40 parti garojnë për zgjedhjet në Kosovë-qytetarët të pakënaqur

15 korrik 2009, Dojçe Velle. Situata parazgjedhore – Sa të kënaqur janë banorët e Kosovës me arritjet e pushtetit aktual?
Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë do të garojnë 40 parti politike nga të gjitha etnitë që banojnë në vend.

“A e kanë merituar votën tënde partia për të cilën ke votuar?” -pyesim Nasër Uruqin, 47 vjeç, nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, të cilin e gjejmë në kullosë me 100 delet e tij-Jo, unë nuk jam i kënaqur me punën e tyre, së nuk shohin interesin e përgjithshëm të shtetit por interesat personale” – përgjigjet Naseri.

Vazhdojnë zgjedhjet paralele në Kosovë

Tanja Markovic, serbe nga Videja e Klinës, thotë: ” Për zgjedhjet e Kosovës nuk kam pasur të drejtë vote”. Ndërkohë që për zgjedhjet e Serbisë ka këtë përgjigje: ” Aaa, për partinë tonë? Patjetër së kam votuar dhe ata kanë punuar për ne aq sa kanë pas mundësi!”

Ndërsa Esma Alija, boshnjake nga Prizreni është e zhgënjyer nga të gjitha partitë: ” Sa iu përket partive politike boshnjake unë nuk jam e kënaqur asnjë fije, sepse nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Nisur nga arsimi e në të gjitha fushat e tjera, as më i vogli ndryshim nuk ka ndodhur për komunitetin boshnjak”.

Zgjedhjet e 15 nëntorit rast i mirë për të përmirësuar gabimet

Opinione të tilla dominojnë kryesisht në mesin e komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Por data e zgjedhjeve të reja është vetëm disa muaj larg; një rast i mirë ky për partitë dhë elektoratin për të përmirësuar gabimet.Ismet Rrahmani nga fshati Verban i Vitisë, do t´ia japë këtë shanc vetes dhë të tjerëve: “Po kismet do të votoj! Ja kemi borxh shtetit dhe shoqërisë!”

Velibor Trajkovic, serb nga fshati Bostan i Novoberdës thotë: “Politika nuk ka fund. Ndërsa unë, kudo që të jetoj do të respektoj institucionet e atij vendi”.

Zgjedhjet janë një shanc i ri edhe për serbët e Kosovës

Zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë një shanc i ri edhe për serbët ë Kosovës që më në fund të kthejnë kokën nga Kosova, pjesë e së cilës edhe janë. Të paktën këtë do t´ua sugjeronte përfaqësuësi i Zyrës Civilë Ndërkombtarë Peter Faith, i cili u pronocua për mikrofonin e DW-së: ” Ne nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë dhe me zhvillimin e zgjedhjeve komunale, në bazë të rëzultatit ne do të mund ta zgjidhim probleim”, tha Faith

Komisioni qëndror i zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur së në zgjedhjet lokale në Kosovë do të garojnë 40 parti politike, ndër të cilat 19 parti shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 romë, 2 parti politike ashkaliane dhe 1 parti malazeze.

Ajetë Shaban Beqiraj, DW
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *