Bataljoni “Atlantiku” nderon bashkëluftetarët e rënë

24 prill 2009, Radio Kosova & Blue Sky, Ne vazhden e nderimit te bashkeluftetareve te tyre me rastin e dhjetevjetorit te themelimit dhe te perfshirjes aktive ne luften per clirimin e Kosoves, nje delegacion I Bataljonit “Atlantiku” nga SHBA-te, sot, pasdite beri homazhe dhe vuri kurora lulesh edhe ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”, ne Gllogjan, ku u priten nga familjar të dëshmorëve, veteran të luftës dhe zyrtar komunal.


Homazhe, kurora lulesh dhe nje minut heshtje, ishte nderimi qe sot ju be deshmoreve ne Komplekain Memorial Deshmoret e Kombit ne Gllogjan, nga ish pjesetare te Bataljonit „Atlantiku“. Dhe si dikur, kur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bashke me bashkeatdhetare te tjere nga shtete te ndryshme te botes u mblodhen ne nje pike per t´i dale Zot popullit te Kosoves krahas vellezerve te tyre, sot ata qendronin radhe radhe, perballe varreve te bashkeluftetareve te tyre! 

Ardhja e bataljonit “Atlanfiku” nder dhe krenari per te gjithe

“Ardhja e Bataljonit „Atlantiku“ nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne shtetin e lire dhe te pavarur te Kosoves, eshte nje nnder üper te gjithe ne, por edhe nje nderim me shume per deshmoret e kombit dhe te gjithe ata qe u flijuan qe ne te kemi shtet dhe identiet!“, tha me kete rast kryetari I Komunes se Decanit, Selmanaj.

“Dhe, ishin varret e deshmoreve dhe sakrifica e bere para dhjete vjeteve motivi qe na shtyri te vime nga ShBA-te per te kalaur serish shtigjeve te luftes per liri.per te kujtuar te kalauren tone legjendare dhe historike. Dhe kur kujtojme Kosoven e para dhejte vjeteve, po kthehemi ne SHBA Bataljoni “Atlantiku” ne hyrje te Kompleksit Memorial me gezimin me te madh se Kosova po ecen perpara”, tha me kete rast ish komandant i bataljonit „Atlantiku“, Isni Syla.

Homazhe dhe kurora lulesh edhe tek lapidari i Haxhi Zekes, ne Peje

Delegacionin e përbërë nga luftetare nga trojet shqiptare me banim te perkohshem ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kete rast vizituan edhe familjen Haradinaj me c´rast u priten nga babai I deshmoreve, Hilmi Haradinaj. Ndersa, ne oret e pasdites, ata  vune kurora lulesh edhe tek  lapidari I Haxhi Zekes dhe  Shkelzen Haradinajt, ne Peje.

„Sepse, ata perfaqesojne dy periudha te ndritshme te historise sone per clirim: Haxhi zeka, nje njeri i madh dhe nje logjistike e te gjitha lufterave te asaj kohe per mbrojtjen e territoreve. Ndersa, Shkelzen Haradinaj, deshmor i luftes se fundit i cili u fijua   vet dhe me familje per te njejtin qellim. Ndersa,  ardhja jone dhe nje kurore tek lapidaret e tyre jane me e vogla qe mund te bejme per te perkujtuar vepren e tyre te madhe!“, tha me kete rast, Adrian Graicevci nga Prishtina me banim ne Nju Jork, i cili para dhjete vjetesh luftoi ne radhet e ketij bataljoni me nofken „Gjyshi“.

Pjesetaret e bataljonit „Atlantiku“ neser do te vazhdojne me homazhe dhe kurora lulesh ne varreza te tjera te deshmoreve te Rrafshit te Dukagjinit, prane  te cileve do mund te preheshin edhe ata… Sepse nisja e tyre drejt u Kosoves e cila nga forcat barbare ishte shnderruar ne nje Toke te Djegur, ishte nisje drejt Lirise a Vdekjes!

Leave A Comment

Your email address will not be published.