Date Archives April 2010

Handikos:”Një ambient i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë”

30 prill 2010, Dojce Vele, Sipas OBSH-së, në Kosovë jane rreth 200, 000 pesona me aftësi të kufizuar, gjendja e te cileve eshte shume larg pozites qe ju garanton Konventa Nderkombtare per te Drejtat e Njeriut. Me qëllim të vetëdijësimit të shoqërisë mbi gjendjen reale te ketyre personave projekti“Një ambient i përshtatshëm- Shoqëri për të gjithë”organizuar nga Handikos dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, po shtrihet ne 30 komuna të Kosovës.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5528476,00.html 

Shqiptarët e veriut edhe 11-të vjet pas luftës këndej Urës së Ibrit

29 prill 2010, Dojce Vele, Për shkak të dëbimit të dhunshëm gjatë luftës dhe uzurpimit të pronave nga serbët pas përfundimit të saj, rreth 10 mijë shqiptarë të Mitrovicës së veriut edhe 11-te vjet pas luftës jetojnë larg vatrave të veta nga të cilat i ndan vetëm Ura e Ibrit. Cfarë po bëhet në kthimin e tyre, në një kohë kur kthimi i të zhvendosurve të tjerë nga shtetet e rajonit është prioritet i qeverisë së Kosovës?

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5518516,00.html 

BiK kërkon edukatën fetare në sistemin e arsimit publik

25 prill 2010, Dojce Vele, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ju është drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosoves me një shkresë, me anë të së cilës kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik. Ipeshkvia e Kosovës e mbështet një kërkesë të tillë, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe pohon se nxënësit e komunitetit serb të cilët arsimohen me planprogram të Serbisë, që nga viti 2001 mësojnë lëndën e Edukatës Fetare. 
 

Ndërprerje apo përtëritje e marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën

22 prill 2010, Dojce Vele, Sindikata zvicerane UNIA kumton se që nga 1 prilli, shteti federal zviceran ka ndërprerë marrëveshjen për sigurime sociale të kosovarëve që punojnë në këtë shtet. Nga Ministria për Punë dhe Mirëqënje Sociale e Kosovës thonë se qeveria zvicerane kërkon vetëm përtëritjen e kësaj marrëveshjeje me ish-Jugosllavinë, e cila ka rënë poshtë me njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Zvicrës.


http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5502099,00.html 

Të pastrehët në “Fushën e Pajtimit”

8 prill 2010, Dojce Vele, 25 familje nga komuna të ndryshme të Kosovës tash sa vjet jetojnë në strehimoren Fusha e Pajtimit, në verilindje të Prishtinës. Vendbanimi social i ndërtuar me koncesion në këtë lokacion do duhej të ishte një zgjidhje për banorët e kësaj strehimoreje, të cilët jetojnë në kushte të rënda social. Mirëpo, sa do të jetë kjo e mundur duke pasur parasysh 1500 kërkesa për strehim të deponuara tashmë në komunën e Prishtinës?

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5451340,00.html 

Presidenti Fatmir Sejdiu pwr Pashkw nw Graqanicw

5 prill 2010, Dojce Vele, Në Kosovë u kremtuan Pashkët Katolike dhe Ortodokse.Meshat kryesore u mbajten në Katedralen “Zoja Ndihmëtare”, në Prizren si dhe në Manastirin e Decanit dhe të Gracanicës. Ndërsa, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, pasi ka përgëzuar krerët katolik dhe ortodoks për festën e tyre, ka vizituar edhe një familje serbe në Gracanicë. 

 Qifti Julia dhe Millosh Maksimovic nga Gracanica, prindër të tre fëmijëve patën rastin që në tryezën e Pashkëve ta kenë presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun; ndjenjë kjo e papërshkrueshme për nikoqiren, Julia.

„Paj, vizita e një presidenti është gjëja më e bukur që mund të përjetoj një njeri! Unë sot u njoftova me presidentin dhe  që të gjithë jemi të entuziazmuar, sepse si ne si fëmijët e kemi pritur gjatë“-flet Julia me entuziazëm, duke mbajtur në krahë foshnjën për të cilën beson një ardhmëri të mirë në Kosovë- Besoj, sepse ketu ishin edhe paraardhësit tanë. Ne s´jemi larguar prej këtu kurrë dhe të ardhmen tonë e planifikojmë në Kosovë, sigurisht!“

Dhe, vizitën e një kreu shtetror do ta dëshironte edhe Dushka, 65 vjecare, e zhvendosur përbrënda vendit, e cila megjithëse dikur i kremtonte Pashkët në pasje, sot s´mund ta nderojë kënd qoftë edhe me një vezë Pashkësh.

„Nuk kam asnjë vezë të ta dhuroj…-thotë ajo me sytë e përlotur-Unë Pashkët i përjetoj shumë vështirë, se qëprejse kam dalë nga shtëpia jam varfëruar shumë. Pashkët janë për pasanikët…Sot kam ardhe në manastir të lutem, se besoj se do t´më ndihmojë Zoti dhe presidenti. Thanë se do t´vie sot. E unë shpresoj se do t´na vizitojë edhe ne të varfërve se do të  doja t´i uroj mirëseardhje dhe t´i lutem t´na ndihmojë, bile neve që nuk punojmë askund“.

Por, megjithëse e dëshiruar vizites se presidentit Sejdiu, Dushka s´pati mundësinë të dëgjonte premtimin e presidentit Sejdiu, krahas urimit për Pashkët:

„Këtë festë mesazhesh të mira për gjithë njerëzimin. Mesazhe për paqe dhe bashkëpunim dhe atë që thuhet gjithmonë, mesazhe për mirësi dhe humanizëm. Dua t´them poashtu se kujdesi i institucioneve të vendit do t´jetë kujdes ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim etnie“.

Përderisa, per anëtarin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic, rënja e festës së Pashkëve Katolike dhe Ortodkse në të njëjtën ditë është një rast i ri për të gjithë në Kosovë.

„Do të dëshiroja që të gjithëve në Kosovë t´ua uroj Pashkët, të cilat në të njëjtën kohë i kremtojnë besimtarët katolikë dhe ortodoksë, gje e cila ndodh rrallë. Por, ndoshta ky është një fillim i ri për të gjithë qytetarët e Kosovës“.

Se Kosova, tolerancën fetare e ka traditë dhe festat e të gjitha besimeve mbeten festa popullore, Nikolla Stoshevic e ka mësuar nga paraardhësit e vet. Atë e gjejmë në oborr të Manastirit të Gracanicës, ndërsa dhurimi i vezës në shenjë miqsie është traditë shekullore:

 
„Po ta jap këtë vezë të pashkëve, sepse me faljen e vezëve apo shkëmbimin e tyre nderohen miqtë në shtëpi, fqinji fqinjin, miku mikun. Dhurohen për familje, për shëndet, për bereqet… Nesër unë me shokun shqiptar do t´shkojmë mysafir, sepse të parët na kanë mësuar se kur nuk je mirë me finjin, i kotë është daja pas shtatë malesh“-thotë Nikolla, përderisa Adnani 11-të vjec me këto vezë shumengjyrëshe ka mbushur një qese najloni plot.

„M´i kane dhanë njerëzit. Unë eci dhe i lus t´më japin vezë dhe kështu e mbush qesen plot“-rrëfen Adnani, duke nxituar drejt shtëpisë së tij. Ndërsa, e vecanta e Pashkëve në Gracanicë është orkestri rom „Devlla Band“, i cili luan për ata që Pashkët duan t´i kremtojnë me muzikë.

„Shkojmë nëpër shtëpi, nëpër fshatra rreth e rrotull dhe luajmë me orkestër mëngjes e mbrëmje. Ndërsa, njerëzit paguajne prej 2 deri në 5 euro“- shpjegon Trajqe Raqipovic, udhëheqës i orkestrit katër anëtarësh.
 
Ndërsa, mesazhi i Pashkëve Katolike dhe Ortodokse është i njëjtë: me dëshirën për largim nga mëkati, jetë në bashkëjetesë e mirëkuptim dhe ringjallje në dashurinë e Zotit.
 
„Të jemi të gjithe të gëzuar, të lumtur dhe të duhemiQë  të pranojmë tjetrin sic duam të jemi të pranuar vet“.