Decan: “Roli i deputetit përballë elektoratit dhe qytetarit”

25 prill 2009, Radio Kosova & Blue Sky, „Kaosi aktual i cili mbretëron në komunën e Decanit është rrjedhojë e mungesës së bashkëpunimit në mes të strukturave komunale dhe qëndrore, përkatësisht mungesës së komunikimit të drejtperdrejtë të deputetve deçanas me elektoratin e vet“, u tha në debatin e sotëm me titull „Roli i Deputetit Përballë Elektoratit dhe Qytetarit“. 
Debati i organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, është mundësuar nga fondacioni gjerman „Fridrich Ebert“. 

 

Debati „Roli i Deputetit Perballe Elektoratit dhe Qytetarit“ ne te cilin moren pjese deputete decanas, keshilltare komunal, perfaqesues te policise se Kosoves, te KFOR-it dhe te shoqerise civile, eshte formimi i shprehise se komunikimit ne mes te qytetareve dhe institucioneve si dhe adresimi i ketyre problemeve tek qeveria qendrore permes deputeteve decanas.

„Mungon nje bashkepunim i mirefillte ne mes te qeverise  komunale dhe deputeteve te parlamentit. Poashtu, bashkepunimi ne mes te qytetareve eshte subjektiv, qe don te thote, vetem nepermjet subjekteve politike, ne takime e subjekteve politike te cilave iu perkasin“, tha per radion tone Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan, impelementuese e ketij projekti.


Dalje nga gezhoja politike per hir te qytetarit

Sipas Shkumbin Demalijajt, deputet ne Kuvendin e Kosoves nga radhet e AKR-se, per sic u shpreh ai, „kaosin“ qe mbreteron ne komunen e Decanit eshte pergjegjese administrata komunale:

„Pergjegjesit kryesor per komunen e Decanit jane ata qe administrojne me komunen e Decanit. Flas ne sferen e implementimit te projekteve, faji bjen mbi supet e tyre“, potencoi deputeti Demalijaj. Perderisa,  Abedin Lataj, anetar i Klubit te Debatit sheh situaten ndryshe. Prandaj pyet deputetet decanas:

„Cka keni ba per Decanin deri me tashti?-pyet Lataj. Sa here jeni taku si grup me e mbrojt interesin e Decanit? A jeni ne dieni se pyjet e Decanit jane ne shkaterrim e siper? A jeni te vetdishem se Decani eshte mes dy komunave te medha dhe kur jane ne pyetje thithjet buxhetore, komuna jone gjithmone ka me mbet anash? Nuk po them se pushteti i Decanit eshte me i miri as me I keqi, por po them se me buxhetin dhe kompetencat qe i ka komuna, eshte e pamundur te behet me shume edhe nese e sillni kryetarin me te fuqishem ne bote!“
Sugjerohet hulumtim i parregullsitve per t’i parandaluar ato ne nivel shtetror 
Perderisa, Fahrije Haklaj, keshilltare komunale nga radhet e LDK-se, ben thirrje qe te hulumtohet per shkakun e  vertet te kesaj gjendjeje, e cila  bie me se tepermi mbi supet e qytetarit.
 „Decani, eshte vertet nje katastrofe! Tash, hajde ta gjejme shkakun e gjithe kesaj? A eshte menagjimi i dobet apo eshte qeveria per te cilen eshte formuar nje bindje se po na anashkalon? Le ta gjejme se cka eshte ne ”  pyetje dhe te dalim para popullit me te verteten se i rrejtem boll!“

Kerkohen kontakte me te shpeshta te deputeteve me elektoratin e vet

Nga debati dyoresh me temen „Roli i Deputetit Perballe Elektroatit dhe Qytetarit“ u dol me thirrjen per dalje te deputeteve nga gezhoja politike, per bashkepunim ne adresimin e projketeve me interes per komunen tek qeveria e Kosoves, si dhe per hapjen e nje zyre lokale ku te shtate deputetet decanas do te kontaktojne qytetaret per te prekur nga afer problemet e tyre si dhe per te te gjetur zgjidhje te perbashketa.

Debati i organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, është mundësuar nga fondacioni gjerman „Fridrich Ebert“. 

Leave A Comment

Your email address will not be published.