aty. Ndërsa, në momentin kur i kanë hap, kufomat kanë qënë edhe të kalbëzuara. Kështu që, shumica prej tyre jane varros, mos të them edhe me hamendje, që më vonë ka rezultuar se janë krejt gabim…Ndërkohe jan ndërtu shumë përmendore të shtrejta. Por, shumica prej tyre le te jenë të vetdishëm se aty mund të mos I kenë të afërmit e vet. Sepse, ata 2000 njerëz janë varros pa kurrfarë analize të ADN-së, pa kurrfarë autopsie ligjore dhe në një test që kemi ba në komunën e Mitrovicës, prej 12 rasteve që i kemi hap, katër kanë dalë gabim“, thotë dr.Gërgjaliu.



Ndërsa dyshimi i përdorimit të furrnaltave për djegjen e trupave jep të kuptosh se enigma e fatit të disa të pagjeturve nuk do të zbardhet kurrë, thotë z.Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, sipas të cilit, termi “i zhdukur” duhet pasur parasysh me arsye: „Sepse, dyshojmë se janë përdor furrnaltat, duke fillu prej Ferronikelit në Drenas, në Trepqë, në Maqkaticë, madje ka zëra dhe informacione se edhe Kollubara është përdor. Sepse, njerëzit janë vra ose kidnapu edhe janë percjell me kamion, sic ka ndodh rasti ne liqenin e Peruqacit, pastaj në Batajnicë…Dhe, në raste të tilla sigurisht se s´mund të kërkojmë gjurmë dhe mund të flasim për të zhdukur“.

Kosova ende nuk ka Ligj për të Pagjeturit

Instituti i Mjeksise Ligjore,Prishtine

Në Kosovën me halle shumë, problemi i të pagjeturve po mbetet gjithnjë e më në hije dhe mundësia për të qetësuar shpirtrat e familjarëve po zbehet perdite, thote Haki Kasumi, kryetar I Këshillit Koordinues të Asosciacioneve për Persona të Pagjetur.


„Gjendja e familjarëve të cilët tash 12 vite jetojnë në ankth është më e rëndë se e cdo qytetari tjetër. Këta familjarë, në shekullin e 21, të presin 12 vjet për një informatë që është e drejtë elementare njerëzore, është padrejtësia më e madhe. Zhdukja e njerëzve është një prej krimeve ma t´rënda kundër njerëzimit!, thotë z.Kasumi, sipas të cilit, kërkesa 11 vjecare që istitucionet vendore të shërbehen me një listë të konsoliduar të cilën mekanizmat ndërkombtarë në Kosove e kanë, nuk është perfillur. Ndërsa, kërkesa për Ligjin për të Pagjeturit, ka has në vesh të shurdhër. “Kosova ka nevojë për një ligj për të zhdukurit. Qe 11-të vjet ne përsërisim kërkesën e njejtë dhe ai shtyhet e prolongohet. Ky ligj na ka pru shpirtin te goja. Ju lutem, a ka ujë që e lan? Gjyqi I historisë ne do t´na gjykojë rëndë!”
Homazhe te varrezat e te vrareve


Sa është e përgatitur Kosova të dëshmojë krimet e Serbisë?

Ndërkaq, problemi i të pagjeturve në tavolinën e bisedimeve Kosove-Serbi, është një brengë tjetër e shoqatave për persona të pagjetur.

“Sa qeveria jonë është duke punu dhe sa është e përgatitur që nesër të ballafaqohet me grupin dialogues të Beogradit, forcat e të cilit e kanë ba krimin. Këtë e din krejt bota! Por duhet dëshmuar dhe duhet sjellur njerëz dhe fakte të cilat argumentojnë atë krim”.

Në këtë rrugëtim shumevjecar është identifikimi i mbi 400 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës.

„Ne nuk kemi qasje të mjaftueshme. Mirëpo, sipas informatave që i kemi, numri i mbetjeve mortore të kompletuara dhe të pakompletuara në Morgun e Prishtinës është rreth 400. Ka edhe të dëmtuara deri në atë shkallë, sa nuk japin mundësi për analizën e ADN-së“, thotë z.Gjetaj.

Vetëm 10 raste të proceduara nga gjykatat e Kosovës

A.Gergjaliu,ekspert i mjeksise ligjore

Mirëpo, për këto krime në gjykatat e Kosovës janë proceduar vetëm 10 raste-thotë Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare-Zyra në Prishtinë.


„12 vjet kanë kalu prej krimeve masive nga forcat serbe në Kosovë. Por, edhepse ne i kemi evidentu me emër dhe me mbiemër dhe me rrethanat e vrasjeve dhe zhdukjeve të 13 mijë e 300 personave në Kosovë, gjyqsori i Kosovës deri më tani i ka proceduar dhe jane dënuar me dënim të prerë, vetëm dhjetë raste”.

Se hulumtimi i varrezave të reja është një sfidë tjetër për Kosovën këtë e kupton më së miri dr.Gërgjaliu, i cili flet nga përvoja:

“Sa I përket gjetjes dhe hapjes së varrezave, ka pas kamuflime nga pala serbe, si levizje të njerëzve, krijime të varrezave dhe mbi të kanë hedhur mbeturina të veturave të vjetra. Ndërsa, ka edhe eshtra të njerëzve që kanë rënë në përiudha të tjera”.

EULEX premton mbështetje në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kerkojne gjykimin e krimineleve te vertet



Prej fillimit të bashkëpunimit EULEKS-Ministri e Drejtesisë, jane gjetur dhe identifikuar mbi 200 persona, me të fundit prejt e cilëve ishin 18 anëtarë të familjes Krasniqi nga Malisheva. Të martën(26 prill)Zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparks, në një komunikatë për media lëshuar me rastin e Ditës Kombtare të të Pagjeturve, premtoi mbështetjen e mëtutjeshme të të gjithë mekanizmave në Kosovë për të zbardhur fatin e mbi 1800 personave të pagjetur.  Përderisa, familjari i të pagjeturve Sabit Zukaj, bën thirrje tek të gjithë mekanizmat relevante për më shumë angazhim në zbardhjen e fatit të të dashurve të tyre:


„Ju kisha lut sidomos këtyre prijësve tanë që punojnë për shtet të cilët janë ulur mbi gjakun e tyre, të mos harrojnë për asnjë cast se ku janë tw ulur…”.

“Shihemi n´Dukagjin”

26 prill 2011, Radio Kosova, Ne kuader te granteve per Zhvillim Ekonomik Rajonal(EURED) financuar nga Komisioni Evropian në vlerë prej 7.4 milionë eurosh, Rajoni i Pejes ka perfituar projekte ne vlere prej 1.8 milione eurosh. Nder ta eshte edhe projekti “Shihemi n´Dukagjin”, qendra e te cilit do te jete ne nje kulle te lagjes Berishe, ne Junik.

 
Projekti implementohet nga Fondacioni Suedez “Trashegimia Kulturore pa Kufi” ne partneritet me komunat:Peje, Decan dhe Junik ku do te perfshihet shoqeria civile.

Sensibilizimi i popullates per trashegimine kulturore dhe natyrore si dhe promovimi i produkteve artizanale eshte qellimi i tri projekteve te financuara nga Komisioni Evropian, perfituese te te cileve jane pese komunat e Rajonit e Pejes;Iistogu, Klina, Peja, Decani dhe juniku. Nder ta eshte edhe projekti për Zhvillimin e Turizmit “Shihemi në Dukagjin” i cili do te implementohet nga Fondacioni Suedez “Trashegimia Kulturore pa kufi”. Qellimi i projektit Shiehmi ne Dukagjin eshte krijimi i kushteve per zhvillim te turizmit ne tri komunat fqinje: ne Peje, Decan dhe Junik, me c´rast synohet themelimi i nje Qendre per Turizem selia e se ciles do te jete ne nje kulle te Junikut. Sali Shoshi, eshte drejtor i Fondacionit Suedez “Trashegimia Kulturore pa Kufi, Zyra ne Prishtine, implementuese e ketij projekti:

“Ka qene nje proces i perzgjedhjes se qendres, nje konkurs i hapur ne te cilin kane aplikuar 14 pronar. Komisioni i perbere prej tri komunave, prej CHWB, nje perfaqeusesi te shoqerise civile si dhe nen mbikeqyrjen e Komisionit evropian, e ka pezgjedh nje kulle ne Junik e cila i ka 18 ari truall brenda truallit e vet dhe kulla e cila eshte e djegur por e cila do te kthet ne formen e vet autentike”.

Rruge e Junikut

Qendra e Turizmit “Shihemi ne Dukagjin” do t´jete ne Junik

Kulla gjendet ne Junik, pikerisht ne lagjen Berishe, rreze pyjeve e buze Erenikut, me 18 ar hapesire. Nje vend ideal ky, per ndertimin e Qendres se Turizmit ne te cilin gershetohen te gjitha vlerat, thote drejtori Shoshi. “Atje eshte vend ideal, per shkak se ka hapesire te mjaftueshme por edhe ngaqe eshte kufiri ne mes te mjedisit historik dhe te mjedisit natyror te Junikut. D.m.th. eshte nderlidhje e mire e ketyre dy potencialeve qe Dukagjini eshte i njohur, nderthurje kulturore dhe natyrore e cila eshte baze per zhvillimin e turizmit”.

Si shumica e kullave shqiptare te cilat jane histori me vete, edhe Kulla e Isufaj sherbeu si rezidence e burrave te kohes, nder te cilet mbahet mend heroi i kombit, Azem Bejta. E themeluar ne fillim te shekullit 19-te, kulla u ruajt ne origjinalitetin e vet deri ne vitin 1999, kur forcat serbe e rrenuan me themel.

Fatmir Isufaj, pronari i Kulles

“Deri me 1999, kulla ka qene e kompletuar me interier dhe oda e burrave ka qene funksionale, ku jane mbajt do t´pame e dasma. Ne vitin 1999 e dogjen forcat serbe. Tash ka mbet vec germadhe. Kulla i ka rreth 270 metra katrore, eshte nente me dhjete se kullat trekateshe tradicionalisht jane ne keto permasa. Ne katin perdhese kane ndejt bagetia, kati i mesem ka qene per banim, kuzhine dhe dhoma te fjejtes, ndersa kati i eperm ose i treti asht shfrytezu per ode te burrave dhe divanhane”, shpjegon 47 vjecari Fatmir Isufaj, familjes se te cilit i perket kjo kulle.

Komuna dhe qytetaret te njezeshem per Kullen e Isufajve

Shtytja me e madhe per aplikim ne konkursin e hapur, ishte komuna e Junikut dhe bashkefshataret e familjes Isufaj. Ndersa, pozita gjeografike mes panorames rreze Gjeravices ia garantoi perzgjedhjen ne mes 14 kullave tjera konkurente.

“Kulla eshte rreth 80-100 metra prane lumit Erenik rreth 150 metra larg te cilit fillojne pyjet, nje here halore, pisha, e me lart fillojne geshtenjat. Dhe ky element ka ndiku pozitivisht per arsye se kulla perreth vetes ka nje peisazh shune te bukur prej te cilit edhe komisioni eshte mahnit. Ajo edhe infrastrukturen e ka pas shume ma funksionale se kullat tjera, se fati ka deshte qe Juniku te jete me kanalizim te ujerave te zeza. Pra, gati 90 per qind e qytetit tashme jane kyqur, ndersa lagja Berishe eshte kyqur kahere, qe don te thote, e ka komplet infrastrukturen, me rryme, me ujesjelles, me kanalizim. Mirepo, elementi kryesor kane qene tiparet e kulles si dhe 17-18 ar hapesire qe i dedikohet kesaj kulle”, rrefen z.Isufaj i cili ka dhene kete hapesire ne shfrytezim per 15-te vjet, ne shkembim te kthimit te kulles se te pareve te tij ne formen e pare.

Afrim Gjota,junikas

“Jam shume i gezuar per arsye se kulla nuk eshte vec per Fatmirin ose per lagjen tone, por eshte per krejt Junik besa edhe per krejt Dukagjin, se ruhen do tradita edhe prej ketu menagjohet nje pjese e Alpeve Shqiptare. Vec le te behet, le te ruhet trashegimia kulturore pikesepari. Pastaj, hapen do vende te punes, meqense na jemi komune e re edhe shume e varfer dhe duke pasur ketu nje qender turizmi, kemi interes edhe une edhe bashkefshataret e mi”.

Junikasit i gezohen hapjes se Qendres se Turizmit ne Junik

Njeri nder keta bashkefshatare eshte edhe Afrim Gjota, i cili eshte krenar pse Qendra e Turizmit “Shihemi n´Dukagjin” do te ndertohet pikerisht ne Junik.

“Per Junik kjo do te thote shume. Piksepari nje here e ruan tradhegimine kultutrore te kullave ne Dukagjin dhe une besoj se me perzjgedhjen e kesaj kulle, ne si junikas kemi pefitu shume se pas ndertimit te saj, ketu do te punesohen disa njerez. Pas saj, un nuk besoj se do te mbetet ndonje kulle pa u rindertuar. Keshtu qe jemi shume te kenaqur dhe te gezuar, se ketu sigurisht dot e filloje zhvillimi i turizmit veror dhe dimeror qe eshte shume domethenes per Junikun dhe qytetaret tane, te cilet do te punesohen atje”,thote z.Gjota.

Projekti Shihemi n´Dukagjin implementimi i te cilit ka filluar me 24 nentor te vitit te kaluar do te zgjas deri me 24 nentor 2012. Shuma e tij e pergjithshme eshte rreth 480 mije euro, me pjesemarrje te CHWB-se me 10 per qind, ndersa 90 per qind te tjera nga Komisioni Evropian. Partnere te projektit jane tri komunat, te cilat jane te obliguara te delegojne nje anetar te stafit te vet qe t´i mbuloje projektet. Ndersa, ne bordin e projektit nderkohe eshte Syri i Vizionit nga Peja, se ciles do t´i bashkangjiten edhe nga nje OJQ nga Decani dhe Juniku, per te implementuar projekte te vogla te vetdijesimit te komunitetit, perfshirja e te cilit do te jete ne disa nivele-thote drejtori i CHWB-se ne Kosove, Sali Shoshi. 

Objektet e trashegimise jane thesar

Kulla autoktone shqiptare(Foto CHWB)

 “Komuniteti duhet te vetdijesohet qe objektet e vjetra jane pasuri dhe ata dueht t´i ruajne ato si syte e ballit. Eshte pasuri kulturore e cila tregon identitetin, e tregon rrugen e atij komunteiti prej ku ka ardhe dhe ku eshte sot. Poashtu, eshte pasuri ekonomike. Ta marim shembiul ne rajon, Kotorrin, i cili sot eshte ne listen eboteore te trashegimise, ne Unesko dhe vlera e shteive te vjetra ne Kotorrr, qe nga hyrja ne listen e trasheigmise btoeroe,elvera ekonomike eshte dhjetefishu”.

Permes ketij shembulli, drejtori Shoshi deshiron t´ua bej me die pronareve te objekteve te vjetra se ajo qe mund te shihet sot si barre, ne nje te ardhme jo fort te larget do te kthehet ne burim te ardhurash per shume te papune.

“Ata qe i kane ruajt ato,qofshin edhe rrenoja do te ejtene fatlume, sepse sot turizmi e sidomos turizmi kulturor eshte ne rritje ne gjithe boten. E di qe proanret kane veshtiesi me e pa ate, por duke marre parasysh sehmbujt neper bote, perspektiva ekziston dhe permes valeve tuaja ju bej apel qe nese ata kane neper oborret e tyre cfaredo shtepie, qofte ajo rrenoje, te bejne cmos qe ta ruajne, sepse heret ose vone,ata do te jene fatlum te jene pronar te dickaje qe nuk mund te matet me para”.

Kullat si bujtina tradicionale

Pas fazes se pare te projektit, CHWB planifikon hartimin e projekteve te tjera te cilat do te perforcojne Qendren e Turizmit “Shihemi n´Dukagjin”, me qellim te adaptimit te objekteve te vjetra per turizem dhe trajnim te pronareve te ketyre ndertesave per sherbime. Ky produkt do te promovohet nepermjet qendres se turizmit, e cila do te jete ne dispozicion per rezervime Online, ne menyre qe vizitoret, sado larg qofshin, te kene mundesi te perzedhjes se ofertes dhe te rezervimit. Por, deri atje ka nje rruge te gjate, thote z.Shoshi:

Kulla e Mazrekajve

“Puna me pronare te ndertesave tradicionale, puna me komunitetin, me idene qe ata te trajnohen dhe te kuptojne cka eshte sherbimi i turizmit,  si zhvillohet turizmi dhe menagjohet turizmi. ne sherbimet. Grupi i dyte jane komunat, sepse ne kemi te bejme me tri komuna te cilat jane fqinje njera me tjetren, te cilat kane elemente te perbashketa te turizmit dhe ato ne vend se individualisht t´i zhvilloje politikat eshte mire qe kete ta bejne bashkarisht. Ndersa grupi i trete jane donatoret, te cilet do t´identifikojme nepermjet Qendres se Turizmit ne do te identifikojme se cilat jane prioritetet e tri komunave dhe per keto prioritet do te bejme plane veprimi te cilat do t´iu dorezohen donatoreve te mundshem , per ta ndihmu zhvillimin ekonomik te ketyre tri komunave permes te turizmit”.

Nevojitet ngritje e vetdijes se komunitetit

Meqense ne kuader te projektit synohet identifikimi i te gjitha OJQ-ve qe jane momentalisht ne treg, OJQ e gruas JETA ne Decan, eshte nder partneret e para te ketij projekti, thote drejtori Shoshi.

“OJQ JETA menagjon Kullen e Dranocit edhe ne permes projektit “Shihemi n`Dukagjin”, do t`mundohemi qe Kullen e Dranocit dhe OJQ-ne JETA ta fusim ne oferten tone. P.sh., nese diksuh eshte i interesuar ta kete nje Workshop ne Dranoc dhe krahas kesaj te kete dreke ose darke, automatikisht qendra Shihemi ne Dukagjin, identifikon Dranocin dhe OJQ-ne Jeta te cilat do ta ofrojne kete sherbim. OJQ Jeta per ne eshte target i pare edhe gjithsesi do te jete pjese e projektit tone”, thote drejtori Shoshi.

Ogjaku i kulles

Perderisa per kryetaren e shoqates Safete Gacaferin, pejsemarrja ne nje projekt e tille ka nje domethenje te madhe.

“Ky projekt eshte shume i rendesishem per komunen e Decanit e posaqerisht per fshatin e Dranocit, fshataret e te cilit mund te jene perfitues te medhenj, me kete rast, grate te cilat  gjate trajnimeve te projektit do t´na ndihmojne rreth ushqimit per ta. Qellimi i projektit eshte qe te mbrohen kullat dhe me ane te tyre te zhvillohet turizmi rural, me c´rast perfitues direkt te projektit mund te jete grate edhe vajzat si dhe te rinjte e fshatit Dranoc. Projekti shtrihet ne tri komunat dhe cilido qe ehte i kyqur brenda tij, do te perfitoje”, thote z.Gacaferi.

Kuzhina tradicionale nga rrjeti i grave te shoqates “JETA”

Rrjeti i grave te OJQ-se Jeta ne Decan, ne kauder te projektit do te bejne pergatitjen e ushqimit tradicional per pjesemarresit ne trajnimet e organizuara ne Kullen e Mazrekajve, te cilen e menagjon kjo shoqate.

“P.sh., kur ata organizojne trajnimet rreth projektit te cilat do te mbahen ne Kullen e Mazrekajve, ne bejme pergatitjen e ushqimit tradicional. Ketu patjeter jane te kyqura grate e Lagjes Mazrekaj, me te cilat ne ofrojme ushqimin ne baze te preferencave te mysafireve, sic eshe buka misernike, leqeniku, flia, tespishtja e keshtu me radhe”.

Anetare te OJQ-se ” JETA”gatuajne pite

Z. Gacaferi, vitin e kaluar nga Ministria e Tregtise dhe Industrise eshte licencuar si trajnere per pergatitjen e ushqimit tradicional dhe deri me tani ka trajnuar stafin e disa objekteve hoteliere.

“Shembull konkret ne komunen e Decanit kemi hotel Elizen, stafin e te cilit e kemi trajnuar per pergatitjen e ushqimit tradicional e poashtu, edhe stafin e restorant Butrintit, ne Istog”, thote z.Gacaferi.

Projekti “Shihemi n´Dukagjin” eshte pjese e skemes per Zhvillim Rajonal(EURED) te financuar nga Komisioni Evropian ne kuader te Instrumentit per Paraanetaresim ne BE(IPA), i cili implementohet ne gjashte rajonet e Kosoves. Rajoni i Pejes ketu eshte perfituese e projekteve ne shume prej 1.7 milione eurosh, te cilat kane per qellim ruajtjene  vlerave te trashegimise kulturore e natyrore, angazhimin e fuqise punetore, zvogelimin e papunesise si dhe rritjen e mireqenjes se qytetareve te kesaj ane. 

Mesazhe paqeje me rastin e festës së Pashkëve në Kosovë

25 prill 2011, Dojce Vele, Festa e pashkëve në Kosovë po përcillet me mesazhe paqeje dhe dëshirë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Pashkët sivjet po kremtohen në katedralen e re “Nena Tereze”, e cila po ndertohet nga kontributi i besimtareve, pa dallim vendi as besimi.

Simbolikë e ngadhnjimit të Krishtit mbi vdekjen dhe e dritës mbi errësirën ishte ndezja e zjarrit dhe e qiriut të Pashkëve në hyrje të katedrales së re „Nena Terezë“ në Prishtinë, në të cilën u kremtua për herë të parë. Një ngjarje kjo e shënuar, thotë për Dojce Vele-n, kancelari i Ipeshkivsë së Kosovës, Don Shan Zefi.


Don Shan Zefi

“Sigurisht se kjo datë do të jetë edhe historike, sepse për të parën herë në këtë katedrale kremtohet solemnisht vigjilja e Pashkëve dhe ringjallja e Krishtit, i cili solli shrpesën në botë se njeriu nuk do të vdes por do të transformohet, sepse Zoti nuk ka krijesa që t´i hedh apo t´i shuaj. Ne në këtë besojmë!“

Dashuria dhe drita ngadhnjejnë mbi urrejtjen dhe errësirën
Ceremonia e vigjiljes së Pashkëve në katedralen e re në të cilën për herë të parë jehonin lutjet dhe këngët kishtare, për besimtarët katolike është një festë e dyfishtë:

„Katedralja është simbolika e Gonxhes, e lules, e Nënës Terezë e cila natyrisht di ta bashkojë popullin rreth një vlerë. Dhe fakti se ne dimë të kremtojmë bashkarisht dhe të ofrohemi rreth tryezës së kësaj vlere është e mira jonë e përbashkët. Sepse, Pashkët janë festa më emblematike dhe më domethënëse për të krishterët. Është festa që dëshmon se jeta ngadhnjen përballë vdekjes, drita përballë errësirës dhe e mira dhe dashuria përballë të keqes dhe urrejtjes”, thotë Sar Gjergji, 45 vjec nga Stublla e Epërme e Vitisë. Përderisa, për David Mujin nga Gjilani, kjo është ndër netët më të lumtura:

Projekti i Katedrales ne Prishtine 

„Për mua s´ka gëzim ma t´madh, sepse Krishtin e ndjej në zemër! Krishti djell vetëm paqe e dashuri. Prandaj, uroj që të gjithë njerëzit në botë të kremtojnë Pashkët në paqe e lumturi“.




Gurëthemelin e katedrales e pat vënë presidenti Rugova
Përpjekjet për ndërtimin e katedrales së të Lumes „Nëna Terezë“ në Prishtinë, zënë fill që në vitin 1993 kur delegacionit nga Kosova me në krye presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova iu dha premtimi nga Roma për ndertimin e një katedraleje. Don Shan Zefi i cili ishte në përbërje të këtij delegacioni, kujton:

Që atëherë është dashur një periudhë e gjatë që qështja e katedrales të aktualizohet. Me 2003 kjo u bë realitet dhe ne ndër pesë projektet, zgjodhëm stilin romanik, si gërshetim i së kaluarës dhe i së tashmes. Gurëthemeli i Katdrales „Nëna Terezë“ në Prishtinë u vu në vitin 2005 ku ishin prezent i ndjeri imzot Mark Sopi, i ndjeri presidenti, dr.Ibrahim Rugova e poashtu ishte i pranishëm edhe kardinali i Uashingtonit“, rrëfen Don Shan Zefi sipas të cilit ndërtimi i kompleksit dhjetë milionësh është kontribut i besimtarëve pa dallim shteti dhe feje.

Kontribut për katedralen pa dallim feje dhe shteti
David Muji

„Burimet janë kryesisht nga besimtarët tanë në Kosove dhe në diasporë, dëri në SHBA, ku hyn edhe kontributi i besimtarëve të Ipeshkvive jashtë Kosovës, por sigurisht edhe nga vëllezërit tanë, muslimanë. Dmth, është projekt që i tejkalon suazat e një kishe vendore. Poashtu, kanë ndihmuar edhe organizata humanitare, sic është Renovabis në Gjermani dhe të gjithë kemi qënë të kyqur për të arritur deri te ky sukses.“



Kosova shquhet për tolerancën ndërfetare. Kjo shihet edhe në tryezat e kremtave fetare , rreth të cilave mblidhen besimtarë të besimeve të ndryshme. Gjatë festës së pashkëve rrethohemi rreth tryezës më të begatë se zakonisht, me simboliken e bukës se pambrujtur si dhe të vezëve të ngjyrosura. Dhe, natyrisht unë kam shumë miq të besimit musliman të cilët vinë dhe kremtojnë bashkë me ne“, thotë Sari, të cilit cdo festë ja përtërin këtë ndjenjë.

Sar Gjergji

Përbërja e përzier e besimtarëve vërehej edhe në ceremoninë e Pashkëve. Sepse, sipas Don Shan Zefit: „Ne shpirtin tolerant e kemi në gjene dhe kjo padyshim vërehet edhe sonte, kur në katedrale kishim edhe besimtarë të besimeve tjera. Kjo dëshmon se krishterizmi për popullin e Kosovës nuk është i huaj, por është qenia e tyre. Prandaj edhe idnetifkohen me kulturën dhe civilizimin evropian“.


Në përkujtim të martirëve Florit dhe Laurit
Katedralja kushtuar humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut e cila do të jetë Qendër e Ipeshkvisë së Kosovës, do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Në katin përdhesë do të jetë Qendra Kulturore “Pjetër Bogdani“ , e cila do të shfrytëzohet për seminare dhe për dialog ndërfetar, ndërsa hapësira e madhe e katedrales do të shërbeje për organizimin e operave dhe të koncerteve të ndryshme klasike.

Foto: Ajete Beqiraj, 23.04.2011 in Pristina
Ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji

„Në bodrum do të jetë edhe një kishë që iu kushtohet martirëve të parë të krishterimit, Florit dhe Laurit, që ishin martirët e parë të Ulpianës dhe t Dardanisë. Si dhe do të përpiqemi me cdo kusht që në Prishtië të sjellim dicka edhe nga reliktet e Nënës Tereze. Sepse, kjo është shenjtore shqiptare dhe bota shqiptare, e cilës i ka munguar një katedrale e tillë, e pret këtë nga ne“, plotëson Don Shan Zefi.Ndërsa, urimi i Pashkëve i Ipeshkvit të Kosovës Dodë Gjergji për popullin e Kosovës është që:

„Populli i Kosovës, njëri ndër më të përvuajturit në historinë e 
njerëzimit, të udhëhiqet nga njerëz të vullnetit të drejtë të cilët do të dinë t´i përmbushin nevojat e qytetarëve dhe nuk do të përfitojne kurrë në kurriz të të ligjve dhe të të pambrojturve“.

