Date Archives July 2009

Të kthyer në “Lagjen Kolonia” ne Gjakovë

31 korrik 2009, Dojce Veke & Blue Sky, Kuvendi Komunal i Gjakovës, e mbështetur nga Ministria e Kthimit dhe Caritas-i zviceran, së shpejti do të zgjidh problemin e banimit për 120 familje rome, egjiptase dhe ashkalinjë, të cilët nga vise të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në një lagje perfierike të Gjakovës. Ndërkohë, të tjerë vazhdojnë të kthehen nga kampe refugjatësh të Malit të Zi.

 

Ne juglindje te Kosoves po formohet komuna e Kllokotit

Kryenegociatori i OKB-së për Kosovën,
Marti Ahtisari,

25 korrik 2009, Dojç Velle. Komuna e re e Kllokotit formohet sipas Planit të Marti Ahtisarit dhe do të shtrihet në 23 kilomtra katrorë. Në kuadër të saj do të jenë: Kllokoti, Verbovci, Gerncari dhe Mogilla me 4.500 banorë.
Sipas Planit të Ahtisarit të cilin e ka pranuar edhe qeveria e Kosovës, përveç pesë komunave ekzistuese të dominuara nga serbët, është paraparë edhe zgjerimi i komunës së Novobërdës si dhe formimi i dy komunave në Mitrovicë: asaj në jug me vendbanime shqiptare si dhe asaj në veri me vendbanime serbe: Komunat e ardhshme të banuara kryesisht me popullatë serbe do të jenë: Graçanica, Parteshi, Gjilani, Raniluku si dhe Kllokoti.

Decentralizimi sipas planit të kryenegociatori të OKB-së për Kosovën, 

Komuna e Vitisë në juglindje të Kosovës, shtrihet në rreth 290 kilometra katrorë, në 23 kilometra prej të cilave parashihet formimi i komunës së Kllokotit; aktualisht njëri ndër 43 fshatrat e Vitisë. Me bashkangjitjen e katër fshatrave të Vitisë, Kllokoti pritet të fuksionojë si komunë me vete, me 4.500 banorë prej gjithsej 70 mijë banoreve sa ka komuna e Vitisë. Kështu të paktën dikton Plani i Marti Ahtisarit, në bazë të të cilit përveç pesë komunave ekzistuese të dominuara nga serbët, zgjerimit të komunës ekzistuese të Novobërdës si dhe formimit të dy komunave në Mitrovicë: asaj në jug-me vendbanime shqiptare si dhe të asaj në veri-me vendbanime serbe, ndër komunat e ardhshme të banuara kryesisht me popullatë serbe do të jenë: Graçanica, Parteshi, Gjilani, Raniluku si dhe Kllokoti.

Sasha Mirkovic, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, është njeriu i parë që merret me përgatitjet rreth formimit të komunës së re të Kllokotit.

„Puna në procesin e decentralizimit për komunën e ardhshme të Kllokotit po rrjedh nomalisht. Ekipi përgatitor tashmë është përzgjedhur prej 35 kandiadtëve, prej tyre janë 10 serbë dhe 2 shqiptarë. Komuna e Kllokotit do të shtrihet në 23 kilomtra katrorë, në kuadër të së cilës do të jenë: Kllokoti, Verbovci, Gerncari dhe Mogilla, të banuara me 4 mijë e 500 banorë“, thotë Mirkoviç.

Subjektet politike të Vitisë kundër themelimit të komunës së Kllokotit

Subjektet politike, që veprojnë në komunën e Vitisë, kanë kundërshtuar bashkarisht procesin e decentralizimit në këtë komunë. Ndërkohë që, kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi si dhe nënkryetari i kësaj komune Sasha Mirkovic, janë të njëzëshëm që procesi i decentralizimit të mos zbatohet vetëm në komunën e Vitisë, ngase druajnë dëmtimit e klimës së mirë të bashkëjetesës.

„Sepse për komunat e tjera të cilat kanë pas probleme, ende nuk ka ndonjë marrëveshje për themelimin e komunave të reja. Procesi i decentralizimit nuk duhet të fillonte vetëm në komunën e Vitisë, siç janë marrë vesh ministri Sadri Ferati me z. Piter Feith, sepse kjo mund të shkaktojë ndonjë problem të panevojshëm.“ – thotë kryetari Arifi.

„Ne e dimë se procesi i decentralimzit duhet të implementohet në pesë komunat me shumicë serbe dhe nuk do të donim që komuna e Kllokotit të niset e vetme në këtë proces. Mua nuk do më pengonte aspak të zgjidhja problemet e bashkësisë serbe dhe asaj shqiptare në komunën amë të Vitisë, por kjo është sjellë në nivele shumë më të larta dhe ne na mbetet vetëm ta realizojmë atë.“ – thotë nënkryetari Mirkovic.

Qytetarët të ndarë rreth formimit të komunës së Kllokotit

Banorët e Mogillës, fshat i banuar me shqiptarë e serbë, e kanë kundërshtuar po ashtu formimin e komunës së Kllokotit, ndërkohë që banorët e fshatrave të tjera të Vitisë shfaqin optimizëm.

„Njëqind decentralizime le të bëhen, ata prapë kanë me qenë në Kosovë.“ – thotë Ismet Rrahmani nga fshati Verban, i cili punon në çerdhen e fëmijëve.

„Nëse qytetarët e njohin ligjin dhe shtetin e Kosovës, decentralizimi do të ndikojë në zhvillimin më të hovshëm të komunës.” – mendon Sabri Novosella, një afarist i suksesshëm. Sepse siç konkurrojmë ne ndërmarrjet mes nesh se cila po arrin më shumë kualitet, kështu do të bëjnë edhe komunat. Mirëpo, përderisa ne kemi komuna që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe aty të bëhet decentralizimi, kjo nuk është normale. Askund në botë nuk ka që një komunë të mos e njohë shtetin, në kuadër të të cilit edhe është!“

Sipas disa liderëve të serbëve të Kosovës nuk mund të bëhet fjalë për decentralizimin, i cili, sipas tyre, „do të organizohet nga institucionet jolegjitime të Kosovës“ dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet në nivelin Prishtinë-Beograd, ku do të ishte e përfshirë edhe bashkësia ndërkomtbare si garantuese e këtij procesi. Të tjerë mendojnë se serbët me një insistim më të madh do mund të kishin deri në 20 komuna. Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës janë optimiste dhe besojnë se implementimi i decentralizimit në bazë të ligjit, do të ngrejë besimin e qytetarëve në shtetin e Kosovës dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Planit të Marti Ahtisarit, pas tri vitesh do të bëhet një analizë mbi decentralizimin dhe në bazë të arritjeve do të vazhdohet me fuqizimin e këtij procesi.

Ajetë Beqiraj, DW

Identifikohen rastet e para te Gripit te Derrit edhe ne Kosovë

24 korrik 2009, Dojce Vele, Instituti Kombtar i Shëndetit Publik në Kosove, ka identifikuar tri raste kontakti pa shenja klinike të gripit AH1N1. Lajmin e ka konfirmuar për Dojce Vele-n edhe Faik Hoti, Drejtor i Departamentit për Komunikim në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.
 

 

 

Mjedisi në Kosovë

20 korrik 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Sipas Qendrës Rajonale të Mjedisit(REC) për Evropen Qendrore dhe Juglindore-Zyra në Prishtinë, vetëm 60 per qind e popullatës në Kosovë kanë qasje në ujw tw sigurt tw pijes , vetëm 50 per qind kanë qasje në sistemin e largimit të mbeturinave dhe në Kosovë ende nuk ka ndonjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Nga ana tjetër, kontejerët dhe deponitë e mbeturinave për shumë familje kosovare janë shndërruar në burim ekzistence.

 „Jetoj nga mbeturinat!“


Ky është një refren i cili dwgjohet shpeshherw. Një realitetet i hidhur i shtetit të ri të Kosovës, në të cilin papunësia e varfëria janë përherë në rritje. Ndërsa, përgjigje si të Sulejman Sefës nga Gjakova, hasim në cdo qendër të Kosovës.

“Pa punë pa kurrgja hic…S´kemi! Jetojmë nga mbeturinat!”

Dhe, një mjedis i ndotur jo vetëm e prish imazhin e Kosovës, por është një problem jetik i cili kërcënon në vazhdimësi shëndetin e popullatës-thotë Zeqir Veselaj, drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Zyra në Prishtinë, sipas të cilit krahas Korporatës Energjetike të Kosovës dhe minierës së Trepqës, si ndotëse të trashëguara nga e kaluara, problem tjetër ishte importi nga jashtë.

“Bum” i makinave nga jashtw

“Jemi dëshmitarë se pas luftës patëm një “Bum” të makinave të sjella nga perëndimi, shumica absolute e të cilave ishin të vjetra, ishin dizel që prodhonin ndotje ekstra dhe kur i shtohet kësaj edhe cilësia shumë dobët e rrugëve, atëherë pas KEK-ut, sektori i transportit është shndërruar në numrin 2 të ndotjes në Kosovë.“, thotw drejtori Veselaj.

Ndërsa, në asnjërën prej qeverive të deritashme, qoftë lokale apo qendrore, mbrojtja e mjedisit nuk ka qënë prioritet-thotë z.Veselaj. „Në bazë të informatave që kam, buxheti i Ministrisë së Mjedisit është tre milionë euro. Tash, llogaritni cka mund të bëhet me tre milione euro, në një shtet në të cilin vetëm 60 per qind e popullatës kanë qasje në ujë të pijshëm, ku vetëm rreth 50 për qind e popullatës kanë qasje në sistem të mbeturinave dhe ku nuk ka asnjë impiant për trajtim të ujërave të zeza, përvec njërit në Skenderaj I cili ende s´ka hyrë në funksion. E kuptoj se janë shumë probleme para mjedisit. Por, do të vijë koha që të tjerët të na imponojnë që ajo të ngritet në prioritete.“

Ne lufte per ekzistence rrezikojne shendetin 

Nga ana tjetër, nga riciklimi I këtyre mbeturinave jetojnë shumë familje në Kosovë.

„Mbeturinat jane duke u ricikluar edhe pa impiante. Po t´iu hysh kontejereve tone, nuk gjen kanace alumini, se po i riciklojne vet qytetaret, po i marrin dhe po i shesin. Do te thote, eksporti me i madh i Kosoves sot llogaritet te jene mbeturinat e metalit qe shkojne ne Maqedoni“, htoe drejtori Veselaj.

Dhe te tille ka shume, thote Kapllan Hyseni, perfaqesues I nje lagjeje rome, i cili e sheh perdite këtë realitet:“Dalin shpurdhin nëpër mbeturina, mbledhin llastra, letra, qese plastike…Mund të të them lirisht se, po të hysh në cdo shtëpi gjen plot oborrin me gjithëfarë sendesh prej të cilave e sigurojnë ekzistencën.”

Pastro oborrin dhe mbeturinat ne rruge?

 Vetwm atwherw kur tw fillojmw ta trajtojmë Kosovën si shtëpinë tonë,  situata do të përmirësohet, mendon drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit(REC), Zeqir Veselaj.
Ndërsa, kjo mund të arrihet me formimin e kësaj shprehie tek gjeneratat e reja-mendon qytetari Curr Mazrekaj nga Dranoci, sipas të cilit “në vend se të pastrojmë oborrin dhe te hedhim berllokun te dera, duhet që nga shkollat të krijohet një dicipilinë për ruajtje të ambientit“.

Shtëpi për 29 familje në Novobërdë

Komuna e Novobërdës

16 korrik 2019, Dojçe Velle. Së shpejti do të zgjidhet çështja e banimit për 29 familje shqiptare, serbe dhe rome të komunës së Novobërdës. Projekti gjysmëmilionësh do të financohet nga qeveria e Kosovës.

Një tatëpjetë zigzage në fshatin Bostan, çon në lagjen me baraka e shtëpi me qerpiç në të cilat jetojnë 13 familje rome në kushte të rënda sociale.

” Këtu ka familje me shtatë-tetë anëtarë që jetojnë në një dhomë. Atë dhomë e kanë banjo, kuzhinë e dhomë për fjetje. Pothuaj të gjithë jetojnë nga ndihma sociale, plastika e hekurat që shesin” -shpjegon Naser Jashari, përfaqësues i këtyre familjeve.

Në një oborr të vogël në të cilin vlojnë fëmijë të palarë e të veshur keq, gjejmë një grua të re teksa nxjerr ujë nga pusi.  ” Jetojmë më mënyrë katastrofale, shtëpia vec kur t´na rrëzohet. Kam pese fëmijë të vegjël! Ujin po e nxjerrim me kazanë. Se cfarë uji po pimë, a e sheh? Fëmijët i kemi më shumë të sëmurë se shëndoshë”-rrëfen Afërdita Jashari, nënë e pesë fëmijëve.

” Jetoj në një dhomë tre me katër. Kallabllëk, pa ujë, pa banjë, pa kushte”- thotë Selver Jashari, 25 vjeç, baba I dy femijëve.

Në fshatrat Bostan dhe Llabjan janë gjithësejt 29 familje të cilat jetojnë në kushte të vështira banimi. Por, tani komuna ka zgjidhje, thotë kryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri: ” Kërkesa jonë gëzon mirëkuptimin e qeverisë, kështu që qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për ndërtimin e 29 shtëpive. Në fshatin Bostan do të jenë 13 shtëpi për familje rome, 8 për familje shqiptare dhe 8 për familje serbe. Që do të thotë se 77 banorëve të fshatit Bostan, nga gjithsej 263 banorë, do t´u regullohet çëshjta e banimit”- shpjegon kryetari Ymeri.

Njeri përfituesit e fshatit Bostan, do të jetë edhe serbi 70 vjecar, Velibor trajkovic: ” Unë dua të falenderoj së pari komunën që më ka propozuar, por edhe qeverinë e Kosovës e cila ka ndarë buxhetin. Sepse, nuk është pak që vetëm në territorin e komunës sonë të ndërtohen 29 shtepi. Dhe une jam shumë mirënjohës sepse kjo shtëpi do të jetë një lehtësim I madh në jetën time”.

Ramiz Jashari 29 vjecar është baba I pesë fëmijëve: ” Vallahi mos pyet! Vec ishalla na bahet qekjo shpi, se me fmi në një dhomë, pa banjo pa kurrgja…!”

Përfaqësuesi Naser Jashari drejtohet me lutjen për shpejtimin e punimeve para se të fillojë moti I ftohtë: ” Se ka familje që i kanë shtëpite e vjetra dhe ato shtëpi duhet të prishen. E tash,edhe nëse rrinë jashtë për pak kohë, moti është i nxehtë” – thotë ai.

Projektin multietnik për ndërtimin e 29 shtëpive për shqiptarët, serbët dhe romët e Novobërdës do ta financojë qeveria e Kosovës. Projekti prej 500.000 euro do të udhëhiqet nga Ministria e Shërbimeve Publike, 465.542 euro do të mbulohen nga qeveria e Kosovës, 74.809 euro nga qeveria norvegjeze dhe 3.000 euro nga Kuvendi Komunal i Novobërdës.

Ajetë Shaban Beqiraj, DW

40 parti garojnë për zgjedhjet në Kosovë-qytetarët të pakënaqur

15 korrik 2009, Dojçe Velle. Situata parazgjedhore – Sa të kënaqur janë banorët e Kosovës me arritjet e pushtetit aktual?
Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor, në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë do të garojnë 40 parti politike nga të gjitha etnitë që banojnë në vend.

“A e kanë merituar votën tënde partia për të cilën ke votuar?” -pyesim Nasër Uruqin, 47 vjeç, nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, të cilin e gjejmë në kullosë me 100 delet e tij-Jo, unë nuk jam i kënaqur me punën e tyre, së nuk shohin interesin e përgjithshëm të shtetit por interesat personale” – përgjigjet Naseri.

Vazhdojnë zgjedhjet paralele në Kosovë

Tanja Markovic, serbe nga Videja e Klinës, thotë: ” Për zgjedhjet e Kosovës nuk kam pasur të drejtë vote”. Ndërkohë që për zgjedhjet e Serbisë ka këtë përgjigje: ” Aaa, për partinë tonë? Patjetër së kam votuar dhe ata kanë punuar për ne aq sa kanë pas mundësi!”

Ndërsa Esma Alija, boshnjake nga Prizreni është e zhgënjyer nga të gjitha partitë: ” Sa iu përket partive politike boshnjake unë nuk jam e kënaqur asnjë fije, sepse nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Nisur nga arsimi e në të gjitha fushat e tjera, as më i vogli ndryshim nuk ka ndodhur për komunitetin boshnjak”.

Zgjedhjet e 15 nëntorit rast i mirë për të përmirësuar gabimet

Opinione të tilla dominojnë kryesisht në mesin e komuniteteve të ndryshme në Kosovë. Por data e zgjedhjeve të reja është vetëm disa muaj larg; një rast i mirë ky për partitë dhë elektoratin për të përmirësuar gabimet.Ismet Rrahmani nga fshati Verban i Vitisë, do t´ia japë këtë shanc vetes dhë të tjerëve: “Po kismet do të votoj! Ja kemi borxh shtetit dhe shoqërisë!”

Velibor Trajkovic, serb nga fshati Bostan i Novoberdës thotë: “Politika nuk ka fund. Ndërsa unë, kudo që të jetoj do të respektoj institucionet e atij vendi”.

Zgjedhjet janë një shanc i ri edhe për serbët e Kosovës

Zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë një shanc i ri edhe për serbët ë Kosovës që më në fund të kthejnë kokën nga Kosova, pjesë e së cilës edhe janë. Të paktën këtë do t´ua sugjeronte përfaqësuësi i Zyrës Civilë Ndërkombtarë Peter Faith, i cili u pronocua për mikrofonin e DW-së: ” Ne nuk i njohim strukturat paralele në Kosovë dhe me zhvillimin e zgjedhjeve komunale, në bazë të rëzultatit ne do të mund ta zgjidhim probleim”, tha Faith

Komisioni qëndror i zgjedhjeve tashmë ka bërë të ditur së në zgjedhjet lokale në Kosovë do të garojnë 40 parti politike, ndër të cilat 19 parti shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 romë, 2 parti politike ashkaliane dhe 1 parti malazeze.

Ajetë Shaban Beqiraj, DW

Solana: “Zhvillime të dukshme që nga pavarësia e Kosovës”

 

Kryediplomati evropian, Havier Solana

15 korrik 2009, Dojçe Velle. Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana tha se përkrah zhvillimeve të dukshme, Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për ngritjen e ekonomisë dhe të plotësojë kushtet teknike për liberalizimin e vizave.
Shefi për politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana, tha në Prishtinë se Kosova që nga shpallja e pavaresisë ka arritur një zhvillim të dukshëm: ” Mirëpo, kjo nuk do të thotë se tash duhet të flini. Sepse, keni

obligim të punoni dhe të ndërtoni ekonominë, demokracinë si dhe të përballeni me sifdat me të cilat duhet të ballafaqohemi bashkarisht, sic është kriza ekonomike. Ju e dini se keni ndihmën dhe bashkëpunimin e Bashkimit Evropian, qoftë nëpërmjet EULEKS-it apo agjencive të ndryshme të cilat bashkëpunojnë me qeverinë duke tentuar t´i ndihmojne njerëzit. Sepse, fundja, kjo është për të mirën e popullit të Kosovës”.

Presidenti Sejdiu rikonfirmoi vizionin e Kosoves per ecje drejt BE-se

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se e ka informuar Solanën për të arritjet e Kosovës që nga periudha e administrimit të përbashkët me Kombet e Bashkuara. Presidenti Sejdiu falenderoi po ashtu Bashkimin Evropian për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe rikonfirmoi vizionin e Kosovës për ecje drejt BE-së dhe NATO-s: “Me këtë qasje ne do të vazhdojmë për të marrë rolin e rëndësishëm të partneritetit në bashkëpunim me vendet fqinje por edhe me vende të tjera, për të qënë një ditë antarë të Bashkimit Evropian”.

Ndërsa sipas kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, Kosova ka arritur progresin e vlerësuar nga të gjithë për ndërtimin e një shteti demokratik, multientik dhe me perspektive të sigurtë evropiane: ” Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë shumë ngushtë edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombtarë në Kosovë, në mënyrë që t´i rrisim sukseset. Ndërsa vetë vizita e zotit Solana në Prishtinë dhe në rajon është inkurajim i ri për ne.”

Solana:”Ne po punojme ne perafrimin e shteteve te rajonit me Bashkimin Evropian”

Vizita e shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana vjen në vazhdën e vizitave të bëra në shtetet e rajonit. Prandaj ai jep një mesazh nga Prishtina: ” Roli për stabilitetin duhet të luhet nga të gjithë Ne dëshirojmë që vendet e rajonit t´i afrohen gjithnjë e më shumë Bashkimit Evropian, sepse ky është qëllimi dhe në atë drejtim po punojmë. Të jeni të sigurtë se në atë drejtim po punoj edhe unë”.

Kryediplomati Javier Solana, megjithëse e bëri të qartë perspektivën evropiane për Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, theksoi se Kosova nuk mund të përfshihet në liberalizimin e vizave deri sa nuk plotëson kushtet teknike që kërkohen nga BE-ja, kushte të cilat sipas tij i kanë plotësuar vetëm 3 vende të rajonit.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Javier Solana, para Kosovës qëndroi në Bosnjë, Serbi dhe Maqedoni ndërsa gjatë së mërkurës do të vizitojë Malin e Zi.

Ajetë Shaban Beqiraj, DW

Sa jane te kenaqur kosovaret me punen e pushtetit lokal

15 korrik 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove do të garojnë 40 parti politike, nder te cilat 19 parti politike shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 rome, 2 parti politike ashkaliane si dhe 1 parti malazeze. Por, sa jane te kenaqur banoret e Kosoves me te arriturat e pushtetit te deritanishem, sa eshte interesimi per dalje ne zgjedhje dhe cilat jane te priturat e elektoratit nga partite te cilave do t´ua besojne voten?





 

Solana ne Prishtine: Krahas progresit Kosova nuk duhet fjetur

15 korrik 2009, Dojce Vele, Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana konfirmoi në Prishtinë se Kosova duhet të plotësojë kushtet teknike për liberalizimin e vizave. Solana tha se, krahas sukseseve te arritura pas shpalljes së pavarësisë angazhimet e institucioneve të Kosovës duhet të vazhdojne ndërsa prezenca ushtarake dhe politike e BE-së nuk nënkupton kontrollin e vendit.