Date Archives July 2010

Besimi, formë afrimi ndërmjet komuniteteve

30 korrik 2010, Dojce Vele, Në Prishtinë vepron një grup joformal i grave të besimeve të ndryshme, të cilat me aktivitete të larmishme synojnë afrimin ndërmjet komuniteteve nëpërmjet dialogut ndërfetar.        Në mesditën e së premtes, teksa në bashkësinë islame mblidhen burrat muslimanë për faljen e gjumasë, një motër nderi e besimit katolik hyn në Departamentin e Grave. „Ezani na fton për falje!“ – thotë ajo me të qeshur, teksa zë vend në kolltukun përballë, ashtu lirshëm, si në vatrën e vet. Dhe, një ndjenjë të tillë Teuta Augustini… Read More

Sfida e radhës për Kosovën shtrirja e pushtetit ne veri

28 korrik 2010, Dojce Vele, Republika e Serbisë ende beson se mund të kthejë krahinën e shkëputur jugore apo nje pjesë të saj. Aleatë të saj preferojnë që veriu i Kosovës të jetë nën qeverisje të Serbisë. Përderisa, Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombtare vazhdojnë implementimin e Stragjegjisë për Integrimin e Veriut të Kosoves. http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5855659,00.html

Bashkimi Evropian ndihmon ngritjen e kapaciteteve të reja në Kosovë

28 korrik 2010, Dojce Vele, 42 studentë nga Kosova janë përfitues të Skemës së Celulës së të Rinjve, me të cilat bursa ju mundësohen studimet postdiplomike në universitete të përzgjedhura të Bashkimit Evropian, në përputhje me nevojat e tanishme të qeverisë së Kosovës në sektorë specifik.

GJND: Pavarësia e Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombtare

22 korrik 2010, Dojce Vele, Mendimin e Gjykatës Ndërkmbtare të Drejtësisë në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, insitucionet e Kosovës e kanë vlerësuar si një akt historik. Përfaqësuesit shtetror të Kosovës i bënë thirrje Serbisë të respektojë mendimin e GJND-së dhe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon.  http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5827306,00.html

Sa po luftohet korrupcioni në Kosovë

21 korrik 2010, Dojce Vele, Megjithëse, motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupcionit”, faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë përpjekjet për luftimin e tij, ndërsa aksionet më të fundit të EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa dallim.   http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5823713,00.html

Rimëkëmbje e bujqësisë me fondet e Bashkimit Evropian

16 korrik 2010, Dojce Vele. Me qëllim të përmirësimit të standardeve ne industrinë e përpunimit të qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve si dhe për të përforcuar aftësitë konkurruese dhe për të shtuar besimin e konsumatorëve në prodhimet vendore, Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosoves 5,5 milionë euro grante per sektorin e bujqësisë. Edhe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon të intensifikojë stimulimin e këtij sektori  Komisioni Evropian i ka akorduar Kosovës 5 milionë euro grante për sektorin e bujqësisë. Edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural synon të… Read More

A ka lëvizje të kufirit me Malin e Zi

15 korrik 2010, Dojce Vele, Demarkacioni i kufirit Kosove-Mal i Zi pritet të përfundojë brënda këtij viti. Përfaqësuesit qeveritarë te te dyja shteteve thonë se ne mes tyre nuk ka contest dhe se demarkacioni do të bëhet në bazë të dokumenteve qe prezanton Komisionit Ndershtetror per Demarkacionin e Kufirit. Nga ana tjeter, banorë te fshatrave te Dukagjinit me protesta te kohepaskohshme kerkojne qasjen e lirshme ne bjeshket e veta rreze kufirit dhe shprehin dyshimin per levizje te kufirit perbrenda Kosoves nga ana e Malit te Zi.        … Read More

Tony Blair për Kosovën “Lider-Mik-Hero”

9 korrik 2010, Doje Vele, Ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë. Kosova është e pavarur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Sfida e radhës për Kosovën është beteja për paqe”-deklaroi në Prishtinë, ish kryeministri britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Blair është shpallur Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, presidenti I Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ia ka ndarë “Medaljen e Artë të Lirisë”, e cila iu akordua Blerit nga Presidenti I ndjerë, dr.Ibrahim Rugova Atmosferë festive me flamuj që valojnë dhe një pano e… Read More

Qindra të arrestuar për krim të organizuar në Kosovë

8 korrik 2010, Dojce Vele, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së  Kosovës raporton për qindra të arrestuar për krim të organizuar vetëm brënda këtij gjashtëmujori. Nga ana tjetër, raporte të ndryshme tregojnë se Kosova edhe më tej po përballet me forma te ndryshme të krimit të organizuar, shkaktar kryesor i të cilit cilësohet mosshtrirja e autoritetit të qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj.      

Refugjatë nga Maqedonia në Kosovë

2 korrik 2010, Dojce Vele, Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë janë 179 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina të cilët gjatë luftërave të viteve 90-të u arratisën në Kosovë. Poashtu, në Kosovë jetojnë mbi 200 shqiptarë të shpërngrulur nga Maqedonia të cilët nuk gëzojnë statusin e refugjatit.