Festa e Pashkëve është kremtuar edhe nga pjesëtarët e besimit ortodoks, ndersa liturgjia është mbajtur në Prizren.

Panorama e Grykes se Decanit-mundesi e shumefishte zhvillimi

20 prill 2011, Radio Kosova, Hapesirat pergjate Grykes se Decanit ofrojne mundesi te shumta per zhvillimin e komunes dhe ngritjen e mireqenjes se qytetareve te ketushem. Hurdha e peshqve buze Lumbardhit, ne te cilen tash pese vjet rriten peshq te llojit Trofta-Ylber.

Nje hapesire pitoreske buze Lumbardhit diku ne kilometrin e trete te Grykes e Decanit, eshte vendi te cilin Hysen Krasniqi nga Turjaka e Pejes e zgjodhi per t´filluar jete te re. Mirepo, realizimi I nje projekti ne gji te pyjeve, ishte nje rruge plot sfida.
„Ne fillim kam pas probleme te medha nga disa individe ne komunen e Decanit, te cilet kane paraqit pengesa e medha, edhepse une kam qene i pajisur me leje per veprimtari nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, e cila me ka dhane leje se pari per shfrytezimin e ujit dhe te asaj pjese. Ndersa, me Ministrine e Bujqesise dhe Agjencionin Pyjor kam kontrate marreveshjeje per shfrytezimin e nje hektari vend“, thote z.Krasniqi.
Trofta Ylber rritet nga uji i bjeshkeve
Nuk do te kaloje shume kohe dhe ne kete panorame te virgjer ndermjet dy shpatijesh do te ndertohet hurdha e peshqve afro 500 meter katrore. Por, edhepse eshte e dedikuar per deri ne dhjete ton peshk, mungesa e perspektives nderkohe ka imponuar prodhimin me gjysme kapaciteti, thote z.Krasniqi.
“Peshq njevjecar i kam afro 30 mije krere, ndersa per konsum jane diku mbi 10 mije mije krere. Qe don te thote se, neqoftese jane 300 gramsh jane afro 3000 kg per konsum. Kilogramin e shes 5 euro dhe krahasur me hurdhat tjera ne jemi pak me te shtrejt. Por, cilesia e peshkut eshte me e mire ktu”, thote z.Krasniqi, i cili pjesen me te madhe te peshkut e konsumon ne restaurantin e tij, ndersa pjesen tjeter ka marreveshje me Troften e Istogut, fale eksperteve te te ciles, Hysen Kraqniqi tash 5 vjet e rrit peshkun, ndersa tash dy vjet e prodhon vet.
Hurdha e Peshqve ne Gryke te Decanit
Restoranti prane hurdhes
Hurdha e Peshqve ne shtratin e Lumbardhit ne te cilen nderkohe rriten rreth 70 mije Trofta Ylber eshte e para e ketij lloji ne decan. Dhe pare nga perspektiva e deritanishme, e tille edhe do te mbetet duke pasur parasysh cmimin e ulet te peshkut dhe temperaturen jo te pershtatshme per rritjen e ketij lloji te peshkut, per zhvillimin e te cilit temperatura e duhur eshte mbi 7 grade.
„Ndersa, aty ma shume se gjashte shtate muaj temperatura eshte nen shtate grade. Por, zhvillimin e ngadalshem e mund cilesia, sepse cilesine e ka shume te mire. Mirepo sa i perket tregut ende nuk jane krijuar kushtet e duhura”,thote z.krasniqi.
Rrugetimi i peshkut nga veza deri ne pjate
Ne rrethin e pare ne te djathte te hurdhes jane peshqit mbi tre vjecar qe ndahen per shumezim. z.Krasniqi, i cili pershkraun ne detaje udhezimet e eksperteve te Troftes, te cilat tash dy vjet i praktikon vet ne hurdhen e tij.
Peshqit ne hurdhe
„Nje femer mund te kete prej 2000 deri ne 6000 veze, perderisa spermatozoidet e nje mashkulli mjaftojne te fekondojne vezet e dy prej tyre“, shpjegon z.Krasniqi, i cili sjell detajet e procesit te fekondimit.
„Hiqet peshku nga hurdha dhe vehet ne 25 litra uje ose ma shume, ku hidhet nje sasi e opiumit ne menyre qe peshku mos te leviz. Peshku nxirret prej aty, pastrohet me peshqir dhe behet shtrydhja e femrave dhe mashkullit ne nje ene te posacme, ne te cilen lihen mbi 40 minuta. Pasi te perfundoje procesi i mbaresimit, pastrohen vezet me uje ngadale dhe qiten ne korita. Per cdo dite kontrollohen dhe vezet e deshtuara duhet te hiqen brenda 24 oreve, sepse ato i infektojne te tjerat“, shpjegon z.Krasniqi, sipas te cilit suksesi i mbaresimit varet nga kualiteti i vezeve dhe deshtimet jane ku me shume e ku me pak dhe vezet duhet ruajtur ne ambient te paster dhe larg drites se diellit.
„Eliminimi zakonisht shkon prej 30 deri ne 35 per qind. Por, tek p.sh.vitin e kaluar, s´ka pas mbi 15-20 perqind edhepse thuhet se shkon nje numer edhe me I madh. Edhe mbahen ne ato koritat, ne ata lugj e i pave, perdeisa jane ne gjendje me leviz pak ose mundesh me i menagju edhe jashte. Dite per dite hiqen ato cka jane te demtuara, mandej te vegjlit tuj u rrit dalin nga veza“.
Politika ka bllokuar arterjen kryesore te zhvillimit te Decanit

Hurdha e peshqve
Procesi i mbaresimit te vezeve te poeshve sivjet eshte bere me 6 shkurt dhe vezet tashme kane filluar te qelin. Ky proces eshte kryer ne shtepizen e vogel buze hurdhes, ne hapesirat e se ciles jane te radhitura 7-8 ene me veze peshqish te cilat tashme kane filluar te qelin.
“Kur qelin vezet, larvat nuk kane nevoje per ushqim diku per 20 dite deri ne 25 dite sepse kane rezerva ne ate fare kesen. Pasi kalojne 24 dite ju qitet ushqim edhe ata fillojne dalngadale te paraqesin interes dhe te jene te vetdishem se duhet me u ushqy. Ne mesin e tyre ka qe lindin me te meta dhe ata duhet me i eliminu“, ploteson z.Krasniqi.
Por, edhepse ne hurdhen e ngrehur ne shtratin e Lumbardhit te rrembyeshem kultivohet cilesia me e mire e troftes, infrastruktura rrugore veshtireson qarkullimin duke ua mohuar vizitoreve qasjen ne kete panorame te bukur dhe shijen e peshkut qe servohet ne restoranin e tij. Sepse, buxheti i limituar i komunes, mungesa e investimeve nga qeveria dhe politizimi i cdo iniciative ne kete pjese nga ana e Manastirit te Decanit, kane bllokuar per kohe te pacaktuar arterjen kryesore te zhvillimit te komunes se Decanit. 

„Zeri i Vellazerise“ jehoi ne Rrafshin e Dukagjinit

“Zeri i Vellazerise,” nga Prizreni i Historise-ne Decanin e Lavdise

16 prill 2011, Radio Kosova, Ne prezencen e qindra qytetareve dhe ne nje atmosfere festive, sot ne Decan u mbajt manifestimi tradicional „Zeri i Vellazerise“, ne te cilin moren pjese ansamble dhe soliste te muzikes folkorike nga trojet mbareshqiptare.

Manifestimi „Zeri i Vellazerise“i filluar sot ne Prizren, koincidon me 12 vjetorin e renjes se heroit kombtar Shkelzen Haradinaj, ku paraprakisht prane varrit te tij dhe te bashkeluftetareve te tij u bene homazhe dhe u vune kurora lulesh.



“Zeri I vellazerise” i cili filloi ne kompleksin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku ruhen gjurmet e nje kthese historike, rrugetoi drejt Kompleksit Memorial “Deshmoret e Kombit” ne Gllogjan, per te nderuar me homazhe dhe kurora lulesh deshmoret e nje kthese tjeter historike te popullit shqiptar, Shkelzen Haraindajn Dhe, aktivitetet e zhvilluara ne gjithe Malesine e Madhe ne kujtim te heroit te kombit Dede Gjio Luli, ne 100 vjetorin e kryengritjes ne Malesine e Madhe, po sot, te gjithe ne vellezerit e motrat nga trojet etnike po lartesojme kujtimin per deshmorin dhe heroin e kombit, Shkelzen Haradinaj, i cili sot 12-vjet ra per te mos vdekur kurre-tha Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqates se Vellazerise Kosove-Malesi e Madhe, Martin Dreshaj”, organizatore e ketij manifestimi:

Kenge e valle ne Decan
“Fillimisht “Zerin e Vellazerise 2011” e filluam ne Prizren per arsye se sivjet Malesia feston 100 vjetorin e kryengitjes se Dede Gjo lulit te Malesise dhe ne nw menyre ismbolike e bartem mesazhin nga Malesia ne Prizrenin e historise i cili kishte bere nje pergatitje te shkelkqyeshme, ku atmsofera e vellazerise u shkri ne atmosferen qe i jepte Kompleksi Memorial i Lidhjes se Prizrenit. Poashtu ishim ne Gllogjan dhe rastisith apo jorastsisht kjo dite qelloi ne pervjetorin e renjes heroike te heroit te kombit Shkelzen Haradinaj, me c´rast beme homazhe ne Gllogjan. Pas kesaj bashkarisht shfaqem nje program para pbulikut decanas. Ndersa, e madhja e kesaj feste eshte se po shtohet numri edhe i trojeve etnike edhe i pejsmarresve dhe sot ishte kenaqesi qe brenda publikut te shihnim pjesemarres prej moshes 5 vjecare deri ne moshen 70 vjecare”.
Nga Prizreni i historise ne Decanin e lavdise
Ne emer te Kuvendit Komunal dhe te kryetarit te komunes Rasim Selmanaj, pjesemarresit ne manifestimin “Zeri i Vellazerise” i pershendeti ish eprori i larte i UCK-se, Ali Geci i cili nder te tjera tha se:
“Kryengritja e vitit 1912 shenon nismen e pavaresise se Shqiperise dhe te etnikumit gjithekombtar. Sikur dje qe na bashkoi gjaku, qumeshti, fjala, besa, pena, pushka edhe sot po na bashkojne fitoret e reja. Mire se keni ardhe ne historine e lavdishme te decanasve, gjate shekujve te shkuar dhe ne te sotmen“.
Valle me flamur ne qender te Decanit 

Prane e prane njeri-tjetrit, me gjak, me mish e me shpirt nga Prizreni i historise erdhem ne truallin e Decanit-tha Ndue Sanaj nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, i cili nxiti “Zerin e Vellazerise” te shperndahet gjithandej ne trojet shqiptare. 

“Nga Prizreni i lavdise ku qelem manifestimin Zeri i Vellazerise ne Decanin e heroit kombtar, Shkelzen Haradinaj qe se bashku me trimat e tjere te lirise shenoi me gjak faqet e  historise sone te lavdishme”.
Ne 100 vjetorin e kryengritjes antiosmane
100 vjet me pare filloi kryengritja antiosmane. Pas 430 vjetesh roberie u ngrit flamuri i Skenderbeut nga Dede Gjo Luli, Mehmet Shpendi dhe bijte e tjere te Malesise, udhehequr nga heroi i popullit, Luigj Gurakuqi-shtoi z. Sanaj.
“Prandaj, perpjekjet per bashkimin e trojeve mbareshqitpare nuk duhet e ndalen asnjehere. Dhe kesaj i sherben me se miri ky manifestim i cili po behet i pervitshem duke hedhur baza te shendosha drejt nje bashkimi ne frymen e idealeve te vlerave demokratike. Nder e lavdi pervjetorit te kryengritjes antiosmane dhe ngritjes se flamurit ne Deqiq te Malesise”.
Valltari i vogel pushtoi skenen 

Dhe, salla ishte e vogel te zente te qindra qytetaret decanas, para te cileve u shpalosen vlera te mirefillta te kenges dhe valles shqipe, interpretuar nga Shoqata atdhetare Dukagjini-Shkoder; Ansambli muzikor “Shpetimi” Medvegje, Ansambli “Visaret e Krabes”, “Majat e karanfilave” Plave e Guci, Ansambli i Valleve “Flutura” Gjilan, Ansambli “Selmon Kadria” Istog, Shoqeria Kulturore Artistike “Dervish Shaqa” Decan, Mhill krasniqi dhe grupi epik “Marash Krasniqi”.

“Pritja e publikut ne Decan por dhe ne Prizren, ishte e shkelqyer. Ndoshta pse ne po bejme disa ndryshime, po sjellim njerez nga treva te ndryshme dhe publiku sa po degjon dicka nga nje truall etnik, sa po degjon nga nje truall tjeter. Ndersa, freski te vecante sivjet solli edhe pjesemarrja “apostofat” hatri yne i duetit te njohur shqiptar, Hane dhe Kole Nikprelaj”, thote z.Jasharaj.
Eshte krenari te jesh bije Kosove
Dueti Hane dhe Kole Nilpreaj tash dhjete vjet jetojne ne Amerike. Por ata i kthehen e i rikthehen skenes shqiptare dhe kenges burimore me dashuri.
Hane Nikprelaj para publikut decanas

“M´pelqeu atmosfera, me pelqyen njerezit. Uroj qe t´gjithe shqiptaret te jemi bashke, te jemi vllazen. Te mos kete inate e gjelozina se, vetem te bashkuar dhe me troje te bashkaura shkojme drejt Bashkimit Evropian”, thote Kole Nikprelaj.


Perderisa Hana ndjehet e nderuar te jete mysafire e Prizrenit, e Decanit, e Pejes e Istogut, e Gjakoves prej nga e ka edhe origjinen sepse ajo ndjehet krenare qe eshte bije Kosove:

“Jam shume krenare dhe e emocionuar,  por edhe e privilegjuar qe ndodhem  sot ne mes te bashkeatdhetareve te mi decanas, ne kete pervjetor te herojve dhe te deshmoreve tane te cilet me gjakun e tyre e gezojme lirine e Kosoves. Dhe, dua t´i pershendes te gjithe decanasit dhe kete shoqate qe eshte vellazeruar me shoqaten nga Malesia. Ju uroj vllazni te perjeshtme! Pershendes gjithe Kosoven dhe ju uroj Gezuar lirine. Rofshi! Jam shume krenare qe jam kosovare!”
Ruajtja e vlerave burimore mes nje kontinenti me gjuhe, kulture e tradita te shumellojshme, eshte nje sfide e madhe.
“Megjithate mundohemi, edhepse ne permasa me te vogla. Kemi shoqata te ndryshme, kemi organizata, shoqeri kulturore me te cilat mbajme pervjetore te ndryshem, festa te flamurit, kremtojme paveresine e shtetit te Kosoves dhe te Shqiperise si dhe organizojme koncerte me muzike te paster shqipe”, thote Hana e cila per brezat e rinj ka nje porosi te sinqerte:
 Nikprelaj:Vetem t`bashkuar drejt BE-se

“Meqense sot jemi ne shekullin 21 dhe deshe apo s´deshe muzika ka dale pak nga shtrati, une kisha me dhane nje mesazh per te gjithe kengetaret e rinj, meqense koleget e mi e kultivojne dhe e dashurojne muziken e paster shqipe. Por, edhe rinia te mundohen qe sadopak ta kultuviojne, sepse eshte shume e bukur. Une jam  shume krenare qe e kendoj nje zhaner te tille dhe mesazhi im eshte qe ta kendojne edhe brezi i ri”.

Mikpritja shqiptare eshte nje virtyt te cilin e lakmojne te gjithe popujt
Anton Lulgjuraj, zedhenes i  ansamblit folkorik “Shqiponjat” nga Malesia e Madhe, i themeluar ne vitin 2007, nder te gjitha trojet shqiptare me se miri e ndjen veten ne Peje.
“Meqense une studioj ne Tirane, te gjithe me pyesin se ku e ndjej veten me mire. Dhe une pergjigjem: “Pervec Malesise ku kam lind, ma s´miri e ndjej veten ne Peje”. Dhe kjo, ngaqe gjate luftes ka pasur shume nga Peja qe kane ardhur tek ne. Keshtu, duke i ndjere ata me afer, edhe veten e ndjej me se miri ne Peje”, thote Antoni i cili assesi nuk e ve ne dyshim mikpritjen decanase as prizrenase.
“Mikpritja ka qene e jashtzakonshme. Dhe mikpritja shqiptare eshte nje virtyt te cilin e lakmojne te gjithe popujt”.
Lulgjuraj:”Mikpritjes shqiptare
popujt tjere ia kane lakmi”
Ndersa, brenga me e madhe per kete student te drejtesise eshte zbehja e dashurise ndaj valles dhe kenges autoktone shqipe ne te dy kryqendrat e shteteve shqiptare:
“Me keqardhjen me te madhe me duhet te them se dy kryeqytetet e dy shteteve shqiptare, shtetit ame-Shqiperise dhe shtetit te Kosoves, i kane lene shume prapa traditen shqiptare, me sakte kengen shqiptare, sidomos Tirana. Kjo per shkak te “modernzimit”, sepse po kalon disa faza integrimi edhe po merr nga gjithe popujt tjere duke lene prapa traditen e vet, vlerat e veta. Keshtu qe une mendoj se kenga dhe tradita shqiptare ruhet me shume te trojet etnike te cilat kane mbet jashte kufirit amdinistrativ te Republikes se Shqiperise dhe te Republikes se Kosoves”.
Ruajtja e kultures dhe tradites shqipe sfide e madhe
Dhe kete dine ta verejne vetem ata qe duhet luftuar per te ruajtur kulturen dhe traditen tende, sic e provuan dje shqiptaret e Ksooves, sic po e provojne sot shqiptaret ne Luginen e Presheves, ne Maqedoni por edhe ne Mal te Zi.
“Duhet pasur parasysh se kur te jesh nje popull autokton sic eshte populli shqitpar ne Mal te Zi eshte shume veshtire te veprosh duke treguar kulturen tende. Dhe keshtu eshte gjithmone, kur njeriut i mohohet t´jete zot n´shpi t´vet-thote Antoni, per te vazhduar se komuniteti shqiptar ne Mal te Zi perballet me veshtiresi te shumta.
“Per problemet e shqiptareve ne Mal te Zi, do mund te te flisja tre dite dhe nuk do te perfundoja. Te t´them te drejten ne nuk kemi perkrahje nga institucionet e Malit te Zi per te ruajtur kulturen dhe traditen tone, se sidomos zona e Tuzit dhe e Malesise se Madhe nuk gezon vetqeverisje lokale dhe kur nuk je zot ne shtepine tende nuk mund te flasesh per vendime, nuk mund te komandosh asgje. Po meqense tani liberalizohen vizat si per Shqiperine si per Malin e Zi, ka nje qarkullim me te lire te njerezve kalojne nga Tuzi e nga Ulqini ne Shkoder dhe anasjelltas. Keta jane hapat e pare te integrimit ndershqiptar. Shpresojme qe vitet ne vazhdim te thellohet edhe me tej”.
Do te deshiroja qe te gjithe popujt t´i gjasojne sadopak popullit te Kosoves
Solisti Pellumb Vrinca
Pederisa Pellumb Vrinces, solist nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini i Shkodres”, ardhja ne Kosove i krijon ndjesi te jashtezakonshme. Dhe prandaj do te deshironte qe secili popull t´i perngjaje popullit te Kosoves.
“Une kam pas rastin te vizitoj shume vise shqiptare anembane Shqiperise. Por, te jesh ne Decan eshte nje ndjesi e vecante sikurse ne te gjithe Kosoven. Tashme kur Kosova eshte e lire, per te gjithe ne shqiptaret e Shqiperise eshte nje ndjenje fantastike kur sheh nje popull qe ka sakrifiku per nje gje aq madhore: lirine. Me te vertet kisha dashte qe cdo komb t´i ngjasoje sadopak popullit shiptar e ne vecanti, popullit te Kosoves, te cilet kane sakrifiku per nje jete te tere. Ardhja ne Kosove, e vecanerisht ne Decan me jep nje emocion te papershkrueshem. Edhe vitin e kaluar une kam qene ketu dhe vertet, une nuk gjej fjale qe ta pershkruaj pritjen edhe mikpritjen e popullit te Kosoves”.
Kenga e mocme shqipe deshmi e historive te dhimbshme shqiptare
Ndersa, sivjet Pellumbi ne Decan u prezantua me nje kenge te mocme shqipe e cila ruan ne vete nje histori te dhimbshme te realitetit shqiptar.
Shoqata Atdhetare “Dukagjini” nderoi
komunen e Decanit

“Para publikut decanas dhe prizrenas jam prezantu me nje kenge qe flet per dy jetima. Eshte nje histori e lashte kur shkau ua dogj shpine nje familjes se vjeter dhe jetimat u ndane ne drejtime te ndryshme. Keshtu shkuan deri te martesa. Por, kur ne momentin e fundit e pyeten njeri-tjetrin prej nga vinin aty zbulohet se ata ishin moter e vella. Eshte nje histori e vjeter dhe e dhimbshme, por eshte fakt shqiptar”, thote Pellumb Vrinca per te cilin “Zeri i Vellazerise” ka nje rol te rendesishem ne ruajtjen, kultivimin dhe kembimin e vlerave nderkulturore mbareshqiptare.

“Zeri i Vellazerise” ka nje mesazh mjaft te forte sepse eshte nje sllogan qe shqiptaret e kane enderru nder vite dhe i cili sot u ba realitet. Ka edhe disa vise shqiptare qe ende nuk jane bashkaur krejt, por me shpresen e mire edhe me gjithe zemer qe te gjitha viset shqiptare nje dite te bashkohen dhe te mos kete as ndarje ideshe e as kufijsh. Nuk diskutohet qe evenimente te tilla une siguroj se jane evenimentet me te rendesishme per sa i perket artit dhe muzikes shqiptare ne teresi. Por, iu kisha ba thirrje te gjithe kolegeve qe ta ruajne artin shqiptar t´i ruajne vlerat kombtare, sepse eshte detyre e cdo artisti. Sepse muzika dhe arti jane sikur nje pjate qe publikut i servohet. Dhe, nese servohet shpesh e njejta dhe e gabuar, ndoshta edhe publiku e humb ate dashamiresine dhe ate bazen e muzikes dhe artit shqiptar. Keshtu qe baj thirrje te gjitheve qe te jene sa me origjinal, sepse ajo ka vlera”, thote solisti Vrinca.
Ne kuader te Programit edhe loja futbollistike “NE dhe NE”
Cmimi i shoqates “Martin Dreshaj”

Manifestimi “Zeri i Vellazerise” do te vazhdojw rrugetimin per ne Istog, sepse prezantimi i foklorit burimor te trojeve te ndryshme mbareshqiptare ne nje skene, prek shpirtin e adhuruesve te vlerave te mirefillta burimore. Dhe si i tille po merr permasa gjithnje e me te gjera-thote Rrahman Jasharaj, koordinator i Shoqates se Vellazerise Kosove-Malesi e Madhe “Martin Dreshaj”.

“Po m´duket se po dhe jam i lumtur nese eshte keshtu. Sepse, publiku eshte sterngarkuar padashur me vlera “te reja”. Mirepo, po shihet se publiku shqiptar ne Kosove ka nevoje qe t´i kthehet kujtesa per folklorin e vertet shqiptar”.
Decani sivjet per here te dyte eshte nikoqir i manifestimit “Zeri i Vellazerise”, i cili tash e tutje do te jete tradicional. Dhe i tille synon te behet edhe ne komuna te tjera, mendon kryetari i kesaj shoqate Rrahman Jasharaj.
“Decani me vullnetin e tij pas nje bisede vellazerore dhe te thjesht ka pranuar qe per ta “Zeri i Vellazerise” te jete tradicional. Kete veprime e ka bere edhe Istogu i cili e ka pranuar si manifestim tradiconal. Per Prizrenin ishte viti i pare dhe tek ata u zgjua nje kersheri dhe besoj se edhe ata do t´na thone: “Miresevini”, prape. Kjo na shtyn te punojme dhe ta shtrime zerin ne trojet etnike. Shoqata Kosove-Malesi e Madhe pak eshte hatruar ne qytetin e vet, ne Pejen, ngase viteve te kaluara aty ku ishim ne ishte edhe Peja. Ne nuk i beme gje Pejes, por ata sivjet disi hezituan sivjet na lane si t´themi, ne pritje, edhe po mos te ishin komunat e tjera, po t´mos ishin njerezit e vullnetit te mire, po t´mbeteshim te vetme me Pejen, “Zeri i Vellazerise” nuk do te degjohej kete vit. Neser do te jemi ne Istog dhe nikoqir i programit tone do t´jete kryetari, Haki Rugova se bashku me veprimtare e qytetare te Istogut. Agjenda do t´jete pothuaj e ngjashme me kete te Decanit: paraprakisht do t´veme kurora te varret e deshmoreve dhe martireve te kombit, do te shfaqim programin kulturor artistik e nese na premton koha, do te zhvillojme nje loje revyale futbollistike “NE dhe NE”, qe don te thote do te luajme vellazerisht”.
Selmanaj, gjate ndarjes se mirenjohjeve (Fot.Malesia.)

Organizatorët e manifestimit “Zëri i Vëllazërisë 2011” cmimin më të lartë të shoqatës “Kosovë-Malësi e Madhe Martin Dreshaj” ia ndau  familjes se shquar Gërvalla, e cila sic tha z.Jasharaj “Ia dha Kosovës dhe truallit etnik shqiptar dy flakadanë të lirisë”. Poashtu, cmimi i shoqatës iu nda kryetarit të komunës së Decanit Rasim Selmanajt dhe stafit te tij; duetit të njohur të këngës folklorike, Hana dhe Kolë Nikprelajt si dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës me kryetarin Avdyl Mushkolaj. Ndersa, mirënjohje e vecantë dhe cmim i merituar iu nda veprimtarit të shquar Naim Prelvukajt-ish koordinator i pergjithshem i UCK-se per trekendeshin kufitar Kosove-Shqiperi-Mal i Zi “Sepse është vëllai ynë dhe juaji dhe njeriu që duam dhe respektojmë të gjithë: Naim Martini”, u shpresh z.Jasharaj.

Manifestimi tradicional “Zeri i Vellazerise“ i cili sot filloi ne Prizren dhe vazhdoi ne Decan, neser do te vazhdoj te prezantoj ne Istog vlerat e mirefillta te folklorit mbareshqiptar.

Infrastrukturw e papershtatshme per persona me nevoja te vecanta


 15 prill 2011, Dojce Vele, Jopërshtatshmëria e objekteve arkitektonike për personat me nevoja te vecanta vështirëson qasjen e tyre të lirë. Përkrahur nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me shoqatën “Handikos”, një problematikë e tillë po ngritet nëpër komuna të Kosovës me qëllim të senzibilizimit të faktorëve vendimmarrës në nivelet e qeverisjes lokale.

