Date Archives January 2011

“Kurrë s´do të pushoj së pikturuari romët e mi, Kosovën time…”.

31 janar 2011, Dojce Vele, Bajram Mehmeti është një piktor i ri rom, në punimet e të cilit pasqyrohet jeta, kultura dhe tradita rome. Pikturat e tij janë dëshmi e rrugëtimit të vështirë të popullit të tij dhe thirrje për solidaritet me romët në botë. Një rrugicë përgjatë oborrit të ngushtë me borën e ngjeshur nga njerëz e pula, na shpie drejt shtëpisë së vogël në fshatin Lepinë, rreth 7 kilometra në perëndim të Lipjanit. Drejt një kasolleje të varfër, për të cilën vec tymi i ogjakut të jep të kuptosh… Read More

Kosova,strehë azilkërkuesish apo tranzit drejt Evropës?

24 janar 2011, Dojce Vele, Në 12-të mujorin e fundit, rreth 300 persona nga shtetet e lindjes kanë parashtruar kërkesën për azil në Kosovë. Kosova nuk ka kapacitete as buxhet për strehimin e azilkërkuesve, ndërsa lëvizjet e vazhdueshme të emigrantëve tregojnë se destinacioni I tyre është Evropa.      Tashmë, kur familja 12-të anëtareshe i është e shkapërderdhur nëpër botë si pasojë e konflikteve ndërfetare, në veri të Nigerisë, edhe Q.E., pas 30 vjetësh detyrohet të braktis atdheun e tij. Por, megjithëse vrraga nën sy ia kujton konfliktet muslimano-krishtere në vendlindjen e tij,… Read More

Heshtja e viktimave të incestit favorizon përdhunuesit

18 janar 2011, Dojçe Vele.Gjatë tri viteve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të incestit. Por, shifra besohet të jetë shumë më e madhe. Ndërsa izolimi i fenomenit, pengon ndëshkimin e kryesve të veprës dhe trajtimin e viktimës. Sipas të dhënave në Policinë e Kosovës brëndra tri viteve të fundit janë raportuar 4 raste të incestit. Njëri ndër ta është rasti të cilin kjo grua e sjell për  Dojçe Vele-n në kushte anonimiteti: “Jo, çika nuk ka desht, por tezaku i vet e ka rrejt: “M´ka… Read More