Fshati Belle dhe e drejta e banoreve mbi pronën

 3 prill 2009, Dojce Vele, Banorët e fshatit Belle një pjesë e të cilit shtrihet brënda Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit, me një kërkesë kolektive i janë drejtuar  Kuvendit Komunal të Deçanit, që pas dhjetë vjetësh t´iu mundësohet rindërtimi i shtëpive dhe qasja e lirë në prona.

Belleja është ndër fshatrat më të vjetra në komunën e Deçanit. Shtrihet në veriperëndim të Deçanit, gjashtë kilometra mbi Manastirin e Deçanit“-këto shënime historiografike shkoqit historiani Avdyl Hoxha, për fshatin malor i cili vazhdoi të jetë i banuar deri në vitin 1960. Kushtet e vështira ekonomike, mungesa e shkollës dhe presionet tjera, I detyruan këta malsor që një nga një të shpërngulen nëpër fshatra të Dukagjinit. Mirëpo, 74 vjeçarin Selmon Elezaj, vetëm lufta arriti ta largojë nga vatra e tij. Nje largim të cilin e përjetoi rëndë!
“Vallahi kurrnji pikë ma zor s´ka me m´ardh ora e vdekjes, se kur m´ashtë dashtë me e lshu Bellenë. Se, aty m´ka rrnue babë, babgjysh, katragjysh e stërgjysh. Aty jam rrit e jam plak e aty m´i  ka falë Zoti gjashtë fëmijë. Po, kur filloi lufta me ´98 u desh më ik se na dogji Serbia. E masanej, mbetëm ku mbetëm… Dikush n`Strellc, dikush n´Prapaqan, dikush n´Broliç. Na ka mbet toka batall!”-rrëfen plaku Selmon i ulur pranë varrezave qindravjeçare të Bellesë së Poshtme.
 Selmon Elezaj, i shpernguluri i fundit nga Belleja
Të 16-të anëtarët e familjes Elezaj tash jetojnë në fshatin Strellc të Poshtëm, në një shtëpi dhe një kopsht. Të 20 hektarët e tokës, pesë prej të cilëve tokë e punueshme kanë mbetur në fshatin e tij malor.

Le si toka asht ba djerrinë, por edhe mali u dëmtu krejt prej hajnave”-ofshan plaku, përderisa i biri Imeri tregon se edhe pemët në bashqe u janë prerë për dru zjarri. Por, tentimet e vazhdueshme per t´iu qasur kësaj prone ishin të kota”-thotë ai.

Por, te kota perpjekjet per t’u rikthyer ne Belle 

Kemi provu shumë herë, por kemi has në pengesa sidomos prej UNMIK-ut. Shpeshherë m´kane kthy te Manastiri e s´më kanë lanë me shku as me e pa me sy tokën teme. Kur u kthyem nga eksodi, dy javë I kam humb me nxjerr njëfarë leje speciale, jashtë letërnjoftimit, edhe për fëmijë për me shku në Belle. Qe dhjetë vjet nuk kam qasje në pronën time”.

Fshati Belle ndahet në tri lagje: Belleja e Epërme, Belleja e Mesme dhe Belleja e Poshtme. Më se gjysma e tij shtrihet brenda kufirit të Zonës me Interes të Veçantë të Manastirit të Deçanit, e themeluar mbi bazën e aktvendimit 2005/5 lëshuar nga ish i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, në prill të vitit 2005. Kjo zonë, e cila shtrihet në 600 hektarë tokë pa përjashtuar as pronat private, u inkorporua si e tille në Pakon e Ahtisarit. Zyra Civile Nderkombtare në Kosovë, në mandatin e saj ndër të tjera ka edhe keshillimin e struktuave qeverisëse të Kosovës për implementimin e ligjit mbi Zonat e Veçanta. Por, kjo sa ngjall shpresa për të atin poaq mbjell dyshim per te birin.

“Tash te EULEKS-I kam një shpresë!”-thotë plaku Elezaj, përderisa ky besim nuk ekziston edhe tek I biri,Imeri i cili shton:“Tash ka shku UNMIK-u dhe ka ardhë EULEKS-I. Janë njësoj, vetem petkun e kanë ndërru! Jemi të thyer moralisht se kërkesat tona gjithmonë kanë has në vesh të shurdhër. Unë ju kisha drejtu si qeverisë vendore si Bashkësisë Ndërkombtare që qysh po bajnë për komunitete të tjera, le të bëjnë edhe për ne, se ne të Bellesë kemi humb shumë…!”

E, në ka bazë për shpresë apo vend për dyshim, kërkojmë përgjigje te Zyra Civile Ndërkomtbare në Prishtinë. Prej atje, zëdhënësi Kai Müller-Berner thotw se: „Zonat e Vecanta nuk cenojnë të drejtat mbi pronën më shumë se ndonjë plan tjetër rregullativ dhe nuk pengojnë kthimin e pronarëve në pronat e veta. Ligji mbi Mbrojtjen e Zonave të Veçanta kufizon aktivitetet të cilat kërcënojnë monumentet kulturore ose cenojnë vlerën e tyre historike, por nuk ndalon rindërtimin e shtëpive. Mënyra të tilla implementimi janë praktike në shumë vende evropiane. Ndërsa, Roli i Zyrës Civile Ndërkomtbare këshillon autoritetet lokale dhe qëndrore për implementimin e këtyre ligjeve e në këtë rast, implementimin e Ligjit mbi Zonat e veçanta“.

Kerkese kolektive per rindertimin e Bellesw

Një ligj i cili do duhej të vlente për të gjithë-thotë Faik Tofaj, drejtor I Urbanizmit në Kuvendin Komunal të Deçanit, i cili para vetes ka një kërkese kolektive me 120 nënshkrime nga banorët e Bellesë së Poshtme.

“Kërkesa e këtyre qytetarëve  ka të bëjë me rindërtimin e shtëpive dhe shfrytëzimin e pronave. Dhe, unë mendoj se ka ardhë koha që së bashku me faktorët e ndërlidhur me këtë qështje të bëjmë përpjekje dhe të fillojë kthimi I njerëzve dhe jeta normale, siç ka qënë para lufte”-thotë drejtori Tofaj.

Se “Caktimi i Zonës së Veçantë në bazë të këtij vendimi, në asnjë mënyrë nuk cenon të drejtat themelore të titullarëve të pronës…“-thuhet ndër të tjera edhe në pikën 6-të të aktvendimit të ish kryeadminsitratorit Petersen për Zonen me Interes të Veçantë të Manastirit të Deçanit, e cila tashmë është kërkesë edhe e Pakos e Ahtisarit. Mirëpo, banorët e Bellesë janë ketu për të deshmuar të kundërtën për dhjetë vitet e shkuara…
(Visited 2 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *