Date Archives November 2009

Shtetasit e Shqipërisë në Kosovë

20 nentor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Në periudhën janar-shtator të këtij viti, në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare te Kosoves, për leje qëndrimi kanë aplikuar 224 shtetas të Shqipërisë. Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale e Kosovës ende nuk ka një evidence se sa prej këtyre qytetarëve janë në marrëdhënje pune. Ndërsa, për të kuptuar se si jetojnë qytetarët e Shqipërisë në Republikën e Kosovës dhe sa janë të integruar ata në shoqërinë kosovare, Ajete Beqiraj vizitoi një familje nga Tropoja e cila tash dhjetë vjet është shërngulur në një fshat të Decanit.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4929063,00.html 

Rritje e papunësisë në Kosovë

13 nentor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqënje Sociale, cdo vit në Kosovë dalin rreth 10 mijë krahë të rinj pune, ndërkohë që statistikat flasin për një kuotë papunësie mbi 35 per qind. Nga ana tjetër, ekonomia e Kosovës nuk ka kapacitet për të absorbuar të gjithë ata që hynë në tregun e punës dhe nëse nuk veprohet shpejt, Kosova do të përballet me rritjen e papunësisë në vend të zvogëlimit të saj.