Date Archives May 2009

Si jetohet ne “Sos Kinderdorf International”

27 maj 2009, Dojce Vele, „Sos Kinderdorf International“, është strehë e fëmijëe të pa përkujdesje. Kjo organizatë e themeluar ne Austri ne vitin 1949 e cila vepron ne 130 vende te botes, qe nga viti 2001 funksionon edhe ne Kosove dhe nga sherbimet e saj kane perfituar rreth 1000 femije pa perkujdesje familjare. Ja se si funksionon një organizim i tille familjeje.

 

Deçani perkujtojne masakren ne Burgun e Dubraves

23 maj 2009, Radio Kosova, „Masakra e Dubraves ishte akti me barbar, ne te cilin Serbia tregoi fytyren e vertet te nje shteti gjenocidal i cili shkel te gjitha Konventat dhe Ligjet Nderkomtbare“-u tha ndër të tjera gjatë akademisë së sotme përkujtimore,net e cilen un perkujtuan shtate te ekzukutarit decanas ne Burgun e Dubraves si dhe tre te vdekurit pas lirimit,si pasoje e torturave . 
 


 

Kastriot: Shpërbërja graduale e Kampit të Plemetinit

22 maj 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Kampi I Plemetinit, në Kastriot të Kosovës, në të cilin qindra familje rom, ashkalinj, egjiptas por edhe serb nga e gjithë Kosova, për shumë vjet jetuan si te zhvendosur përbrenda vendit, me angazhimin e qeverisë së Kosovës dhe mbështetjen e donatorëve, ëështë shndërruar në një vendbanim social për këta të pastrehë. Mirëpo, në ndërtesat e mbetura është formuar një vendbanim joformal, në të cilin jetojnë 16-të familje, me shpresën për zgjidhjen e qështjes së banimit. 

 

Biden:”Rast për fillimin e ndryshimit të dinamikave në rajon”

21 maj 2009, Dojçe Velle. Nënpresidenti amerikan, Joseph Biden sot pasdite ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit, ku është pritur nga Ati Sava Janjic. Ai prejt këtu përcolli mesazhin për ndryshim dinamikash në rajon.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden me një helikopter të KFOR-it nën masa të rrepta sigurie atero   në bazën e kontigjentit italian të KFOR-it në Deçan, për të vazhduar me eskortën e tij në Manastirin e Deçanit. Zëdhënësi i këtij manastiri, ati Sava Janjiç, tha se është shumë i lumtur që pret një figurë të shquar, siç është Biden në ambientet e Manastirit të Deçanit, institucionit më të shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Janjiç tha më tej edhe se vizita e nënpresidentit Biden është “një rast I mirë për të përmirësuar pozitën e serbëve në Kosovë dhe një vizitë e tillë i bën nder Manastirit të Deçanit.”

Nënpresidenti Biden:”Ballkani për herë të parë po sheh nga Evropa”

Nënpresidenti i SHBA, Joseph Biden, në një prononcim të shkurtër për media, tha së është shumë i lumtur që kthehet në këtë vend, të cilin herën e kaluar e gjeti “në rrethana krejt ndryshe”, duke falenderuar klerikët Manastirit për kontributin e dhënë gjate asaj kohe. Nënpresidenti Biden, vizitën e tij të dytë në Manastirin e Deçanit e quajti “si një rast të mirë për një fillim të mbarë për të ndryshuar dinamikat në këtë rajon.

Sipas nënpresidentit Biden, “Ballkani për herë të parë në histori po sheh nga Evropa dhe kjo është edhe shpresa ime!” -tha me këtë rast, nënpresideti Biden.

Ajetë Sh. Beqiraj, DW

Iniciativa individuale te bujqve junikas

16  maj 2009, Radio Kosova, Papunesia ne komunen e re te Junikut me 9,500 banore, sillet rreth shifres 45 per qind. Ekonomia e pazhvillaur nuk premton shume. Megjithese shumica e popullates se ketushme merret me bujqesi dhe blegtori, subvencionet nga qeveria mungojne ndersa ne buxhetin e komunes nuk ka nje fond te vecante per zhvillimin e ketij sektori. Megjithate, bujq te zellshem marrin iniciativa edhe ne menyre individuale.

 

A po ndertohet rruga Decan-Plave?

15 maj 2009, Dojce Vele, Radio Kosova & Blue Sky, Rruga Deçan-Plavë e njohur si „Korridori i tete“ eshte një projekt i rendesishem rrugor i cili lidh shtetet e Ballkanit ndërmjet vete dhe me Evropën. Mirepo, ky projekt me rëndësi të larte strategjike i cili shtrihet pergjate trekendeshit nderkufitar: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, edhepse kishte përkrahjen e Shqiperise dhe te Malit te Zi dhe pritej te fillojë brënda vitit 2007, reagimi i Manastirit te Decanit qe kjo rruge te mos kalonte perbri tij, coi ne zvarritjen e tij. Komuna e Pejes insistion qe ky korridor te hapet Peje Qakorr. Komuna e Decanit, ne hapjen e rruges Decan Plave. Nderkohe qe me ardhjen e qeverise se re ne Kosove, asnje fjale nga kjo. 


