Tjetërsimi i Patriarkanës së Pejës

16 prill 2009, Dojce Vele, Kanë kaluar disa muaj qëkurse muret e Patrikanës së Pejës, janë suvatuar dhe  ngjyrosur me të kuqe. Ekspertët mendojne se me këtë nderhyrje, kisha ortodokse ka humbur origjinalitetin shekullor.  Institucionet e Kosovës zotohen se do ta kthejnë Manastirin në formën autentike. Zyra Civile Ndërkombtare bën thirrje për ruajtje të monumenteve ta trashëgimisë kulturore dhe marrëveshje në mes të strukturave të përfshira në këtë qështje.  

Zhvillimi i qytetit të Pejës, lidhet ngushtë me Patriarkanën e Pejës, e cila daton qe nga shekulli XIII-te  Por, kisha e manastirit të lashte në hyrje të Grykës së Rugovës, megjithese u mbrojt me shekuj-u tjetersua brenda natës-thote Avdyl Hoxha, historian.
Patriarkana e Pejes ne origjinalitetitn shekullor
Muri autentik i Patrikanës së Pejës ka qenë me gurë dhe mes gurëve, fuga. Në pjesën e hyrjes kishte edhe disa afreskë. Por, me savatimin dhe me ngjyrosjen në të kuqe, ka humb identiteti i objektit dhe Patrikana nuk është më ajo, me të cilën është mburrur jo vetëm Kosova por i tërë Ballkani”-thotë historiani Hoxha.
 „Me nje aksion te mjegullt brenda nates, peshkopi i kishes ortodokse serbe ne Kosove, Artemije, lejoi qe kompleksi i keshtjellave te shekullit te 14-te te ngjyroset ne te kuqe. Ekspertet e fushes protestojne me te madhe. Sepse, keshtjella me e rendesishme e Kishes ortodkse serbe ne qytetin kosovar te Pejes, tash shkelqen ne nën nje ndriçim te pazakonshmem“ – shkruan e perditshmja austriake Die Presse. Gazeta gjermane Die Ëelt nderhyrjen ne nje monument te mbrotjur nga UNESCO e quan „skandal kulturor“. Nderkohe qe suvatimi dhe ngjyrosja e Patrikanës së Pejës, dënohet njëzëri prej institucioneve të Kosovës. Ato premtojnë, se përmes oganizmave ndërkomtbare do të kërkojnë rikthimin e  monumentint në gjendjen autentike.          
„Akte e tilla dëmtojnë jo vetëm monumentin por edhe imazhin e Kosovës në përgjithësi, për shkak se kjo është inicuar nga individë të caktuar,  të cilët nuk e kanë këtë të drejtë. Edhe reagimi i UNESKO-s ka qënë i njëjtë: dënohet ndërhyrja në monument. Presim që UNESKO këtë ta dëshmojë edhe përmes kumtesave të cilat do të jenë të hapura për opinionin e gjërë“-pohon Burbuqe Deva Bakija, drejtoreshë e Departamentit për Trashegiminë Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Kosovës.
Ngjyrosjen e mureve të Patriarkanës së Pejës, qytetaret serbë e vlerësojnë në mënyra të ndryshme. Në mediat e Beogradit lexohen komente të serbve të Serbisë, si psh në gazeten „Politika“ ku lexuesit pohojnë: „Patriarkana e Pejës s´do të jetë me kurrë e njëjta për mua e as për pasardhësit e mi“ apo se „Ka ardhë koha që të skuqemi për bëmat tona, në vend që të skuqim muret e manastireve që kanë mbijetuar me shekuj.“ Për dallim, shumë prej serbve të Kosovës janë të prirur të besojnë se Patriarkana e Pejës është kthyer në ngjyrën e saj autentike të shekullit 17-të. Ndër ta është edhe Sllobodan Petroviç, qytetar I Pejës i cili për Dojce Vele-n thotë:
„Edhe unë jam befasuar në fillim. Por, kur duke hulumtuar e kuptova se e kuqja ishte ngjyra origjinale e Patriarkanës. Ne ishim mësuar me ngjyrën e parë. Por, nëse ekspertet thonë se kjo është ngjyra autentike, do të mësohemi edhe me këtë“.
Patriarkana e Pejes pas ngjyrosjes 
„Unë nuk kam hasur në diçka të tillë, megjithëse ka gazetarë të Beogradit të cilët shkruajnë se ngjyra e kuqe ka qënë në shekullin 17-të. Mirëpo, kur hymë në librin „Vodiç kroz manastira uz Serbije“ nuk gjejmë diçka të tillë. Pra, dokumente këto të vet historianeve të Serbisë“-sqaron per opinionin historiani Avdyl Hoxha.
Ndërkohë që nga Zyra Civile Ndërkombtare vjen një mesazh për të gjithë organizmat e involvuar në këtë çështje.
„Patrikana e Pejës e cila tashmë është e mbrojtur edhe nga UNESKO, është një thesar i çmuar për Kosovën-thotë zëdhënësi Kei Müller Berner-Dhe, megjithëse ngjyrosja e mureve të këtij manastiri nuk i përket direkt Zyres Civile Ndërkombtare, mandati i saj është për të këshillojë organet e Kosovës si të zbatojnë ligjet që vijnë nga Pakoja e Ahtisarit. Nisur nga fakti që mbrojtja e trashegimisë kulturore është në interes të të gjithëve, zyra jonë inkurajon bashkëpunimin dhe këshillimin direkt në mes të të gjitha strukturave të përfshira në këtë çështje“.
Patriarkana e Pejës hyn në radhën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO që nga viti 2006. E nëse do të vazhdojë të mbetet i tillë edhe pas ngjyrosjes së mureve me bekimin e peshkopit Artemije apo (sipas burimeve tona) me lejen e Insitutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Beograd, ende mbetet e paqartë. Ende nuk dihet edhe nëse do të ketë ndonjë kompromis, duke qënë  se pëfaqesuesit e Kishes Ortodokse Serbe në Kosovë nuk pranojnë të prononcohen, ndërkohë që përfaqësuesit e Zyrës së Unesko-s për Kosovë në Sarajevë, nuk morëm ndonjë përgjegje.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele 
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *