Ne juglindje te Kosoves po formohet komuna e Kllokotit

Kryenegociatori i OKB-së për Kosovën,
Marti Ahtisari,

25 korrik 2009, Dojç Velle. Komuna e re e Kllokotit formohet sipas Planit të Marti Ahtisarit dhe do të shtrihet në 23 kilomtra katrorë. Në kuadër të saj do të jenë: Kllokoti, Verbovci, Gerncari dhe Mogilla me 4.500 banorë.
Sipas Planit të Ahtisarit të cilin e ka pranuar edhe qeveria e Kosovës, përveç pesë komunave ekzistuese të dominuara nga serbët, është paraparë edhe zgjerimi i komunës së Novobërdës si dhe formimi i dy komunave në Mitrovicë: asaj në jug me vendbanime shqiptare si dhe asaj në veri me vendbanime serbe: Komunat e ardhshme të banuara kryesisht me popullatë serbe do të jenë: Graçanica, Parteshi, Gjilani, Raniluku si dhe Kllokoti.

Decentralizimi sipas planit të kryenegociatori të OKB-së për Kosovën, 

Komuna e Vitisë në juglindje të Kosovës, shtrihet në rreth 290 kilometra katrorë, në 23 kilometra prej të cilave parashihet formimi i komunës së Kllokotit; aktualisht njëri ndër 43 fshatrat e Vitisë. Me bashkangjitjen e katër fshatrave të Vitisë, Kllokoti pritet të fuksionojë si komunë me vete, me 4.500 banorë prej gjithsej 70 mijë banoreve sa ka komuna e Vitisë. Kështu të paktën dikton Plani i Marti Ahtisarit, në bazë të të cilit përveç pesë komunave ekzistuese të dominuara nga serbët, zgjerimit të komunës ekzistuese të Novobërdës si dhe formimit të dy komunave në Mitrovicë: asaj në jug-me vendbanime shqiptare si dhe të asaj në veri-me vendbanime serbe, ndër komunat e ardhshme të banuara kryesisht me popullatë serbe do të jenë: Graçanica, Parteshi, Gjilani, Raniluku si dhe Kllokoti.

Sasha Mirkovic, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, është njeriu i parë që merret me përgatitjet rreth formimit të komunës së re të Kllokotit.

„Puna në procesin e decentralizimit për komunën e ardhshme të Kllokotit po rrjedh nomalisht. Ekipi përgatitor tashmë është përzgjedhur prej 35 kandiadtëve, prej tyre janë 10 serbë dhe 2 shqiptarë. Komuna e Kllokotit do të shtrihet në 23 kilomtra katrorë, në kuadër të së cilës do të jenë: Kllokoti, Verbovci, Gerncari dhe Mogilla, të banuara me 4 mijë e 500 banorë“, thotë Mirkoviç.

Subjektet politike të Vitisë kundër themelimit të komunës së Kllokotit

Subjektet politike, që veprojnë në komunën e Vitisë, kanë kundërshtuar bashkarisht procesin e decentralizimit në këtë komunë. Ndërkohë që, kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi si dhe nënkryetari i kësaj komune Sasha Mirkovic, janë të njëzëshëm që procesi i decentralizimit të mos zbatohet vetëm në komunën e Vitisë, ngase druajnë dëmtimit e klimës së mirë të bashkëjetesës.

„Sepse për komunat e tjera të cilat kanë pas probleme, ende nuk ka ndonjë marrëveshje për themelimin e komunave të reja. Procesi i decentralizimit nuk duhet të fillonte vetëm në komunën e Vitisë, siç janë marrë vesh ministri Sadri Ferati me z. Piter Feith, sepse kjo mund të shkaktojë ndonjë problem të panevojshëm.“ – thotë kryetari Arifi.

„Ne e dimë se procesi i decentralimzit duhet të implementohet në pesë komunat me shumicë serbe dhe nuk do të donim që komuna e Kllokotit të niset e vetme në këtë proces. Mua nuk do më pengonte aspak të zgjidhja problemet e bashkësisë serbe dhe asaj shqiptare në komunën amë të Vitisë, por kjo është sjellë në nivele shumë më të larta dhe ne na mbetet vetëm ta realizojmë atë.“ – thotë nënkryetari Mirkovic.

Qytetarët të ndarë rreth formimit të komunës së Kllokotit

Banorët e Mogillës, fshat i banuar me shqiptarë e serbë, e kanë kundërshtuar po ashtu formimin e komunës së Kllokotit, ndërkohë që banorët e fshatrave të tjera të Vitisë shfaqin optimizëm.

„Njëqind decentralizime le të bëhen, ata prapë kanë me qenë në Kosovë.“ – thotë Ismet Rrahmani nga fshati Verban, i cili punon në çerdhen e fëmijëve.

„Nëse qytetarët e njohin ligjin dhe shtetin e Kosovës, decentralizimi do të ndikojë në zhvillimin më të hovshëm të komunës.” – mendon Sabri Novosella, një afarist i suksesshëm. Sepse siç konkurrojmë ne ndërmarrjet mes nesh se cila po arrin më shumë kualitet, kështu do të bëjnë edhe komunat. Mirëpo, përderisa ne kemi komuna që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe aty të bëhet decentralizimi, kjo nuk është normale. Askund në botë nuk ka që një komunë të mos e njohë shtetin, në kuadër të të cilit edhe është!“

Sipas disa liderëve të serbëve të Kosovës nuk mund të bëhet fjalë për decentralizimin, i cili, sipas tyre, „do të organizohet nga institucionet jolegjitime të Kosovës“ dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në nivelin Prishtinë-Beograd, ku do të ishte e përfshirë edhe bashkësia ndërkomtbare si garantuese e këtij procesi. Të tjerë mendojnë se serbët me një insistim më të madh do mund të kishin deri në 20 komuna. Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës janë optimiste dhe besojnë se implementimi i decentralizimit në bazë të ligjit, do të ngrejë besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Planit të Marti Ahtisarit, pas tri vitesh do të bëhet një analizë mbi decentralizimin dhe në bazë të arritjeve do të vazhdohet me fuqizimin e këtij procesi.

Ajetë Beqiraj, DW
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *