Tony Blair për Kosovën “Lider-Mik-Hero”

9 korrik 2010, Doje Vele, Ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë. Kosova është e pavarur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Sfida e radhës për Kosovën është beteja për paqe”-deklaroi në Prishtinë, ish kryeministri britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Blair është shpallur Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, presidenti I Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ia ka ndarë “Medaljen e Artë të Lirisë”, e cila iu akordua Blerit nga Presidenti I ndjerë, dr.Ibrahim Rugova

Atmosferë festive me flamuj që valojnë dhe një pano e madhe me fotrografinë e Tony Blairit ku shkruan „Lider-Mik-Hero“, është imazhi i parë që bie në sy para Teatrit Kombtar, në Prishtinë, në të cilin ishin dyndur mijëra qytetar për t´i uruar mirëseardhje ish-kryeminsitrit britanik, i cili pas 11 të vjetësh po pritej me brohorima e duartrokitje. Dhe, të nëntë fëmijët që rrethuan z. Blair në fjalimin e tij para qytetarëve, me nota të njejta krenarie po tregonin para masës emrin e tyre të përbashket: „My name is Toni Blair…!”

Nëntë djem shqiptar sot deklaruan krenar: “My Name is Tony Blair”

Për t’i uruar mirëseardhje ish-kryeministrit Toni Blair, ishin mbledhur mijëra qytetarë të Kosova

“Jemi dal me e prit ish-kryeministrin Bler, se angazhimi i tij ishte determinant për qëshjen e Kosovës. Ai meriton dhe kjo është më e pakta  që mund të bëjmë për të“, thotë Tahir Selmoni nga Breznica.

„Kam dal të pres kryeministrin Bler, se ka punuar shumë për ne. Njeriu s´mund të jetë mik më i madh se që ishte ai për ne“, thotë Musli Zeneli, nga Prishtina.

„Blair mbetet hero për Kosovën. Një njeri I cili na ka ndihmu shume n´kohë të luftës“, thotë Artan Krasniqi.

Toni Blair ne Prishtine:”Pavaresia e Kosoves ishte e drejte”

Dhe, kur sheh 11-të vjet pas, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Blair pohon me vendosmëri se ndërhyrja për Kosovën ishte një hap i drejtë për të cilin nuk pendohet.

Kur para 11-të vitesh u bashkuam në solidaritet, ne e bëmë atë që ishte e drejtë. Nuk jam penduar atëherë-nuk pendohem as tani. Sepse, është e mrekullueshme të shohësh popullin e Kosovës në shtetin e vet! Ju jeni përpjekur shumë për shtetin e Kosovës. Por, para jush është një betejë tjetër: Beteja e Paqes!“

 Sfida e radhes per Kosoven beteja per paqe

Ish kryeminsitri britanik Toni Blair ju drejtua qytetarëve të Kosovës pas fjalimit në Kuvendin e Kosovës, me c´rast ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës të punojnë për të përmbushur qellimin për hyrje në Bashkimin Evropian. Sepse,„Pavarësia e Kosovës ishte e drejtë, është fakt dhe ajo do të vazhdojë…“.

Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Kosovë, ish-kryeministri Blair, të ejten në takime të ndara është pritur nga presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, me të cilët ka biseduar për zhvillimet dhe të arriturat në Kosovë, si dhe për procesin e njohjeve. Z.Blair sot është shpallur Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, presidenti I Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ia ka ndarë “Medaljen e Artë të Lirisë”-medalja e cila ju ndahet atyre që dhanë kontribut në mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe e cila iu akordua Blerit nga Presidenti I ndjerë, dr.Ibrahim Rugova.

Leave A Comment

Your email address will not be published.