Vetëvrasjet si pasojë e depresionit

27 nentor 2009, Dojce Vele. Si pasojë e depresionit në Kosovë, vetëm në gjashtë mujorin e  parë të këtij viti janë shënuar 38 vetvrasje dhe 135 tentim vetvrasje. Ndërsa prej vitit 2000 në Kosove kanë kryer vetvrasje 546 persona, shkaku kryesor i të cilave është gjëndja e rëndë ekonomike dhe sociale.

Shqetësim, pagjumësi, humbje oreksi, apati e përgjithshme dhe mbyllje në vetvete – këto janë disa nga simptomat e depresionit.

Meqënëse në Kosovë deri vonë familjet ishin të mëdha dhe të harmonizuara, depresioni nuk shprehej në masë të madhe – thotë prof. dr. Sylen Vranica, neuropsikiatër. Mirëpo pas luftës, depresionet, sipas tij, janë në rritje e sipër dhe kjo vjen si pasojë e kushteve të përgjithshme që mbretërojnë momentalisht në Kosovë.

Edhe pse deri tani ka pasur mjaft paragjykime depresioni në Kosovë nuk është më një temë tabu.

Sipas të dhënave zyrtare si pasojë e depresionit vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë shënuar 38 raste vetvrasjeje dhe 135 raste tentimi për vetvrasje. Ndërsa që prej vitit 2000 në Kosovë kanë kryer vetvrasje 546 persona.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4946765,00.html 

Leave A Comment

Your email address will not be published.