Fazli Boçolli-Falja e parë e gjakut në odën time

3 maj 2010, Dojce Vele. Dy dekada me parë, në aksionin për pajtimin e gjaqeve i cili kulmoi me tubimin te „Verrat e Llukës“ në Decan, u falën 1,275 gjaqe dhe ngatërresa ndërmjet shqiptarëve. Aksioni për pajtim është nismëtar i lëvizjes gjithëpopullore dhe zhvillimeve të metutjeshme që do të cojnë në luftën për clirim, pavarësi dhe demokraci të shtetit të Kosovës.

    

“Për shumë hesape janë ba gjaqet atëherë; për nder, per ujë, për toka…Kur jane ra n´gjak, janë fsheh nëpër farefis, apo janë mshel nëpër shpia, se s´kanë mujt me dal prej gjaksit. Tokën, ose ia kanë dhanë dikujt përgjysmë, ose ia kanë punue miqtë e jaranat, derisa janë mbledh burrat e i kanë pajtue”- është shpjegimi, që sjell plaku 74 vjeç, Nezir Lokaj, nga Vokshi për fenomenin e gjakmarrjes në Kosovë, i cili ishte shumë prezent në kohën, në të cilën jetoi ai.

Aksioni per pajtimin e gjaqeve në mënyrë kapilare u shtri në mbarë Kosovën

Mirëpo në vitet 90-të, me fillimin e proceseve demokratike në Evropë dhe në hapësirat e ish Jugosllavisë, edhe shqiptarët intensifikuan lëvizjet për zgjidhjen e qështjes kombtare në mënyrë demokratike. Si rrjedhojë fillon aksioni për pajtimin e gjaqeve, i nisur nga pesë të rinj, ish të burgosur politikö. Have Shala Gerguri ishte njera prej tyre:

Nezil Lokaj

“Dhe në shkuarjen e parë në Lumbardh ishim 18-të veta, 99 per qind prej të cilëve ishim të burgosur politikö. Dhe ishin qindra vite burgje, përvojë e vështirë me pushtetin, qindra vite punë dëshmuese se atij pushteti duhej t´i kundërviheshe. Prandaj ne s´ishim te rinj!”

 Kështu aksionit i dhanë hov profesorë, intelektualë, studentë e të rinj me në krye profesor Anton Qetën, Zekerja Canën, Don Lush Gjergjin, Xhevat Kryziun, Rexhep Bojen e figura të tjera të shquara të asaj kohe. Ndërsa vendi dhe kuvendi i pajtimit ishin “Verrat e Llukës” në Llukë të Decanit, ku mbi gjysmë milioni shqiptarö u mblodhën për të parë, se si shtrihej dora e pajtimit ndërmjet familjeve të hasmuara.

Te Verrat e Llukës brenda dite u falën 1,275 gjaqe e ngatërresa

Don Lush Gjergji është njëri ndër pjesëtarët e Komisionit të atëhershëm qendror për pajtimin e gjaqeve.

“Mbi 100 gjaqe janë fal të përgatitura, ndërsa 35 të tjera në mënyre spontane. Aty bëhej prekja e zemrës dhe e ndërgjegjes dhe njerëzit vinin e thonin: ”Dua të fal gjakun”! Me Kuvendin e madh te “Verrave të Llukes” janë falur 1,275 gjaqe e ngatërresa të ndryshme. M´kujtohet si sot, ishin dy motra, të cilat ishin përbetuar se do ta nxjerrin gjakun e vëllaut. Nuk ishin martuar kurrë dhe tashmë ishin në moshë, të lodhura e të vuajtura… Dhe njëra prej tyre i tha këto fjalë, që ishin kulmore: “Deri me sot ne si dy qyqe kemi qajtë mbi një varr. Ndërsa sot ne në këtë popull e gjetëm vëllaun”.

Don Lush Gjergji

Falje për hir të kombit, të atdheut dhe të Zotit

Ndër burrat me një fuqi të tillë ishte edhe Fazli Sokol Bucolli nga Raushiqi i Pejës, në odën e të cilit u bë falja e parë e gjakut, ndërsa ai burri i parë, që shtriu dorën e pajtimit për një ngatërresë prone të trashëguar nga të paret, e cila kishte përfunduar me vrasje të dyanshme.

“N´këtë kulle atë ditë jane falë tri gjaqe dhe brenda dy ditëve edhe gjashtë të tjera, në katund. Se thanë: Nëse ju e theni këtë akull ka me ec mbarë. Dhe për hir te kombit, për hir të atdheut e të Zotit e kemi ba këtë, se nuk asht kollaj me e fal gjakun…”thotë plaku Bucolli me sytë e përlotur.

Gjakmarrja ende e pranishme në Kosovë

Por krahas të gjitha përpjekjeve, fenomeni i gjakmarrjes në Kosove edhe më tej është prezent. Si rrjedhojö plaga thellohet, familjet izolohen, fëmijët mbahen larg shkollimit. Sipas Don Lush Gjergjit:

“Me vdekjen e pjesës dërmuese të Këshillit Qendror Organizativ, sot nuk ka as një studim të mirëfillte, ndonjö paraqitje të asaj çfarë ndodhi dhe as që merret dikush me problemin. Si pasojë nga një varr hapen dy varre!”

“Punët e mëdha të zvogëlohen-Të voglat të shuhen”

Ndërsa Have Shala njëra ndër pesë aktivistet e para të lëvizjes për pajtimin e gjaqeve me 1990 thotë se për parandalimin e fenomenit të hakmarrjes duhet të funksionojë ligji:

Have Shala- Gerguri

“Falja e gjakut nuk ka qënë modë. Falja e gjakut është gjithmonë domosdoshmëri! Do të kisha dashur që të mos ketë nevojë më të mblidhen njerëzit për të fal gjakun, por që shteti ta marrë këtë përsipër. Drejtësia të justifikojë punën e saj dhe të qetësojë shpirtin hakmarrës të njeriut, sepse edhe në pjesën më të civilizuar të Evropës, nëse krimi nuk ndëshkohet, ka për t´pas kthim vrasjesh. Ne nuk kemi qënë ndryshe nga Evropa. Rrethanat kanë qënë krejt tjetërfare”.

Në 20 vjetorin e Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve, i cili koinçidonte me 100 vjetorin e “Besëlidhjes Shqiptare”, mesazhin e njëjtë për falje e jetë në paqe e sjell qytetari Mete Neziraj, nga Lluka e Epërme:

“Të gjithë ata, që kanë ngaterresa, punët e mëdha me i ba t´vogla e t´voglat me i humb krejt, se hakmarrja s´çon askund!”

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5533484,00.html 

Leave A Comment

Your email address will not be published.