Pervjetori i pare i komunes se Junikut

14 maj 2009, Dojce Vele & Blue Sky, Juniku krahas Mamushes dhe Hanit te Elezit, i cili ne kauder te procesit te decentralizmit per dy vjet funksionimit si Pilot njesi Komunale, po afrohet pervjetorit te funskionimit ne menyre te suksesshme. Kjo komune e re ne perendim te Kosoves përfshinë hapësirat territoriale të Junikut, Gjocajt dhe Jasiqit, duke lënë mundësinë që konform ligjeve të vendit t´i bashkangjitene edhe tri fshatra te tjera te komunes fiqnje te Gjakoves.

 

Kthim dhe bojkot i të zhvendosurve në Pejë dhe Deçan

2 maj 2009, Dojçe Velle. Kthimi i të zhvendosurve në Pejë ka shënuar sukses ndërsa bashkëpunimi i të zhvendosurve ka ndikuar në realizimin e projekteve të reja në këtë proces. Në Deçan, kthimi i të zhvendosurve serbë dhe malazezë, ka mbetur në vend për shumë arsye.

Peja, me rreth 200.000 banorë, është ndër komunat më të suksesshme, sa i përket kthimit të të zhvendosurve. Deri tani atje janë kthyer afro 2.000 të zhvendosur, mbi 700 prej të cilëve serb. Në marrëveshje me përfaqësues të grupeve etnike të të zhvendosurve, kjo komunë ka miratuar edhe Strategjinë Komunale për Kthim dhe Riintegrim për Vitin 2009, thotë Nexhat Kastrati, zyrtar komunal për kthim në Pejë, sipas të cilit “Komuna e Pejës është shtëpia e të gjitha komuniteteve”dhe në hartimin e Strategjisë Komunale për Kthim, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve.

Balaj: “Serbët e Deçanit prezanthen si “përfaqësues të komunës paralele” 

Por kjo nuk ndodhë edhe me komunën e Deçanit, me rreth 60.000 banorë, ku ka të zhvendosur vetëm nga komunitetit serb e malazez. Deri tani, atje konsderohen të kthyer vetëm tre të zhvendosur serb. Ndërkohë që të zhvendosur janë 730 serbë e malazezë, sa banonin dikur në këtë komunë. Krahas iniciativave të vazhdueshme për kthim, pavarësimi i Kosovës, uli interesimin për kthim ndërsa problem të madh paraqesin edhe strukturat paralele serbe.

„Që atëherë kemi një bojkot të vazhdueshëm të përfaqësuesve të komunitetit serb në mbledhjet e Grupit Punues për Kthim. Në njërin prej këtyre takimeve ata u prezantuan si përfaqësues të „komunës paralele të Deçanit“. Është e ditur se komuna e Deçanit nuk komunikon me asnjë strukturë paralele të asnjë shteti fqinj. Ndërsa, unë konsideroj se ky është një manipulim i Serbisë me të zhvendosurit nga Kosova dhe një përpjekje krejtësisht naive për të krijuar institucione paralele të komunave të Kosovës, siç është përpjekja e komunës paralel të DeĻanit në Vernjaçka Banjë“, thotë kryetari i komunës, Musa Berisha.

25 shtëpi për kthimin e të zhvendosurve në Pejë

Komuna e Pejës është partnere e projektit „Kthimi dhe Integrimi në Kosovë“, e cila krahas Istogut, Fushë Kosovës dhe Gjilanit do të jetë përfituese e 25 shtëpive nga 180, sa do të ndërtohen gjithsejt.

“Kostoja e projektit është afro 7 milionë euro për dy vjet. 3,3 milionë prej tyre do t´i financojë Agjencioni Evropian për Rindërtim (AER), 4 milionë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkaura (UNDP) dhe 1,1 milion, Buxheti i Konsoliduar i Kosovës” – sqaron zyrtari për kthim në komunën e Pejës, Nexhat Kastrati.

Ndërkohë, në Deçan, si rrjedhojë e bojkotimit të takimeve të Grupeve Komunale për Kthim nga ana e përfaqësuesve të të zhvendosurve, ende nuk është miratuar strategjia e parashikuarpër kthim. Mbi bazë të kësaj strategjie planifikohej kthimi i të zhvendosurve në vendbanimet: Lumbardh, Ratish e Epërme, Ratish e Ulët dhe Dashinoc.

UNDP:”Qëllimi i ndërtimit të shtëpive nga serbët e Deçanit-rritja e vlerës së pronës”

“Dhe, ky bojkot bie mbi supet e vet të zhvendosurve”, thotë zyrtari për kthim Balaj, i cili shton se kthimi bëhet sipas strategjisë komunale për kthim dhe se komuna ka bërë një koncept për fshatin Dashinoc, ku me mbështetjen e UNDP-së, planifikohet kthimi i dhjetë familjeve. “Mirëpo, kjo organizatë është tërhequr se, sipas tyre, personat e zhvendosur nuk janë në kërkesën për kthim, ndërsa qëllimi është ndërtimi i shtëpive për t´iu shtuar vlera pasurisë për shitje. “Pra, janë tri gjëra të rëndësishme për kthim: vullneti i lirë, guximi dhe pranimi i realitetit të ri në Kosovë, cfarë të znvendosurve ju mungojnë”, thotë Balaj.

Sipas të dhënave të Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete në Deçan, janë gjithsejt 730 persona të zhvendosur të cilët jetojnë në Serbi dhe Mal të Zi. Krahas interesimit të komunës për kthim, deri tani vetëm 3 serbë konsiderohen të kthyer, perveç 32 murgjëve që jetojnë në Manastirin e Deçanit.

Ajetë Sh. Beqiraj, DW