Biden:”Rast për fillimin e ndryshimit të dinamikave në rajon”

21 maj 2009, Dojçe Velle. Nënpresidenti amerikan, Joseph Biden sot pasdite ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, ku është pritur nga Ati Sava Janjic. Ai prejt këtu përcolli mesazhin për ndryshim dinamikash në rajon.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden me një helikopter të KFOR-it nën masa të rrepta sigurie atero   në bazën e kontigjentit italian të KFOR-it në Deçan, për të vazhduar me eskortën e tij në Manastirin e Deçanit. Zëdhënësi i këtij manastiri, ati Sava Janjiç, tha se është shumë i lumtur që pret një figurë të shquar, siç është Biden në ambientet e Manastirit të Deçanit, institucionit më të shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Janjiç tha më tej edhe se vizita e nënpresidentit Biden është “një rast I mirë për të përmirësuar pozitën e serbëve në Kosovë dhe një vizitë e tillë i bën nder Manastirit të Deçanit.”

Nënpresidenti Biden:”Ballkani për herë të parë po sheh nga Evropa”

Nënpresidenti i SHBA, Joseph Biden, në një prononcim të shkurtër për media, tha së është shumë i lumtur që kthehet në këtë vend, të cilin herën e kaluar e gjeti “në rrethana krejt ndryshe”, duke falenderuar klerikët Manastirit për kontributin e dhënë gjate asaj kohe. Nënpresidenti Biden, vizitën e tij të dytë në Manastirin e Deçanit e quajti “si një rast të mirë për një fillim të mbarë për të ndryshuar dinamikat në këtë rajon.

Sipas nënpresidentit Biden, “Ballkani për herë të parë në histori po sheh nga Evropa dhe kjo është edhe shpresa ime!” -tha me këtë rast, nënpresideti Biden.

Ajetë Sh. Beqiraj, DW
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *