Heshtja e viktimave të incestit favorizon keqbërësit

18 janar 2011, Dojce Vele, Gjatë tri viteve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të incestit. Por, shifra besohet të jetë shumë më e madhe. Ndërsa izolimi I fenomenit, pengon ndëshkimin e kryesve të veprës dhe trajtimin e viktimës. 

Në tri vitet e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar vetëm 4 raste të incestit-thotë Sabrije Kamberi, zyrtare për Informim në Policinë e Kosovës. „Në bazë të statistikave, në vitin 2008, në Policinë e Kosoves është raportuar për një rast të incestit i cili ka rezultuae me vrasje, e që motivi ka qënë keqtrajtim seksual. Në vitin 2009 janë raportuar tri raste të incestit, dy raste janë cilësuar dhunim ndërsa një rast, tentim dhunimi. Ndërsa në vitin 2010 nuk është raportuar asnje rast i incestit“, thotë z.Kamberi.

Rrëfimi të cilin kjo grua për familjaren e vet e sjell në kushte anonimiteti për Dojce Vele-n, është njëri nga tri rastet e raportuara në polici: “Jo, qika nuk ka desht, por tezaku I vet e ka rrejt: “M´ka cu nana me t´mar me fjet te na!”, edhe kah e ka pru e ka dhunu n´mal. Por, kur e ka lane shtatzanë, ka dashtë me e cu te mjeku me abortu. Kur s´ka dashtë kjo e ka rreh, se e ka pa veten cka ba…Qika, pas rrahjes e ka lajmeru n´polici dhe ka kallxu se e ka dhunu. Ai po e mban burgun tri vjet për këtë rast, e tezakja i ka lind qike e e ka dhanë për adoptim“.

Mirëpo, për shkak të mosbashkëpunimit të dëshmitarëve dhe heshtjes së fakteve nga familjarët, incesti mbetet lënda më e vështirë për t´u trajtuar nga gjykatat. Mejdi Dehari, gjyqtar penalist në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i cili ka trajtuar lëndë të incestit, sjell detaje nga përvoja e tij:

„Kemi pas një rast ku vikima pas incestit me babain është largu nga shtëpia dhe ka qënë e vështirë sjellja e saj në shqyrtimin gjyqsor. Pas ngritjes së aktakuzës, gjykata nuk ka mundur të mbështes vendimin vetëm në një deklaratë të një të afërmit të saj, ndërsa ajo pasi është sjell në gjykatë  ka thënë vetëm të kundërtën, sepse ndërkohë ka krijuar familje. Mirepo, i njëjti person ka provuar të abuzojë edhe me vajzën tjetër dhe ajo e ka thënë të vërteten para Trupit Gjykues, pa ngurim. Dhe kështu, personi është dënuar mbi katër vjet për tentim dhunimi“.

Rezistenca e forte e familjeve te prekura nga fenomeni ishte pengese e nismës së akademik Pajazit Nushit për hulumtimin e mirëfillte të incestit. Naime Sherifi, drejtoreshë e Strehimores për Gruan dhe Fëmijën në Prishtinë, ku me programe të vecanta janë trajtuar tri viktima të incestit, thotë se arsyet e kësaj rezistence janë: „Pikë së pari, stigma. E dyta, pikëpyetja ku do të mbetem pas kësaj, a do t´më pranojë rrethi?Dhe e treta, mosbesueshmëria në institucionet e rendit“ , shpjegon drejtoresha Sherifi, e cila ka parë nga afër mohimin e fenomenit nga familjarët e viktimës-Sepse, ata janë më shumë të interesuar ta mbyllin rastin, se është qështje nderi dhe ata përpiqen të mbajnë një moral të rrjeshëm në mënyrë që mos t´iu dal nami i zi“.

Sepse, nuk ka mjedis kulturor as social pavarësisht nga shkalla e zhvillimit, i cili nuk e ndalon incestin. Ky fenomen ka tërhequr vëmendjen e mendimtarëve që në kohërat e lashta, ndërsa edhe feja ka thënë fjalën e vet lidhur me ndalimin e marrëdhenjeve seksuale brenda farefisit deri ne faqen e katërt.

„Ndersa, eliminimi I fenomenit varet shumë prej zhvillimit të sistemit të vlerave sociale I cili dikton 
Dukuria e incestit është ndalesa më e hershme e paraqitur gjatë historisë së zhvillimit njerëzor, të cilën psiko-analiza e lidh me fazen edipale të zhvillimit të individit-thote për Dojce Vele-n, psikologu i mirënjohur kosovar, prof.dr. Pajazit Nushi.

„Kjo fazë fillon prej vitit të tretë deri në vitin e pestë. Ajo ka të bëjë me zhvillimin e dashurisë së fëmijës-mashkull ndaj së ëmës dhe të fëmijës– femër ndaj të atit. Nga forma në të cilën individi del prej kësaj faze, varet shumë zhvillimi i dukurisë së incestit më vonë”, shpjegon prof. dr. Pajazit Nushi, sipas të cilit- Në disa mjedise dhe familje, krijimi i sistemit të vlerave sociale dhe familjare ka një kujdes të posacëm dhe parandalon shfaqjen e kësaj dukurie, përderisa në mjedise apo familje të tjera, moskujdesi I krijimit të këtyre vlerave nxit shfaqjen e rasteve të posacme që prekin sferën e incestit.

“Për këtë arsye në psikologji konsiderohet se formimi I “Mbi-Unit” të njeriut me anë të edukatës familjare e sidomos zhvillimi sistematik I këtyre vlerave është një prej kushteve kryesore të ikjes ose të largimit të individeve nga dukuria e incestit-shpjegon prof.dr.Pajazit Nushi, sipas të cilit-Edhepse fenomeni I incestit në Kosove dhe rajon është shumë më i shprehur, përpjekjet për hulumtime nuk kane sjellur rezultate shkencore, ngaqë fenomeni zhvillohet në forma tejet të fshehta.t

hotë prof.dr.Pajazit Nushi, sipas të cilit:„Kryesit e kësaj vepre penale kanë probleme të rënda psiko-patologjike dhe medoemos duhet t´iu nënshtrohen seancave të posacme psiko-terapeutike. Në të kundërtën, zhvillimi I individëve që kanë pësuar apo I janë nënshtruar dukurisë së incestit, nuk mund të jetë normal ndërsa ky anormalitet do të shfaqet gjatë jetës, qofte edhe në moshë të shtyrë në ë shumtën me agresivitet të dukshëm“.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime të ashpëra, varesisht nga pasojat e kësaj vepre penale. Ndërsa, rasti më makabër i incestit në Kosovë mbetet dhunimi dhe ngulfatja e një vogëlusheje 7 vjecare nga axha i vet, i cili ka përfunduar me dënimin capital: 40 vjet heqje lirie.

(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *