Në Ditën Ndërkombtare Kundër Tuberkulozit

24 mars 2009, Dojce Vele, Në krahasim me vitet e kaluara, numri i të prekurve nga sëmundja e tuberkulozit, në Kosovë, ka shënuar rënje. Falë mbështetjes së fuqishme të Fondit Global për Luftimin e Sëmundjes se Tuberkulozit, HIV-it dhe Malarjes, numri i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje me vdekshmëri të lartë për herë të parë në Kosovë ka rënë nën njëmijë.

“Unë vuaj prej mushkërive. Nuk e kam dit se e kam tuberkulozin, derisa kam nis me vjell gjak. Atëherë m´kanë pru n´spital, m´kane kontrollu n´rentgen e m´kanë shtri qe gati dy muaj. Tash kam me nejt edhe dy javë“-sqaron pacientja Shkurte Salihaj nga Zhakova e Klinës, të cilën e gjejmë të shtrirë në njërën prej dhomave të Repartit për Sëmundjet e Mushkërive, në Pejë,.
Dr. Nasir Pajaziti,Pneumofiziolog
„Kjo është tuberkulozë aktive. Pacientja ka me ndejt dy muaj këtu dhe nëpërmjet repartit tonë do të shërohet edhe katër muaj në shtëpi“-sqaron shefi i repartit Nasir Pajaziti, pneumoftiziolog, i cili vjen me situatën aktuale të këtij reparti që dikur funksiononte si „Spital për shërimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve tjera të mushkërive“.
„Momentalisht i kemi 42 shtretër, 13 janë për tuberkuloz dhe të tjerët janë për pulmologji. Përpara kemi pas shumë ma shumë raste tek fëmijët, qe një vit e gjysmë nuk e kemi asnjë fëmijë. Ndihmën më të madhe e kemi nga Fondi Global“.
Megjithëse me një traditë 88 vjeçare, me 22 reparte, 557 punëtorë, prej tyre 107 mjek specilaistë dhe 300 motra medicionale, Spitali Rajonal I Pejës ka një kapacitet të vogël për të përmbushur nevojat e pacientëve që vuajnë nga kj sëmundje. Por, ky spital, ku adresohen 400 mijë banorë nga pesë komuna të Rajonit, së shpejti do të ketë një zgjidhje për tuberkulozin, e njohur si sëmundje e vuajtjes dhe e skamjes. Sepse, në kuadër të pesë projekteve kapitale të Ministrisë së Shëndetësisë me vlerë prej afro dy milionë eurosh, hyn edhe Spitali për Sëmundje të Krahërorit, 100 shtretër prej të cilit do të jenë  vetëm për sëmundjet e tuberkulozit, duke qënë se trajtimi kryesor do të bëhet në shtëpi.
„Por, ky spital do të ketë një të veçantë- thotë drejtori I përgjithshem I Spitalit Rajonal të Pejës, dr.Skender Dreshaj-Se, tashmë janë rastet rezistente në terapi, të cilat pastaj paraqesin një problem jashtëzakonisht të madh. Ndërsa, ky spital do të ketë një qendër të trajtimit të rasteve me tuberkuloze  rezistente në terapi klasike. Kjo da ta veçojë këtë spital në nivel kosovar dhe rajonal“.
 Drejtori Skender Dreshaj 
Në Kosovë, që nga viti 1999 ekziston Programi Kombtar për Luftimin e Tuberkulozit, nëpërmjet të cilit bëhet diagonostifikimi I hershëm dhe trajtimi i pacientëve, megjithëse jo gjithnjë arrin të shtrihet në të gjitha zonat. Por, në kuadër të tij, që nga viti 2006 impelementohet projekti I Fondit Global per Luftimin e Sëmundjes së Tuberkulozit, HIV-it dhe Malarjes, prej të cilit përfitojnë mbi 80 shtete në zhvillim.
„Në kuadër të këtij projekti janë realizuar më sukses rehabilitimi I shumë njësive antituberkulare, departamente, repartee dhe laboratorë për diagnostifikimin e tuberkulozit, blerja e aparaturave si dhe blerja e barërave,  e cila çdo vit merr 50 mijë euro nga shuma e përgjithshme e projektit prej 3 milione e 900 mijë dollarësh-shpjegon koordinatori i këtij projekti, Bahri Tigani, pulmolog.
Sipas z.Tigani, në krahasim me vitin 2000 kur numri i pacientëve me tuberkulozë në Kosovë ishte 1,776, në vitin 2008 numri i pacienteve ka rënë në 948. Kjo është herë e parë që në Kosovë regjistrohen më pak se njëmijë pacientë me këtë sëmundje, e cila brënda vitit sjell vdekjen e rreth 2 milionë njerëzve në botë.
Ajete Shaban Beqiraj, Dojce Vele
(Visited 3 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *