16 korrik 2010, Dojce Vele. Me qëllim të përmirësimit të standardeve ne industrinë e përpunimit të qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve si dhe për të përforcuar aftësitë konkurruese dhe për të shtuar besimin e konsumatorëve në prodhimet vendore, Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosoves 5,5 milionë euro grante per sektorin e bujqësisë. Edhe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon të intensifikojë stimulimin e këtij sektori 

Komisioni Evropian i ka akorduar Kosovës 5 milionë euro grante për sektorin e bujqësisë. Edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon të intensifikojë stimulimin e këtij sektori.

Shtimi i krerëve të bagëtisë në Kosovë nuk duket më i pamundur, në një kohë kur qeveria e Kosovës po fokusohet gjithnjë e më shumë drejt këtij sektori. 60 për qind e popullsisë kosovare jeton në zonat rurale. Një shifër e mjaftueshme kjo, që një ndër objektivat e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të jetë investimi në këto zona.
Parandalimi i shpërnguljes dhe punimi i tokës
Qëllimi është parandalimi i shpërnguljes në qendrat e mëdha dhe zvogëlimi i tokave të pa punuara, thotë ministri Blerand Stavileci: „Sivjet kemi rreth 5 milionë euro për skemën e granteve dhe subvencioneve dhe rreth 3 milionë për investime kapitale, megjithëse nevojat e fermerëve tanë janë shumë më të larta. Rreth 2.4 milionë euro i kemi destinuar për sektorin e qumështit, për bagëtinë e imtë dhe për lopë dhe mëshqerra. Ndërsa, kemi arritur të shtojmë numrin për rreth 3000 përfitues dhe 20 mijë krerë të rinj, me një numër të përgjithshëm prej rreth 160 mijë krerësh”-thotë Stavileci.
Ndër përfituesit e këtyre granteve ishte edhe Naser Mulaj nga Isniqi i Decanit, i cili për grantin tjetër ka aplikuar edhe sivjet. “Ndërkohë i kam 347 copa dhen dhe diku 312 qengja, përveë atyre qe i kam shit-thotë Mulaj- Mbështetje kam pas vetëm vitin e kaluar ku nga ministria i kam marrë 3200 euro. Sivjet kam aplikuar prape dhe shpresoj se do t´na ndihmojnë„.
Synohet shtimi i prodhimit vendor dhe rritja e eksporteve
Për të realizuar objektivat e veta, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka aleatët strategjikë, ndër të cilët më të fuqishmit janë Banka Botërore, USAID-i dhe Komisioni Evropian, i cili ka ofruar ndihmë të vazhdueshme teknike dhe adminstrative. Këto ditë, me qëllim të përmirësimit të standardeve ne industrinë e përpunimit të qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve si dhe për të përforcuar aftësitë konkurruese dhe për të shtuar besimin e konsumatorëve në prodhimet vendore, Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosoves 5 milionë euro grante per sektorin e bujqësisë.
Ministri Stavileci shpjegon strukturën e tyre: „Në këtë shumë totale prej 5 milionësh, e cila në njëfarë mënyre tejkalon shumën, të cilën vetë ministria e ka destinuar për grante dhe për pagesa direkte gjatë këtij viti, janë dy lloj grantesh të KE-së, prej 200 mijë deri në 500 mijë euro, ndërsa ka edhe forma të nëngranteve, të cilat grantuesi mund t´ua akordojë ato prodhuesve të ndryshëm”-thotë Stavileci sipas të cilit, synimet kryesore të MBPZHR-së mbeten: „Zëvendësimi i produkteve të importuara me produkte vendore; rritja potenciale e eksporteve në tregjet rajonale dhe evropiane, hapja e vendpunimeve të reja në këtë sektor si dhe rritja e të ardhurave për fermerët dhe banorët e zonave rurale”.
Krahas problemeve të trashëguara, bujqësia dhe blegtoria mbeten ndër sektorët më fitimprurës dhe degë e fuqishme e ekonomisë kosovare. Në ringjalljen e tyre ka ndikuar dukshëm përkrahja e ministrisë përkatëse dhe e donatorëve. Mbështetja është shtuar edhe në sektorin e perimtarisë, pemtarisë dhe të vreshtarisë, përderisa sektori i drithërave pas fazës së korrjeshirjeve do të stimulohet me subvencione edhe për të mbjellat vjeshtore.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5810084,00.html 

Leave A Comment

Your email address will not be published.