Kosova ka potencial të mjaftueshëm për zhvillimin e turizmit

12 mars 2009, Dojce Vele, Në Panairin Ndërkombtar të Turizmit, në Berlin, Kosova do te prezantojë resurset e saj turistike. Ky është prezantimi I dytë I Kosovës si shtet në panairet nderkomtbare, pas panairit te Stambollit.



Bjeshket e Nemuna në trekëndëshin kufitar, Kosovë-Mal I Zi-Shqipëri, padyshim janë masivi me unik malor në rajon. Shtrirja në hark e komunës së Burimit, Klinës, Pejës, Deçanit, Junikut, Gjakovës dhe Prizrenit, rrëzë këtij masivi me sipërfaqe prej 2,440 km2. Në këtë hark vargmalesh, ngrihet edhe Bjeshka e Gjeravicës me majën më të lartë në Kosovë, me 2,656 metra lartësi mbidetare.

Ndërsa, hapja rrugë drejt këtyre resurseve natyrore është detyrë e insitucioneve kosovare-mendon Zeke Qeku, nga Asociacioni Kosovar I Turizmit


“Duhet të përkrahet fuqishëm ndërtimi I rrugës Deçan-Plavë-Vermosh, e cila do të bënte valorizmin e të gjitha potencialeve dimërore të bjeshkëve të mrekullueshme të Belegut, si dhe bjeshkëve të tjera të Deçanit. Poashtu do të ndërlidhte edhe Grykën e Rugovës, të Junikut dhe të Erenikut. Pastaj, rregullimi I rrugëve nga Dragashi për në Maqedoni dhe Shqipëri si dhe vendoosja e infrastrukturës elektrike në këto anë”,thotë z.Qeku.

Rruga Decan-Plave Vermosh baze e zhvillimit te turizmit

Republika e Kosovës, në fushën e turizmit ka marrëveshje bashkëpunimi me Republikën e Shqipërise, ndërsa në planin e punës së Departamentit të Turizmit dhe Hotelierisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë është arritja e marrëveshjes  me Republikën e Maqedonisë dhe atë të Malit të Zi. Qëllimi është,  prezantimi me pako të përbashketa turistike në panairet nderkombtare-thotë drejtori i këtij departamenti, Bujar Kuçi.

“Pas arritjes së këtyre marrëveshjeve, ne do të përpiqemi që Kosova dhe vendet e rajonit të prezantojmë një product të përbashkët”.


Objektet hoteliere ndertohen larg resurseve turistike

Pas luftës së fundit në Kosovë, janë ndërtuar mbi 400 hotele, motele dhe bujtina.

“Por, pothuaj të gjitha janë jashtë resurseve turistike Sepse, në Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët e Deçanit, të Belegut, të Junikut dhe të Sharrit, I kemi potencailet kryesore, më të fuqishmet në Ballkan”, thotë Zekë Qeku-

Ndër vlerat kulturore të kësaj ane të Kosovës, veçohen monumentet kulturore e fetare si manastire e gjamia si dhe kullat shqiptare.

Dhe, pikërisht për këtë, Kosova është vend i perspektivës së turizmit-thotë Bllagoje Ragin, nga Aleanca Ballkanike e Turizmit.

Kosova është vend I duhur për investime, për dallim nga vendet e zhvilluara në të cilat nuk ka më vend. Dhe, atje ku populli është I mirë dhe mikprites, aty është perspektiva,thote z.Qeku.

Mikpritja shqiptare s´blihet me para


Ndërkohë që për Doncho Tanevksin, nga Asociacioni Ballkanik i Hoteleve: 


“Mikpritja dhe përzemërsia e popullit të Kosovës e cila nuk blihet me para, ju mungon vizitorëve perëndimor dhe duan ta shohin. Dhe, shteti I Kosovës duhet ta kuptojë se turizmi është industri nga njerëzit-për njerëzit dhe ju keni mjaft të rinj me të cilet  me pak ndihmë dhe arsimim, mund të filloni çdo gjë”.

Dhe, këtë Ministria e Tregtise dhe e Industrise e Kosovës e ka kuptuar kaherë-thotë Bujar Kuqi, drejtor në Departamentin e Turizmit dhe të Hotelierisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë së Kosovës, të cilin e gjejmë në nisje për Panairin e Berlinit.

„Panairi Ndërkombtar i Turizmit në Berlin, do të jetë një rast tjetër për të promovuar vlerat turistike të Kosovës, ku do të prezantojmë materjalet që kemi përgatitur për rajonet turistike të Republikës së Kosovës. Sepse, ne kemi kapacitete të mjaftueshme për turizëm“, thote z.Kuçi.

Pjesemarrja e Kosoves si shtet në Panairin Ndërkombtar të Turizmit në Berlin, është e dyta pas panairit të Stambollit.

 

Leave A Comment

Your email address will not be published.