Date Archives December 2009

Krishtlindjet 2010 në Prishtinë

24 dhjetor 2009, Dojce Vele, Mbi 65 mijë katolikë në Kosovë po kremtojnë Krishtlindjet si një festë të jetës, dashurisë dhe e solidaritetit mes Zotit dhe njeriut. http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5054639,00.html 

Jasici dhe Gjocaj mbetur shkret qe nje dekade

23 dhjetor 2009, Radio Kosova, Krahas papunesise dhe pronave ne kontest, rikthimi i jetes ne fshatrat Jasic dhe Gjocaj vazhdon te jete sfida me e madhe per komunen e re te Junikut, e cila ne kuader te saj i ka vetem keto dy vendbanime. Per shkak te terrenit te minuar dhe infrastruktures se rrenuar, fshatrat Jasic dhe Gjocaj edhe dhjete vjet pas luftes kane ngel te boshatisura, perderisa te 65 me rreth 700 anetare vazhdojne te jetojne ne lagjen “Agim Ramadani”, ne Junik.  

Qendra Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan

17 dhjetor 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Në Qendrën Korrektuese për Femra dhe të Mitur në Lipjan, ndërkohë vuajnë dënimin 40 femra të burgosura, të denuara dhe të paraburgosura, më se 50 per qind të të cilave janë të dënuara për vrasje. Se  si trajtohen të burgosurat, në c´kushte jetojnë ato dhe sa respektohen të drejtat e tyre. http://www.dw-world.de/dw/article/0,,5029954,00.html

Puna e fëmijëve

15 dhjetor 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Gjëndja e rëndë sociale, pasojat e luftës dhe vdekja e njërit prindi dhe papunësia e prindërve, janë arsyet kryesore që cojnë tek puna e fëmijëve në Kosovë. Sipas Institutit për Politika Sociale të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti vetëm brënda gjashtë qëndrave të Kosovës jane identifikuar 223 fëmijë në punë.  

Decan: Kontesti “APIKO”

12 dhjetor 2009,  Radio Kosova, Me nje vendim arbitrar të pushtetit të dhunshëm serb, me 1997 Manastirit të Deçanit i jane falur 28 hektarë prona shoqërore nder te cilat edhe pronat e ndërmarrjes Bletare “Apiko”. Si rrjedhoje, qe nga perfundimi i luftes ne Kosove, stafi drejtues i kesaj ndermarrjeje dhe as komuna e Decanit nuk ju lejohet qasja ne kete objekt, i cili si rrjedohje qe nga perfundimi i luftes se fundit ne Ksoove ka ngelur rrenoje.  

Sa mund te luftohet trafikimi i qenieve njerezore ne Kosove?

5 dhjetor 2010, Dojce Vele, Izolimi i tepruar, gjëndja e rëndë ekonomike dhe shpresa për një jetë më të mirë, mbesin shkaku kryesor i trafikimit të femrës në Kosovë. Format e rekrutimit janë të shumëllojshme dhe përfshijnë edhe vajzat e mitura. http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4969613,00.html 

Bjeshket ne kufi me Malin e Zi

2 dhjetor 2009, Radio Kosova, Vazhdojne shqetesimet e banoreve te 13-te fshatrave te Decanit dhe te Pejes, te cilet pas venjes se tabeles paralajmeruese  nga auoritetet malazeze pese kiloemtra perbrenda kufirit te Kosoves, kercenohen me ndalimin e  shfrytezimit te bjeshkeve Zhlep dhe Eshtedim, per te cilat posedojne tapite qe nga koha e Turqise.