Mirushe Pajazitaj nga Strellci, edhepse u lind me probleme me femurin, vullneti brënda vetes nuk e la të dorëzohej asnjëherë. Mirëpo, mundësitë e vogla për punësim dhe refuzimet me të cilat përballet pas cdo tentimi, vazhdimisht ia kujtojne se ajo pa fajin e saj duhet t´i nënshtrohet një trajtimi më ndryshe.

“Unë kam probleme me këmbën që nga lindja. Por, edhepse bëj cdo punë që bën një femër, e kam shumë vështirë të depërtoj deri te punësimi. Cdo vend pune që konkuroj a është për shkaku se jam person me aftësi të kufizuara apo jo, nuk e di, por une nuk pranohem!

Qasje jo e lirë në institucione

Mospërshtatshmëria e objekteve publike për personat me nevoja të vecanta është një vështirësi tjetër me të cilën përballet kjo kategori. Si rrjedhojë, shumica prej tyre tërhiqen në vete, larg njerëzve dhe larg jetës. Dhe, Miftar Hasani, afarist nga Pacaj i Gjakovës do t´ua preferonte daljen nga lëvozhga në mënyrë që zeri i tyre të dëgjohet dhe ndihma e tyre të vie në kohën dhe vendin e duhur.
Behxhet Binaku
„Se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk e dinë kënd përfaqson “Handikos” dhe cka është shoqëria me nevoja të vecanta, përndryshe secili do të jepte kontrobutin e vet. Se, donacionet ndoshta nuk mund t´i marrësh direkt mirëpo duke e senzibiluzuar qështjen përmes mjeteve të informimit, me të arriturat, nevojat dhe kërkesat, edhe personat me nevoja të vecanta do të  interesohej për vetenveten”.
Buxhetet e limituara nuk arsyetojnë cdo gjë
Buxhetet e limituara nuk janë arsyetim për mospërmbushjen e nevojave me elementare të personave me aftësi të kufizuara, sic është qasja e lirë në institucione publike-thotë Sabrije Zeqaj, koordinatore e HANDIKOS-it për Rajonin e Pejës:
“Kapen, jo s´kemi buxhete. Nëse bëhet projekti i një ndërtesë në të cilin është paraparë edhe qasja e lirë për persona me nevoja të vecanta dhe nuk e bën sipas standardeve, pas dy viteve duhet të  ndërhyj serish në ato objekte për të siguruar qasjen edhe per persona me aftësi të kufizuara”, thotë Sabrije Zeqaj, koordinatore e HANDIKOS(Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve) sipas së ciles përpjekjet për përshtatshmërinë e objekteve për personat me nevoja të vecanta janë bërë vec sa për sy e faqe dhe shumë larg standardeve të parapara: „D.m.th, nëse punohet një pjerrinë, punohet jashtë standardeve. Le të dalim dhe ti do ta shohësh edhe vet nëse mund të kaloj një pjerrinë të tillë pa asistencën e dikujt”.
Projekti i Komisionit Evropian “Ambient i përshtatshem-Shoqëri për të gjithë”, i cili në bashkëpunim me Handikos-in tash dy vjet po implementohet nëpër komuna të Kosovës, ka arritur që deri diku të senzibilizoje opinionin për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie. Ndërsa, debatet me temën “Përshtatja e objekteve publike për personat me aftësi të kufizuara”, ka rezultuar me senzibilizimin e faktorit vendimmarës në nivelet lokale-thotë Behxhet Binakaj, anëtar i bordit të Handikos-it. „Sidomos kemi premtime se Ligji mbi Ndërtimin 2004/15 dhe Udhëzimi Administriativ 2009/33 që përcakton qartë se si do duhej të jenë objektet publike me qasje, kemi premtime se do të respektohet. Mbetet me u pa, mirëpo nga praktikat e deritanishme nuk jemi shumë optimist se kjo po ndodh“.
Sabrije Zeqaj
Respektimi i ligjit garanton jetë të dinjitetshme
Sipas koordinatores Zeqaj, vet respektimi i ligjit do të garantonte një jetë më të dinjitetshme për këtë kategori.
„Të kesh një person me aftësi të kufizuar në shpi kërkohet një investim i madh dhe gjëndja e rëndë e ekonomike dhe papunësia e madhe dhe kushtet e vështira e rëndojnë më shumë secilën familje. Ndërsa, tash 12 vjet pas luftës në vend se të ketë kthesa pozitive ne ende përkrahemi nga donatorët. Kjo të bën të mendosh se edhe sa kohë i duhet qeverisë sonë për të respektuar ligjet ekzistuese të cilat janë ratifikuar dhe janë shumë të mira”.
Edhepse mungojen shifrat e sakta, sipas OBSH-së në Kosovë janë rreth 200.000 persona me nevoja të vecanta. Por, edhepse Kosova ka Strategjinë e Veprimit për kete kategori, pozita e tyre edhe më tej vazhdon te jete e rëndë dhe shumica prej tyre jetojnë në ambiente të papërshtatshme.

Tradita farkëtare te romët e Kosovës

8 prill 2011, Dojce Vele, Ndër zejet të cilat ushtrohen nga komuniteti rom në Kosovë, është edhe farkëtaria. Kjo zeje tradicionale e cila edhe sot ka mbet burim ekzistence për shumë familje, si e tillë po bartet edhe në brezat e rinj. 

Një rrugë gjysmëharkore përtej stacionit të trenit në Fushë Kosovë con në “Lagjen 29”, të banuar kryesisht nga komuniteti rom. Diku kah mesi i saj gjendet një punëtori e vogël farkëtarie, së cilës pllakata me mbishkrimin dygjuhësh nuk i është e domosdoshme, kur pothuaj secili e di ku banon “Ragip Farkëtari”. Dhe atë rastisim ta gjejmë në ditën e parë të punës, e cila fillon me të dalë syri i pranverës.
“E farkova këtë sëpatë të vogël. Kjo shërben për qymyr, për dru e për gozhda. Pesë euro e punoj këtë, me ia saldu qykën, me ja nxjerr do konstrukcione për gozhda. Edhe popullit I ndihmoj. Ka dikush që vjen e që s´ka pare e dal e ja punoj”, rrëfen Ragipi teksa farkon sëpatën e skuqur në zjarrin e ndezur me vrull.
“Ragip Farkëtari”
Samiri e mesoi zanatin nga i ati
Ragip Selim Berisha, 51 vjec, vie nga fshati Bardh i Madh i komunës së Lipjanit, pas përfundimit të shkollës së mesme si teknik i maqinerisë-dega e energjetikes, për 20 vjet punoi në elektranën Kosova A. Ndërsa, mbetur pa punë pas luftës, ai mbijetoi me zanatin e të parëve të tij.
„Po, jetohet me këtë zanat. Kur është sezona e pranverës, njerëzit prej tetana katundeve vinë ktu se i punoj tetana punët e farkëtarisë, prej sakicave, pjesëve të traktorit, koshave të basketbollit, dyerve, rrethojave cka t´më bjen në dorë. Po edhe i ndihmoj popullit, ka dikush që s´ka e ia punoj edhe pa pare. Kur ka punë i fitoj 30-40 euro n´ditë. Kur s´ka atëherë është vështirë”.
Zejen e vjetër tek brezat e rinj
Selvetja tash 10 vjet punon me te atin si farketare 
Një grant i vogël nga komuna para dy vjetësh, ishte stimulimi i vetëm për Ragipin që të zhvillonte biznesin e farkëtarisë. Ndërsa, pranvera është gjithmonë e mirëseardhur, sepse atëherë niset edhe puna me të cilën siguron rriskun për bashkëshorten dhe të shtatë fëmijët e tij.
Ndërsa, me plakjen e tij nuk ka me dro për shuarjen e zejes se farkëtarisë, të cilën të parët e tij ja percollën me dashuri, se me të njëjtën ndjenjë zejen e ka perqafuar edhe i biri i tij.
“Unë zanatin e kam msu prej babës. I vogël jom konë kur më merrke mua baba tuj me msu kadalë. Du me e kry shkollën një hërë, por zanati i farkëtarit m´pelqen shumë. Edhe, dikush me m´thanë: Ndërroje zanatin!”, kurrë nuk e ndrroj, se është zanat I mirë, është zanat i babës dhe atë kam me ja përcjell fëmijës tem”.
Edhe një farketare në familje
Tashmë, farkëtari po orvatet të përfundojë sëpaten e filluar; punë e parë e vitit të sivjeme, e cila do të vazhdojë deri në vjeshtën e vonë. Por, fëmija që e thërret për ndihmë nuk është djali, por është e bija më e madhe, e cila tash dhjetë vjet është ndihmësja e tij në punëtori.
„Po, është e vërtet. Unë tash dhjetë vjet punoj me babën, jam nihmëse e tij në farkëtari. Saldoj, prej, punoj të gjitha dhe blej gjithcka që është e nevojshme për punetorinë. Edhe i ndihmoj edhe i bëj konkurencë, por paret ia lë të gjitha sepse ai është zot i shpisë”.
Zeja e farketarise brez pas brezi
Ndër të dhjetëra fiset e romëve për të cilët flet historia janë edhe Romët Farkëtarë. Punëtoria e farkëtarisë e cila për familjen e Ragipit është burim i vetëm ekzistence në të njëjtën kohë dëshmon origjinën e tyre nga ky fis. Përderisa, në porosinë e tij reflekton dashuria ndaj trashëgimisë së të parëve kujtimin e të cilëve e ruan në jetë nëpërmjet zejes familjare të farkëtarisë. “Rininë e kisha porosit me u marr me zeje t´mocme që na i kanë lanë baballarët, traditat e tyre mos me i harru, ta ruajnë trashegiminë e babës, babgjyshit, katragjyshit. Trashëgiminë me e qit n´dollap e mos me e harru”.

