A ka diskriminim racor në Kosovë?

21 mars 2009, Dojce Vele, Për të gjetur përgjigje në këtë pyetje, në Ditën Ndërkombtare Kundër Diskriminimit Racor, mikrofoni i DË-së zbret në një lagje të banuar me komunitetin egjiptas, numri i përgjithshem i të cilëve në Kosovë është rreth 25 mijë.

 Ne familjen e Qamil Hotit
Në Baballoq, një fshat i banuar me shqiptar rreth 15 kilometra në juglindje të Deçanit, gjendet lagja “Pemishte”. Aty jetojnë 30 familje egjiptiane dhe 4 familje të komunitetit rom me gjithsejt 250 anëtarë. Se si ndjehet një egjiptase në një mjedis ku mbi 95 per qind të njerëzve që e rrethojnë i përkasin komunitetit shqiptar, këtë përgjigje na e thotë Florije Hoti, 44 vjeçare, nënë e katër fëmijëve:

“Për deri qetash, kurrë s´kemi pas problem. Kam shku në kurse të ndryshme, në aktivitete të grave, jemi ul të gjitha në një tavolinë dhe jam ndjerë e barabartë me të gjitha!“
Qamil Hoti, përfaqësues i kësaj lagjeje, thotë se në Pemishte fjala „diskriminim“ është e panjohur.

“Nuk ka diskriminim! Vet komuna e Deçanit nuk ka kanalizim, ndërsa lagja Pemishte, ka kanalizimin, ka rrymën në rregull dhe ka dy kilometra trotuar për nxënësit. Problemi i vetëm është uji i pishëm. Por, besoj se edhe kjo qështje do të zgjidhet. Dhe, di mund të them se ka diskriminim?”
Neziraj: Ne Kosove privilegjohet pakica serbe dhe diskriminohen pakicat e tjera

Por, sipas Xhevdet Nezirajt, deputet i partise egjiptiane “Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës”, “komuniteti egjiptian I cili flet me gjuhën dhe jeton me traditën shqiptare, është i diskriminuar nga vet qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombtare”.

“Ka diskriminim!-pohon deputeti Neziraj-Dhe, unë mar vetëm një shembull: derisa komunitetit serb që një vit i lihen 350 vende të punës në Policinë e Kosovës dhe marrin paga nga Buxheti i Kosovës duke e bojkotuar, komunitetet e tjera konkurojnë që të veshin atë uniformë dhe nuk iu jepet mundësia. Ose në  KEK, PTK dhe Doganë, komuniteti egjiptian është mjaft i interesuar që të punësohet, mirëpo aty vendet janë të rezervuara m per komunitetin serb. Ta marrim rastin e fundit kur komuniteti serb nuk do të paguajë as rrymën, ndërkohë që e njejta po ndodh edhe në Fushë Kosovë me komunitetin egjiptian dhe ashkalijë. Atëherë, përse nuk lirohen edhe këta nga pagesa? Këto jane fakte që bëjnë të kuptojmë se në  Kosovë ka diskriminim racor!”


Sipas z. Hoti, i cili është edhe zyrtar për Komunitete në Kuvendin Komunal të Deçanit, shkalla e ulët e arsimit është pengesë kryesore për qasjen e këtij komuniteti në konkurset për vendpunime.
“Unë kam sjell vet pllakatat për radhitje në Forcën e Sigurisë së Kosovës, por nuk kam pas njerëz me shkollë të kryer. Kam pas rastin me i marr katër zjarrfikës nga kjo lagje, por nuk kanë pas shkollë të kryer! Atëherë, nuk muj me thanë se ka diskriminim, sepse nuk i ka fajet asnjeri e ndoshta as prindi I vet, kur përsoni nuk ka shkollimin adekuat!”


A ka Kosova vendpunime rezerve? 
Xhevdet Neziraj, deputet 


Deputeti Neziraj sheh situaten pak më ndryshe. Ai pohon se bëhen dallime mes komunitetesh dhe sjell shembull konkret.


“Kohëve të fundit ka qënë një konkurs për doganiere dhe aty kanë konkuru pesë-gjashtë djem egjiptian me fakultet të kryer, por nuk janë ftuar as në intervistë. Kur kanë kërku përgjigje se përse nuk janë thirr në intervistë, ju është thënë se konkursi është i hapur vetëm për komunitetin serb.A nuk është ky diskriminim?!”-thotë z.Neziraj, sipas të cilit për shkak të lidhjes së ngushtë me gjuhën dhe traditën shqiptare, komuniteti egjiptian gjatë regjistrimit të vitit 1981 është regjistruar si shqiptar. Nisur nga kjo, është e vështirë të dihen shifrat e sakta, megjithëse  sipas deputetit Neziraj, në Kosove aktualisht jetojnë mbi 25 000 egjiptianë, pjesa më e madhe e të cilëve është e përqëndruar në Rrafshin e Dukagjinit. 


Dita Ndërkombëtare kundwr Diskriminimit Racor u shpall nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, me 1966, për të shënuar ngjarjen tragjike të 21 marsit të vitit 1960, kur në Sharpeville të Afrikës së Jugut u vranë demonstruesit paqësor gjatë një proteste kundër aparteidit.
(Visited 1 times, 1 visits today)

Leave A Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *