Date Archives March 2011

Kur hapi drejt jetës ngec në mina

 31 mars 2011, Dojce Vele, Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në fusha të minuara kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa janë lënduar edhe 446 të tjerë. Edhepse nga mjetet shpërthyese janë pastruar mijëra hektarë, zonat e brezit kufitar edhe 12 vjet pas luftës paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës.

Naim Qerimajt nga Gllogjani, cdo 16-të qershor i sjell kujtime të përziera gëzimi e trishtimi. Se, 12 vjet më parë, teksa shokët e tij dhe popullata e Kosovës po ngarendnin të kremtonin momentin historik të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosove, hapi i tij ngeci në minë.
Jemi konë me një grup shokësh. Por, unë e pata fatin dhe rashë në mina…Kur e kam kqyr komën e e kam pa t´cungume, o konë moment shumë i vshtirë se thashë:”Për mua s´ka më jetë…Unë e kam vendin te shokët e mi, dëshmor!”Por, fale Zotit e shokëve tash jam këtu dhe shumë i kënaqur që e mrrimë ktë ditë. Por, pres më shumë nga parlamenti e qeveria“.
Naim Qerimaj i lenduar ne mina
114 të vrarë e 446 të lënduar nga mjetet e pashpërthyera
Por, ky 35 vjecar dhe baba i tre fëmijëve, nuk ishte vetëm në këtë fatkqësi.
 „Unë jam ndër të parët që kam pësuar nga minat e lutesha: Ishalla do Zoti e s´bjen tjetërkush pas meje!” Por, pas meje kanë pësuar edhe shumë të tjerë. Edhe djali i axhës, tuj ndihmu KFOR-it me heq ndonjë mine se përditë kthehej popullata prej Shqipnisë e vendeve tjera kah ishin deportu e ik gjatë luftës. Por, tuj cmontu mina e ka humb komën e djathtë“.
Edhepse prej qershorit të vitit 1999 janë pastuar mbi 46 milionë metër katrorë nga 82 mijë mina, bomba kasetore dhe mjete të tjera shpërthyese, të vëna nga forcat serbe apo mbetje nga bombardimet e NATO-s mbi caqet e këtyre forcave, 446 qytetarë të Kosovës lanë gjymtyrët në fushat e minuara ndërsa 114 të tjerë humbën edhe jetën, pohon Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese të deminimit, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës:
Ahmet Sallova, Shef i Qendres per Deminim
„Që nga viti 1999, ne kemi 114 të vrarë dhe 446 persona të lënduar. Numri i zonave të rrezikshme ka qënë më i madh se 4500 zona të afektuara. Tahmë ky numër është reduktuar në 60 zona me rrezikshmëri të lartë dhe i kemi 50 zona të raportura si të dyshuara që përbëjnë mjete të pashpërthyera dhe mina“.
Fushat e minuara edhe më tej paraqein rrezik për qyteatrët e Kosovës
Kompanitë për Deminim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC)në kuadër të FSK-së, në operacionet humanitare për deminim, vetëm gjatë vitit 2010 ka pastruar 130,880 metra katrorë. Pas angazhimit të KFOR-it, FSK-së dhe organizatave të ndryshme ndërkombtare, edhe 12 vjet pas luftës zonat e brezit kufitar vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët e Kosovës, pohon z.Sallova, sipas të cilit: „Zonat me rrëzikshmërinë më të lartë gjenden në perëndim të Kosovës, në lindje dhe në jugperëndim të saj“.
Forcat e KFOR-it deri me tani kishin rolin kyq në pastrimin e zonave të minuara, nga të cilet u trajnuan edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë gradualisht edhe përgjegjësitë e kësaj fushe. Përforcuese e këtyre aktiviteteve ishte Qendra e Evropës Juglindore për Deminim e financuar nga State Departamenti Amerikan. Ndërsa, bashkëpunimi me KFOR-in si dhe dy organizatat e vetme që veprojnë ndërkohë në Kosovë, Hallo Trust dhe MAT, vazhdon-thotë z.Sallova, sipas të cilit, përvec pranimit të përgjegjsive nga Kfor-it për gatishmëri 24 orëshe në shërbim të qytetarit, kanë edhe përgjegjësi të tjera.
Ministria e Forces se Sigurise se Kosoves
Tog i vecantë deminimi në autostradën Morinë-Merdare
Përvec kudjestarisë, ne kemi edhe ekipet që do të kryejnë deminim humanitar. Ndërsa, një ekip do të përkrah projektin madhor, autostradën “Rruga e Kombit”, meqënse rruga kalon nëpër zona të minuara apo të dyshuara me c´rast kërkohet pastrim në thellësi të caktuara. Edhe ekipe të tjera do t´jenë të angazhuara sipas Planit për Deminim të vitit 2011“.
Deminimet për vitin 2011 pritet të fillojnë me 1 prill, ku aktivitetet do të përqëndrohen në: në Belincë; në Ferizaj; në Harilac, ku gjendej depoja e armëve të Armatës Jugosllave e bombarduar nga forcat e NATO-s; në fshatin Milaj, që të mundesohet kthimi i banorëve në vatrat e veta si dhe në fshatin Koshare, për të mundësuar hulumtimin për personat e pagjetur. Ende problematike mbesin fshatrat Jasiq dhe Gjocaj, ku për shkak të rrezikut nga minat edhe pas 12 vjetësh mungon kthimi i qëndrueshëm.

Ambasadori i Norvegjise Kvale shpallet “Qytetar Nderi i Decanit“

24 mars 2011, Radio Kosova, Me rastin e 24 marsit, pervjetor i 13-te i nisjes se luftes frontale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Dukagjin dhe pwrvjetorit te 12- te nderhyrjes ushatarake te forcave te NATO-s ne Kosove, komuna e Decanit, me nje seance solemene ka shpallur „Qytetar Nderi“ ambasadorin e Norvegjise ne Kosove, Swerre Johan Kvale, me motivacionin:„Bartes i qarte i politikes se drejte te shtetit-mik, Norvegjise, si dhe mbeshtetes i vazhdueshem i angazhimeve te popullit te Kosoves per ndertimin e nje shteti te lire, demokratik dhe te sigurt per qytetaret e tij”.

Kontributi i jashtezakonshem i ambasadorit te pare I Norvegjise ne Ksooee Sverre Johan Kvale per popullin e Kosoves dhe te qytetareve te saj brenda shtetit e vet, ishte i mjaftueshem qe drejt salles se asamblese ne Decan te dyndeshin qindra qytetare te percillnin nga afer ceremonine e shpalljes se ambasadorit Kvale: Qytetar Nderi i Decanit“. Akti i shpalljes se ambasadorit Kvale nga kryesuesi i Kuvendit Komunal te Decanit Jashar Dobraj u percoll me duartrokrokitje frenetike.

„Duke vleresuar larte karrieren e gjate prej diplomati, duke vleresuar ndihmen e popullit norvegjez dhene popullit te Kosoves dhe te Decanit ne vecanti, me propozim te kryetarit te komunes Rasim Selmanaj, me perkahjen unanime te grupeve te keshilltareve te Kuvendit Komunal dhe Kuvendit Komunal si dhe duke u mbeshetur ne aktet normative te Komunes, gjegjsisht tek neni 25 pika 19-te e Statutit te Komunes, Shkelqesine e tij, amasbadorin z.Sverre Johan Kvale, shpallim Qytetar Nderi I Decanit“.

Ambasadori Kvale ju dorezua edhe dekorata “Shkelzen Haradinaj”
Ambasadori Kvale me Kryesuesin Dobraj

Ne seancen solemne te 24 marsit, pervjetor i 13-te i nisjes se luftes frontale te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne Dukagjin dhe pervjetorit te 12-te te nderhyrjes ushtarake te forcave te NATO-s ne Kosove, ambasadorit te Norvegjise mike, Sverre Johan Kvale ju dorezua edhe dekorata “Shkelzen Haradinaj”. Ndersa, motivacionin per shpaljen e tij Qytetar Nderi i Decanit“ e solli kryetari i komune Rasim Slemanaj:

“Ambasadori I Norvegjise ne Republiken e Kosoves, z. Sverre Johan Kvale, duke qene bartes I drejte dhe I qarte I shteit tone mik- Norvegjise, ne vazhdimesi ka mbeshtetur angazhimet e popullit te  Kosoves per ndertimin e nje shteti te lire demorkratik dhe vend te sigurt per te gjithe qytetaret e tij. Per keto, por edhe per shume atribute te tjera dhe te shtetit qe perfaqeson eshte personaliteti meritor per te qene Qytetar Nderi I Komunes se Decanit”.
Decani krenar per qytetarin e ri
 
Perfaqesimi I qarte I politikes se Norvegjise me qendrimet konstruktive per Kosoven si dhe virtyte prej mikut I cili deshmoi sa here mbeshtetjen e sinqerte ndaj popullit te Kosoves per liri dhe pavaresi, jane atribute te mjaftueshme per kryetarin e Decanit dhe asambleistet qe unanimisht ambasadorin norvegjez Kvale te shpallin qytetar nderi te Decanit:
“Qytetaret e Decanit prej sot do te ndjehen me krenar qe kane qytetar nderi ambasadorin Republikes se Norvegjise ne Republiken e Kosoves z.Sverre Johan Kvale; mikun e vertet te shtetit dhe te pupullit tone. Urime amabasador! Urime Decan!”.

Ambasadori norvegjez Sverre Johan Kvale per te cilin Decani ishte nder qytetet e para qe kaloi ne ardhjen e pare ne Kosove pak pas nderhyrjes se forcave te NATO-s, duke iu rikthyer atij pas 12-te vjetesh si Qytetar Nderi, sjell emocionin e tij:

Ambasadori Kvale ju flet decanasve

„Gjithmone eshte ndjenje e mire te jesh ne Decan e vecanerisht ne nje dite te tille. Jam i prekur thelle nga shpallja ime Qytetar Nderi i Decanit…Decani pervecse eshte nje komune e koncentruar ne pjesen me te bukur te Kosoves me nje potencial te madh per zhvillimin e agrokultures dhe te turizmit, ai ishte njeri prej bastioneve te ushtareve te lirise i cili kishte nje rol te rendesishem ne luften e Kosoves per liri dhe pavaresi. Ju keni perjetuar shume vuajtje, kur shtepite u dogjen e u rrenuan dhe njerezit u vrane. 12 vjet pas, kur me ndihmen agjencise nderkombtare dhe nga diapsora shumica e objekteve jane ndertuar, une besoj se disa nga plaget tuaja jane sheruar. Une ndjej te gjitha viktimat e luftes dhe ne te njejten kohe gezohem me ju per pavaresine dhe lirine“, tha nder te tjera ambasadori Kvale, i cili perkujtoi rrugetimin e tij dhjetevjecar neper Ballkan, ku ka prekur nga afer pasojat e tmerrshme te lufterave.

Ambasadori Kvale sugjeron normalizim te marredhenieve komune-Manastir
“Mund te jem tmerrsisht naiv por une asnjehere nuk humba shpresen ne anen e mire te natyres njerezore. E di se nje dite njerezit qe u gjeten perballe ne beteja, do te jene ne gjendje te jetojne e te zgjohen se bashku. Ne te gjithe duhet te ushqejme kete shprese, ne menyre qe te krijome nje te ardhme me te mire“.
Ambasadori norvegjez Sverre Johan Kvale perfaqeson nje shtet i cili vertet eshte shtet mik i Kosoves. Norvegjia ishte njera nder shtetet e para qe njohu Kosoven, shtet te pavarur dhe sovran. Dhe Norvegjia e cila  per nje kohe te gjate perkrahu shtetin me te ri ne Evrope- do te vazhdoje te mbeshtes Kosoven edhe ne vitet ne vijim-premton ambasadori Kvale. „Jo pse na pelqen cdo gje qe shohim, por sepse kemi nje miqesi te thelle dhe domethenese me njerezit te cilet jetojne ne shtetin e Ksooves“.
Ambasadori Kvale edhe nje here konfirmoi njohjen e vjeter me Decanin si dhe marredhenjet e mira me Manastirin e Decanit, duke shprehur si deshiren me te madhe, normalizimin e marredhenjeve Komune-Manastir ne te mire te zhvillimit te Decanit dhe per hir te ngritjes se mireqenjes se qytetareve te ketushem, e cila do te ndodhte vetem me nje vullnet te dyanshem.
Ambasadori Kvale:„Decani do t´jete ne zemren time pergjithmone“
 
Selmanaj me ambasadorin Kvale pas ceremonise

„Dhe une ju premtoj se do te bej me te miren. E ne do te kem sukses apo jo, e tera varet nga ju si komune dhe nga Manastiri si pjese e kishes. Por hapat e apre duhet t´i bejme se bashku per hir te nje te ardhmeje me te mire. Do te deshiroja t´iu falenderoj edhe nje here qe me shpallet Qytetar Nderi. Shpresoj te mos ju zhgenjej dhe do te mbeteni ne zmeren time pergjithmone!”

Ambasadori Kvale i cili njeherit u dekorua edhe me dekoraten “Shkelzen Haradinaj”, shprehu mirenjohjen e tij per komunen e Decanit dhe premtoi mbeshtetjen e metutjeshme te Norvegjise  per shtetin e Kosoves dhe popullin e tij. Ndersa, me rastin e shpalljes se tij Qytetar Nderi i Komunes se Decanit duke permybllur fjalen me amanetin e gjyshit te tij:
„Gjithmone beso ne anen e mire te njerezve. Asnjehere mos heq dore nga shpresa. Gjithmone mundohu te tejkalosh dallimin dhe te sjellesh paqe. Ndoshta nuk do te kesh sukses gjoithmone. Por, me mire eshte te provosh dhe te deshtosh, sesa te mos kesh provuar kurre“.