Pyjet e Kosovës në Vitin Ndërkombtar të Pyjeve

 
5 prill 2011, Dojce Vele, Rreth 42 per qind të territorit të Kosovës janë siperfaqe pyjore, të cilat gjatë viteve të fundit kanë qene cak i krimit ekonomik. Në gjykatat e Kosovës vetëm për vitin 2010 jane ngritur 7,300 padi, ndërsa nga prerjet ilegale buxheti i Kosovës humb nga dhjetë milionë euro për vit.

Të 468 mijë hektarët me pyje kanë një shtrirje më të gjërë në brezin kufitar të Kosovës, gjegjsisht në komunat perëndimore: Istog, Pejë, Decan, Junik e deri në Gjakovë. Kjo hapësirë përbën afro 50 per qind të masës drurore të pyjeve, thote prof.Dr. Agron Bajraktari, këshilltar i Ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
„Në Kosovë kemi rreth 52 milionë meter kub dru. Kjo, bazuar në bazë të inventarizimit të bërë nga qeveria e Kosovës, Sida suedeze dhe FAO, me  2002-2003 prej të cilave rreth 33 milionë metër kub është masë e volumore nga pyjet shtetrore, ndërsa 19 milione metër kub janë nga pyjet private. Dmth, rreth 60  per qind e pyjeve janë pyje shtetrore, ndersa 40  per qind të tjera janë pyje private me rreth 120 mijë pronarë“.
 
Të funksionojnë hallkat e këputura të gjyqsisë
 
Demtime masive te pyjeve
Kjo sipërfaqe për vite të tëra i është ekspozuar shfrytëzimit të pakontrolluar nga individë dhe grupe të ndryshme, të cilat kanë formuar një maqineri të fuqishme ilegale për prerjen, tërheqjen dhe transportin e masës drurore. Ndër  komunat më të goditura nga ky fenomen ishte Decani, në të cilen shtrihet  sipërfaqja më  e gjërë e pyjeve me 19 mijë hektare pyje dhe me një kapacitet të rritjes vjetore prej 60 mijë metër kub.
 
“Pyjet pas lufte kane pësuar një shkatërrim total dhe kanë rrezik të shndërrohen në kullosa. Për këtë deri më tani fajin e ka ministria, përderusa tash e tutje komuna e ka rastin të shpëtojë ajo që ka mbetur. Duhet të përcaktohen detyrat, duhet lidhur zingjiri i shkëputur prokurori-gjykata, sepse policia tashmë e bën punën e vet se gjithë  kohën është në pyje. Të gjithë duhet të jemi në mbrojtje të pyjeve, sepse nuk është pasuri e asnjerit por është pasuri e gjithe Kosovës”, thotë Curr Mazrekaj, gazetar shumëvjecar, i cili ka përcjellur neper vite gjendjen e pyjeve të Kosovës, mijëra hektarë të të cilave Viti Ndërkombtar i Pyejeve po i gjen të dëmtuara në mase të madhe, qoftë nga zjarret qoftëë nga faktori njeri.
7,600 padi të ngritura vetëm gjatë vitit 2010
Prof.Dr.Agron Bajraktari
„Prerja e pyjeve ka filluar kryesisht në vitet ´90, kur shteti sundohej nga tjetër kush dhe ka vazhduar edhe pas lufte. Sipas z.Bajraktari, prerjet ilegale kanë filluar dekada me parë. Sigurisht që përgjegjësinë për mbrojtjen e pyjeve e ka shteti i Kosovës dhe prerësit ilegal te pyjeve marrin denimin nga minsitria. Prerësit ilegal të pyjeve e marrin denimin nga ministria, sepse ne kemi mbi 7,300 padi të ngritura vetëm për vitin 2010 dhe nuk kemi asnjë lajm që një nga ato është shqyrtuar. Dhe c´shtë me e keqja, inspektorët tanë nganjëherë përcjellin në gjykatë raste për qindra mijëra metër kub dru të prere dhe dënimet janë qindra euro. Ky është motivim për prerësit ilegal të pyjeve të vazhdojnë pa trazuar”.
Me synim të menaxhimin të pyjeve shtetrore dhe private sipas praktikave evropiane, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka lansuar projektin dyvjecar ne vlerë prej 2.7 milionë euros në të cilin qeveria e Kosovës participon me 300 mijë. Përmes përforcimit të sektorit pyjor dhe bujqësor, projekti pritet të stimulojë zhvillimin rural, hapjen e vendeve të reja të punes si dhe përmirësimin e menaxhimit të zjarreve dhe menaxhimin e gjuetisë. Iva Stamenova, nga Sektori Operativ në Zyrën Ndërlidhese të Komisonit Evropian është menagjere e projektit:
Projekti i Komisionit Evropian përfshinë një game të gjërë aktivitetesh. Ka progres. Por, vështirësitë mbesin në aspektin e organizimit të menagjimit dhe të jem e sinqertë, duhet shume vite për t´u riparuar dëmet e shkaktuara nëpër vite, kur dihet se pas ripyllëzimit duhen se paku dhjetë vjet për një kualitet të mire pyjesh. Por, ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të ngris problemin e pyjeve në një pikë më të lartë të agjendes politike në mënyrë që qështjet të adresohen atje ku duhet”.
Menagjimi i pyjeve sipas praktikave evropiane
Me projektin dyvjecar të binjakëzimit Komision Evropian-Qeveri e Kosovës, synohet menagjimi i pyjeve në bazë të praktikave evropiane-thotë z. Stamenova, sipas së cilës prerja ilegale e pyjeve është problem i dyfishtë:
Iva Stamenova nga Zyra e KE-se
„Qeveria e Kosovës duhet të identifikojë arsyet e kësaj prerjeje, qofshin sociale apo komerciale dhe të ndërmarrë masa, sepse humbjet që i shkaktohen buxhetit të Kosovës janë 10 milionë euro në vit. Dhe, si mund të zëvendësohen gjithë ata drunj kur edhe po të ripyllzohen,por duhen vite për t´u kthyer në formën e psre? Ky është një dem ambiental dhe komercial, njëkohësisht. Prandaj, parandalimi i kësaj dukurie është proriteti ynë kryesor. Dhe, shpresojmë  se projekti ynë do ta ndihmojë Kosovën të marr drejtimin e  duhur“, thotë z. Stamenova, sipas së cilës projekti do jetë një bazë solide për themelimin e sistemit përkates për menagjimin e pyjeve.
 
Qytetari Murat Sutaj ka besim të plotë në projektin e Komisionit Evropian:
 
 “Unë kam besim shumë të madh se gjëndja në pyjet tona do të ndryshojë.  Dhe Komisioni Evropian në bashkëpunim me qeverinë dhe me komunat do të marrin masa për në mbrojtjen dhe kultivimin e pyjeve, duke mos lejaur të keqmenagjohen dhe në emër të pastrimit ë pyjyeve të bëhen të shkatërrohen siperfaqe të tëra pyjesh, sic janë shkatërruar deri më tash”.
 
Cdo vit mbjellen nga 1 milionë fidane
Instituti për Pylltari në Pejë së bashku me ministritë përkatëse dhe komunat, cdo vit bën pyllezimin dhe ripyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura me nga një milionë fidane, kryesisht drunj halorë. Në kuadër të tij ishte edhe projekti “Një banor-Nje fidan” i cili vitin e kaluar rezultoi me 2 milionë fidane të mbjellura, edhepse kualiteti i mbjelljes dhe përkujdesja lënë për të dëshëruar,thotë z.Bajraktari sipas të cilit, bazuar në Planin e presidentit Ahtisari për pavarësinë e Kosovës, që nga 1 korriku i vitit 2010 dy kompetenca; mbrojtja e pyjeve dhe licencimi për prerje janë bartur në komuna. Një sfidë kjo jo e vogel për komunën-thotë Nasim Haradianaj, drejtor për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Decanit.
Rruge kah pyjet e Decanit
 Të them sinqerisht, është sfidë e madhe për të gjitha komunat, se fatkqesisht, keqbërësit e kanë keqpërdor aq gjatë sa tash kur fillon me i ndal, iu duket se po i ndal prej pronës e tyre. Dhe kjo është sfida më e madhe për të gjithe ne”.
Rreth 42 per qind të territorit të Kosovës jane të veshura me pyje, prerjet në permasa shqetësuese të të cilave janë evidente. Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës kanë bashkërenduar aktivitetet për një menagjim të duhur të kesaj pasurie kombtare. Ndërsa, bashkërendimi i veprimeve të policisë, prokurorisë dhe gjykatave është i domosdoshëm për ndalimin prerjeve ilegale të pyjeve, si pasojë e të cilave sipërfaqe të tëra janë shndërruar në kullosa.