Date Archives April 2009

Decan: “Roli i deputetit përballë elektoratit dhe qytetarit”

25 prill 2009, Radio Kosova & Blue Sky, „Kaosi aktual i cili mbretëron në komunën e Decanit është rrjedhojë e mungesës së bashkëpunimit në mes të strukturave komunale dhe qëndrore, përkatësisht mungesës së komunikimit të drejtperdrejtë të deputetve deçanas me elektoratin e vet“, u tha në debatin e sotëm me titull „Roli i Deputetit Përballë Elektoratit dhe Qytetarit“. 
Debati i organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, është mundësuar nga fondacioni gjerman „Fridrich Ebert“. 

 

Debati „Roli i Deputetit Perballe Elektoratit dhe Qytetarit“ ne te cilin moren pjese deputete decanas, keshilltare komunal, perfaqesues te policise se Kosoves, te KFOR-it dhe te shoqerise civile, eshte formimi i shprehise se komunikimit ne mes te qytetareve dhe institucioneve si dhe adresimi i ketyre problemeve tek qeveria qendrore permes deputeteve decanas.

„Mungon nje bashkepunim i mirefillte ne mes te qeverise  komunale dhe deputeteve te parlamentit. Poashtu, bashkepunimi ne mes te qytetareve eshte subjektiv, qe don te thote, vetem nepermjet subjekteve politike, ne takime e subjekteve politike te cilave iu perkasin“, tha per radion tone Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan, impelementuese e ketij projekti.


Dalje nga gezhoja politike per hir te qytetarit

Sipas Shkumbin Demalijajt, deputet ne Kuvendin e Kosoves nga radhet e AKR-se, per sic u shpreh ai, „kaosin“ qe mbreteron ne komunen e Decanit eshte pergjegjese administrata komunale:

„Pergjegjesit kryesor per komunen e Decanit jane ata qe administrojne me komunen e Decanit. Flas ne sferen e implementimit te projekteve, faji bjen mbi supet e tyre“, potencoi deputeti Demalijaj. Perderisa,  Abedin Lataj, anetar i Klubit te Debatit sheh situaten ndryshe. Prandaj pyet deputetet decanas:

„Cka keni ba per Decanin deri me tashti?-pyet Lataj. Sa here jeni taku si grup me e mbrojt interesin e Decanit? A jeni ne dieni se pyjet e Decanit jane ne shkaterrim e siper? A jeni te vetdishem se Decani eshte mes dy komunave te medha dhe kur jane ne pyetje thithjet buxhetore, komuna jone gjithmone ka me mbet anash? Nuk po them se pushteti i Decanit eshte me i miri as me I keqi, por po them se me buxhetin dhe kompetencat qe i ka komuna, eshte e pamundur te behet me shume edhe nese e sillni kryetarin me te fuqishem ne bote!“
Sugjerohet hulumtim i parregullsitve per t’i parandaluar ato ne nivel shtetror 
Perderisa, Fahrije Haklaj, keshilltare komunale nga radhet e LDK-se, ben thirrje qe te hulumtohet per shkakun e  vertet te kesaj gjendjeje, e cila  bie me se tepermi mbi supet e qytetarit.
 „Decani, eshte vertet nje katastrofe! Tash, hajde ta gjejme shkakun e gjithe kesaj? A eshte menagjimi i dobet apo eshte qeveria per te cilen eshte formuar nje bindje se po na anashkalon? Le ta gjejme se cka eshte ne ”  pyetje dhe te dalim para popullit me te verteten se i rrejtem boll!“

Kerkohen kontakte me te shpeshta te deputeteve me elektoratin e vet

Nga debati dyoresh me temen „Roli i Deputetit Perballe Elektroatit dhe Qytetarit“ u dol me thirrjen per dalje te deputeteve nga gezhoja politike, per bashkepunim ne adresimin e projketeve me interes per komunen tek qeveria e Kosoves, si dhe per hapjen e nje zyre lokale ku te shtate deputetet decanas do te kontaktojne qytetaret per te prekur nga afer problemet e tyre si dhe per te te gjetur zgjidhje te perbashketa.

Debati i organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan, është mundësuar nga fondacioni gjerman „Fridrich Ebert“. 

Bataljoni “Atlantiku” nderon bashkëluftetarët e rënë

24 prill 2009, Radio Kosova & Blue Sky, Ne vazhden e nderimit te bashkeluftetareve te tyre me rastin e dhjetevjetorit te themelimit dhe te perfshirjes aktive ne luften per clirimin e Kosoves, nje delegacion I Bataljonit “Atlantiku” nga SHBA-te, sot, pasdite beri homazhe dhe vuri kurora lulesh edhe ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”, ne Gllogjan, ku u priten nga familjar të dëshmorëve, veteran të luftës dhe zyrtar komunal.


Homazhe, kurora lulesh dhe nje minut heshtje, ishte nderimi qe sot ju be deshmoreve ne Komplekain Memorial Deshmoret e Kombit ne Gllogjan, nga ish pjesetare te Bataljonit „Atlantiku“. Dhe si dikur, kur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, bashke me bashkeatdhetare te tjere nga shtete te ndryshme te botes u mblodhen ne nje pike per t´i dale Zot popullit te Kosoves krahas vellezerve te tyre, sot ata qendronin radhe radhe, perballe varreve te bashkeluftetareve te tyre! 

Ardhja e bataljonit “Atlanfiku” nder dhe krenari per te gjithe

“Ardhja e Bataljonit „Atlantiku“ nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne shtetin e lire dhe te pavarur te Kosoves, eshte nje nnder üper te gjithe ne, por edhe nje nderim me shume per deshmoret e kombit dhe te gjithe ata qe u flijuan qe ne te kemi shtet dhe identiet!“, tha me kete rast kryetari I Komunes se Decanit, Selmanaj.

“Dhe, ishin varret e deshmoreve dhe sakrifica e bere para dhjete vjeteve motivi qe na shtyri te vime nga ShBA-te per te kalaur serish shtigjeve te luftes per liri.per te kujtuar te kalauren tone legjendare dhe historike. Dhe kur kujtojme Kosoven e para dhejte vjeteve, po kthehemi ne SHBA Bataljoni “Atlantiku” ne hyrje te Kompleksit Memorial me gezimin me te madh se Kosova po ecen perpara”, tha me kete rast ish komandant i bataljonit „Atlantiku“, Isni Syla.

Homazhe dhe kurora lulesh edhe tek lapidari i Haxhi Zekes, ne Peje

Delegacionin e përbërë nga luftetare nga trojet shqiptare me banim te perkohshem ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kete rast vizituan edhe familjen Haradinaj me c´rast u priten nga babai I deshmoreve, Hilmi Haradinaj. Ndersa, ne oret e pasdites, ata  vune kurora lulesh edhe tek  lapidari I Haxhi Zekes dhe  Shkelzen Haradinajt, ne Peje.

„Sepse, ata perfaqesojne dy periudha te ndritshme te historise sone per clirim: Haxhi zeka, nje njeri i madh dhe nje logjistike e te gjitha lufterave te asaj kohe per mbrojtjen e territoreve. Ndersa, Shkelzen Haradinaj, deshmor i luftes se fundit i cili u fijua   vet dhe me familje per te njejtin qellim. Ndersa,  ardhja jone dhe nje kurore tek lapidaret e tyre jane me e vogla qe mund te bejme per te perkujtuar vepren e tyre te madhe!“, tha me kete rast, Adrian Graicevci nga Prishtina me banim ne Nju Jork, i cili para dhjete vjetesh luftoi ne radhet e ketij bataljoni me nofken „Gjyshi“.

Pjesetaret e bataljonit „Atlantiku“ neser do te vazhdojne me homazhe dhe kurora lulesh ne varreza te tjera te deshmoreve te Rrafshit te Dukagjinit, prane  te cileve do mund te preheshin edhe ata… Sepse nisja e tyre drejt u Kosoves e cila nga forcat barbare ishte shnderruar ne nje Toke te Djegur, ishte nisje drejt Lirise a Vdekjes!

Goranët: “Ne jemi banorë të Kosovës”

24 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Ne Kosove, pervec shumices shqiptare, jetojne edhe pese komunitete te tjera te cilet gezojne statusin e pakicave. Goranet jane banore te komuniteti boshnjak te cilet jetojne ne trevat malore te Kosoves, te cilet krahas veshtiresive te ndryshme, ata ankohen edhe per shtremberim identiteti.

Goranët përballë përpjekjeve për përvetësim

23 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Goranët janë popull i vjetër ballkanik, me fe myslimane dhe gjuhë sllave, të cilët jetojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Duke qene se origjina e tyre është e diskutueshme, goranet ndeshen me perpjekje te vazhdueshme te vendeve apo grupeve për t`i përvetësuar ata. 

Gora, nje trekendesh nderkufitar ne jug te Kosoves, ne mes te Shqiperise dhe Maqedonise. Ajo i perket komunes se Dragashit dhe perbehet nga 18 fshatra. Te rreth 10 mije goranet e mbetur nga te 20 mije sa ishin gjithsejt, megjithese, ne shume raste politikisht te ndare, ku nje pjese prej te cileve ende i qendrojne besnik Beogradit ndersa te tjeret bashkepunojne me institucionet e Kosoves, ata mbahen fort per faktin se, ata jane banore te Kosoves dhe te tille duan edhe te mbesin.
Hamza:”S’habitem pse na quajne serb,maqedon e bullgar por pse shitemi per interesa te imta”
Dhe kjo, perkunder tentativave te ndryshme per shtremberimin e identiteti tone-pohon Uzair Hamza, drejtor i Zyres per Komunitete ne komune e Dragashit nuk e befason me asgje.
“Na quajne serb, maqedon e tashme edhe bullgar, cfare tek ne ka formuar nje mekanizem mbrojtes. Dhe, une nuk habitem ne ata qe duan t´na pervetesojne, por hidherohem ne njerezit tane te cilet pranojne manipulime te tilla per disa interesa te imta, sic eshte nxjerrja me e lehte e  dokumenteve te udhetimit per ne Evrope”.
Jo fort larg ne agjencine beogradase te Lajmeve „Tanjug“, eshte plasuar lajmi se “Komiteti Bullgar I Helsinkit” nga Serbia, nepermjet Zdenka Todoroves, ka kerkuar nga Bullgaria, e cila ka njohur Kosoven shtet, qe Vasha gorane ne veshje kombtare tek qeveria e Kosoves dhe me mbeshtetjen e Misioni Evropian ne Kosove te ngreh qeshtjen e te drejtave te goraneve ne Kosove” te cilet sipas tyre, edhepse “jetojne ne 48 fshatra, ne rrethin e Župes dhe Gores, nuk kane statusin e pakices“.
Murati:”Duart larg nga ne. Ne jemi kosovar dhe e te mos brengoset kush per ne pas qindra vitesh”
Lidhur me kete ka reaguar ashper deputeti goran nga radhet e koalicionit boshnjak „Vakat“ Xhezair Murati. „Degjoni tash, edhe pse populli yne mban mend mire periudhen 1914-1918, kur bullgaret kane ardhur e kane rrahur, kur nuk rritej gruri e toka plasaritej, kur ne Zhupe kishin lindur vetem tre femije dhe nga uria e papare, populli yne kerkonte shpetimin me ikjen ne Tetove nepermjet Bjeshkeve te Sharrit ne te cilat shumica kane lene eshtrat, sot, njefare „Komiteti te Helsinikit per Mbrojtjen e te Drejtave te Bullgareve“, i eshte kujtuar per „bullgaret ne Zhupe e ne Gore“. Jo! Ne do te kerkojme ne menyre eksplicite nga qeveria e Kosoves te mbroje te drejtat tona dhe secilit qe shtrin duart kah ne t´iu thote:“Duart larg nga populli I Kosoves. Duart larg nga boshnjaket e Kosoves. Le te mos brengoset kush per ne pas 100 vjetesh!“-thote Murati.
Mushka:”Mediat provokojne duke na quajtur “bullgarë të harruar”
Restelica eshte fshati me i larget dhe me i madh i Gores, ne shpatijet e te cilit varen rreth 100 shtepi te banuara vetem gjate stines se veres. Atehere, fshati numeron rreth 8,000 banore, shumica prej te cileve ne fund te gushtit shperndahen serish, ku vetem ne Siena te Italise jane te shperngulura rreth 1000 familje. Sipas Murat Mushkes,  kompozitor i kengeve popullore gorane me prejardhje nga ky fshat, shume gazetare bullgar tashme vine haptas ne Gore dhe Zhupe, duke aluduar ne “prejardhjen bullgare” te banoreve te ketyre venbanimeve te Dragashit dhe te Prizrenit. Ai sjell per Dojce Vele-n, pervojen e tij:
„Une jam revoltuar nga nje emision, ku pararpakisht gazetaret bullgare erdhen per t´u interesuar gjoja per kulturen dhe traditen gorane, mirepo pastaj me ane te montazhit kane keqperdorur biseden time duke e titulluar edhe filmin si „Bullgaret e Harruar“. E ne fakt, jo une, por asnje intelektuale apo qytetare te thjeshte gorane nuk kam degjuar kurre te jete deklaruar ndonjehere qofte edhe per shaka se eshte bullgar. Prandaj, une e cilesoj kete si nje provokim te rende!“-thote Murat Mushka
Banoret:”Ne nuk ishim as ortodoks as sllav”
Zhupa i perket komunes se Prizrenit dhe eshte e perbere prej 18-te vendbanimeve boshnjake, gjashte prej te cilave jane fshatra serbe dhe nje fshat shqiptar. Dikur, me rreth 30 mije banore, tashme me gjysmen e popullsise te migruar, te 15 mije banoret e mbetur perballen me te njejten dukuri. Haxhira Abdi eshte me prejardhje nga kjo treve:
„Sipas asaj qe kam mesuar ne shkollen serbe, ne jemi  ortodoks sllav te cilet jane konvertuar me dhune ne kohen e Turqise. Por, kur futem me thelle ne histori te popullit te Gores dhe Zhupes, une mesoj se paraardhesit e mi vinin nga Kukesi i Shqiperise dhe ishin muslimane edhe para ardhjes se turqve. Dhe,kjo eshte logjike kur kemi themelet e nje gjamie te ndertuar qe ne shekullin 11-e apo edhe 14-te, qe deshmojne se ne s´mund te kemi qene serbe ortodokse ne asnje menyre“.
Dikur nje rajon fermeresh ne te cilin rriteshin kope te tera delesh, per shkak te migrimit i cili u intensifikua pas luftes se fundit ne Kosove, ne Gore dhe ne Zhupe pothuaj eshte shuar tradita e blegtorise. Megjithate, goranet vazhdojne te njihen si furrtar dhe pastiqer te shquar te cilet kane gjetur burimin e ekzistences me hapje dyqanesh neper vende te ndryshme te ish-Jugollavise, perderisa boshnjaket e Zhupes te migruar ne shtetet e Evropes Perendimore ne te shumten merren me ndertimtari.
Ajete Beqiraj-Refki Alija

Presidenti Tadiç kremton Pashket ne Manastirin e Deçanit

Tadië ne Manastirin e Deçanit

17 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Përkundër deklaratave të shumta gjatë dy ditëve të kaluara, se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë vizitën e asnjë delegacioni serb në Kosovë, sot, presidentit të Serbisë Boris Tadic i është lejuar një vizitë disaorëshe në Manastirin e Decanit, me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. 

Forca tw mëdha të KFOR-it, ne piken e ketushme te kontrollit rreth 800 metra  nga manastiri,  bllokuan çdo qarkullim me automjete por edhe per vet këmbësorët. Janë parë të kthehen prapa edhe automjete të EULEX-it, sikurse edhe të Policisë së Kosovës. Të vetmit që e kanë kaluar këtë pikë kontrolli, kanë qenë përfaqësuesit e mediave te ndryshme vendore dhe ndwrkombtare të cilët paraprakisht i janë nënshturar një kontrolli të detajuar. 

Presidenti Tadiq pritet ne masa te rrepta sigurie

Tadiq prononcohet per gazetar

Presidenti serb, Boris Tadiç, në orën 13.10 minuta, me helikopterin e KFOR-it ateroi në bazën e Kfor-it, në Decan. Në të Premten e Madhe të Pashkëve Ortodokse, presidenti serb i përcjellur nga këngë kishtare, bëri lutje dhe ndezi qirinj në Manastirin e Decanit. Sipas zëdhënëses së qeverisë së Serbisë, duke qënë se kjo ishte një vizitë e natyrës festive, gazetarët nuk u lejuan të shtrojnë pyetje. Për festën e Pashkëve nga Manastiri i Deçanit, Presidenti Tadic ka përgëzuar peshkopin Teodosije dhe besimtarët e ortodoks kudo që janë, sepse sipas tij, “ky është një rast i mirë për ta bërë këtë”.

Urime per Pashket me ngjyrime politike  
Mirëpo, edhe pse qeveria e Kosoves ishte shprehur se nëse Tadiç bën deklarime politike, atij në të ardhmen  do t’i ndalohet hyrja në Kosovë, presidenti Tadiç në mesazhin e tij të paqes tha përtej kësaj…

„Paqe për serbët, paqe për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; në Serbinë tonë!, uroi presidenti Tadic sipas te cilit: Pa paqe nuk mund të sigurojmë një jetë të denjë. Pa besimin në paqe, nuk mund të jetojmë as normalisht. Kjo është ditë kur nuk duhet të ketë hidherim, kur nuk duhet të ketë urrejtje. Sepse, jemi në prag të festës së krishtere; të Pashkëve Ortodokse“.

Presidenti i Serbië Boris Tadiç, i cili nga pika kufitare e Merdares u terhoq me helikopter të KFOR-it per në Manastirin e Decanit, pas orës 16-të po në këtë mënyrë nga Manastiri i Deçanit u kthy në pikën kufitare të Merdarës, .   

Presidenti Tadiç për Pashkë në Manastirin e Deçanit

17 prill 2009, Dojçe Welle. Të premten e madhe të Pashkëve ortodokse, Presidenti serb Boris Tadiç, i përcjellë nga këngë kishtare me lutje dhe qirinj në Manastirin e Deçanit përcolli mesazh paqeje .


Presidenti serb Boris Tadiç shkoi në orën 13.10 minuta me helikopterin e KFOR-it në bazën e Kfor-it, në Deçan, ndërsa me arsyetimin se vizita ishte e një natyre festive, gazetarët nuk u lejuan të shtrojnë pyetje. Por, presidenti Tadiç përcolli mesazhin e paqes sic u shpreh”në Kosovën e Serbisë”.

 “Paqe për serbët, paqe për shqiptarët dhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë! Mesazh paqeje, sepse pa paqe nuk mund të sigurojmë një jetë të denjë. Pa besimin në paqe, nuk mund të jetojmë as normalisht. Kjo është ditë kur nuk duhet të ketë hidhërim, kur nuk duhet të ketë urrejtje. Jemi në prag të festës së krishtere të Pashkëve Ortodokse,” tha presidenti Tadiç, i cili përgëzoi nga Manastiri i Deçanit peshkopin Teodosije dhe besimtarët ortodoksë kudo që janë, për festën e Pashkëve, sepse sipas tij, “ky është një rast i mirë për ta bërë këtë”.

Sipas zëdhënësit të KFOR-it, presidenti serb Boris Tadiç, nga pika kufitare e Merdares u tërhoq  me helikopterë të KFOR-it për në Manastirin e Deçanit dhe po në këtë mënyrë do të rikthehet në pikën kufitare të Merdarës.

Ajete Sh. Beqiraj, DW

Tjetërsimi i Patriarkanës së Pejës

16 prill 2009, Dojce Vele, Kanë kaluar disa muaj qëkurse muret e Patrikanës së Pejës, janë suvatuar dhe  ngjyrosur me të kuqe. Ekspertët mendojne se me këtë nderhyrje, kisha ortodokse ka humbur origjinalitetin shekullor.  Institucionet e Kosovës zotohen se do ta kthejnë Manastirin në formën autentike. Zyra Civile Ndërkombtare bën thirrje për ruajtje të monumenteve ta trashëgimisë kulturore dhe marrëveshje në mes të strukturave të përfshira në këtë qështje.  

Zhvillimi i qytetit të Pejës, lidhet ngushtë me Patriarkanën e Pejës, e cila daton qe nga shekulli XIII-te  Por, kisha e manastirit të lashte në hyrje të Grykës së Rugovës, megjithese u mbrojt me shekuj-u tjetersua brenda natës-thote Avdyl Hoxha, historian.
Patriarkana e Pejes ne origjinalitetitn shekullor
Muri autentik i Patrikanës së Pejës ka qenë me gurë dhe mes gurëve, fuga. Në pjesën e hyrjes kishte edhe disa afreskë. Por, me savatimin dhe me ngjyrosjen në të kuqe, ka humb identiteti i objektit dhe Patrikana nuk është më ajo, me të cilën është mburrur jo vetëm Kosova por i tërë Ballkani”-thotë historiani Hoxha.
 „Me nje aksion te mjegullt brenda nates, peshkopi i kishes ortodokse serbe ne Kosove, Artemije, lejoi qe kompleksi i keshtjellave te shekullit te 14-te te ngjyroset ne te kuqe. Ekspertet e fushes protestojne me te madhe. Sepse, keshtjella me e rendesishme e Kishes ortodkse serbe ne qytetin kosovar te Pejes, tash shkelqen ne nën nje ndriçim te pazakonshmem“ – shkruan e perditshmja austriake Die Presse. Gazeta gjermane Die Ëelt nderhyrjen ne nje monument te mbrotjur nga UNESCO e quan „skandal kulturor“. Nderkohe qe suvatimi dhe ngjyrosja e Patrikanës së Pejës, dënohet njëzëri prej institucioneve të Kosovës. Ato premtojnë, se përmes oganizmave ndërkomtbare do të kërkojnë rikthimin e  monumentint në gjendjen autentike.          
„Akte e tilla dëmtojnë jo vetëm monumentin por edhe imazhin e Kosovës në përgjithësi, për shkak se kjo është inicuar nga individë të caktuar,  të cilët nuk e kanë këtë të drejtë. Edhe reagimi i UNESKO-s ka qënë i njëjtë: dënohet ndërhyrja në monument. Presim që UNESKO këtë ta dëshmojë edhe përmes kumtesave të cilat do të jenë të hapura për opinionin e gjërë“-pohon Burbuqe Deva Bakija, drejtoreshë e Departamentit për Trashegiminë Kulturore në Ministrinë e Kulturës së Kosovës.
Ngjyrosjen e mureve të Patriarkanës së Pejës, qytetaret serbë e vlerësojnë në mënyra të ndryshme. Në mediat e Beogradit lexohen komente të serbve të Serbisë, si psh në gazeten „Politika“ ku lexuesit pohojnë: „Patriarkana e Pejës s´do të jetë me kurrë e njëjta për mua e as për pasardhësit e mi“ apo se „Ka ardhë koha që të skuqemi për bëmat tona, në vend që të skuqim muret e manastireve që kanë mbijetuar me shekuj.“ Për dallim, shumë prej serbve të Kosovës janë të prirur të besojnë se Patriarkana e Pejës është kthyer në ngjyrën e saj autentike të shekullit 17-të. Ndër ta është edhe Sllobodan Petroviç, qytetar I Pejës i cili për Dojce Vele-n thotë:
„Edhe unë jam befasuar në fillim. Por, kur duke hulumtuar e kuptova se e kuqja ishte ngjyra origjinale e Patriarkanës. Ne ishim mësuar me ngjyrën e parë. Por, nëse ekspertet thonë se kjo është ngjyra autentike, do të mësohemi edhe me këtë“.
Patriarkana e Pejes pas ngjyrosjes 
„Unë nuk kam hasur në diçka të tillë, megjithëse ka gazetarë të Beogradit të cilët shkruajnë se ngjyra e kuqe ka qënë në shekullin 17-të. Mirëpo, kur hymë në librin „Vodiç kroz manastira uz Serbije“ nuk gjejmë diçka të tillë. Pra, dokumente këto të vet historianeve të Serbisë“-sqaron per opinionin historiani Avdyl Hoxha.
Ndërkohë që nga Zyra Civile Ndërkombtare vjen një mesazh për të gjithë organizmat e involvuar në këtë çështje.
„Patrikana e Pejës e cila tashmë është e mbrojtur edhe nga UNESKO, është një thesar i çmuar për Kosovën-thotë zëdhënësi Kei Müller Berner-Dhe, megjithëse ngjyrosja e mureve të këtij manastiri nuk i përket direkt Zyres Civile Ndërkombtare, mandati i saj është për të këshillojë organet e Kosovës si të zbatojnë ligjet që vijnë nga Pakoja e Ahtisarit. Nisur nga fakti që mbrojtja e trashegimisë kulturore është në interes të të gjithëve, zyra jonë inkurajon bashkëpunimin dhe këshillimin direkt në mes të të gjitha strukturave të përfshira në këtë çështje“.
Patriarkana e Pejës hyn në radhën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO që nga viti 2006. E nëse do të vazhdojë të mbetet i tillë edhe pas ngjyrosjes së mureve me bekimin e peshkopit Artemije apo (sipas burimeve tona) me lejen e Insitutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Beograd, ende mbetet e paqartë. Ende nuk dihet edhe nëse do të ketë ndonjë kompromis, duke qënë  se pëfaqesuesit e Kishes Ortodokse Serbe në Kosovë nuk pranojnë të prononcohen, ndërkohë që përfaqësuesit e Zyrës së Unesko-s për Kosovë në Sarajevë, nuk morëm ndonjë përgjegje.

Ajete Beqiraj, Dojce Vele 

Në Papiq të Deçanit krishterimi u ruajt nën petkun e “laramanisë”

Me familjen Berisha qe ruajti fene nen petkun e laramanise
10 prill 2009, Dojce Vele & Radio Kosova, Krishterimi te populli shqiptar ka një traditë dy mijë vjeçare. Një formë për mbrojtjen e besimit katolik pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtimin turk ishte fenomeni i „Laramanisë“, të cilën e praktikuan edhe katoliket e Kosoves. Në fshatin Papiq të komunës së Deçanit  jane familje te nje trungu me dy besime .


Megjithëse, krishterimi është i pandashëm nga kultura dhe tradita e popullit shqiptar, pas rënjes së trojeve shqiptare nën pushtetin osman, shumë katolikë u konvertuan në fenë islame.