Të rinjtë kosovar bëhen me Qendra Rinore

22 mars 2011, Dojce Vele, Me qëllim të fuqizimit të rolit të rinisë në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse, në Kosovë janë hapur 16-të Qendra Rinoreë Projekti është pjesë e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Rini 2010-2012 I cili është mbështetur edhe nga Orgnizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombtar.

Arianit Cacaj dhe moshatarët e tij i janë gëzuar shumë hapjes së Qendrës Rinore ne Decan, në të cilen loja e ping-pongut është më e pakta që mund të gjejnëë
“Kjo don të thotë shumë për ne, se më parë s´kishim ku të aktivizohemi dhe të kalojmë kohën e lirë,si të rinj që jemië Përpara vec në shkollë, n´shpi apo të pimë ndonjë kafe me shokëë Ndërsa tash është shumë mirë, se meqënse mësimin e kryej paradite, pasdite shpesh vi në Qendër Rinore dhe e kaloj kohën e lirë duke u marr me aktivitetet që ofron qendra”, thotë Arianitië
Dhe deri me perurimin e kësaj Qendre Rinore, jeta e një të riu decanas ishte tejet e varfër, ndërsa mungesa e hapësirave për aktiviteteve ndikoi në politizimin e tyre dhe me këtë rinia u parcializuaë
“Mirëpo ,kjo me kohë po thehet dhe në të ardhmen mendojmë ta thejmë gjithnjë e më shumëë Sepse, tash mbajëm aktivitete të ndryshme sportive si dhe kemi hapësirë të mjaftueshme për edukim joformalë Kjo është mundësi e mirë që të rinjtë të terhiqen edhe nga politika, sepse kanë hapësirë ku pas prodcesit mësimor mund të kalojnë kohën e lirë”, thotë Ardian Binakaj, Koordinator i Qendrës Rinore dhe Kryetar i Këshillit për Veprim Rinor Local, në Decanë
Të rinjtë kosovare meritojnë shumë më tepër
Në shtator vitit 2009, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisëë Kjo u pasua me miratimin e Strategjisë Kosovare dhe Planit të Veprimit për Rini 2010-2012 nga qeveria e Kosovës, e cila përfshin; pjesëmarrjen rinore, edukimin joformal, punësimin, kujdesin shëndetsor per rini si dhe kulturen, sportin e rekreacioninë Në kuadër të kësaj strategjie vie edhe themelimi i 16-të Qendrave Rinore në: prishtine Prizren, Fushe-Kosove, Istog, Peje, Klinë, Gjilan, Dragash, Qaber, Priluzhe, Lipjan, Skenderaj, Ugljare, Vushtri, Rahovec dhe Shterpcëë Dhe, kjo s´do të ishte e mundur pa mbështetjen e donatorëve, thote Driton Rukiqi, Drejtor i Departamentit të Rinisë, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovësë
“Sic dihet, ne si Departament i Rinisë kemi buxhet të vogëlë Mirëpo, me numrin e madh të të rinjve, të organizatave të shumta rinore dhe me ndihmën e donatorëve sic e kemi GIZ-në, Bankën Botërore, Usaid-in, SIDA-n suedeze dhe donatorë të tjerë, kemi arritur të themelojmë këto Qendra Rinore që të rinjtë tanë të ndjehen mirëë Ndërsa sivjet ministria konë ka një buxhet me të madh dhe besojmë në mbështetje edhe më të madhe rinisë sonë, sepse e meriton”, thotë drejtori Rukiqië
Në Kosovë, rinia përbën gjysmën e popullatës
“Në Kosovë, më se gjysma e popullatës është nën moshën 25 vjeçare; motiv ky i mjaftueshëm për shtytjen e projektit për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Rinisë në Kosovë(EDYK)të cilin në emër të Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e implementon Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ)ë Në nëntor të vitit 2010, me qëllim të implementimit të Strategjisë Kosovare të Rinisë dhe Planit të Veprimit për Rini në nivel lokal, EDYK së bashku me zyrtarët komunal për rini dhe Këshillat e Veprimit Rinor Lokale iniciuan përpilimin e Planeve të Veprimit Rinor Lokal në 26 komuna të Kosovësë Në kuadër të projektit hyn edhe hapja e Qendrave Rinore në 26-të qendra të Kosovës, pesë prej të cilave mbështeten nga GIZ”- shpjegon zëGynter Grzybek, Udhëheqës i Programit për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Rinisë në Kosovë (EDYK), i cili premton  mbështetjen e mëtutjeshme të GIZ-së për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteveë Dhe kjo, sepse:
“Akvititetet e GIZ-së e vecanërisht të projektit EDYK për vitin 2011-të, do të fokusohen në implementimin e Planit Strategjik për Rinine, në implementimin e Ligjit për Rini, në zhvillimin e Planeve të Veprimit për Rini si dhe në mbështetjen e Këshillave dhe të drejtorive për rini nëpër komunaë Në këtë kontekst është paraparë që organizatat rinore dhe të rinjtë, të organizohen në të ashtuquajturat “Këshilla të Veprimit Rinor lokal(KVRL)”ë Dhe, kjo shkon nëpërmjet pushtetit lokal ku të rinjtë mund të artikulojnë të drejtat dhe mundësitë, në mënyrë që të mundësohet përfshirja e tyre në proceset politike dhe shoqërore”, thotë zëGrzybek, sipas të cilit krahasimi i pozitës së rinisë gjermane me atë kosovare është i pamundur për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat janë rritur dhe jetojnëë
Gjermania është donatori më i madh në Kosovë pas SHBA-së
Që nga viti 1999, qeveria gjermane nëpërmjet Organizatës për Bashkëpunim Teknik(GTZ)dhe Bankës Gjermane për Zhvillim(KFË) i ka vënë në dispozicion mbi 320 milionë euro për rimëkëmbjen e Kosovësë Organizata Gjermane për Bashkepunim Ndërkombtar(GIZ), pasardhëse e GTZ-së, e cila kombinon përvojën shumëvjecare të Shërbimit Gjerman për Zhvillim(Deutsches Entëicklungdienestes) është aktive në mbarë botën në fushën e bashkëpunimit ndërkombtar për zhvillim të qëndrueshëm si dhe në sektorin e edukimit ndërkombtarë Ndërsa, me implementimin e projektit EDYK(Programi për Fuqizimin dhe Zhvillimin e Rinisë në Kosovë), Republika e Kosovës ka arritur një sërë rezultatesh në integrimin e të rinjve në proceset e zhvillimeve shoqërore, ekonomike dhe politike.

Fytyrat e varferise ne Kosove


16 mars 2011, Dojce Vele & Radio Kosova, Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia e lartë po e thellojnë varferinë, ndërsa rritja e vazhdueshme e cmimeve të konsumit po bwhet e papërballueshme për kosovarët, 13 per qind prej të cilëve jetojnë në varfëri të skajshme. 

Serish pranverë në Kosovë. Edhe një pranverë, e cila për popullin nuk sjell tjetër vec shpresës së përvitshme për ndryshime. Se, në shtetin e ri e të pasur me trashëgimi natyrore dhe kulturore, afro gjysma e qytetarëve jetojnë në varfëri. E ata kishin një imazh krejt tjetër për Kosovën-shtet…
“Një grusht miell, s´di si del…Dru s’kam edhe një krahë. Po e shty qeshtu, o sot-o nesër, mos po vdes krejt, ma mirë!…O, mos I marrsha lakmi burrit si asht n´dhe, mos shkofsha n´shpi shnosh, se ma lehtë hy n´varr!“, ankohet kjo Shkurta, shqiptar nga Baica, e cila është vetëm një përshpërtije e  klithmë së mbytur të popullit te Kosovës, për pjesën dërmuese të të cilit beteja për ekzistencë asnjëherë nuk ka qënë më e vështirë.
Xhafer Koceli,shites ambulant
„Shumë…Për s´tepërmi!Nuk po mundem t´iu përballoj nevojave me një social 75 euro, se fëmijët po lypin. Dal e shes fara për dy-tri euro n´ditë, se ma shumë asnjë s´dalin. Jetë e vshtirë…”, thotë Xhafer Koceli nga Stroci I Vushtrise, shites farash.
Jetë, vec sa për të mbajtur frymën
Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia enorme po thellojnë varferinë, ndërsa kriza globale eshte nje goditje me shume. Se Kosova është ndër vendet me të varfëra tregon fakti se prodhimi i brendshëm bruto për frymë është shumë më i vogël se në vendet e tjera, ndërsa varfërinë e skajshme argumentojnë tregues të tjerë, si: papunësia, korrupsioni dhe konsumi i ulët i prodhimeve vendore. Sipas raporteve të ndryshme vendore dhe ndërkomtbare, shtresat më të varfëra në Kosove janë: familjet e mëdha dhe ato me fëmijë të vegjël; familjet me kryefamiljarë të papunë; banorët e zonave rurale dhe te atyre malore, ndersa arsye kryesore e migrimeve ilegale është gjendja e rëndë ekonomike. Por, edhepse shpirti tradicional i solidaritetit shpeshherë ndihmon që të tejkalohet varfëria, se kjo ndodh përherë dëshmojnë lypësit nëpër cdo qendër të Kosovës.

Lypesit jane pjese e perditshmerise
“Po s´po kemi shka me hangër moj bijë…Pa bukë, pa kurrgja mbi ktë tokë. Diqysh duhet me jab a. Dal e lypi, e I fitoj herë pesë euro-herë dhjetë. Tokë s´kom. Mjë shpi njëkatëshe vec me dy soba”, thotë Xhemilja, shqiptare nga Kieva, të cilën varferia tash një vit e ka nxjerr në rrugë. Ndërsa, per Fatimen, ashkalike nga Peja, lëmoshën e ka burim ekzistence tash sa kohë. 
 “Jetoj tuj lyp! Lypi me gjithë fmijë, prej 9-ve e deri n´tre, pasdite. S´jam vetëm unë por edhe shumë të tjera. S´mundemi pa lypje, se deri sa ta marrim një ndihmë sociale na vdes im. Me ardhë me e pa çfarë shpie kam, ti tranohesh krejt. Ajo, veç si s´osht rrxue!“
Bukë nga kontejnerët e mbeturinave
Mbledhja e hekurishtave është një formë tjetër mbijetese për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, ka që jetojnë edhe nga buka e mbledhur nga kontejnerët e mbeturinave.
„Tash punojmë qeshtu nëpër kanta, mbledhim hekra, gjojmë besa edhe bukë me hangër, mbledhim e hamë. Fmijë kallabllak…Duhet me mbet gjallë diqysh…Me I mbajtë fëmijët!”, rrëfehet Sanija nga Lagja 7 shtatori në Pejë, përderisa matanë një vajzë dyvjeçare ngjitur për gjoksin e së ëmës, thith papushim gjirin e saj të zbrazët:
“Paj, s´kom gji! Kur ha bukë, më vjen e kur s´ha, ik. Cika I ka ba dy vjet, po s´kam shka me dhanë, se burrin e papunë. S´kemi asgje…”, përgjigjet e Sheribanja, më I madhi I 6 fëmijëve të së cilës është është vetëm 7 vjeç.
Dhe ky ështe një realiet që preket në cdo qendër të Kosovës, në të cilat lypësit me prezencën e përhershme në vende te ckatuara janë pjesë e përditshmërisë. Të kota fushatat e ndryshme apo aksionet e Policisë së Kosovës për largimin e tyre nga rruga apo parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve, sepse nevoja për mbijetesë këta nëvojtarë prapë I kthen në vendet e njëjta. E, se cfarë don të thotë të shtrish dorën nga halli, Xhemilja e di mirë: 
„Boll…boll…Po m´vjen zor boll!T´jesh shqiptare e të dalësh me lyp asht vshtirë…Po, s´kam qare. A me I lan fmijët me vdek uni a?A bahet pa hangër e pa pi?!”
Ngritja e cmimeve thellon varfërinë
Në Kosovë, ekonomia e dobët dhe papunësia enorme po thellojnë varferinë, ndërsa kriza globale eshte nje goditje me shume. Sipas Entit të Statisitkave të Kosoves nga muaji janar 2010 deri në janar 2011, cmimet në Kosovë kanë pësuar rritje prej 7,4 per qind, ndërsa vetëm në muajin e parë të këtij viti cmimet janë rritur deri në 1,4 per qind. Duke pasur parasysh se shifra zyrtare e papunësisë është 43 per qind, ndërsa mbi 13 per qind e popullsisë jeton në varfëri të skajshme, lufta për ekzistencë bëhet e papërballueshme. Për më tepër, krizës globale i shtohet edhe gjendja e trashëguar nga e kaluara, thotë ministri për Punë dhe Mirëqënje Sociale në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.
Nenad Rashiq,Minister i Punes dhe
Mireqenjes Sociale 
“Kjo është edhe pasojë e problemeve të grumbulluara gjatë 20 viteve të kaluara dhe meqënse rreth 70 per qind e popullatës sonë janë nën moshën 35 vjecare, punësimet e pakta kane ndikuar në thellimin e varfërisë. Dhe, edhepse mendoj se Kosova ka një të ardhme të mirë, sa për shkak të structurës sociale poaq për shkak të mundësive të pamjaftueshme të punësimit, këto vite do të jenë të vështira për të gjithe ne. Se, sado që hapen mundësi punësimi, ekonomia jonë është shumë e dobët për të absorbuar rreth 40 mijë krahë të rinj pune që dalin cdo vit. Ka disa tregues për zgjidhjen agfatgjate të problemit të papunësisë, mirëpo rruga do të jetë e gjatë dhe e mundimshme“, thotë ministri Rashiq, sipas të cilit për shkak të krizës globale kanë stagnuar edhe porjektet për punësim sezonal me disa shtete të botës. Kërkesa nga Afganistani për dërgimin e 200-300 punëtorëve nga Kosova jep shpresë se kërkesa të tilla do të vinë edhe nga shtete te tjera. Por, duke pasur parasysh se më se gjysma e popullsisë së Kosovës është nën moshën 25 vjec, ministri Rashiq është optimist se Kosova së shpejti do të jetë një shoqëri e vogël dhe e zhvilluar, edheppse deri në atë ditë ka shumë kohë…
Pagat e Kosovës-Cmimet e Evropës
Të dhënat e Entit të Statistikave tregojnë se paga mesatare në Kosovë në vitin 2010 ishte 272 euro; shumë kjo tejet e vogël për përmbushjen e nevojave elementare të jetës në familje-thonë punonjësit.
 “Pagat janë të ulëta. Marrim një pagë ditore të vendeve perëndimore me të cilën duhet ekzistuar një mua. A mund të mbijetojnë kosovarët me cmime evropiane? Vetëm artikulli kryesor, buka, prej 25 është ngritur në 50 cent. Unë mendoj se duhet përkujdesur për prodhime vendore që artikujt t´I sigurojmë me cmime të ulëta”, thotë Lulëzim Morina, profesor nga Dragashi.
Papunesi enorme ne Kosove
“Njeriu nuk mund t´ja dalë mbanë me një pagë prej 256 eurosh as për nevojat elementare e jo për të mbajtur familjen. E për rritjen e cmimeve më mirë mos më pyetni, se nuk guxoj të mendoj për këtë…”, thotë Edita Shacireviq, mesuese nga komuna e Istogut.
Rritje pagash për punonjësit-Cka për të papunët?
Qeveria e Kosovës tashmë ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës buxhetin për vitin 2011 me rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, me pohimin për përafrim të qëndrimeve me Fondin Monetar Ndërkombtar I cili ishte kundër një vendimi të tillë. Ky vendim ka hasur ne rezistencën e deputetevëe te Kuvendit, me arsyetimin se një zgjidhje e tillë është e paqëndrueshme. Por, a do të ketë krahas kësaj ndonjë përpjekje te re për të papunët?
“Ligji përkujdeset për të gjithë. Aktualisht janë 36 mijë familje me 173 mijë anëtarë të cilët përfitojnë nga asistenca sociale. Edhepse një ndihmë solide prej 45 deri ne 85 euro, prej vitit 2009 ka rritje të vazhdueshme të kërkesave per asistencë sociale. Por, sipas mendimit tim, ky nuk është tregues real i varfërisë, duke qënë se ka edhe keqperdorime të shumta në përzgjedhjen e kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapar“, përgjigjet ministri Rashic, sipas të cilit, rritja e kërkesave për ndihmë sociale është shndërruar në një problem kronik dhe ripërpilimi i listave të nevojtarëve do të ndihmonte që këto ndihma solide të arinë tek ata që vërtet kanë nevojë.  
Shpërblimi në bazë të progresit
Femije qe germojne ne mbeturina
Një rishikim të tillë plaku Ramadan Ukaj, do t´ua preferonte pikërisht ministrave dhe deputetëve, sipas të cilit ata do duhej të paguheshin në bazë të progresit që i sjell vendit politika aktuale.
“Qeky kuvend e qeto ministri cka jon tuj ba? Cka faqen e zeze ban milici e msusi me nje rroge 200 euro, e ministri 3000-4000 euro rroge? Si t´hip minister, hop i ban 20 pallate per vete. Po a e din ata si cka se bajnë me djerse t´vet kanë me ia pa sherrin? Nuk ka me e e trashegu as vet as djali!”
Papunësia dhe varfëria janë pikë e zezë e Kosovës, e cila përkundër vështirësive të llojllojshme për popullin e saj serish mbetet parajsë. Ndërsa, jehona e kenges se ketij femije  ngulfatet ne kuterbimin e deponise se mbeturinave, teksa enderrat e kristalta copetohen ne realitetin e eger ne te cilen po rritet…

“Zemra ime qan me vaj

Lotët derdhen në ktë natë,
Unë po vuaj si njeriu pa faj
Zemra ime po qan me vaj…”

Ne Kosove, 8 Marsi nuk eshte feste e te gjitha grave

8 mars 2011, Dojce Vele, Megjithëse pozita e femrës në Kosovë është përmirësuar dukshem dhe ajo është e përfaqesuar me perqindjen e garantuar nëpër institucione, në shumë raste ajo është tejet larg pozitës së merituar. Keshtu, 8 marsi jo pwr seciwn grua wshtw arsye pwr tw kremtuar.


Tetë Marsi asnjëherë nuk ka qënë festë për Sadete B., jeta e së cilës mori tatëpjetën që në moshën 24 vjecare, kur pas katër vjetësh martese u braktis nga bashkeshorti i parë. Por, dallgët e jetës do ta përplasin edhe më egër në martesën e saj të dytë. „Kam nejt te burri tri vjet me probleme, e pas tri vjetësh m´kanë qit me fmijë të vogël, pa kurrnji sen me ra as mu, me u vesh as me u mbath, me hangër as me pi, as kurgja. Na jemi marr vet, por nana e tij nuk më dojke“.
Në Kosovë, femra me fate të tilla ka shumë, të cilat të braktsirua nga familja e bashkëshortit dhe të padëshiruara nga familja e tyre, mbesin duke u përplasur nëpër Qendra Sociale e strehimore. Ndërkaq, rritja e numrit të problemeve shoqërore po e përhap fenomenin gjithnjë e më shumë, thotë Ahmet Fejzullahu, drejtor i njërës nga tri Qendra e Punës, në Prishtinë, e cila është ndër adresat e para ku drejtohen viktimat e tilla. „Papunësia, neurozat, presionet, tensionet, vuajtjet, humbjet e vendve te punes, përpjekjet për ekzistencë e shumë arsye të tjera i sjellin ato te ne. Ndërsa, dera është e hapur për cdo pjesëtar të komunitetit i cili do të paraqes rastin, sepse ne i bëjmë zgjidhje edhepse me shumë vështirësi. Por, kemi organizatat joqeveritare dhe në bashkëpunim me to i zgjidhim problemet në një nivel të kënaqshëm”.
Strehimoret, zgjidhje afatshkurtër për problemet shumëvjecare

Në gjithë territorin e Kosovës janë 11 strehimore të njohura si Shtëpi te Sigurta për integrimin e viktimave të tilla, në të cilat qëndrimi më I gjatë lejohet prej 6-të deri në 12-të muaj; zgjidhje kjo tejet e shkurtër për problemet shumëvjecare që tashmë kanë lëshuar rrënjë. Ndërsa, roli I qendrave eshte sanimi I marrëdhënjeve familjare dhe gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme për viktimën, thotë drejtori Fejzullahu sipas të cilit: “Problemet emotive, problemet sociale, problemet e konfliktit, nuk zgjidhen brënda castit. Ato pas disa seancave, vizitave dhe alternativave, ato kthehen ne familje. Ndërsa për ato që nuk kthehen në familje, iu bëhet një zgjidhje tjetër, në mjediset ku janë të mirëpritura”.

Viktima të llojit të tillë vinë nga zona të ndryshme urbane dhe rurale dhe ato me nivel të ulët arsimimi që I druajnë druajne stigmës, por edhe femra të arsimuara por të papuna, të cilat varshmëria nga te tjeret I bën që t´ju nënshtrohen formave të ndryshme të presioneve dhe të dhunës. Por, ka nga të dyja kategoritë, të cilat pas vitesh të tëra martese, dashur pa dashur nxirren në rrugë pa asnjë burim të vetëm ekzistence. Ndërsa, ndihma solide për nënat vetushqyese prej 55 deri në 80 euro, varesisht nga numri i fëmijëve, nuk plotësojnë nevojat elementare për jetë.


Vetëm pese euro më shumë për kokë fëmije
Sadetja është shembull tipik i këtij realiteti, e cila i rrit vetëm të dy vajzat e saj.
“Unë rrnoj me 55 euro social. As nuk shkoj n´familje, as nuk m´vinë, as nuk m´ndihmon kush. Rrnoj në një shpi me dërrqasa dhe vec me qeto 55 euro social, pasi i i ka ba Tina 6 muaj”, thotë Sadetja.

Ndërsa, sipas drejtorit Fejzullahu, në Kosovë mungon senzibilizimi i opinionit për problemet sociale, të cilat sa më shumë senzibilizohen aq më lehtë tejakalohen. 
“Ndërsa, hallka zingjirore per trajtimin e këtyre rasteve ngec pikërisht në gjykata. Kisha me thanë se bashkëpunim është ma i mirë se në t´kaluarën, por nuk është i mjaftueshëm”, thotë drejtori Fejzullahu, sipas të cilit problemet e shoqerisë i kanë ngulfatur aq shumë gjykatat kosovare, saqë ato nuk janë më në gjëndje të dëgjojnë thirrjet për të marrë vendime bazuar në rekomandimet që vinë nga institucionet përkatëse. Prandaj, edhepse pozita e femrës në Kosovë është përmirësuar dukshëm dhe ajo është e përfaqësuar me perqindjen e garantuar nëpër institucione, kjo kategori është tejet larg pozitës së merituar në familje dhe në shoqëri.