Date Archives June 2010

Mitrovica në Ditën Ndërkombtare të Refugjatëve

17 qershor 2010, Dojce Vele, Në qershor të vitit 1999, kur me ndërhyrjen e forcave të NATO-s mijëra shqiptarë të dëbuar me dhunë nga forcat serbe u kthyen në vatrat e veta, frika nga hakmarrja nxiti zhvendosjen e pakicaveave. 11-të vjet pas, mbi 20 mijë persona janë kthyer në Kosovë, afro 1000 prej të cilëve vetëm brënda vitit 2010-kumton Komisariati i Lartë i KB-së për Refugjatët. Ndërkohë, edhe mijëra të tjerë vazhdojnë të jetojnë si të zhvendosur në vendet e rajonit apo edhe përbrënda Kosovës. Mitrovica ende mbetet oazë të… Read More

Dhuna ndaj gruas në Kosovë me përmasa shqetësuese

16 qershor 2010, Dojce Vele, Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Kosova është burim, tranzit dhe vend i destinimit te trafikimit për femra dhe fëmijë. Nga ana tjeter, Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar Shteteve të Bashkuara  (USAID) ka ofruar mbi 180,000 dollarë per mbrojtjen e grave dhe femijeve ne Kosove. Martesa me dashuri nga e cila kanë ardhur në jetë katër fëmijë, pas 13-të vjetësh është shndërruar në një ankth të vazhdueshëm, të cilin ajo e rrëfen me dënesë. Ndërsa, objekti dy katësh nën hije bredhash është streha e përkohshme… Read More

Si jetohet në Prishtinë 11 vjet pas luftës

12 qershor 2010, Dojçe Vele. Lufta e fundit Prishtinën e la në gjendje të rëndë, me infrastrukturë dhe ekonomi të rrënuar. Megjithë përmirësimet dhe sukseset, problemet kryesore të kryeqytetit të Kosovës mbeten ndërtimet e egra dhe mbipopullimi. Parku Nacional Gërmia, një oazë gjelbërimi në verilindje të Prishtinës ku qytetarë të shumtë gjejnë frymën e ditës, njihet si mushkëritë e kryeqytetit të Kosovës. Se, edhe pse me restorante luksoze dhe pishinë, qytetarët e dinë mirë se pasuria e vërtet është ajri i pastër, rrezet e diellit dhe freskia e drurëve që… Read More

Vajzat e mbuluara në Kosovë dhe e drejta e tyre për shkollim

9 qershor 2010, Dojce Vel., “Shamia në shkollat publike-e ligjshme apo e paligjshme?”-është tema e debatit që do të mbahet sonte, në Prishtinë, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të kundërta ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila me anë të një Udhëzimi Administrativ ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla të arsimit të mesëm të lartë. Aplikimi i një udhëzimi të tillë, nxënëset e mbuluara me shami i përjashton nga shkollat.  

A ka vehabizëm në Kosovë?

3 qershor 2010, Dojce Vele, Qytetarët e Kosovës pohojnë prezencën e Ëahab-izmit në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës kundërshton ekzistimin e një lëvizjeje të tillë dhe forma të tilla radikale prishin imazhin e islamit tradicional. Kushtetuta e Kosovës garanton dhe mbron lirinë e cdo besimi, cfarëdoqofte ai. Ndërsa, Policia e Kosovës zotohet se do të luftojë individë dhe grupacione të tilla atëherë kur bien ndesh me ligjin dhe kërcënon sigurinë e qytetarëve të Kosovës.  Mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtuara është imazhi identifikues i individëve apo grupeve, të cilët… Read More