A ka vehabizëm në Kosovë?

3 qershor 2010, Dojce Vele, Qytetarët e Kosovës pohojnë prezencën e Ëahab-izmit në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës kundërshton ekzistimin e një lëvizjeje të tillë dhe forma të tilla radikale prishin imazhin e islamit tradicional. Kushtetuta e Kosovës garanton dhe mbron lirinë e cdo besimi, cfarëdoqofte ai. Ndërsa, Policia e Kosovës zotohet se do të luftojë individë dhe grupacione të tilla atëherë kur bien ndesh me ligjin dhe kërcënon sigurinë e qytetarëve të Kosovës. 



Mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtuara është imazhi identifikues i individëve apo grupeve, të cilët thirren si bartës të islamit burimor në Kosovë. Dhe, Selefinjte-sic e quajne veten apo Ëahabinjtë-sic I quajnë të tjerët, mbjellin përshtypje të ndryshme varësisht nga këndi prej të cilit shikohen. Por, një mbetet fakti se, predikimet e tyre janë shumë larg islamit tolerant tradicional I cili bashkëjeton në paqe me besimet e tjera në Kosovë.
Ky qytetar, I cili për shkak të ndjeshmërisë së fenomenit nuk desh të identifikohet, është vëzhgues I vëmendshëm I asaj që ndodh përreth tij.
„Kam parë persona të caktuar, sidomos të rinj të cilët manipulohen më lehtë. Ata shpeshherë nuk janë të vetdishem ne cfarë lëvizje kanë hy dhe kanë të bindur se jane pasues të islamit të vërtet. Financimi i tyre nuk është i drejtpërdrejt e as mujor, por bëhet në formë ndihmash që atyre ju thuhet “nga vëllezërit musliman“. Por, duhet ditur se këtu ekziston një hierarki dhe burimet i dinë vetëm maja e tyre prej 10-te apo 15-të vetash“.
Joshja behet ne forma te ndryshme
Duke qënë se aktivitetet e shoqatave apo individëve që promovojnë islamin mesjetar janë të kristalizuara mirë dhe shkojnë në formë bamirësie, ato s´mund të përcillen. Pagesa të konvikteve, pagesa të semestrave, punësim në internet kafe, në librari etj.(të cilave rrallëherë ju dihen burimet e financimit), janë format e yshtjes së të rinjve të cilët si shkëmbim duhet të dëshmojnë devotshmërinë e tyre duke u identifikuar me mjekra dhe pantallona të shkurtuara. Por, profesor Qazim Morina, prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Kosovë thote se:
 „Cdo lëvizje radikale në islam është e urryer. Islami është fe e cila e preferon mesataren dhe falë kësaj mestareje ai ka bashkëjetuar gjithmonë me besimet e tjera në Kosovë“.
Sipas njohësve të kësaj fushe, rryma fetare Selefij njihet si rryma më jotolerante e praktikimit të fesë islame.
„Rrymë antikombtare dhe antishtetrore”-mendon ky qytetar i Kosovës, I cili edhe nga jashtë ka arritur të kap thelbin e problemit-Sepse, nëqoftëse interesi jonë kombtar është drejtimi kah vlerat properendimore dhe drejt modernizimit të shoqerisë, ata shkojnë në të kundërtën dhe thërrasin kah lindja dhe kthimi në mesjetë. Ata kanë një tirazh edicionesh të posacme të veprave të fuqishme që i botojne, por nuk i botojnë veprat dhe dijetarët islam të cilët janë në kundërshtim me ideologjinë e tyre„.
Imam Enes Goga: “Vehabizmi ne Kosove  propagande e Serbise “
Enes Goga, njëri ndër të 700 imamët e Bashkësisë Islame të Kosoves i cili shërben në njërën nga gjamite e Pejës, nga shumëkush etiketohet si njeri ndër promotorët më të denjë të lëvizjes vehabiste. Por, ky nxënës i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë I diplomuar në Universitetin e Medinës i cili përcjell masterin në Universitetin Amerikan në Kajro, thote se një lëvizje e tillë ka ekzistuar dikur por jo edhe tani. Sipas tij, edhe në Kosovë si në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe të rajonit, fushata të tilla janë propagandë e atyre që nuk ia duan të mirën një shoqërie të caktuar, në këtë rast Kosovës.
“Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia nëpër qarqe të caktuara ndërkomtbare me ndikim propagandonte se „në Kosovë ka potencial për me pas fundamentalizëm islamik, terrorizëm islamik“. Bile, ata kanë shkuar aq larg sa të thonë se „nëse Kosova pavarësohet, do të bëhet një Taliban i ri në Evropë“. Kjo, ngaqë Serbia nuk është dorëzuar asnjëherë në luftën e saj për Kosovën. Fatkqesisht ka edhe hogjallare që prej naivitetit dhe injorancës së tyre kanë rënë në grackën e kësaj propagande. Përndryshe, në Kosove një lëvizje vehabiste nuk ekziston!“
Prof.Morina:” Nuk ekzisonte levizje vehabiste por ka perpjekje”
Nuk ekziston lëvizje, por përpjekjet e individëve nuk përjashtohen-mendon profesor Qemajl Morina, sipas të cilit
„Bashkësia Islame mban përgjegjësinë për imamët nën juridikcionin e saj. Ndërsa, shoqatat e ndryshme që janë regjistruar janë kompetencë e shtetit“.
Dhe, shteti e tha fjalen e vet kur Policia e Kosovës para dhjetë ditëve në Prizren arrestoi pesë shtetas të Kosovës. Mediat kosovare raportuan se „u arrestuan pesë vehabiste me dyshimin e bazuar për terrorizem“. Ndërkohë që Arbër Beka, zëdhënës në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Kosovës në Prishtinë thotë se:
„Deklarata zyrtare e Policisë ka qënë se:“Janë arrestuar pesë persona fillimisht me dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje“, ndërsa procedura e mëtejme varet nga hetimet.Policia nuk ka bërë arrestimin e personave për shkak se i përkasin ndonjë sekti apo besimi të caktuar, sepse është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik. 
Sido që të jetë, Policia e Kosovës në bashkëpunim  të ngushtë me qytetarët, do të angazhohet për luftimin e cdo aktiviteti që bie ndesh me ligjin“-thotë zëdhënësi Beka.
BiK:”Cdo ideologji qe synon njollosjen e imazhit te islamit dh destabilizimin e Kosove, eshte i papranueshem”
Sidoqoftë, Vahabi apo Selefij, ata që në cfarëdo mënyre manipulojnë me qytetarin e varfër dhe pasurohen në emër të islamit, do duhej të trajtoheshin nga insitucionet përkatëse dhe t´iu kontrollohen pasuritë dhe burimet financiare, sepse predikimi i ashpër, futja e përqarjes në mes të besimtarëve dhe tentimi i dirigjimit të jetës së tjetrit në emër të Zotit është një eksperiment i rrezikshëm për cdo shoqqër. Ndërsa, mesazhi i Bashkësise Islame të Kosovës është se cdo ideologji apo akt që ka për qëllim njollosjen e imazhit të islamit dhe destabilizimin e shtetit të Kosovës, është i papranueshëm. Sepse, thotë profesor Morina:
„Cdo prirje për izolim në vetvete dhe përjashtim të të tjerëve është e papranueshme për fenë islame. Cdo ekstremizëm është jetëshkurtër dhe fundi i tyre do të jetë humbja…Islami i pranon të gjitha fetë dhe ne duhet të bashkëjetojmë si të tille, sepse ekstremizmi 
mbjell urrejtje jo vetëm tek besimet e tjera por edhe në mesin e vet islamit“.

Leave A Comment

Your email address will not be published.