Date Archives June 2009

Rrugëtimi i Grupit Folklorik “Dervish Shaqa” nga Decani

27 qershor 2009, Radio Kosova, Grupi folklorik “ Dervish Shaqa” ne Decan, me 15 rapsodë dhe instrumentalistë të spikatur, i ka mbetur besnik kultivimit të folklorit burimor te Rrafshit te Dukagjinit. Ai prezanton denjsisht Decanin, duke mos u kthyer pa shperblime nga asnje Festival Mbarekombtar i Folkorit qe mbahet perbrenda dhe jashte Kosoves.

Reportazh nga Novoberda

24 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Komuna e Novoberdes, e banuar me popullsi shqiptare dhe serbe, eshte nder komunat e rralla ne te cilen pas luftes se fundit ne Kosove, vazhdon bashkejetesa. Papunesia dhe shperngulja jane probleme te vazhdueshme. Sfida e radhes do te jete procesi I decentralizimit. Ndersa, strukturat paralele megjithese ekzistojne, nuk perfillen nga vet komuniteti serb.

 

Gjilan: A e afron decentralizimi pushtetin prane qytetarit?

22 qershor 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Qeveria e Kosoves eshte e perkushtuar te realizoje ne praktike procesin e decentralizimit, i cili vjen si kerkese e Pakos te Ahtisarit.Qytetit te Gjilanit me kete rast i shkeputen nente fshatra dhe i bashkangjiten komunes se Novoberdes. Banoret shqiptare me protesta dhe peticione kundershtojne shkeputjen nga Gjilani per faktin se ju largohen sherbimet me dhjetera kilometra. Nderkohe qe banoret serb, megjithese duan te mbesin pjese e Gjilanit, jane me pak te zeshem ne kundershtimin e ketij procesi.

 

Depopullimi i Rugovës dhe iniciativat për kthimin e popullatës në vatrat e veta

18 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Debimi masiv I popullatës me 1999, si dhe djegja dhe rrënimi I vendbanimeve nga forcat policore e paramilitare serbe në Kosovë, që atëherë ka pamundësuar kthimin e banorëve në 13-të fshatrat e Rugovës. Dhjetë vjet pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s, në Kosovë, Ajete Beqiraj vizitoi njërin nga këto fshatra për të parë nga afër gjëndjen aktuale.

 

Sa është i kënaqur elektorati me punën e të votuarve të vet

15 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove do të garojnë 40 parti politike, nder te cilat 19 parti politike shqiptare, 6 serbe, 7 parti politike boshnjake, 1 turke, 1 gorane, 1 egjiptase, 1 rome, 2 parti politike ashkaliane, 1 parti malazeze. Por, sa jane te kenaqur banoret e Kosoves me te arriturat e pushtetit te deritanishem, sa eshte interesimi per dalje ne zgjedhje dhe cilat jane te priturat e elektoratit nga partite te cilave do t´ua besojne voten?


Pak shance pune në Kosovë

Komuna e Gjilanit
Papunësi në Kosovë

12 qershor 2009, Dojçe Velle. Në Kosovë, ekonomia e shkatërruar nga lufta dhe privatizimi i ndërmarrjeve, kanë ndikuar në rritjen e papunësisë. Në Gjilan, njëra ndër shtatë qendrat rajonale të Kosovës perqindja e papunësisë në mbi 50 per qind
Dita që zgjodhëm për të vizituar komunën e Gjilanit, ishte e vranët e me shi. Por, kjo nuk na pengoi të ecim tutje për të parë nga afër, si jetohet atje. Rrugët janë të lagura. Natyra e zymtë. Një zymtësi, jo fort larg fytyrave të njerëzve, të cilët megjithëse dhanë shumë për një Kosovë ndryshe, fryti iu qëndron larg duarve.

Në dalje të Prishtinës në fshatin Mramur, Muharrem dhe Esat Gashin i gjejmë në punëtorinë e tyre. Ata sjellin brengat e rreth 2,000 banorëve të fshatit të tyre, brenga, paksa të pazakonshme për një fshat i cili nuk është më larg se 7 kilometra vijë ajrore nga kryeqyteti. „Jetohet, deri diku…Probleme me tatimin, me rrymën të cilat nuk të lënë të ecësh përpara. Veç sa për ekzistencë…,“ – thotë Muhameti. „Sikur të kisha rrymë non-stop, edhe dy punëtorë do t´i punësoja. Por, tash as jam për vete as për të tjerët. Më herët kishim vetëm nga 2 orë rrymë në ditë. E tash, ndodh t´më mbetet kerri n´lift me nga tri orë, vetëm për dhjetë minuta punë,” shton vëllai Esati, të cilin në ambientin ku jeton e pengon papastërtia, moszgjidhja e çështjes së kanalizimit, si dhe mungesa e qasjes në rrjetet televizive vendore. “Se, jemi shumë prapa sa i përket këtyre çështjeve. Është mëkat! Fëmija im sot kqyr veç programe gjermane, se s´ka ku tjetër? S´kam as unë!“

Drejt Gjilanit, komunë në juglindje të Kosovës, na çon një rrugë e rrethuar me peisazhe të mrekullueshme. Stacioni ynë i parë është fshati Pasjak në periferi të qytetit, tek një grumbull burrash që po shtrojnë kalldrëm. Burra të pa punë prej moshës 20 deri në 40 vjeç, të cilët dëshmojnë vazhdimësinë e peripecive të brezit të tyre, dëshmitarë të dhimbjeve e sakrificave të mëdha. Nexhat Mehmeti 40 vjeçar, baba i katër femijeve, para luftës punonte si komercialist në therrtore. “Tash po rrimë n´shpi! Nuk e di as qysh po rrnojmë. Për bukë s´ka vdek kurrkush, ama ekzistojmë, me shumë vështirësi,”-thotë Nexhati. “Unë punoj…Kurrgja hiç, valla! Për momentin me njëfarë bageri punoj me një kojshi dhe një nip. Kur ka punë, punoj, kur s´ka, rri qeshtu. E ndihmë prej kërkujt s´kemi,”- shton Njazi Ibrahimi 39 vjeçar, i papune dhe baba i katër fëmijëve.

Këtu dallon vetëm fati i Ali Behlulit, 67 vjeç, i cili për 25 vjet ka punuar në Braunschwajg të Gjermanisë dhe tashmë merr pensionin prej 500 eurosh. Dhe prandaj, dëshirat e tij janë më ndryshe se të bashkëfshatarëve të tij! “Shkolla na u ka vjetru, e kisha dashtë me na mbaru një shkollë, këtu n´Pasjak,” -shprehet Aliu. Me na maru t´re qysh po i mbarojnë gjithkah, se dhe neve na takon. Me pas edhe ambulancën ish konë mirë, n´paqin mundsi…Edhe parkun me na rregullu qaty kah lujnë fëmijët.”

Kryesuesi i Kuvendit të Klinës, Bujar Nevzati, sjell arsyet e kësaj papunësie, shkalla e së cilës nuk dallon nga ajo e komunave të tjera në Kosovë. „Pas marrjes së autonomisë së Kosovës nga qeveria e Serbisë është shkatërruar ekonomia dhe në Fabrikën e Tekstilit, të Duhanit e të Baterive ku kanë punuar rreth 20 mijë punëtorë, pas luftës punojnë vetëm 20 për qind ne Fabrikën e Radiatoreve, ngaqë janë privatizuar. Mirëpo, qytetarët e Gjilanit me privatizim nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje të problemit të papunësisë, sepse ndërmarrjet kanë mbetur të mbyllura, gërmadha apo kanë fillu me punu me një kapacitet dhjetë per qind në krahasim me kohën para viteve 90-të“.

E gjilanasit kërkojnë të paktën një të ardhme për pasardhësit e vet! „Me na u hap puna për djem, se po e shihni edhe vet, djemtë e ri po bredhin poshtë e lart. Unë nuk them se nuk ka punu qeveria veç, ama sa duhet jo!”-thotë Aliu. „Motër, unë i kam 40 vjet. Por, ka ma t´ri se unë. Bile ata le t´mbërrinë diçka. Le t´iu mundësohet punësimi. Neve na shkoi jeta kështu, herë mbi udhë e herë nën udhë, e kapërcyem diqysh. Veç, djali jem të mbërrijë një ditë ma t´mirë, djali i këtij e i tjetrit…Për ata të ketë shpresë se kanë me pas diçka,“- thotë Njaziu.

Dhe, sikur kjo të mos mjaftonte, banorët e Pasjakut gjenden para një sfide tjetër: procesit të decentralizimit. Të 850 banorët e këtij fshati e kundërshtuan me një peticion bashkangjitjen me komunën e Novo Bërdës, e cila është larg rreth 30 kileomtra nga Pasjaku, për dallim nga komuna e Gjilanit prej të cilës i ndajnë vetëm tri kilometra.

Ajetë Shaban Beqiraj, DW

Ministri Limaj: Rruga Decan Plave nder projektet e vitit te ardhshem

12 qershor 2009, Radio Kosova & Blue Sky, “Ne Dukagjin jane investuar rreth 20 milione euro, ndersa rruga ndershtetrore Decan-Plave vazhdon te jete nder prioritetet e qeverise se Kosoves e cila shpresojme se do te radhitet nder projektet e vitit te arfdhshem”- deklaroi ministri i Transportit dhe Postetelekomunikacionit, Fatmir Limaj, me rastin e perurimit te rruges Irzniq-Ratish te komunes se Decanit. 
 
 
 
 
 
 

 

Klinë: Forca të ndryshme përbrënda bashkësisë serbe

12 qershor 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Klina eshte nder komunat e para ne te cilat ka filuar kthimi. Ne qytett dhe ne shtate fshatra ku jetonin serbet, tashme ka mbi 900 te kthyer. Ata kane levizje te lire dhe komuna ka qasje ne te gjitha vendet ku ka te kthyer. Mirepo, krahas papunesie e cila vazhdonte mabje familetj e ndara Kosove-Serbi, papunesise se madhe ne Kosove dhe mudnesise se te qenit ne amrrdhnje pune vetem duke qene te apguar nga isnitucinet e Serbise, ndikon ne ndarjen ne dy grupe te bashkesise serbe. Fshati Videje i Klines nuk eshte i vetmi ne te cili n verhen keto dukuri.

 

Reportazh nga Gjilani

11 qershor 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Ne Gjilan, njera nder shtate qendrat rajonale te Kosoves, e cila synon te jete nje qender e rendesishme e trekendeshit kufitar Kosove Maqedoni-Serbi, ekonomia e shkaterruar nga lufta dhe privatizimi i ndermarrjeve te cilat nuk mbulojne as 10 perqindshiun e kapaciteti te prodhimit, kane ndikuar ne rritjen enorme të papunesisë. Ndërsa, sfidë e radhës është procesi i decentralizimit.