„Kur o konë koha e turkut, dikush me qejf e dikush me zor e kanë ndërrue fenë, prej asaj katolike në muslimane“, tregon Ndue Velaj, 63 vjec, me banim në Pejë, për të parët e tij.


Mirepo, një mënyrë e mbrojtjes se fesë katolike ishte fenomeni I „laramanisë“ apo të qenit të krishterë të fshehur, të cilët në publik mbaheshin si muslimanë ndërsa besimi i vërtet ishte krishterimi.  
Famullitari Don Marjan Ukaj 
“Turqia, me ardhjen e vet ka ba dhunime të mëdha në pikepamje religjioze, ekonomike, politike dhe arsimore. Ndërsa, populli shqiptar i cili e kishte pranu kristianizmin, e ka gjet një zgjedhje për të deklaruar verbalisht se është në islam, ndërsa në brendinë e shpirtit e ka praktiku fenë katolike”, thotë famullitari I „Kishës Shën Katarina“ në Pejë, Don Franë Sopi.

Bajrami dhe Krishtlindjet u kremtuan ne te njejten sofer

Papiqi, një fshat I vogël rreth 7 kilometra në lindje të Deçanit është shembull tipik i kësaj dukurie. Mbiemri Berisha i rreth 40 familjeve, dëshmon se banorët e fshatit janë të një trungu, ndërsa katolikë e muslimanë ndahen në brezin e shtatë.


„Ka bo vaki qe ne te njejten date kane rene te dyja festat. Pra, brenda nje familje janë shtru sofra e Pashkeve dhe e Bajramit: kush do mish e raki, urrno ne sofren e katolikeve. Kush do pite, hallve e bakllava, eja ne sofren e muslimaneve“, sqaron Don Marjan Ukaj, famullitari i Kishës së Gllogjanit në kuadër të së cilës është edhe kisha e Papiqit.


“Edhe gjithnjë kur katolikët kanë pas festa, muslimanët ua kanë mbajt ato. E kur ka ardhur festa e Bajramit, katolikët ju kanë thanë muslimanëve: Tash ne punojmë e ju kremtoni festën tuaj“, sjell Zenel(Mikel) Berisha, nga Papiqi rrwfimin e gjysherve e tij.


Katolike e muslimane brenda nje trungu familjar

Salihu(Gjergji) dhe Zeneli(Mikeli)
Por, si jetojnë këto dy bashkësi pas qindra vjetësh të ndarjes së rrugëve të besimit?

“Shume mirë! Babgjysh e katragjysh e stergjysh i kemi pas qetu e kurrë s’kemi pas idhnim njani me tjetrin”, thotë  Mikeli(Zeneli), i cili ka dy emra  katolikw e musliman sikur edhe bashkwfshatari i tij, Salihu(Gjergji).
“Kurrkund ndër shqiptarë nuk ekziston ndasi e tillë. Toleranca fetare është çdokund”.             

Biemërimi i banorëve të këtushëm është një karakteristikë tjetër e fenomenit të laramanisë, e cila ende është prezente. Zeneli(Mikeli), Sadiku(Marjani), Ademi(Deda), Salihu (Gjoni), Cana(Nikolla), janë disa nga emrat e dyifshtë me të cilet identifikohen banorët e fshatit Papiq.

„Se, nuk kemi pas qare pa i pas dy emra…N´shpi ke mbet katolikë, por jashtë është dashur të jesh musliman, po deshe me jetu!”, arsyeton Salihu(Gjergji), banorët e fshatit te tij, të cilët edhe sot e kësaj dite edhe kremtat fetare  I festojnë bashkë.


„Vinë e na i bajnë për hajr festat. Edhe na shkojmë për Bajram të Madh e të Vogël. Tash edhe po martohen  ndermjetveti. Qika jeme ka marrë shqiptar musliman“, thotë Ndue Velaj, katolik.


Toleranca fetare ne Kosove eshte tradite 

„Po, shkojmë edhe nëpër festa. Na vllazën jena dhe s´kemi kurrfarë dallimi. Të gjithë besojme në një Zot!“, thotë Adem Berisha, musliman nga Papiqi. Ndwrsa, Marta, 35 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, tash ka filluar përgatitjet për festën e Pashkëve. Vezët  shumëngjyrëshe janë simbolikë e jetës.

Famullitari Don Franë Sopi

 „Fillimisht I ziejmë vezët. Disa I ndajmë për t´shtruar me pije e të tjerat I ngjyrosim me lule, me lara, e lloj lloj mënyre. Pastaj e mbushim shportën e I vëmë në tavolinë për mysafirët që vinë!”-shpjegon ajo.


Besimtarët e Papiqit janë një shembull se si duhet përmbushur mesazhi i Pashkëve-thotë famullitari I kishës “Shën Katarina”, në Pejë, Don Franë Sopi. “Sepse, dëshira e Zotit është që të jetojmë si vëllezër me të gjithë njerëzit. Dhe kshtu, mesazhin e Pashkëve e kemi realizuar në mënyrën më të mirë…“.

Sipas të dhënave të Ipeshkvise së Kosovës, numri i katolikëve në Kosovë është 65,000, ndërsa në disaporë jetojnë edhe rreth 40,000 të tjerë.

