Presidenti Tadiç kremton Pashket ne Manastirin e Deçanit

Tadië ne Manastirin e Deçanit

17 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Përkundër deklaratave të shumta gjatë dy ditëve të kaluara, se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë vizitën e asnjë delegacioni serb në Kosovë, sot, presidentit të Serbisë Boris Tadic i është lejuar një vizitë disaorëshe në Manastirin e Decanit, me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. 

Forca tw mëdha të KFOR-it, ne piken e ketushme te kontrollit rreth 800 metra  nga manastiri,  bllokuan çdo qarkullim me automjete por edhe per vet këmbësorët. Janë parë të kthehen prapa edhe automjete të EULEX-it, sikurse edhe të Policisë së Kosovës. Të vetmit që e kanë kaluar këtë pikë kontrolli, kanë qenë përfaqësuesit e mediave te ndryshme vendore dhe ndwrkombtare të cilët paraprakisht i janë nënshturar një kontrolli të detajuar. 

Presidenti Tadiq pritet ne masa te rrepta sigurie

Tadiq prononcohet per gazetar

Presidenti serb, Boris Tadiç, në orën 13.10 minuta, me helikopterin e KFOR-it ateroi në bazën e Kfor-it, në Decan. Në të Premten e Madhe të Pashkëve Ortodokse, presidenti serb i përcjellur nga këngë kishtare, bëri lutje dhe ndezi qirinj në Manastirin e Decanit. Sipas zëdhënëses së qeverisë së Serbisë, duke qënë se kjo ishte një vizitë e natyrës festive, gazetarët nuk u lejuan të shtrojnë pyetje. Për festën e Pashkëve nga Manastiri i Deçanit, Presidenti Tadic ka përgëzuar peshkopin Teodosije dhe besimtarët e ortodoks kudo që janë, sepse sipas tij, “ky është një rast i mirë për ta bërë këtë”.

Urime per Pashket me ngjyrime politike  
Mirëpo, edhe pse qeveria e Kosoves ishte shprehur se nëse Tadiç bën deklarime politike, atij në të ardhmen  do t’i ndalohet hyrja në Kosovë, presidenti Tadiç në mesazhin e tij të paqes tha përtej kësaj…

„Paqe për serbët, paqe për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; në Serbinë tonë!, uroi presidenti Tadic sipas te cilit: Pa paqe nuk mund të sigurojmë një jetë të denjë. Pa besimin në paqe, nuk mund të jetojmë as normalisht. Kjo është ditë kur nuk duhet të ketë hidherim, kur nuk duhet të ketë urrejtje. Sepse, jemi në prag të festës së krishtere; të Pashkëve Ortodokse“.

Presidenti i Serbië Boris Tadiç, i cili nga pika kufitare e Merdares u terhoq me helikopter të KFOR-it per në Manastirin e Decanit, pas orës 16-të po në këtë mënyrë nga Manastiri i Deçanit u kthy në pikën kufitare të Merdarës, .   
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *