Date Archives August 2009

Sukseset dhe sfidat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

19 gusht 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Në Kosovë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tenderuar 249 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej 600 ndërmarrjeve sa janë gjithsejt, ndërsa në fondin e privatizimit janë mbledhur mbi 400 milionë euro. Sfidë mbetet shfrytëzimi i ndërmarrjeve të privatizuara në destinacionet e parapara me marrëveshje si dhe ndarja e 20 perqindshit të shumës tek ish punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara.   http://www.dw-world.de/dw/article/0,,4586837,00.html 

Depopullimi i fshatrave shqiptare në kufi me Serbinë

Reqica në brezin kufitar Kosovë-Serbi 15 gusht 2009, Dojçe Velle. Si pasojë e trazirave të viteve të fundit të cilat përfunduan me luftën e Kosovës, fshatra të tëra në brezin kufitar me Serbinë janë boshatisur. Sfidat e banorëve të mbetur vazhdojnë… Podujeva, në verilindje të Kosovës është komunë me 92 kilometra brez kufitar. Mirëpo, të veçantën e shndërron në sfidë fakti se kjo zonë kufitare shtrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Se sfidat vazhdojnë, dëshmon arrestimi i tre banorëve të Pollatës nga policia kufitare e Serbisë në korrik të këtij viti me… Read More

Decani pret diasporen

15 gusht 2009, Radio Kosova, Me moton „Decani pret diasporen“, per nje muaj po organizohen aktivitete te ndryshme si shenje mirenjohjeje per kontributin e bashkeatdhteareve tane gjate periudhave te ndryshme te historise sone.                   

Mërgata kosovare dhe shteti i Kosovës

7 gusht 2009, Dojce Vele, Radio Kosova & Ble Sky, Republika e Kosovës ka një diasporë të fuqishme dhe numerikisht të madhe, e cila deri me tani nuk është shfrytëzuar në formë të organizuar në të mirë të zhvillimit të shtetit të Kosovës. Ndërsa formimi i një institucioni qeveritar i cili do të merrej me problemet e diasporës, do të mundësonte një lidhje më të fortë si dhe do të hapte mundësinë për tërheqjen e kapitalit të tyre në Kosovë. A është diaspora kapital i humbur apo një shpresë e… Read More

U liruan tre kosovaret e arrestuar nga policia kufitare e Serbise

3 gusht 2009, Dojce Vele, Janë liruar tre shtetasit e Kosovës, të arrestuar para 12-të ditësh nga policia kufitare serbe, rrëzë brezit kufitar Kosovë-Serbi. Sabri, Nexhip dhe Riad Dema nga fshati Pollatë i Podujevës, u arrestuan me 22 të muajit të shkuar, teksa po punonin tokat e tyre në fshatin Bellush, rrëzë brezit kufitar, Kosovë-Serbi.