Pozita e femres ne Decan dhe prania e saj ne institucione

4 prill 2009, Radio Kosova & Radio Blue Sky, Pozita e femres ne Decan, ne krahasim me te kaluaren ka shenuar progres, megjithese prania e saj ne organet vendimarrëse nuk eshte per t´u lavderuar. Ky vleresim vie pas bisedave me zyrtare institucionesh dhe perfaqesues te shoqerise civile. 

Ne asamblene komunale te Decanit, me gjithsejt 31 këshilltar jane te pranishme 11-te keshilltare nga pese subjekte politike: 5 nga AAK, nga 2 nga Ldk dhe Ldd si dhe nga 1 ne Pdk dhe Akr. Kryetari i Komunes se Decanit, Musa Berisha: „Ne Decan eshte respektu quota 30 per qindshe e femrave ne asmable komunale. Dhe,megjithese nuk eshte lehte me qene pjese e proceseve politike, i inkurajoj ato qe ta kene guximin edhe me te madh per te dalur t´iu prine proceseve”.
Kryesuesi Dobraj: “Angazhimi i femrës ne kuvend i kenaqshem”
Kryesuesi i Kuvendit, Jashar Dobraj thote se angazhimi  i femres ne kuvend eshte i kenaqshem:  „Natyrisht,gjinia femerore eshte pjese aktive e kuvendit, ku i jep mendimet per te gjitha qeshtjet qe trajtohen ne kuvend. Mendoj se kane hapesire te mjaftueshme por edhe angazhim te mjaftueshem, natyrisht tuj ba perjashtime“.
Sipas Fahrije Haklaj, keshilltare e LDD-se, eshte e vertet qe femra ne kuvend ka vendin e merituar, por poashtu qendron fakti se “femra decanase eshte e perfaqesuar vetem ne komitete, por asnje prej tye nuk perfaqeson nje drejtorat. Dhe, kjo eshte gjendje faktike“-    thote z.Haklaj.
Lushaj:”Femrat te kene me shume guxim dhe kembengulje per te deshmuar aftesine”
Por, sa ka femra hapesire te kyqet ne procese dhe sa e shfrytezon ajo kete hapesire, jane dy gjera te ndryshme-thote Adem Lushaj, drejtor i Shoqates se Intelektualeve te Pavarur, ne Decan. „Si organizate joqeveritare mendoj se femra ka hapesire te majteushem, mirepo e them me pergjegjesi te plote se ajo nuk ka guxim as kembengulje sa duhet per te deshmaur se ka aftesi qe krahas gjinise tjeter te kyqet ne jeten institucionale“-thotw z.Lushaj.
Sejfijaj:”Drejtoresha e gjimnazit u larguar pa justifikim”
Se, e drejta e femres ne Decan vazhdon te mos respektohet  deshmon fakti se drejtoresha i gjimnazit „Vellezerit frasheri“ ne Decan, eshte larguar nga posti pa asnje justifikim-thote Zoje Sejfijaj, zyrrtare per barazi gjinore.
Haklaj:”Rasti im eshte deponuar ne gjykate”
Por se gruaja decanase ka guximin per te kerkuar te drejtat e tyre, deshmon ish drejtoresha e ketij isnstitucioni arsimor Fahrije Haklaj, e cila kete largim e ka deponuar ne gjykate.
„Lenda ime eshte ne gjykate dhe nuk do te ndalem. Jo pse qenja ne postin e drejtorit ka qene privilegj, por sepse dua te kem nje arsyetim para nxenesve te mi, prinderve te tyre dhe familjes sime e mbi te gjitha, qe femrat qe vine pas meje te mos perjetojne keto qe i kam perjetu une. Pas 40 vitesh po zgjedhet nje femer ne postin e drejtorit dhe pas dy viteve shkollore po shkarkohet nga ministria e arsimit pa asnje justifikim? Une s´di si nuk asht Ish drejotresha e gjimnazit Fahrije Haklaj kjo shkelje e te drejtave te njeriut dhe mbi te gjitha,te se drejtes se femres!“-thote z.Haklaj.
Megjithese përfaqësimi i femres në organet vendimarrëse nuk eshte per t´u lavderuar, ne krahasim me te kaluaren, pozita e femres ne Decan ka arritur nje proges te dukshem.

Fshati Belle dhe e drejta e banoreve mbi pronën

 3 prill 2009, Dojce Vele, Banorët e fshatit Belle një pjesë e të cilit shtrihet brënda Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit, me një kërkesë kolektive i janë drejtuar  Kuvendit Komunal të Deçanit, që pas dhjetë vjetësh t´iu mundësohet rindërtimi i shtëpive dhe qasja e lirë në prona.

Belleja është ndër fshatrat më të vjetra në komunën e Deçanit. Shtrihet në veriperëndim të Deçanit, gjashtë kilometra mbi Manastirin e Deçanit“-këto shënime historiografike shkoqit historiani Avdyl Hoxha, për fshatin malor i cili vazhdoi të jetë i banuar deri në vitin 1960. Kushtet e vështira ekonomike, mungesa e shkollës dhe presionet tjera, I detyruan këta malsor që një nga një të shpërngulen nëpër fshatra të Dukagjinit. Mirëpo, 74 vjeçarin Selmon Elezaj, vetëm lufta arriti ta largojë nga vatra e tij. Nje largim të cilin e përjetoi rëndë!
“Vallahi kurrnji pikë ma zor s´ka me m´ardh ora e vdekjes, se kur m´ashtë dashtë me e lshu Bellenë. Se, aty m´ka rrnue babë, babgjysh, katragjysh e stërgjysh. Aty jam rrit e jam plak e aty m´i  ka falë Zoti gjashtë fëmijë. Po, kur filloi lufta me ´98 u desh më ik se na dogji Serbia. E masanej, mbetëm ku mbetëm… Dikush n`Strellc, dikush n´Prapaqan, dikush n´Broliç. Na ka mbet toka batall!”-rrëfen plaku Selmon i ulur pranë varrezave qindravjeçare të Bellesë së Poshtme.
 Selmon Elezaj, i shpernguluri i fundit nga Belleja
Të 16-të anëtarët e familjes Elezaj tash jetojnë në fshatin Strellc të Poshtëm, në një shtëpi dhe një kopsht. Të 20 hektarët e tokës, pesë prej të cilëve tokë e punueshme kanë mbetur në fshatin e tij malor.

Le si toka asht ba djerrinë, por edhe mali u dëmtu krejt prej hajnave”-ofshan plaku, përderisa i biri Imeri tregon se edhe pemët në bashqe u janë prerë për dru zjarri. Por, tentimet e vazhdueshme per t´iu qasur kësaj prone ishin të kota”-thotë ai.

Por, te kota perpjekjet per t’u rikthyer ne Belle 

Kemi provu shumë herë, por kemi has në pengesa sidomos prej UNMIK-ut. Shpeshherë m´kane kthy te Manastiri e s´më kanë lanë me shku as me e pa me sy tokën teme. Kur u kthyem nga eksodi, dy javë I kam humb me nxjerr njëfarë leje speciale, jashtë letërnjoftimit, edhe për fëmijë për me shku në Belle. Qe dhjetë vjet nuk kam qasje në pronën time”.

Fshati Belle ndahet në tri lagje: Belleja e Epërme, Belleja e Mesme dhe Belleja e Poshtme. Më se gjysma e tij shtrihet brenda kufirit të Zonës me Interes të Veçantë të Manastirit të Deçanit, e themeluar mbi bazën e aktvendimit 2005/5 lëshuar nga ish i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jesen Petersen, në prill të vitit 2005. Kjo zonë, e cila shtrihet në 600 hektarë tokë pa përjashtuar as pronat private, u inkorporua si e tille në Pakon e Ahtisarit. Zyra Civile Nderkombtare në Kosovë, në mandatin e saj ndër të tjera ka edhe keshillimin e struktuave qeverisëse të Kosovës për implementimin e ligjit mbi Zonat e Veçanta. Por, kjo sa ngjall shpresa për të atin poaq mbjell dyshim per te birin.

“Tash te EULEKS-I kam një shpresë!”-thotë plaku Elezaj, përderisa ky besim nuk ekziston edhe tek I biri,Imeri i cili shton:“Tash ka shku UNMIK-u dhe ka ardhë EULEKS-I. Janë njësoj, vetem petkun e kanë ndërru! Jemi të thyer moralisht se kërkesat tona gjithmonë kanë has në vesh të shurdhër. Unë ju kisha drejtu si qeverisë vendore si Bashkësisë Ndërkombtare që qysh po bajnë për komunitete të tjera, le të bëjnë edhe për ne, se ne të Bellesë kemi humb shumë…!”

E, në ka bazë për shpresë apo vend për dyshim, kërkojmë përgjigje te Zyra Civile Ndërkomtbare në Prishtinë. Prej atje, zëdhënësi Kai Müller-Berner thotw se: „Zonat e Vecanta nuk cenojnë të drejtat mbi pronën më shumë se ndonjë plan tjetër rregullativ dhe nuk pengojnë kthimin e pronarëve në pronat e veta. Ligji mbi Mbrojtjen e Zonave të Veçanta kufizon aktivitetet të cilat kërcënojnë monumentet kulturore ose cenojnë vlerën e tyre historike, por nuk ndalon rindërtimin e shtëpive. Mënyra të tilla implementimi janë praktike në shumë vende evropiane. Ndërsa, Roli i Zyrës Civile Ndërkomtbare këshillon autoritetet lokale dhe qëndrore për implementimin e këtyre ligjeve e në këtë rast, implementimin e Ligjit mbi Zonat e veçanta“.

Kerkese kolektive per rindertimin e Bellesw

Një ligj i cili do duhej të vlente për të gjithë-thotë Faik Tofaj, drejtor I Urbanizmit në Kuvendin Komunal të Deçanit, i cili para vetes ka një kërkese kolektive me 120 nënshkrime nga banorët e Bellesë së Poshtme.

“Kërkesa e këtyre qytetarëve  ka të bëjë me rindërtimin e shtëpive dhe shfrytëzimin e pronave. Dhe, unë mendoj se ka ardhë koha që së bashku me faktorët e ndërlidhur me këtë qështje të bëjmë përpjekje dhe të fillojë kthimi I njerëzve dhe jeta normale, siç ka qënë para lufte”-thotë drejtori Tofaj.

Se “Caktimi i Zonës së Veçantë në bazë të këtij vendimi, në asnjë mënyrë nuk cenon të drejtat themelore të titullarëve të pronës…“-thuhet ndër të tjera edhe në pikën 6-të të aktvendimit të ish kryeadminsitratorit Petersen për Zonen me Interes të Veçantë të Manastirit të Deçanit, e cila tashmë është kërkesë edhe e Pakos e Ahtisarit. Mirëpo, banorët e Bellesë janë ketu për të deshmuar të kundërtën për dhjetë vitet e shkuara…